«Tradhëti nga Omonia»
Në fund hetimi për eksponentët e arrestuar të minoritetit
Akuzë e rëndë për pesë drejtues
Në fund hetimi për eksponentët e arrestuar të minoritetit
«Tradhëti nga Omonia»
Akuzë e rëndë për pesë drejtues
TIRANË — Thuajse ka përfunduar dhe se shpejti dërgohet në Gjykatën e Tiranës dosja e pesë eksponentëve kryesorë të “Omonia” në të cilën gjenden ura të reja për dy muaj. Edhe pse — për shkak të sekretit të hetimeve dhe zyrtarisht nuk janë komunikuar hollësi rreth kësaj çështjeje, ka shumë mundësi që përfundimisht pesë të arrestuarit e “Omonia” të dalin në bankën e të akuzuarve nën akuzën e “tradhëtisë ndaj Atdheut”. Janë Irakli Simro, Panajot Llazo, Theodhori Bezhani, Vangjel Papakristo e Kosta Gjiroka, personat mbi të cilët tashmë rëndon akuza për kryerjen e krimit më të rëndë që mund të bëjë çdo shtetas shqiptar — pavarësisht nga kombësia — e që në Kodin Penal parashikon deri edhe dënimin kapital. Me dërgimin në këto ditë dosjeje në Gjykatë bëhet përfundimisht dhe hipoteza e autoriteteve dhe shtypit grek, të cilat prej pas nëntë muajsh akuzuar qeverinë shqiptare se kishte arrestuar drejtuesit e këtij minoriteti në Shqipëri.
Ndjekja penale dhe hetimi i arrestit ndaj pesë eksponentëve të “Omonia” ishte marrë nga Prokuroria e Tiranës pikërisht më 21 prill të këtij viti. Këtij veprimi i kishin paraprirë disa kontrollë të befasishme të organeve të Rendit në disa rrethe të Shqipërisë dhe ku — ndër mjet mjaft armëve pa leje — disa personave u ishte gjetur e sekuestruar edhe një dokumentacion i shumtë antikushtetues. Sipas deklaratës së atëhershme të Ministrisë së Rendit Publik, bëhej fjalë për lista të fshehta, mjalt harta ku mbi 45 e territorit aktual shqiptar paraqitej “Epiri i Veriut” dhe ku provohej qartë se bija kësaj deklarate — “synimet ekspansioniste greke ndaj Shqipërisë dhe drejt vetë Jugut me qëllim për lëvizjen e trojeve të Jugut të Shqipërisë”. Kështu në maj pa se të largohen — sipas fakteve ligjore — letërsitë e shumta dhe dokumente provuar qartë se janë me të cilat kishin verifikuar më parë organet e Rendit dhe tashmë përgatiten t'ua dërgojnë këto materiale të plotësuara gjykatësve. Të hënën e publikuar do të ndriçohej më së shumti moshja me të madh aktualisht. (z. l.)
Gjirokastra
Komisari i Policisë shpallet «i kërkuar»
Gjirokastër, nis çështja penale
Akuzohet për implikim në kontrabandë nafte, paraqitje të fallsifikuara dhe përgjegjësi në incidentin e Peshkëpisë
Gjirokastër, nis çështja penale
Komisari i Policisë shpallet «i kërkuar»
Akuzohet për implikim në kontrabandë nafte, paraqitje të fallsifikuara dhe përgjegjësi në incidentin e Peshkëpisë
GJIROKASTËR — Shpallet “në kërkim” dhe u urdhëri i arrestit për shefin e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, i larguar nga ky post në fund të majit ’94. Njoftimi i fundit i Prokurorisë së Rrethit për Iver Merajan, shoqërohet edhe me një varg akuzash për të rënda, midis të cilave shquhen ato që e akuzojnë për arratisme të paligjshme, por edhe për përfshirje në kontrabandën e naftës e gjindjen e parave të fallsifikuara. Gjithashtu Meraja akuzohet dhe për përgjegjësi direkte për ngjarjen e Peshkëpisë, kur një grup terroristësh nga Greqia kishin dhunuar një kazermë rekrutësh të Rendit shumë pranë kufirit.
Për dy ditët e mëdha radjo lokale e Gjirokastrës ditën e martë apeli për ndjekje u shpall, duke dhënë karakteristikat e hollësishme fizike të ish-Shefit të Komisariatit të Policisë, Ylber Meraja. Ndërkohë burime të ndryshme nga Gjirokastra bëjnë të ditur se pas kontrollit të banesës së Merajës, organet e Rendit kanë gjetur shumë të mëdha dhrahmish. Para emërimit në krye të policisë së Gjirokastrës, Meraja — ardhur nga Shkodra — kishte qenë funksionar i lartë i SHIK-ut në rrethin e Sarandës. (r. k.)
Në TVSH fillon seleksionimi i bukurosheve nga Shqipëria
«Miss Albania'94»
Valbona Salillari
TIRANË — Mbushet përsëri Tirana me vajza bukuroshe, veçse këtë herë të ardhura nga e gjithë Shqipëria. Një tjetër e TVSH kishte mbledhur paditë e mijëra e saj mbi 30 vajza, të gjitha me ëndrrën për t'u shpallur të “bukurat e dheut” për vitin ’94 në Shqipëri. Veçse bëhej fjalë vetëm për hapjen e “sezonit” të seleksionimit, sepse deri në 30 shtator — kur do të zhvillohet “Miss Albania ’94”, vajzave “fituese” do t'u duhet t'i rezistojnë edhe mjaft seleksioneve të tjera. Edhe pse mjaft të rezervuara, pohimet e para të organizatorëve, konfirmojnë se vetëm dhjetë vajza që mundin t'i bindin (fillimisht specialistët. Ndërkohë që jashtë kësaj dhjete — por jo përfundimisht — figuron edhe “Miss Deta”, shpallur si vajza më e bukur për rrethet e Jugut.
Ishte gatise një nga kriteret më rigoroze të seleksionit të parë. Siç duket bukuroshet mbi 1.70 metra nuk do të kenë mundësinë e konkurrimit në “Miss Albania ’94”. Sidomos ishte edhe një tjetër kusht që nuk mund të bëhet fjalë për asnjë përfundimtare. Ardhja e bukurosheve nga Diaspora, por edhe përgjegjësitë të tjera nuk i japin mundësi aktualisht, madje edhe vetë organizatorëve, për të përcaktuar “fitueset”. Në plan është gjithashtu edhe një “turne” i disa prej vajzave të kualifikuara, të cilat do të hetojnë në mjedise të ndryshme — me tepër shkollat e mesme — për të afruar edhe bukuroshe të tjera, të cilat e kanë të vështirë ndoshta për ta marrë nismën e paraqitjes tek organizatorët. Mjaft prej vajzave të paraqitura në seleksionimin e parë pohuan për Gazetën Shqiptare se — gjatë përfundes deri në shtator — pritet vendosje për vajza bukuroshe shqiptare, aty mund t'u krijohet mundësia edhe për ndonjë konkurs tjetër jashtë shtetit. Por hollësitë dhe veçoritë e kësaj pune deri më tash janë ende të paqarta, tani për tani vetëm organizatorët, të cilët deri në realizimin e iniciativës së tyre, duan të jenë larg vëmendjes së gazetarëve.
Fillon kështu aventura e tretë e bukurosheve shqiptare për kurorën e “Miss”. Më parë Valbona Selimllari dhe së fundi Sidoj Rola, u kishin dhënë fundësive shqiptarëve për të njohur bukuritë e vendit të tyre. Një mundësi që dy herë ish transmetuar edhe jashtë Shqipërisë, madje edhe duke u vlerësuar. (e. l.)
Tirana, kryeqyteti i sportit europian
Sot fillon tubimi ndërkombëtar
TIRANË — Tirana, epiqendra e sportit evropian. Për herë të parë kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i personaliteteve të larta të sportit në kontinent e së dy ditë me radhë do të mbledhë organizatorët e Mbledhjes Konsultative për Zhvillimin e Sportit (CDDS) pranë Këshillit të Evropës.
Sot — në orën 9.30 — në mjediset e Pallatit të Kongreseve do të hyjë në radhë Presidenti i Komitetit për Zhvillimin e Sportit, Derek Casey, anëtarë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rusell Johnston dhe funksionarët e autoritetit më të lartë sportiv, George Walker, Mariano Ravazzolo, Roland Kramer, Miklo Reves, Anthony Formosa, Gunther Myler, Joao Ary e Peter Glass.
Arrin kështu në Shqipëri evenimenti më i rëndësishëm i saj në fushën e sportit dhe njëkohësisht edhe mundësia më e mirë për të prezantuar në shtetësinë akute që ekziston në aktualisht për sportin shqiptar, sidomos në sferën ekonomike e juridike. Për herë të parë në tavolinat e zyrtarëve shqiptarë të sportit do të zërë vendin gjithashtu tema të rëndësishme — që do të diskutohen bashkërisht — si përgatitja e legjislacionit sportiv, integrimi i Kartës Europiane me legjislacionin e bashkpunimi i autoriteteve publike me lëvizjen sportive, ligji i sponsorizimit dhe mjaft të tjera që natyrisht preokupojnë dhe janë në plan të parë edhe për lëvizjen sportive në mbarë kontinentin tonë. (Ed. La)
Vjedhësit e armëve në gjyq
Ishin ushtarë
TIRANË — Filloi procesi gjyqësor ndaj 4 ushtarëve dhe 2 efektivëve të një repartit ushtarak në kryeqytet ku — në 4 shkurt të këtij viti — ishin lajmëruar peshë pistoleta të tjera. Mbi ushtarët — në gjendje arresti — rëndon akuza e shkallës së rëndë të shkeljes së rregullave të shërbimit ushtarak, për shitjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, vjedhjen e pasurisë shtetërore në përpjesëtim me armë dhe mjetet e tentativës për të zvarriturte pa leje. Ndërsa ndodhet e tre pandehurit një të tjera të cilët kishin ndihmuar në shit-blerjen e armëve të vjedhura. (e. l.)
«Mbi 6 milion dollarë humbje nga embargoja»
Korporata Energjetikës
TIRANË — Humbje kolosale të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për shkak të embargos. Janë 6 milion e 665.720 dollarë që për shkak të mos eksportimit të energjisë në ish-Jugosllavi dhe i kalimit transit nëpërmjet territorit të vendit, kanë cuar tashmë në një gjendje tepër të rënduar financiare të kësaj korporate.
Vendimi i sanksioneve të trepta të OKB ndaj vendeve të ish-Jugosllavisë më maj të 1992 ishte cuar në atë kohë në stakmim e dy linjave të tensionit të lartë që eksportonin energjinë në Prizren dhe në Podgoricë. Njëkohësisht ndërprerje të furnizimit i shteteve të rajonit e të cilave kalonin tranzit nëpërmjet jugosllavë. Këtyre rasteve u janë shtuar dhe humbjet e rrjetit, shtëpisë vetëm një shteti tjetër por me çmim të ulur apo dhe me e shkaktuar nga derdhjet e ujit në kaskadat e Drinit. (e. l.)
Tani qyteti do të pastrohet vetëm nga firmat private
Vendim i Këshillit të Ministrave
Shpresohet zgjidhja përfundimtare e problemit të mbeturinave
Vendim i Këshillit të Ministrave
Tani qyteti do të pastrohet vetëm nga firmat private
Shpresohet zgjidhja përfundimtare e problemit të mbeturinave
TIRANË — Po shkon drejt privatizimit edhe pastrimi i qyteteve. Një vendim i qeverisë përcakton një zgjidhje të re për këtë problem. Tani e tutje nuk do të jenë më ndërmarrjet shtetërore të komunaleve që do të mbulojnë evidimin e plehrave për shërbim do t'u kryejnë me sipërmarrje.
“Kjo mënyrë e re e propozuar — shpjegon për Gazetën Shqiptare Abaz Cela, shef i sektorit komunal në Ministrinë e Ndërtimit — është e nevojshme për të ndryshuar situatën aktuale e cila nuk ka dhënë ndonjë rezultat”. tani pushtetet lokale do të bëjnë ndarjen në zona të ndryshme për pastrimin e rrugëve dhe grumbullimin e mbeturinave dhe do të organizojnë tendera e nevojshëm ku do të përcaktohen firmat apo shoqëritë që do të merren përsipër këtë shërbim. “Dhënia në sipërmarrje e pastrimit do ta ngrejë në siguri nivelin e shërbimit dhe t'i edukatë më mirë të qytetarët — thotë Cela — nga ana tjetër, ndërthurja e interesave ekonomike të firmave do të çojnë do të kushtëzojnë dhe mënyrën e mbledhjes së mbeturinave”.
A. M.
Një grua hidhet nga kati i tretë
Dramë në Vlorë
VLORË — Ngjarje e rëndë në Vlorë. Një grua, Vlta Qe[m?]ali Hoxha, është hedhur nga kati i tretë duke humbur në këtë mënyrë jetën. Ndërkohë policia dhe organet hetimore po punojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje që ende mbetet e mbështjellë nga një velë misteri.
Hoxha, 32-vjeçare, është dërguar nga banesa e saj ulët e dielë pasdite. E përplasur në tokë pas fluturimit të vdekjes është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit. Por përballë dëmtimeve të mëdha të pësuara, përgjegjët dhe ndërhyrje e mjekëve kanë qenë të pafuqishme. Rreth orës 24.00, Hoxha ka humbur jetën. Ajo që ende nuk dihet është shkakët që e kanë shtyrë të hidhej drejt vdekjes.
E. M.
DJE NE SHQIPERI
KOMISIONI PARLAMENTAR I KULTURËS DISKUTOI PROBLEMET FINANCIARE TË TVSH DHE ATSH — Mbrojtja e përforcuesve televizivë dhe ruajtja e arkivit, ishin dy problemet kryesore që Komisioni i Përhershëm Parlamentar për Kulturën diskutoi lidhur me TVSH. Krahas mbështetjes financiare për këto probleme, drejtuesit e TVSH i paraqitën parlamentareve edhe disa kërkesa që synojnë përmirësimin e gjendjes financiare të këtij institucioni. Thuajse të njëjtat kërkesa u shprehën e u paraqitën dhe nga drejtuesit e ATSH.
NE BERAT BIBLIOTEKES SE QYTETIT I JEPET EMRI I VEXHI BUHARASE — Këshilli i rrethit e Beratit vendosi si të bibliotekës e qytetit të marrë emrin e Mësuesit të Popullit Vexhi Buharaja. Ndonëse i paushë në emërin e njohur të dijetarëve shqiptarë, i cili e bëri librin “Fjalor i veprës” e përktheu Firdusin dhe Saadiun. Buharaja kaq mirë bëri edhe një pjesë të traditës së vendit. Duke patur parasysh kontributin e tij, mjaft intelektualë beratas kanë kërkuar që ai të shpallej akademik nderi dhe profesor pas vdekjes.
KONSUMATORËT E SHKELJES NË NDËRMARRJEN 2 TË VE-SHJEVË NË TIRANË — Drejtoria e Kontrollit të Shtetit në Tirane ka zbuluar mjaft të meta në aktualitetin financiar të Ndërmarrjes së Ujësjellësit nr. 2. Ndër të tjera u zbulua, se për mjaft furnizime janë bërë veprime fiktive, për një faturë me 651 mijë lekë, kaq në rregjistrim. Po ashtu janë vërejtur edhe shuma të vjedhura në kasë prej 4 mijë dollarësh.
NE BRENDESI
«Craxi nuk është arratisur por në se e shihni arrestojeni»
Masë e re paraprake e gjikatësit
NE FAQEN 2
Si do të veprohet për «pastrimin» e çeqeve në bankë
Ja procedura që kërkohet
NE FAQEN 2
Syri tek Botërori
Kundër Nigerisë rilindja e Baggios
Syri tek Botërori
Tregu i futbollit nis nga Botërori
Shifra dhe kuriozitete nga USA '94
Në faqen 3
WORLD CUP USA 94
Fitorja e italianëve kundër Nigerisë mban të qartë shanset e Italisë
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
KE NDONJE GJE PER TE BLERE?
Koha poësisë është falas për ju për emërimet e ekonomisë. Dërgo mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari, Viale Scipione l'Africano, 264.
Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën
SHES — një shtëpi të vjetër me 5 dhoma dhe 750 metër katror truall, shtëpia ndodhet në Rrugën “Hoxha Tahsim”, brenda “Unazës”, Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi”, numër 6, telefon 42515.
SHES — një shtëpi dykatëshe me 5 dhoma dhe 2 banjo, me 24 metër katror oborr. Shtëpia gjendet në Rrugën e “Durrësit”, Adresa Rruga “Luigj Gurakuqi”, Numër 6, telefon 42515.
SHES ose JAP ME QERA. — një lokal me sipërfaqe 66 metër katror në Rrugën “Pjetër Budi”. Adresa: Rruga “Luigj Gurakuqi”, numër 6, telefon 42515.
SHES — një apartament 2 dhoma e 1 kuzhinë, kati i dytë pranë Klubit Sportiv “Partizani”, Kontaktoni me telefon 2943 nga ora 8.00 — 15.00.
KERKOJ — për punë disa farmacistë të lartë që të kenë bërë 5 vjet punë. Të interesuarit të paraqiten të ish-farmaci numër 1 në Tiranë nga data 12, 1, 2 dhe 3 korrik nga ora 19.00 — 20.30.
SHES — një zëtor me 4 diferenciale, 82 kuaj fuqi me targa qyteti (plug, disk, h. motorik). Çmimi 600 mijë lekë. Kontaktoni me Myfti Ibni në Çerravë të Pogradecit.
JAP ME QERA — një apartament 1 dhomë e 1 kuzhinë, me ballkon, korridor të madh me telefon me qira 400 dollarë në muaj. Kontaktoni me emrin e telefonit 26001.
JAP ME QERA — një shtëpi me 2 dhoma e 1 kuzhinë dhe oborr të alodhet në Rrugën Vllazën Huta”. Nr. 91 (ish-zyrat Eurotech sh.p.k.) Kontaktoni me familjen Erebara, Rruga “Jul Varibova” 14 në Tiranë.