Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 27 korrik 1994

Masakra e Peshkëpisë: ushtarakët në gjyq

Ishin vrarë dy dhe plagosur tre të tjerë Ja të gjitha akuzat e përgatitura nga organi i Prokurorisë Ishin vrarë dy dhe plagosur tre të tjerë Masakra e Peshkëpisë: ushtarakët në gjyq Ja të gjitha akuzat e përgatitura nga organi i Prokurorisë TIRANE — Rikthehet edhe një herë në plan të parë masakra — bërë nga një komando greke — në qendër të rekrutëve të rinj në Peshkëpi të Sipërme të Gjirokastrës më 10 prill të këtij viti. Sapo kanë përfunduar hetimet dhe pranë Gjykatës tashmë ka kaluar dosja e pesë ushtarakëve shqiptarë, veprimet e të cilëve — sipas aktakuzës — kanë sjellë si pasojë vdekjen e dy ushtarëve, plagosjen e tre të tjerëve si dhe dëme materiale të pasurisë ushtarake në një vlerë afërsisht të barabartë me 50 mijë dollarë. Janë Ylper Meraja, Pilo Ndini, Arjan Guma, Shat Selfo dhe Qemal Stroka, pesë ushtarakët shqiptarë që së shpejti do të dalin para gjykatës pikërisht për masakrën e ndodhur në pikën kufitare të Peshkëpisë. Më ra[?], Shefi i Komisariatit të Policisë në Gjirokastër, Ndrë Pol Shefi i Policisë Kufitare, së këtij rrethi dhe Guma komandant i Qendrës së Stërvitjes në Peshkëpi akuzohen për "shpërdorim detyre", ndërsa Selfo, kujdestar-magazinier dhe Stroka, komandant skuadre e përgjegjës ndërresë po në pikën kufitare të Peshkëpisë, akuzohen për shkelje të rregullave të shërbimit të rojës. Përgjegjësia më e madhe — sipas akuzës — i detyrohet shefit të Komisariatit të Policisë. Ylper Meraja, i cili me insistim dhe kundërshtim me rregulloret e dikasterit të tij, kish vendosur që rekrutët e rinj të stërviteshin në një pikë kufitare. Por ka shumë mundësi që Meraja të mos marrë pjesë në procesin e 11, 10 për faktin se ai është i vetmi ndër pesë të pandehurit i hutuar në gjendje të lirë, por sepse pikërisht para disa ditësh Komisariati që ai kish drejtuar për disa muaj, shpalli kërkimin për të, madje duke e akuzuar për veprën penale të "shkaktimit të skandaleve" për përfshirjen në skandalin e lekëve të falsifikuara apo edhe kontrabandën e karburanteve. Sipas organit të Prokurorisë, përgjegjësia i rëndë i atribuohet edhe Pilo Ndinit, sidomos për moszbatimin e ruajtjes së regjimit kufitar apo edhe për largimin e ushtarëve të vitit të dytë nga pika kufitare e Peshkëpisë, duke e lënë këtë repart vetëm me rekrutë të rinj. Përveç në jashtëligjshmërinë e rekrutëve të rinj në vendin e truprojës akuzohet edhe Arjan Guma, komandanti i Qendrës Stërvitore të Peshkëpisë. Ndërsa Selos e Strokës u duhet t'i përgjigjen akuzave për moskallëzim krimi, që i referohet faktit se ata kishin fjetur, madje të zhveshur, atë kohë në shërbim. Kështu pas vrasjes së dy ushtarëve, plagosjes së tre të tjerëve, rrëmbimit nga komandot greke të 15 automatikëve dhe dy pistoletave, tashmë dalin para gjyqit edhe pesë ushtarakë shqiptare. Masakra në Peshkëpi ka kushtuar shumë. Kufiri greko-shqiptar
Ylper Meraja Pilo Ndini Arjan Guma Shat Selfo Qemal Stroka Peshkëpi Peshkëpi E Sipërme Gjirokastër Tiranë Kufiri Greko-Shqiptar

Tiranë, frikë nga ndotja

DENONCIM/Instituti i Higjienës vendos të kontrollojë ajrin Makinat kërcënojnë kryeqytetin DENONCIM/Instituti i Higjienës vendos të kontrollojë ajrin Tiranë, frikë nga ndotja Makinat kërcënojnë kryeqytetin TIRANE — Kryeqyteti nën kërcënimin e ndotjes nga makinat. Shtimi i ndjeshëm i numrit të automjeteve në qarkullim në Tiranë tashmë po shihet nga specialistët si një rrezik eventual për ambientin. Ndonëse matjet e para të kryera nga Instituti i Higjienës, në udhëkryqet kryesore, kanë treguar një nivel ndotje të pranueshëm dhe brenda normales, shqetësimi mbetet i pranishëm sidomos me ardhjen e temperaturave të larta që ndihmojnë në avullimin e gazrave të dëmshëm. Ndotja nga automjetet shkaktohet kryesisht si pasojë e vjetërsisë së tyre dhe karbonit shumë herë më të lartë se norma. "Pjesa më e madhe e makinave që qarkullojnë janë të amortizuara" — treguar nga private, e cila shpjegon për Gazetën Shqiptare Albert Gushi, specialist në Institutin e Higjienës — "por problem përbën edhe benzina, kryesisht ajo e prodhuar nga vendi, e cila nuk kontrollohet për përmbajtjen e plumbit që përndryshe Brenda niveleve të pranueshme, në Tiranë dhe disa rrethe të tjera kemi kapur gjurmë të plumbit". Për nëse situata e tanishme duket e qetë, parashikimet e motit të ardhshëm shtrëngojnë edhe pak më shumë duart. "Sondazhi i kryer nga ne është bërë në prill dhe në kushte të një shtypjeje atmosferike — vazhdon Gushi — ndërsa tani në verë, ndotja duhet të jetë rritur për shkak të nxehtësisë që favorizon çlirimin e gazrave të oksidit të azotit". Ndërsa situata parashikohet të keqësohet, specialistët nuk kanë mundësi të kryejnë matjet e nevojshme. Aparaturat që ne përdorim janë të shumta e vjetra — tregon Gushi — por ne investiterisë sigurojmë dhe automjetet që na nevojiten për të shkuar për matjet në kampione". Armand Mero
Albert Gushi Armand Mero Tiranë

Shefi i diplomacisë italiane në Shqipëri

Në shtator Ministri i Jashtëm italian, Martino TIRANE — Ministri i jashtëm italian do të vijë në Shqipëri. Data e vizitës — ende jo zyrtare — mund të jetë 12 shtatori. Antonio Martino, kreu i Ministrisë së Jashtme italiane nga më pas e tre muaj, ka pranuar ftesën që i është bërë nga homologu i tij shqiptar, Alfred Serreqi. Tani diplomacitë i janë vënë punës për të organizuar programin e vizitës, një nga të parat të bëra nga Martino jashtë vendit që kurse bën pjesë në qeverinë Berlusconi. Ministri i fundit i jashtëm italian që ka ardhur në Shqipëri në një vizitë zyrtare ishte Gianni De Michelis: ishte koha e qeverisë Nano. Në vazhdim De Michelis u përfshi nga skandali i ndihmave të shpërthyera dhe në Itali. Ndërsa në dhjetor të '92 erdhi në Tiranë — i pritur nga Presidenti Sali Berisha — Presidenti i Republikës, Oscar Luigi Scalfaro, i shoqëruar me atë rast nga Ministri i Jashtëm Emilio Colombo. Ar. Me.
Antonio Martino Alfred Serreqi Gianni de Michelis Nano Sali Berisha Shqipëri Tiranë Itali

Dënim me vdekje qenve të rrugës

Gjatë natës kafshët do të vriten me çifte nga pushkatarët TIRANE — "Çdo qen do të shihet i pashoqëruar do të zhduket". Tashmë dhe Tirana i shpall kushtul luftë këtyre kafshëve të padisiplinuara. Një vendim i posaçëm i Bashkisë përcakton fillimin e një fushe të organizuar ndaj tyre brenda pak ditëve. Që të e qenve do të kryhet në orët e vona të natës dhe do të organizohet si një bashkëpunim me Ndërmarrjet e Pastrimit dhe Forcat e Rendit në kryeqytet, nga personat e specializuar që do të armatosen me çifte gjahu. Ide e luftës kundër qenve të rrugacë ka lindur si pasojë e shtimit të jashtëzakonshëm të këtyre kafshëve nëpër mjediset e kryeqytetit. Madje, me sa ata janë bërë thuajse banorë të ligjshëm të shëtitjes gjenetike edhe në bulevard. Sipas specialistëve të zyrës së Veterinarisë në Bashki, ky shtim ka ardhur nga rritja e numrit të shtëpive private apo dhe lokaleve që për të ruajtur nga vjedhjet përdorin qenë. Por e keqja nuk qëndron këtu. Duke mos mësuar t'i ushqejnë, kanë lënë kafshët në liri. Pikërisht për t'i evituar këto "prirje" të pakontrolluara nëpër rrugët e kryeqytetit, tani ndaj tyre do të merren masa të rrepta. Persona të caktuar, me leje armë nga Rendi dhe me mbështetjen e Ndërmarrjeve të Pastrimit — do t'u japë dhe një makinë për të mbledhur kafshët e vrara e pastaj për t'i groposur — do të dalin së shpejti, nga ora 23.00 deri në orën 3.00, për të ndëshkuar qentë që bredhin në vetmi. Për e evituar viktimat e pafajshme, Bashkia ka menduar që të vejë në dijeni, nëpërmjet mediave, të gjithë personat që kanë qenër shtëpie apo dekorativë që t'i mbajnë të lidhur dhe gjithmonë të shoqëruar. Për ndryshe... Ar. Me.
Ilir Mamushi Tiranë Kryeqytet

Rrezikon burgun pas mashtrimit nga një italian

Elbasan, proces gjyqësor ELBASAN — "Unë rrezikoj burgun, pikërisht sepse i besova një investitori italian që me mashtrioi". Është rrëfimi i dhun[?] i Petrit Dervishit, ish-drejtori i Ndërmarrjes së Zogjve të Mishit në Elbasan. Në jo[?] vend[?] — dëshmitari i ka kushtuar 103 mijë dollarë ndërmarrjes së tij, ndërkohë që kjo shifër tashmë i para tij — gjendet Bashkisë në investitorin italian të arrestuar. "Unë u detyrova ta bllokoja pronën e Dervina — pasi gjendesha i bllokuar dhe e gjithë sazia provokonte të përfshi[?] pjesë. Ishte justifikuar me pasivitetin e prokurorisë, sipas tij. Në fakt, ndërmarrja e Bujqësisë dhe Ujësjellësit, si dhe autoritetet vendore italiane, më kishin premtuar të kthenin këtë dëm. Tashmë Dervi[?] akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe në gjuhë[?] — ata e procesit — ai ka mundësi të mos ngatërrohet me ka besuar në një mashtrues ndoshta mbetet të investitorit italian — sikurse i kish pëmtuar ish-drejtori shqiptar — të kthente Shqipëri 103-mijë dollarë të humbur e të kompanisë. I vetmi rrezik që ka sipërmarrja e tij është që Dervishit t'i duhet të përballet me fajin e një investimi të dështuar. (r. el.)
Gazmend Muça Elbasan Shqipëri

Arrestohet vëllai i Gazmend Muçës

Pas akuzave për dy vrasje TIRANE — Ka përfunduar në burg nëna dhe vëllai i Gazmend Muçës, të riut që ish vrarë bythshëm në prill '92 pas një përpjekje midis bandave rivale të kryeqytetit. Sipas një komunikate të Ministrisë së Rendit Publik, 18-vjeçari Taulant Muça akuzohet për vrasjen e një të riu kryeqytetas në 21 mars '94 si dhe pjesëmarrjen në një tjetër vrasje të kryer në qershor po të këtij viti. Gjithashtu Taulant Muça akuzohet dhe për një tentativë tjetër vrasjeje me heqje jete. Ndërkohë Edlira Muça, 23 vjeçe — e njohur me pseudonimin "Kërriçi" — ndodhet për "përkrahje pas kryerjes së krimit", sepse e dyshuar ka verifikuar se ai kishte dijeni për krimet e mikut të tij si dhe armës pa leje. Ndërsa nëna e Taulantit, Liri Muça, 51 vjeçe dhe Edeva Shajku, 24 vjeç filmisht janë ndaluar nga organet e Rendit, pasi — sipas akuzave para tyre — ka bashkëautore të fshehjes së pistoletës së Taulant Muçës, duke e larë[?] me shpejtësi nga shtëpia dhe strehuar në një tjetër vend. Tashmë me gjetjen e armës së fshehur, autoritetet pohojnë se kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e ndodhur në 21 mars '94 — pranë Gjimnazit "Partizani" — kur vrau[?] e Petrit Toskës i simuluar si një vetëvrasje, pasi viktimës i ish lënë në dorë një pistoletë tip "Zastava". (p.re)
Taulant Muça Edlira Muça Liri Muça Edeva Shajku Petrit Toska Tiranë Kryeqytetit Gjimnazit "partizani"

E vërteta mbi makinën fallso të Hoxhës

REALITET KURSIV TIRANE — Fillon të hidhet dritë mbi "misterin" e një prej objekteve me emblematike të piramidës së Muzeut. TIRANE — Fillon të hidhet dritë mbi "misterin" e një prej objekteve më emblematike të piramidës së Muzeut. Me parë ishte muzeu i Enver Hoxhës. Milicentos së famshme. Makina nuk ka qënë asnjëherë e Hoxhës madje ai as që ka hipur ndonjëherë mbi të. Vitë më parë ajo u muar nga oborri i një fshatari të thjeshtë dhe durrsak për t'u vendosur në muze. Nuk dihet ende thjesht në bujtor[?], qe janë nuk ka më shumë vlerë as për koleksionistët. Tani, pas hamendjeve të para që e trego institucionit kryesorë të Muzeut të riejt nën historinë e makinës së vjetër, e plusur, ende u është rruukur nëpër këto pa fjalë mëdha që i propagandistët — e vërteta? Tipa të tjerë të viteve 1986, kur ende po punëh[?] për të përmbylljen e eksponateve muzeale për ekzistencën e një "Milion" fa[?] drejtuar po plaçkën e burrit të lejom? i shfryq[?] të tij? se çfarë? — nga një ndonjë lelëshimi i mesim komunarë për në oborrin e fshatarit Me këtë punë u morar madje edhe Ministria Komunale. Makina kishte ngecur aq keq sa që duhej tërhequr me një vinç. Më pas ministri i Brendshëm për t'i dhënë dorën e fundit. Këtu makina zuri vend në sallën nga ku s'u mund të lëvizte dot më. Mbi të u vu një fotografi e Hoxhës pranë një makine antike ulur. Lulës. Kështu cili u mbyll dhe Milicento mori famën e "makinës së përdorur nga Komandanti gjatë Luftës Antifashiste". Në fakt nuk ishte veçse një kopje besnike e asaj që thuhej se ai kishte përdorur në udhëtimet e tij gjatë atyre viteve. Kështu, makinë u vlerësua do t'i duhej të priste tani dissa kush[?] i kujtohesh për të. Ndoshta do të kujtohet vetë fshatari durrsak nga oborri i të cilit ajo u tërhoq nga një vinç i Komunales tetë vjet më parë për të marrë kur po mbusheshin eksponatet e "piramidës" Makina e përdorur gjatë "Ekspo-Tiranës", që mendohej se ka qënë e Enver Hoxhës (Foto nga A Babali) Fatos Baxhaku
Enver Hoxha A Babali Senna Tiranë Durrës

«Formula 1» mbërrin në Tiranë

Fillon turneu i Rothmans «Williams Renault» TIRANE — Për herë të parë në Shqipëri mbërrin dhe "Formula 1". Në nip[?]on emrin origjinal, improzzuar në sheshin qendror të Tiranës sot ndalesa dytë e turneut Rothmans Simulartor — sponsorizuar Williams Renault — i cili ka qarkulluar më pas edhe në Slloveni, Maqedoni, Bullgari, Ukrainë, Rusi e Poloni. I takoi pikërisht gazetarëve shqiptare pas në konferencë shtypi — të ishin gjithashtu edhe shijorët e parë që hipën mbi një "Williams Renault" e njohur makinë e kësaj, filluar turneu i kaqësor i botës dhe që ish drejtuar e parë nga nj[?] i vjetër e automobilizmit edhe nga Senna e Mansell.
Mansell Tiranë Shqipëri Slloveni Maqedoni Bullgari

DJE NE SHQIPERI

NE SHQIPERI 42 MIJE FAMILJE JANE ENDE PA STREHE — Janë 42 mijë familje shqiptare të cilat ende sot nuk kanë asnjë vend për t'u strehuar. Kjo shifër përkonpues është dhënë nga një ministëri i Ndërtimit, Ilir Mamushi, gjatë një konference të dhënë për gazetarët. Zgjidhja e këtij problemi, sipas Mamushit, do të arrihet përmes të ngritjes të ndërtimeve dhe kredive nga jashtë, ndërkohë që nga buxheti i shtetit janë realizuar vetëm 10 mijë apartamente. GIROKASTER, VDES MESUESI DHE SHKRIMTARI I NJOHUR BEKIM HARXHI — Një ceremoni e madhe ka shoqëruar në Gjirokastër, funeralin e mësuesit dhe shkrimtarit të njohur Bekim Harxhi, i cili u nda pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 60-vjeçare. Harxhi do të kujtohet nga të gjithë për kontributin e tij të veçantë në letërsinë për fëmijë dhe aktivitetin e tij si mësues i njohur në qytetin e Gjirokastrës. TIRANE, GRINDJE ME THIKA NE LOKAL. 5 PERSONA NE GJENDJE TE RENDE NE SPITAL — Ka përfunduar mjaft i rëndë grindja me thika e plasur në një nga lokalet e Tiranës. Tashmë 5 persona janë shtruar në pavionet e spitalit Ushtarak, nga të cilët 3 në reanimacion. Shkak i kësaj përleshjeje është bërë mosmarrëveshja mes klientëve — një grupi të rinjsh nuk donin të paguanin — dhe pronarit të lokalit. TROPOJE, 2 VRASE VETEM NE 2 ORE — Vetëm brenda harkut të 120 minutave në Tropojë janë regjistruar 2 vrasje të njëpasnjëshme. E para për motive hakmarrjeje dhe tjetra pas një përleshjeje me thika.
Bekim Harxhi Rabin Shqipëri Gjirokastër Tiranë Tropojë