Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 16 gusht 1994

Do të rifillojë gjuetia

Pas një viti ndalimi Ministria lejon aktivitetin Rregulla të forta për amatorët Pas një viti ndalimi Ministria lejon aktivitetin Do të rifillojë gjuetia Rregulla të forta për amatorët TIRANË — Duke filluar nga 1 shtatori gjuetia në Shqipëri nuk do të jetë më e ndaluar. Dhe është përsëri një urdhër i Ministrisë së Bujqësisë që po jep urdhër i tillë dhe shtatorin e kaluar e kish jashtëligjësuar për një periudhë 1 vjeçare gjuetinë — që i ka rrënjët e traditën e qytetarisë, gjuetisë sportive dhe turistikë duke shpallur si sezon të sajën periudhën shtator 1994 mars 1995. Frika mbi shfarosjen e faunës së vendit nga gjuetia e shfrenuar dhe pa kritere — veçanërisht pas depërtimit në vend të grupeve të shumta të gjuetarëve të huaj — e kish detyruar Ministrin e atëhershëm të bujqësisë Petrit Kallau të shpallte gjuetinë të ndaluar për një periudhë 8 mujore, një akt i ky që u shoqërua nga polemika të ashpra. Më fort dhe të parët që kundërshtuan, qenë rreth 10 mijë gjuetarët e inkuadruar në shoqatën e tyre. Ata e patën cilësuar si antikushtetuese dhe të pajustifikuar hapin e ndërmarrë nga dikasteri i bujqësisë madje, i patën dërguar dhe një peticion Presidentit Berisha. Nuk kish gjetur shumë përkrahje urdhëri proteksionist i Ministrisë as në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve. Sipas specialistëve të saj ndalimi i aktivitit të gjuetisë do të ishte i shoqëruar me humbje ekonomike të vlerësuara me qindra mijë dollarë amerikanë. Por duke se ishin mjaft denoncimet të bëra nga ekologjistët — kryesisht të huaj — mbi metodat intensive të shfarosjes të kafshëve përdorur nga turistët e gjuetisë, si dhe informacionet mbi shumë sekuestrime të kafshëve të ndaluara në doganat italiane gjuetarëve të ardhur nga Shqipëria, që kishin anuar balancën në favor të proteksionizmit. Tashmë pas 1 viti ndërprerje — gjuetisë jo absolute luajë gjatë kësaj periudhe janë verifikuar mjaft raste të gjuetisë ilegale — mbi 13 mijë gjuesarë vendas dhe mjaft të tjerë të ardhur si turistë, do të rifillojnë të ushtrojnë pasionin e tyre. Do duket se Ministri aktual i bujqësisë Sali Helli, nuk i trembet pasionit të tyre që i pakontrolluar mund të bëhet në të vërtetë shkatërrues për faunën. Urdhëri që i jep liri gjuetisë dhe që mban firmën e tij synon — sipas specialistëve — venien e këtij aktiviteti mbi baza shkencore tekniko-biologjike. Për zhvillimin e saj në mënyrë të disiplinuar, urdhëri përcakton zonat — Durrës, Vlorë, Divjakë e Fier — si dhe speciet — rosa, pata, fazan, baza, ujku, dhelpra, derri i egër, lepuri dhe dhiça e egër — që do të gjuhen. Urdhëri përcakton dhe ditët, kuotën ditore dhe tarifat e gjuetisë që janë të ndryshme për vendasit dhe të huajt. (p. re.)
Petrit Kallau Berisha Sali Helli Tiranë Durrës Vlorë Divjakë Fier

Prokuroria nis hetimet për 18 vetë të akuzuar

Greva e urisë TIRANË — Prokuroria e përgjithshme ka filluar ndjekja penale për 18 nga ish-grevistët e urisë. Mbi këta persona — janë 4 në Tiranë, 7 në Vlorë dhe 7 në Shkodër — rëndon akuza se kanë penguar organet e policisë për zbatimin e një vendimi gjyqësor. Dhe janë pikërisht këto të fundit që kanë denoncuar. Sipas deklaratave të Ministrisë së Rendit Publik, forcat e sajë janë gjendur nën zjarrin e armëve të elementëve terroristë, në kohën që po përpiqeshin të zbatonin vendimin e gjykatës për ndërprerjen e grevës së urisë që po zhvillohej nga ish-të përndjekurit politikë. Në qytetin e Vlorës — po sipas deklaratës së Ministrisë së Rendit — është qëlluar nga tarraca e një lokali ndërsa në Shkodër, breshëritë e armëve kanë ardhur nga kati i dytë i ndërtesës ku qenë ngujuar grevistët. Kështu me grevën paguese të urisë — që në fakt u bë ngjarja më tronditëse e vendit për ditë me rradhë — janë gërshetuar dhe elementë të konfliktit me armë. Dhe krahas daljes së direktivës nga ambasadori [?] të fundit të "rezistencës", forcat e policisë kanë bërë identifikim të dhe ndalime të personave të dyshuar disa prej të cilëve pretendohet se janë elementë të ish-policisë sekrete shqiptare.
Tiranë Vlorë Shkodër

Me 25 medalje Rusia del e para në Garat Europiane të Atletikës

Përfunduan garat e Helsinkit Sport Italia radhitet në vendin e tetë Atletja ruse Irina Privalova, që fitoi medaljen e artë në Helsinki, në 200 metrat për femra. HELSINKI — Triumfi i rusëve në garat europiane të atletikës, që përfunduan në Helsinki, me dhjetë medalje të arta, tetë të argjendta dhe shtatë të bronxta. Gjithsej njëzet e pesë. Në renditjen përfundimtare në vendin e dytë dhe të tretë u vendosën përkatësisht Britania e Madhe dhe (me trembëdhjetë medalje, gjashtë prej të cilave të arta) dhe Gjermania (me katërmbëdhjetë, me pesë ari). Në ditën fundit të garave italiani Andrea Benetti nuk fitoi medaljen e artë në vrapimin e 800 metrave, me kohën 1.46". Në renditjen përfundimtare Italia u vendos në vendin e tetë. Në faqen 3 Peripéciété e Kupës 2 takime më pak Peqini pa porta Në faqen 3 Shkarkohet nga detyra trajneri Haxhi Ballgjini Në faqen 3 Schumacher me Benetton Ford mahnit Budapestin
Irina Privalova Andrea Benetti Haxhi Ballgjini Schumacher Helsinki Itali Britani Gjermani Budapest

Një bareshë në Kavajë viktimë e lopës së tërbuar

Kafsha e tërhoqi zvarrë për 50 metra Fshatarja e re në gjendje kome në spital Kafsha e tërhoqi zvarrë për 50 metra Një bareshë në Kavajë viktimë e lopës së tërbuar Fshatarja e re në gjendje kome në spital KAVAJË — Një incident i vogël sa nuk i ka marrë jetën B. S. një 26-vjeçareje nga fshati Shkose i Luzit të Madh në Kavajë. Fshatarja e re, nënë e 3 fëmijëve po ecte qetësisht në rrugët e fshatit duke shoqëruar lopën të cilën po e çonte për kullotë. Por — ende nuk dihet cili ka qenë shkaku, kapa apo pickimi në mizë — dhe lopa "mosmirënjohëse" papritur ka marrë revanin. Një vrapim që është shoqëruar me tmerrin e fshatares e cila kishte lidhur litarin që mbante lopën në krahun e saj. Për më shumë se 50 metra ajo është tërhequr zvarrë në rrugët plot pluhur e gurë të fshatit. Nuk dihet se sa do të vazhdonte ky vrapim i përgjakshëm i lopës nëse aty nuk do të kishte ndërhyrë një burrë i moshuar i cili pas ka parë gjithë ngjarjen ka dhënë alarmin. Fshatarët e ndodhur aty kanë tundur menjëherë dhe kanë mundur të bllokojnë revanin e lopës duke i ardhur në ndihmë gruas. Fshatarja 26-vjeçare ishte tronditur shumë dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e disa të pranishmëve bëri që t'i hapnin gojën e shtrënguar fort e t'i jepnin duhan që po i futej brenda. Prej këtej ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Durrësit ku është shtruar në reanimacion. Gjendja e saj është e rëndë dhe deri dje ajo ka qenë ende në gjendje kome. Qe. Ca.
B. S. Kavajë Shkose i Luzit Të Madh Durrës

Dhjetë vjet burg për policin që vrau një koleg

Kish ndodhur padashje BERAT — Do t'i duhet të kalojë dhjetë vjet në burg vetë njeriu tragjik që ndodhi para disa kohësh. E ka vendosur Gjykata e Rrethit të Beratit pasi shqyrtoi çështjen e ish-policit fatkeq Hekuran Hata, akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të kolegut të tij Beqo Hoxha, prind i dy fëmijëve. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Drenovicë gjatë një goditje të zakonshme. Atëherë dy policë, shokë të të njëjturit, kishin qelluar në ajër dhe një plumb bëri rikoshetë duke plagosur njërin prej tyre. Të kthjelluar nga zhurna e armës por më shumë nga paniku e gjakut të dy vendosin t'ia dërgojnë pistoletat kolegut të tyre Hatia. Pikërisht në këtë çast ka ndodhur tragjedia. Njëra nga pistoletat është shkrepur gabimisht duke lënë të vdekur njërin nga policët. Një pakujdesi që i ka shkaktuar mjaft shtrenjtë policit të dënuar.
Hekuran Hata Beqo Hoxha Berat Drenovicë

Trafik plutoni nga Moska

Një sekuestrim dhe arrestime në Mynih të Bavarisë Policia gjermane heton mbi «mafien atomike» Një sekuestrim dhe arrestime në Mynih të Bavarisë Trafik plutoni nga Moska Policia gjermane heton mbi «mafien atomike» BERLIN — Mister i plotë mbi gjetjen në aeroportin e Mynihut, në bordin e një aeroplani që vinte nga Moska, të një sasie të madhe plutoni 239, lëndë e përdoret për qellime ushtarake. Ndërsa hetimet e diplomacisë gjermane po bëhen me shpejtësi, qeveria gjermane [?]. Pas kancerit të Helmut Kohl kishte njoftuar dërgimin e një misioni në Rusi, ministri për kancelarinë, Bernd Schmidbauer, përgjegjës dhe i shërbimeve sekrete, ka bërë të ditur se do të shkojë së shpejti në Moskë. Ministri, i cili ka për detyrë të merret posaçërisht me çështjet e kaluara do të shkojë në kryeqytetin rus për të kërkuar rrugën për eliminimin e vënia në rreptë sekrete, si për shembull kontrolli i bagazheve në aeroportin e kryeqytetit rus. Deri tani hetuesit bavarezë të «Landeskriminalamt» (LKA) kanë bërë të ditur se operacioni është zhvilluar të mërkurën, se në të janë sekuestruar 0,300 gram material radioaktiv të pasur me 239 veti [?], dhe se gjatë këtij operacioni janë arrestuar persona të ndryshëm dhe se për herë të parë janë kapur disa korrierë të paafirmuar atomikë. Për të lënë pasuruar vëmendjen e mëtëshme të hetimit, këta të fundit nuk kanë bërë të ditur prejardhjen e materialit. Në pritje të gjetjes së një laboratori e vërtetë, opinioni publik ndjen kor cenimin e shtruar natyrshëm pyetjen e nga vijnë këto materiale, për çfarë përdoren dhe se nga kush. Në ambientet e Shërbimeve të Sigurimit vendimarrje drejtore të ngjajëm, veçanti nga ish-BRSS-ja, e cila ndodhet në krizë të plotë. Kusht dhe ukrainasit, thonë vazhdimisht se impiantet e tyre atomike janë nën kontroll, por në të vërtetë nuk është kështu dhe vëmendja e alarmit të shtetit të vjetër ka rënduar kaq shumë kontrollit. Ushtria e shkurtuar dhe pa pune, ka shtyrë përmasa jashtëzakonisht të mëdha, shtohet të pakontrollueshme në sektorët e aparatit, të cilët, siç nën dorë material atomik, për të shtuar pas të jeta sa më e sigurt dhe për të garantuar kushtet e jetesës të asaj kohe, kur Rusia ishte një fuqi bërthamore dhe natyrisht shkencëtarët që punonin në këto sektorë bënin pjesë në shtresat më të pasura të shoqërisë. Një kontrabandë e tillë mund të jetë e realizshme, duke parë dhe shërbimet shumë të mëdha të ish-shteteve të Sigurimit që përbëjnë e mekanizma, aq më tepër, po të mendohet se për çfarë mund të përdorej ky material, bërthamor. Në vitet e fundit, me ministri i brendshëm bavarez, Guenter Beckstein, janë kryer plot 123 sekuestrime materiali atomik në territorin gjerman. Për të shpjeguar këtë prani rënëse pretendon afërta me Rusinë, që ndihmon kaq shumë kriminelët atomikë» të kryejnë sa më shpejt dorëzimin e materialeve kaq të kërkuara duke iu shmangur tregut të zhurmës.
Helmut Kohl Bernd Schmidbauer Guenter Beckstein Berlin Mynih Bavarisë Moskë Rusi

Pastrimi i Tiranës: firmoset marrëveshja

Punimet fillojnë në dhjetor TIRANË — Sinjale pozitive për pastrimin e kryeqytetit, një nga problemet më shqetësuese për Bashkinë e qytetarët e Tiranës. Është nënshkruar më në fund një marrëveshje mes një firme të huaj sipas të cilës kjo e fundit do të marrë përsipër pastrimin e qytetit, tashmë të mbytur, në gjysmën e sipërfaqes së tij. Kontrata mes kësaj firme e Bashkisë është nënshkruar nga vetë Kryetari Sali Këlmendi. Firma që do të bëjë pastrimin e kryeqytetit është "Nuova Ecologia", italiane dhe me aktivitet të njohur në shumë kryeqytete të tjera të botës, mes të cilëve Bangkok dhe Buenos Aires. Si garanci për fillimin e punimeve ajo do të depozitojë në bankë një shumë prej 90.000 dollarësh. Punimet do të fillojnë — sipas kontratës në 1 dhjetor të këtij viti. Problemi i pastrimit të rrugëve e mbledhjeve publike të Tiranës është bërë një problem më shqetësues në këto vite të fundit. Probleme ekonomike e financiare të lidhura me përfundim e tranzicionit, por edhe sociale e urbane, sikurse janë shtimi me ritme shumë të shpejta i popullsisë dhe ndërtimeve të gjithë periferia e qytetit, i kthyen këtë rrëmujë e papërballueshme problem që duket të eliminohet ndërmarrja e Bashkisë.
Sali Këlmendi Tiranë Bangkok Buenos Aires

DJE NE SHQIPERI

SHKODER, ASFALTOHET SHESHI IQE JONDARE — Me në fund, pasi i ruajti shenjat e përleshjeve të tanët e Policinë, sheshi qendror i Shkodrës — sot Sheshi Luigj Gurakuqi — ka nisur të asfaltohet nga Bashkia e qytetit. Më shumë se një muaj e gjysmë, ai ishte kthyer prej kohësh në simbol të ditëve të "nxehta" kur banorët shkodranë dolën disa herë për të protestuar kundër diktaturës. Pikërisht nga ky shesh mësynin ndihen mjetet e blinduara të Policisë që tentuan të shpërndanin demonstratën e madhe të 2 prillit. Tani, sheshi që i mbajti gjatë si vrimet e breshëjeve mbi shtresë ka filluar të ndryshojë pamje. DEJMINE NE VEJTE E PUKES — Janë verifikuar dëmtime të mëdha në masivin pyjor të Pukës, nga një zonë më e pusuar në Brenda të gjithë vendit. Brenda një nate janë ndaluar 13 kamionë e 10 makina të tjera të transportonin një sasi të madhe drurësh në drejtim të qytetit. BASHKIA E TIRANES NIS NDAN VONDET — Ndërtimit kanalizimeve të zeza në kodrat e Priftit — 700 metra — do t'i kushtojë kryeqytetit 4 milion lekësh (afatlimit i punës 25 ditë me vonesë) dhe në rrugën e Dibrës do t'i kushtojë 6 milion lekë dhe ndër të tjera do të ketë 470 msi [?] disa nga drejtimet më të ngushta të kryeqytetit, sikurse e Krrabës, e 6 dosmidoshmë për lagjet e kryeqytetit.
Luigj Gurakuqi Shkodër Pukë Tiranë Rrugën E Dibrës Krrabës

DJE NE BOTE

KALABRI, NJE SHQIPTAR VDES DUKE LUFTUAR FUTBOLL — Një shqiptar, Arben Stavri, 34 vjeç, me pushime në Sellia Marina, në brigjet kalabreze të Jonit, ka vdekur në zemër duke luajtur me shokët. Problemi kurrë. PROBLEMI KURD: PËRLESHJE NË JUGLINDJE, DHJETRA TE VDEKUR — Dyzet e dy persona (30 rebelë kurdë, 8 civilë, 4 ushtarë turq) janë vrarë gjatë përleshjeve midis ushtarëve qeveritarë dhe rebelëve të Partisë së Punonjësve të Kurdistanit (separatiste), në veri e lindje juglindore turke e qytetit Anadollit, duke shkaktuar së paku 50 të vdekur në Anatolinë lindore dhe juglindore, zonë e banuar kryesisht nga kurdë. GAZE: TENTATI I RI, 17 TE VDEKUR DHE TRE TË PLAGOSUR — Një i vdekur dhe 17 të plagosur në orën 6 të mëngjesit, në një prej çelëseve shum, rëndë të plagosur, kurse një autobombë izraelite në Rripin e Gazës. Sipas Radio Jeruzalemit, breshëri automatike u lëshuan nga brendësia e një automjeti dhe goditën një veturë izraelite që udhëtonte në anën tjetër të trafikut në Gazë.
Arben Stavri Kalabri Sellia Marina Joni Anadollit Anatolinë Lindore Dhe Juglindore

NE BRENDESI

«Piktura e rilindur» Gjithë sukseset e viteve '90 Së shpejti një ekspozitë kolektive në Itali NE FAQEN 2 Aventura njerëzore e shqiptare mes të famshme Libër i ri i gazetares Franka Xambonini NE FAQEN 2
Franka Xambonini Itali

Lexuesve

Me rastin e festës së 15 gushtit, Gazeta Shqiptare nesër nuk do të dalë në shitje. Botimi i saj do të vazhdojë rregullisht nga dita e enjte.