Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E dielë 3 korrik 1994

Lulëzimi i tregut të ajrit: mbi 40 milion dollarë në vit

Vetëm gjatë '93 kanë fluturuar 130 mijë udhëtarë Tani Shqipëria fiton edhe nga qielli i saj TIRANË — Lulëzimi i tregut ajror në Shqipëri, gjithnjë e më tepër qielli vazhdon të japë para. Vetëm gjatë 1993 llogariten të jenë realizuar nga aktivitetet e ndryshme të aviacionit mbi 40 milionë dollarë në vit. Ky treg është shumë i ndjeshëm dhe në Shqipëri — shpjegon për Gazetën Shqiptare Valter Dednd[?], administrator i Albanian Airlines, shoqërisë nacionale të fluturimit — vjen shfrytëzuar për sa i rëndësishëm është; qysh tani rroga i këtë tregu. Si është organizuar tregu ajror në Shqipëri? "Organizimi shtetëror e në atë civil. Ministria e Jashtme lidh marrëveshje qeveritare Ajrore me shtetet e tjera në bazë të reciprocitetit. Pa këto marrëveshje nuk mund të jepet e drejta e operimit të një shoqërie të huaj vendin për të operuar në Shqipëri, po ashtu dhe në aeropo[?] më vendet e tyre. Nga ana tjetër, ministria e Transporteve — nëpërmjet Drejtorisë së Aviacionit Civil — bën shqyrtimet teknike të marrëveshjeve dhe është përgjegjëse për zbatimin teknik të tyre. Duhet theksuar se tregu ajror është pasuri kombëtare dhe administrimi në mënyrë të kontrolluar nga shteti". "Në ç'mënyrë realizohen të ardhurat nga ky treg dhe sa janë ato në Shqipëri? "Tregu ajror i çdo shteti është i ndarë. Së pari janë kalimet tranzit. Në lidhje me këtë, Shqipëria konsiderohet si porta e hyrjes dhe daljeve nëpër hapësirën ajrore të Adriatikut, pranë nga mëndësitë për të kryer ardhura janë të mëdha. Kështu, po ta analizojmë një shifër maksimale të realizuar në këtë lloj të mira politike — 50 fluturime x 100 dollarë — në 50 përfitohet 1.825.000 dollarë. Të ardhshme janë dhe shërbimet aeroportuale — shërbimet që kryhen për avionat gjatë uljes, ngritjes e qëndrimit në aeroport — që të jenë 600.000-1.000 dollarë. Nga logaritjet del se në vit realizohen gjatë 2 milion dollarë. Për më shumë të ardhura krijohen nga fluksi i udhëtarëve. Gjatë 1993 kanë qenë 130 mijë persona që kanë lëvizur në avionë, pra shifra e përfituar nëse mesatarja e biletës merret 300 dollarë — është 39 milion dollarë. Gjë shtesë janë vetë shitjet gjatë periudhës së fluturimeve të rregullta". Po shteti si e fiton këtë treg? "Vendet huaja për këtë kanë shoqëritë e tyre nacionale që bëjnë politikën e lëvizjes me shtetin për të operuar. Në Shqipëri janë mbajtur lidhje me flamurin kombëtar dhe kanë trajtim të plotë nga shteti edhe pse janë private. Një shoqëri ajrore është një krijesë e ngritur nën emrin e shtetit. Fakti që ne kemi kryer Albanian Airlines dhe kemi bërë marrëveshje shtet pas shteti, kemi mundësuar dhe hyrjen dhe fitimin e tregut nëpërmjet saj. Ajo është pasuri e ndjeshme". A ka një marrëveshje me kompani të huaja? "Ne kemi, me shumë shtete, marrëveshje për kalimet mbi Shqipëri, për shfrytëzimin e aeroporteve dhe për fluturime direkte. Qëllimi është zgjerimi i rrjetit, dhe me privatizimin e tregut avionik po punohet për rritjen e të ardhurave". Aeroporti i Rinasit
Valter Dednd[?] Tiranë Shqipëri Adriatik Rinas

Rrënjët e forta të Kanunit: gjakmarrja godet përsëri

Peshkopi, dy të vrarë PESHKOPI — Edhe dy raste të tjera për shkak të hakmarrjes. "Shmunda" e vjetër e gjakmarrjes vazhdon kështu të shkaktojë tragjedi të reja duke goditur njerëz të vetmuar siç i çelëve ka qënë përkatesia në një familje që lëviz "në gjak" me një tjetër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ustelenë. Këtu — sipas burimeve të Degës së Rendit — Hasan Hysa ka qelluar kundra të vëllait të Fuadit Gurrës dhe i ka vrarë e i ka lënë [..] Arrezi. Pas kësaj Hysa është fshehur me një vend të Policisë dhe u arrestua nga forcat e rendit. Historia e armiqësive mes dy familjeve kishte nisur në katër vjet më parë. Atëhere një djalë i familjes Gurrë kishte vrarë një person. I vëllai i të vrarit është kthyer për të marrë gjakun dhe më pas edhe vëllai i të vrarit ka vrarë Hasan Hysën. Mbas kësaj vrasje, njëri prej djemve të Gurrës, i quajtur Hasani, është plagosur rëndë. Njëherë gjaku nuk është larë me gjak, por është shtyrë në kohë. Pas tri vitesh, Hysa ka organizuar sërish një pritë dhe ka vrarë dy vetë. Ngjarjet e kësaj natyre i rikthejnë dhe një herë në vend të vëmendjes një nga problemet më të vjetra të shoqërisë shqiptare: luftën mes së drejtës shtetërore, të njohur nga të gjithë, dhe zakonit që vjen nga thellësitë e shekujve. Duhet shtruar në moment çështja e ndalimit të njerëzve në të veprojnë me mekanizmin e vetëgjyqësisë që i shtyn të veprojnë në bazë të normave të trashëguara brez pas brezi. Përplasja e vjetër do të vazhdojë me sa duket edhe për disa kohë, derisa ngjarje si kjo e Ustelenës të mos përsëriten më. (Em. Gj.)
Hasan Hysa Fuad Gurrës Peshkopi Ustelenë

Gjermania merr përsipër rikthimin e pesticideve

Brenda verës fillon evakuimi Pas alarmit të madh për ekologjinë TIRANË — Rishfaqen shpresat për evakuimin nga Shqipëria të pesticideve skaduara. Këto ditë, zëdhënësi i Qeverisë të transmetuar në Shqipëri e ish-Republikës Demokratike gjermane e që prej të vjetësh qëndrojnë në stacionin e Bazës dhe magazinat e Mëllotit. Sipas zëdhënësit gjerman ky operacion do të fillojë që gjatë kësaj vere. Pesticidet e grumbulluara në veri të Shqipërisë do të bartën drejt Gjermanisë nëpërmjet Portit të Durrësit, pa patur nevojë për depozitimin e përkohshëm në ish-Jugosllavi. Deri tani ky mbetet i vetmi prononcim zyrtar i palës gjermane rreth çështjes delikate të pesticideve. Ende nuk janë bërë të njohura procedurat e tjera që do të përbëjnë këtë operacion dhe cilët do të jenë angazhimi i Shqipërisë. I pakonfirmuar është edhe njoftimi se në një pjesë më i madhe e lëndës në importet e këtyre pesticideve, pjesë në afër 1,4 milionë markë. Në Shqipëri problemi i pesticideve po bëhet çdo ditë e më i rëndë. Specialistët e Komitetit të Mjedisit kishin deklaruar pak ditë më parë për Gazetën Shqiptare se fuçitë e ngarkuara me këto helme janë amortizuar dhe se tani — me rritjen e temperaturave — ekziston rreziku i shpërthimit të tyre. (A. M)
Tiranë Shqipëri Gjermani Mëllot Porti i Durrësit

Ndalohen kultivues të drogës

— Pasurorët e zonës së Delvinës reaguan me anë të policisë për të ndaluar dy të rinj. Prej kohësh kishin qarkulluar lajme për punë të drogës. Kjo "modë" për herë të parë në Shqipëri kishte nisur pakëz në mes të korrikut '93 kur në fshatin B. [?] janë sekuestruar e ndaluar fidanë hashashi. Në këtë fshat zyrtarët kishin gjetur afro 250 rrënjë kanabisi sativa. Sipas policisë edhe dy persona të tjerë janë ndaluar për veprimtari të ngjashme. (L. F.)
Delvinë

Banka Islamike në Tiranë

TIRANË — Në bankë e re ka nisur aktivitetin e të premtën në Tiranë. Takimi sportelet e zbukuruara të vendosura në dispozicion e Bankës Islamike Faysal[?] u zhvillua në galerinë e saj. Kallajtur kështu selia e Bankës Arabe Shqiptaro-Islame[?]. Banka ka kapital të përbashkët: 60 milion dollarë nga Arabia dhe 40 milion nga Shqipëria. Vetë Presidenti shqiptar e cilësoi në çastin e parë i kësaj banke. Berisha u tha se me këtë veprim aktiviteti i përurimit ishte bërë më i qartë se hyrja e kapitalit të huaj në Shqipëri. Tema e fjalës së Presidentit shtypi një "ora" me përmirësime të para në një ekonomi të rrënuar. Banka u përshëndet nga një spektër i gjerë i ekonomisë shqiptare.
Sali Berisha Tiranë Shqipëri Arabia

DJE NE SHQIPERI

NE TIRANE NJE PERSON FABRIKONTE FISHEKE NE SHTEPI — Është arrestuar nga Komisariati 21 kryeqytetit një banor i fshatit Gropaj fare pranë Tiranës. Prej kohësh Policia kishte ne kërkim të tij sepse akuzohej për plagosje me armë zjarri. Gjatë kontrollit të zakonshëm që iu bë me pas banesës së tij punonjësit e Policisë kanë gjetur një sasi baruti dhe një pajisje me të cilën shkruhej[?] se ishin pregatitur për të mësuar për trafikun e fishekëve. PA KENAQESI PER PRIVATIZIMIN E KINOTEATRIT TE KASMILIT — Komiteti i Kasmilit tani është privatizuar duke kaluar në pronësi të një qytetari kryeqytetas. Pas këtij vendimi kanë nisur reagimet e para në Sarandë. Feriz Shabani, punonjës në këtë kinoteatër dhe në të njëjtën kohë përgjegjës administrativ i institucioneve kulturore të sindikatës i deklaroi agjencisë zyrtare të shtypit mosaprovimin e tij. Për këtë lloj objektesh ekziston një vendim i nënshkruar nga të dy udhëheqësit e sindikatave më të mëdha i cili lejon privatizimin e tyre vetëm pas rregullit të ligjit. "Faktikisht është i kaqmallë me dyti[?] në një pa rrallë në këtë treg e që e lë një objekt i lirë" tha Shabani. PERKUJTOHET 150-VJETORI I DETYAVE TE DRINIT — Në Bukjës është organizuar një sesion shkencor me rastin e 150-vjetorit të betejave të Drinit kundër ushtrisë osmane. Aktiviteti ishte organizuar nga Këshilli i Rrethit dhe Muzeu Historik. Me këtë rast u ndanë edhe medalje e akordura nga Presidenti i Republikës Sali Berisha.
Feriz Shabani Sali Berisha Tiranë Gropaj Kasmilit Sarandë Bukjës

Arrestohen dy fshatarë agresorë

Fier. FIER — Policia e Fierit ka arrestuar dy fshatarë nga Semani. Fuat Zeqo, 30-vjeçar, dhe Gentian Duro 19-vjeçar akuzohen tani për një akt të rëndë. Sipas të dhënave të marra nga Policia i dy të rinjtë ishin masakruar një çift të porsamartuar nga Greqia duke e afruar atje. Burri ka mbetur me dëmtime të rënda dhe gruaje i janë thyer katër nofulla. Ngjarja e rëndë është bërë pas një grindjeje të rinjve dhe nuk besohet të jetë provë paraprake e cila do të përfundojë me arrestimin e të dy fshatarëve nga Semani.
Gentian Duro Kosta Qoja Fier Seman Greqi

Vlorë: qyteti pret prefiksin e tij telefonik

Tre ditë pa lidhje me Tiranën VLORË — Vazhdon legjenda e telefonave për vlonjatët. Këtë herë qyteti duhej të lidhej me Tiranën — prej së cilës ka huazuar që prej ditësh një prefiks — duke sjellë pezullim të bisedimeve për thuajse tre ditë rresht. Por radhat e gjata të qytetarëve në qytetin 100 mijë banorësh nuk mund të pakësohen edhe nëse linja e vetme me kryeqytetin do të funksionojë. Në plan të parë sot është çështja prefiks[?], ndonëse për Vlorën është një problem për realizimin e lidhjeve ndërkombëtare me qendrën automatike të Vlorës, gatë[?] janë ndërprerë. Është një shqetësim i ligjshëm thotë për Gazetën Shqiptare Kosta Qoja, kryeinxhinier i Telekomit në Vlorë — nga ana jonë si ndërmarrje janë bërë të gjitha përpjekjet në të vazhdim punës për montimin prefiksit nga Tirana pasi ai mund të premisë nga Tirana pasi atë janë hasur punimet përfundimtare. Në këtë kuadër — pohohet në Vlorë — përpjekjet duhen përqëndruar te ngritja e këtij problemi deri në instancat më të larta shtetërore nga ana e përfaqësuesve të qytetit. (M. M.)
Arafatit Vlorë Tiranë

Syri tek Botërori

WORLD CUP USA Tifozët bullgarë festojnë në Sofje, ndërsa një polici i përshëndet sipas mënyrës së tij futbolldashëse, ideologjike Sfida e ditës: Argjentina me hijen e Diegos • Skema e të gjitha ndeshjeve deri në finale • Nga Londra parashikime mbi rezultatet Në faqen 3
Diegos Sofje Londër SHBA

Blej dhe shes

SHES — një shtëpi të vjetër me 5 dhoma dhe 150 metër katror truall. Shtëpia ndodhet në Rrugën "Hoxha Tahsim", brenda "Unazës", adresë rruga "Luli Gurakuqi", numër 6, telefon 42551. SHES — një shtëpi dykatëshe me 5 dhoma dhe 2 banjo, ose xa metër katror oborr. Shtëpia gjendet te Rruga e Durrësit, adresë Rruga "Luigj Gurakuqi", numër 6, telefon 42551. SHES — JAP ME QERA një botë katrore në sipërfaqe 60 metër katror në Rrugën "Ferit Xhajko". Adresë: Rruga "Ludg Gurakuqi", numër 6, telefon 42551. SHES — një apartament 2 dhoma e 1 kuzhinë, kati i dytë prapa klubit sportiv Partizani, kontaktim në telefon 42518 nga ora 8.00 — 16.00. KËRKOJ — për një disa barnac[?] të lara, të lyej korsi e të punë. Të interesuarit të paraqiten në adresën time: Kamëz, 7 km larg Tiranës data 1,2 dhe 3 korrik 1994 ora 19.00-20.30. JAP ME QERA — një shtëpi dykatëshe me 6 dhoma, me oborr përpara dhe prapa, shtëpia ndodhet pranë Rrugës "Andon Zako Çajupi" numër 25. Kontaktohuni e mbrëmjeve. Kontaktoni me numrin e telefonit 45828. SHES — në zonën me dy tëe[?] ferexhale, 62 kuaj fuqi me të gjitha agregatet (plug, disk, rimorkio). Çmimi 600 mijë lekë. Kontaktoni me Myfit Ibi në Çarshovë Pogradec. JAP ME QERA — një apartament 3 dhoma e 1 kuzhinë, në rrugën e Elbasanit me përparë Vilës Nr. 1. Kërkohet edhe për dy të huaj. Kontaktoni me familjen K.R. tel. 47xxx[?] në Tiranë.
Diegos Rruga Hoxha Tahsim Unaza Luli Gurakuqi Rruga E Durrësit Ferit Xhajko

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

zatere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: çdo të Enjte nisjet ora 12.00 çdo të Dielë nisjet ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: çdo të Martë nisjet ora 19.00 çdo të Premte nisjet ora 22.00 Nga DURRESI për TRIESTE: çdo të Mërkurë nisjet ora 19.00 çdo të Shtunë nisjet ora 19.00 Agjensia në SHQIPERI: DURRES: DETARE SHETETORE Tel. 052/22353 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI: BARI: AGESTEA Srl - via Liside, 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204918 - Fax 202296 - Tlx 580022 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/e Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460069
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste