Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 20 korrik 1994

Oreksi i madh i Tiranës

Bashkia shpall shifrat e këtij gjashtëmujori Oreksi i madh i Tiranës Ja ç'konsumon kryeqyteti Për çdo banor 20 kilogram mish, 91 kokrra vezë... TIRANË — Mish 1.223 tonë të mbetur ushqim kryesor i banorëve të kryeqytetit. Të dhënat e paraqitura nga zyra e veterinarisë në Bashkinë e Tiranës, flasin për vendin që ky produkt zë në strukturën ushqimore të qytetarëve. Vetëm gjatë 6 muajrit të parë të këtij viti, kanë hyrë nga importi mbi 87 mijë e kusur tonë mish i llojeve të ndryshme, 11.660 kuintal sallamra dhe afro 1.400 kuintal peshk. Këto shifra i shtohen dhe sasirat e mëdha të bagëtisë e therur e konsumuar e cila arrijnë në gati 3.500 krerë gjedhë ku pjesën më të madhe e zë mishi i viçit me 2.973 krerë. "Mbi të gjitha mallrat ushqimore me më përqindje shtazore që kanë hyrë e janë tregtuar në Tiranë — thotë për Gazetën Shqiptare Selva Haxhymyri, shefi i zyrës së veterinarisë në Bashki — ne kemi ushtruar kontroll të rreptë në mbi 184 firma që kanë importuar këto produkte nga mbi 30 shtete". Në të vërtetë të dhënat e kësaj zyre flasin edhe për shumë mallra të tjera ushqimore që janë konsumuar gjatë këtij viti nga banorët e kryeqytetit si: 26.569 kuintal djathë, 566 kuintal gjalpë e margarinë, afro 3.500 kuintalë qumësht i kondensuar dhe lëng, mbi 1 mijë kuintal mjaltë e mbi 39 milion kokrra vezë. Sipas këtyre shifrave çdo banor i të kryeqytetit ka takuar mesatarisht të konsumojë gjatë këtij produkti 20,2 kilogram mish e nënprodukte të tij, 6,1 kilogram djathë, 1,8 kilogram gjalpë e margarinë dhe 91 kokrra vezë. "Qëllimi ynë kryesor — vazhdon Haxhymyri — ka qenë sigurimi i standarteve dhe pastërtisë së ushqimeve që tregtohen. Ndonëse me një volum shumë të madh pune, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ne kemi bllokuar mallra e kemi ngroposur ato". Kështu gjatë këtij viti janë konfiskuar 379 kuintalë mish i prishur, 241 kuintal sallamë, hamburger e qofte, 140 kuintal djathë, 10 kuintal peshk e mbi 20 mijë kokrra vezë. Ndërkohë po nga inspektoriati veterinar janë gjobitur edhe mbi 100 persona të cilët kanë bërë therje të paligjshme të bagëtisë. Edhe ardhja e verës, e shoqëruar me perimet dhe frutat e ndryshme, ka influencuar vetëm pak në strukturën ushqimore të kryeqytetit. Kohët e fundit konsumi i produkteve blegtorale ka pësuar një rënie të lehtë prej vetë 13 për qind. Ar. Me.
Selva Haxhymyri Tiranë

Bujqit e marihuanës zaptojnë sipërfaqet

Sekuestrohen nga policia e Beratit 8 kilogram Arrestohet një tjetër kultivues BERAT — Përfundon një tjetër pikturë e zbehtë e burgut. Dhe përsëri në skenë kultivimi i bimëve narkotike. Këtë herë është arrestuar Nazmi Kapllani nga fshati Çitq i Beratit, në shtëpinë e të cilit organet e Rendit kanë zbuluar afro tetë kilogram "Cannabis Sativa", një bimë e destinuar për prodhimin e marihuanës. Ndërkohë syri të hetuesve nuk i kanë shpëtuar edhe disa gram farë, të cilat bujku s'kishte mundur t'i mbillte ose kish menduar t'i përdorte në një sipërfaqe tjetër toke. Sikurse konfirmojnë organet e Rendit të Komisariatit të Beratit, e gjithë sasia e sekuestruar e bimës narkotike i përkiste një prodhimi të sapo-këputur. Konfirmohet kështu edhe një tjetër "triumf" i drogës mbi grurin, ndonëse që e për t'u çuar në shër-korrikor për muajt bujq është shndërruar në një stinë korrjesh të bimëve narkotike. Edhe pse organet e Rendit vazhdojnë të sekuestrojnë pothuajse çdo ditë dhe në çdo zonë të Shqipërisë bimë narkotike, fenomeni i kultivimit të tyre ka marrë përmasa vërtet alarmante. Ndoshta ndryshimi i nenit respektiv në Kodin Penal — që parashikon një dënim nga 5 deri në 20 vjet heqje lirie për kultivuesit e bimëve narkotike — ende mbetet i panjohur për mjaft prej bujqve patriarkë. Ose dëshira për t'i marrë të qeshë — edhe në mënyrë të paligjshme — sa më shumë fitime, vazhdon te jetë gjithmonë e më e fortë. (c. l.)
Nazmi Kapllani Berat Çitq Shqipëri

«Samba» shqiptare për fitoren e madhe braziliane

Pas finales së «USA '94» TIRANË — Gëzimi dhe dëshpërimi kanë mbërthyer edhe Shqipërinë në përfundim të ndeshjes finale të kampionatit botëror të futbollit "USA '94". Fitorja e Brazilit e cila ka ngazëllyer me mijëra tifozë shqiptarë të këtij ekipi kampion, ka "plagosur" në mënyrë të tërë që e kishin Kupën e Botës në duart e Baggios. Festimet më të mëdha janë bërë, të dielën në mbrëmje, teksa goditën në ngjesh, në qytetin e Shkodrës, i cili për disa orë resht është kthyer në një Brazil të vogël në zemër të Europës. Sinali i parë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, erdhi në dudhje, shtëpi, e përshëndetje me një breshëri të gjatë automatikësh. Më pas, goditje të herëpashershme me armë të ndryshme — për fat të mirë nuk ka patur viktima — kanë shoqëruar natën e mrekullueshme alla-braziliane të shkodranëve. Mbi 2 mijë vetë, deri në orën 3 të mëngjesit, ka dalë në sheshet kryesore për të festuar mes zhurmave, fishekzjarreve dhe borive të makinave Kupën braziliane. Zjarre të shumta janë ndezur nëpër rrugë, ku tifozët shkodranë të thirrnin "Brazil ka fitu, Italia ka marru". Fitoren madhështore të ekipit amerikano-latin, shkodranët e kishin shpresuar që në fillim të këtij kampionati. Shoqata e tifozëve brazilianë i kishin dërguar madje dhe një telegram urimi skuadrës së Romarios e Bebetos. Dhe kanë qenë pikërisht këta dy duka marrë flamurin e verdhë të Brazilit — i blerë nga një tregtar në Itali — kanë shëtitur me makina nëpër gjithë qytetin duke i rënë zhurmshëm borive. Pothuajse krejtësisht e ndryshme gjendja në qytetet e tjera. Në Kavajë, momenti më i bukur i asaj finale ka qenë montimi i një ekrani të madh në qytet. Ndërkohë në Tiranë, në rrugët e mbushura plot edhe këtu, shijet vetëm tekën pjesë të veçantë ka përbërë, boria e makinës për Brazilin. Pjesa më e madhe qenë me kokën ulur italianolë që shonin makina — midis tyre edhe me targa italiane — të qelura hështurazi pranë tyre. Në një kryeqytet që sheh më shumë drejt ekipeve europiane e dhimbja kishte filluar që më parë me skualifikimin e Gjermanisë. Humbja e Italisë nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar këtë dëshpërim që së shpejti do ta lërë vendin kujtimeve të bukura të një finaleje të madhe. Ar. Me.
Baggio Enver Hoxha Bebeto Tiranë Shqipëri Shkodër Europë Kavajë

Durrës: spital i ri

OPEK financon DURRËS — Së shpejti Durrësi do të ketë një spital të ri. Marrëveshja mes një fondacioni të organizatës së vendeve prodhuese të naftës, OPEC, dhe qeverisë shqiptare për të rafikuar nga kjo e fundit gjatë mbledhjes së saj të zakonshme ditën e hënë. Marrëveshja parashikon vënien në shfrytëzim të fondit prej disa milion dollarësh për ngritjen e këtij objekti të rëndësishëm për qytetin. Spitali i ri i Durrësit do të jetë i tipit të përgjithshëm. Ai do të ketë një kapacitet prej 170 shtretërish.
Durrës

Ndalohet trafikanti i çifteve

— Tregti klandestine edhe me armët e zjarrit. Pasi çifte të reja dhe mbi 100 fishekë, e kanë dërguar në qelitë e Komisariatit të Krujës 25-vjeçarin nga Shkodra, Dod Gega. Kishte qënë vetëm një kontroll i zakonshëm rrugor i organeve të Rendit — policisë rrugore nacionale Shkodër-Tiranë — gjatë kalimit të armëve të gjuetisë në makinën e Gegës, ndaluar diku në afërsi të Thumanës. Edhe pse hetimet kanë filluar menjëherë — përveç konfirmimit për ndalimin e Gegës — mungojnë hollësitë e tjera të këtij episodi, sidomos për hyrjen e këtyre çifteve në Shqipëri apo edhe destinacionin e tyre. (P.r.)
Dod Gega Krujë Shkodër Tiranë Thumanë Shqipëri

Fotografi e madhe me ngjyra e Nënkampiones së USA '94

NE BRENDESI Në faqen e fundit Kriza boshnjake në qendër të mbledhjes së Brukselit Në faqen 2
Bruksel

Syri i UNESCO-s mbi Butrint

TIRANË — Shtohet interesi i UNESCO-s për qytetin antik të Butrintit. Pas shpalljes së tij "pasuri botërore", tani organizata e njohur ndërkombëtare ka vendosur të hedhë hapa të mëtejshëm. Një letër i është dërguar Ministrisë së Kulturës në Tiranë. Me anë të saj i kërkohet autoriteteve shqiptare që të përcaktojnë zonat më urgjente për caktimin e një plani konservues. Nëse këto nuk mund të bëhen që nga kjo vetë vizitojnë Butrintin për të parë mundësitë e ndërhyrjes direkte. Ekspertët shqiptarë janë duke detajuar përgjigjen e tyre. Parashikohet që në të zërë një vend të posaçëm nevoja e restaurimit të territorit ku ndodhen rrënojat antike. Në fakt, uj i grumbulluar prej kohësh ka penguar deri tani përpjekjet për gërmime të mëtejshme dhe për restaurime. Vetëm 5 për qind e sipërfaqes së qytetit të vjetër është e zbuluar. Ministria e Kulturës synon që listës prej 315 vendeve që janë shpallur "pasuri botërore" t'i shtohen dhe Berati e Gjirokastra. (bac)
Butrint Tiranë Berat Gjirokastër

SOS i Lisit antik

LEZHË — Rrezik për qytetin e lashtë afro 2.400-vjeçar — të Lisit në Lezhë. Alarmi arrin nga Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Naim Sherri, i cili vazhdon të denoncojë ngritjen e "fabrikave brenda qytetit arkeologjik". "Tashmë kam filluar të prish edhe muret", vazhdon me preokupacion Sherri, i cili është gjithashtu edhe specialist arkeologjie. Sipas tij, ky fenomen mund të ndaloje jo vetëm në prishjen e arkitekturës së qytetit të lashtë — madje edhe atij të ri — por dhe në uljen e numrit të turistëve që shpesh kanë mbetur të mahnitur. Sidoqoftë edhe pse problemi është ngritur deri në lajgat e pushtetit lokal — denimi i lisit të lashtë vazhdon të jetë një realitet i përditshëm. (Ir. Ra.)
Naim Sherri Lisi Lezhë

Interes për marksizmin: nostalgji apo...

REALITET KURSIV TIRANË — Janë duke përfunduar formalitetet e fundit që do të e bllokojnë fondet e bibliotekave e magazinave nga librat e kopjeve të librit politik. Mjaft ekzemplarë të klasikeve të marksizëm leninizmit në shqip dhe derivat e tyre doktrinare e marksizmit ideologjik, kryesisht të përkthyera dhe me vepër sovjetike, kanë qenë nëpër shtëpi, dhe aq më tepër sot, pjesën tani të shndërrueshme falë e një sadizmi, qesharas. Një sasi e madhe kartoni dhe kuti më i hasur i formës së librave të tjerë është e dukurite do të jenë të njëjta, duke çuar që të le të për... Disa nga librat e Enver Hoxhës
Enver Hoxha Tiranë

Dosja Nano, kapitulli i fundit

Procesi i Kasacionit, fiksohet 28 korriku Një vit pas arrestimit të liderit të socialistëve TIRANË — Rikthehet përsëri në skenë çështja Nano. Pikërisht një vit pas arrestimit të tij, dosja Nano do të jetë për herë të tretë para gjykatësve. Këtë herë në Gjykatën e Kasacionit, prejtuesit e së cilës kanë zgjedhur 28 korrikun, për të zhvilluar procesin e fundit për liderin socialist, të dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit me 10 vjet heqje lirie. Sipas kampit të socialistëve — të parët që konfirmuan datën e procesit të Kasacionit — do të jenë Vanjoi Kosta, Kristofor Peçi e Agim Gjole, tre gjykatësit që do të vendosin për përfundimisht për fatin e Nanos. Po sipas këtij burimi, tre gjyqtarët e Kasacionit do të kenë atribute të barabarta gjatë zhvillimit të këtij procesi. Sikurse dihet, këtë herë Nano nuk do të ketë mundësinë të marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin e fundit të tij, por ajo të përfaqësohet nga avokatët Sankaku e Tirana. "Ne jemi të bindur se klienti ynë është i pafajshëm" pohoj për Gazetën Shqiptare avokati Sankaku — dhe mjafton që gjykatësit e Kasacionit ta njohin me realitetin këtë çështje". Mbeten kështu vetëm tetë ditë nga vendimi, i cili përfundimisht do të vendosë dhe për fatin e ish Kryeministrit dhe liderit të PS, Fatos Nano. Nga Gjykata e Tiranës në atë të Apelit ai i ishin zbritur vetëm 300 mijë lekë nga detyrimi civil, ndërsa në Kasacion. Duhen edhe tetë ditë. (c. l.) Fatos Nano gjatë procesit
Fatos Nano Kristofor Peçi Agim Gjole Sankaku Tirana Tiranë

DJE NE SHQIPERI

DURRES, MBETJET E NDËRMARRJES KIMIKE NJË RREZIK EKOLOGJIK — Mendohet tashmë e mbyllur prej disa muajsh, mbetjet e akumuluara prej kohësh në ndërmarrjen kimike në Durrës po krijojnë një shqetësim të madh për rrezikun ekologjik që ato paraqesin. Janë rreth 500 ton lëndë (ende që kualifikohet si pesticid) të mbetur në magazinat e kësaj ndërmarrjeje, të cilat nuk mund të magadohen. Për rrezikun më i madh paraqitet nga mbetjet e bikromatit të cilat janë përdorur shpesh herë edhe për shtrimin e rrugëve. Sipas specialistëve, kjo gjë kërkon sezosrisht një ndërhyrje e menjëhershme. LEZHË, TRE PERSONA ARRESTOHEN PER GJUETI TË PALIGJSHME PESHKU — Janë arrestuar nga policia kriminale e komisariatit të Lezhës tre persona — Nikoll Kola 30 vjeç, Lulezim Kola 21 vjeç dhe Pal Hasi 30 vjeç — të cilët po kryenin gjueti të paligjshme të peshkut në bregdetin e Tales. Të tre po gjuhonin duke përdorur dinamit dhe kaprolë. Ky rast ngjan të ketë i fundit. Përdorimi i lëndëve plasëse në bregdetin tonë është bërë një fenomen që ka gjetur një përhapje të gjerë. TËPELENË, NDALOHEN DY HAJDUTË KABLLOSH ELEKTRIKE — Ndalohet jedhesi e kabllove elektrike në Tepelenë. Ishte policia e komisariatit të këtij qyteti, e cila ka zbuluar tashmë autorët e vjedhjes së madhe kapte një dër prej 10 milion lekësh — të ndodhur në ndërmarrjen elektrike. Dy autorët — Luan Gjoni 35 vjeç dhe Artan Bardhi 30 vjeç — kishin shkuar mbrëmë e grabitur në Vlorë ku dhe është bllokuar nga punonjësit e Rendit.
Nikoll Kola Lulezim Kola Pal Hasi Luan Gjoni Artan Bardhi Durrës Lezhë Talë Tepelenë Vlorë

Të vërtetë...

LEZHË — Lambadë amerikano-latine në Lezhë për fitoren e Brazilit. Dhe këtë herë ajo është plotësisht origjinale. Një çift i ri brazilianësh, Evi dhe Elina Santana — janë besimtarë që prej kohësh punojnë në këtë qytet — duke ngritur në krahë flamujen e tyre muajshe dhe me flamurin e Brazilit në dorë, kanë udhëhequr turmat e tifozëve lezhanë që bashkë me ta gëzonin për fitoren e ekipit të Romarios. Për minutat e tëra, gëzimi i tyre është përcjellë dhe britmat e hareshme dhe boritë e makinave që lëviznin zhurmshëm nëpër qytet. Ir. Ra.
Evi Elina Santana Enver Hoxha Lezhë Brazil

Ministria e Finacave dhe Pallati i Kulturës 14 RADIO-GJIROKASTRA veteriner i Bashkisë, Ne Ka. Ko. aneks, kati i dytë që ndodhet te Shkolla e Bashkuar. E 25263 në Tiranë. Printeri është i markës "Canon BJ 10 SX" ndërrohet me një apartament 2 dhoma e 1 kuzhinë që të ndome përdorim universal.
Gjirokastër Tiranë