Çmimet e Drejtësisë
Ministria e Financave shqyrton projektin
Çmimet e Drejtësisë
Tarifa të reja shërbimesh
Tashmë edhe ankimet do të paguhen
TIRANE — Së shpejti edhe Drejtësia do të kushtojë më shumë. Kështu tarifat dhe taksat mbi shërbimet gjyqësore do të jenë më të larta. Në propozim i Ministrisë së Drejtësisë, parashikon ndryshime të shumta në strukturën e çmimeve që aplikohen për këto shërbime.
Do të rriten mesatarisht nga 5 deri 10 herë taksat për shërbimet në administratat gjyqësore, noterore dhe zyrat e hipotekimit të përmbarimit. Në masën më të madhe ato mendohet të rriten për shërbimet noterale. Kështu sipas parashikimit — një prokurë (redaktim e përgjithshme nga 30 lekë që është aktualisht mendohet të bëhet 200, ndërsa një prokurë e posaçme nga 50 në 300. Në përgjithësi të madhe janë rritur edhe tarifat për një kërkesë padie paraqitet në gjykatë. Ato do të luhaten nga 50 lekë në 5.000 aktuale 50 lekë që është aktualisht taksa më e shtrenjtë.
Ndryshime do të bëhen edhe në mënyrën e pagesës. Në mjaft raste do të merren parasysh edhe vlerat e objektit që merret në shqyrtim. Kështu për vendimet e ekzekutimit të vendimeve e titujve ekzekutivë me objekt të vetëvlefshëm fiks do të ketë një çmim fiks. Taksa do të jetë, kundrejt shumës, 10 për qind dhe kundrejt personave juridikë 20 për qind.
JANDRYSHIMETPARASH-KURAPERTAKSATMESHERBIMETNEADMINISTRATAT GJYQESORE, NOTERIALE DHE ZYRAT E HIPOTEKES
Veprimet nga administrata gjyqësore
- Për regjistrimin e padive e i diktat për a) shtetas shqiptar 100 1.000 b) shtetas i huaj 500 5.000
- Për lëshimin e vërtetimeve për personin nuk ka pengesë ligjore për pajisjen me pasaportë 5 50
- Për lëshimin e dëshmisë së penalitetit nga zyra e gjendjes civile 10 100
- Për ankimet ?
a) në shkallën e apelit ? 2.000
b) në shkallën e lartë të apelimit 3.000
- Kërkesëpadie për çështje gjyqësore që kanë të bëjnë me përfitim të drejtë pronësie 30 5.000
- Për padi kontraktore 50 5.000
- Me vlerë mbi 100.000 lekë 50 5% e vlerës
Veprimet në zyrat e noterive
- Përpilimi i testamentit 100 500
- Kontrata për kalim të pronësisë 100 500
- Vendim për dëshmi trashëgimie 100 500
- Kopje me vërtetim njësie me origjinalin 50 200
Veprimet në zyrat e hipotekës
- Për regjistrimin e hipotekës 40 80
- Për lëshimin e çertifikatës së interesuarve 25 100
- Për një zyrë hipotekore 25 100
- Për regjistrimin e akteve të pronësisë 100 50
Sipas projektit të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë do të ketë taksa edhe për ankimet. Në këtë rast shpenzimet gjyqësore lëvizin nga 2 mijë për në shkallën e dytë apelin në 3 mijë për në shkallën e tretë. Kjo masë — sipas specialistëve — merret kryesisht për të parandaluar fluksin e pajustifikuar të gjyqeve për t'u drejtuar e gjykata dhe atëherë kur kjo nuk është e domosdoshme.
Këto ndryshime — për të cilat pritet që shpejti të dalin nga ana e Ministrisë së Financave — janë bërë me qëllim që të përballohen shpenzime që ngarkojnë veprimtarinë e organeve gjyqësore. "Këto shpenzime janë të karakterit më të ndryshme — sapo thonë specialistët — duke u rritur në çdo ditë e njësi të sekretarive dhe daktilografisteve deri në harxhimet e kancelarisë".
Armand Mero
Zi për sportin: vdes futbollisti shkodran Medja
Pas një incidenti tragjik
Zi për sportin:
vdes futbollisti
shkodran Medja
SHKODER — Ditë zie për futbollin dhe sportin shqiptar. Ka humbur jetën pas një incidenti automobilistik, futbollisti i "Vllaznisë" së Shkodrës, Artan Medja. Një ditë pas fatit të tij tragjik, të martën kolegët e tij dhe banorët e Shkodrës i kanë dhënë lamtumirën e fundit 19-vjeçarit, që edhe tre ditë më parë — të dielën — në Lushnja — nuk kishte harruar t'u falte atyre gëzimin e një goli të shënuar prej tij.
Në këto momente zie për futbollin dhe sportin shqiptar, Gazeta Shqiptare i shpreh familjes dhe klubit sportiv "Vllaznia" ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e të riut dhe futbollistit të talentuar, Artan Medja. (p.e.)
Futbollisti Medja
Laç, arbitrat në revoltë
TIRANE — "Nuk shkojmë për të arbitruar në Laç deri në fund të këtij sezoni". I është përgjigjur kështu rasteve të fundit të violencës ndaj arbitrave, Shoqata e Arbitrave Shqiptarë, pas mbledhjes urgjente të zhvilluar në kryeqytet ditën e martë. Për vendimin e fundit i arbitrave shqipëtarë të futbollit për kategorinë e parë — të arbitruar nga i gjithë vendi — shoqërohet edhe me një paralajmërim tepër të rreptë: duke filluar nga kjo e shtunë, për çdo incident apo dhunë të ushtruar nga futbollistët apo tifozët ndaj arbitrave, ata do të ndërpresin Kampionatin.
Për dy javë me radhë opinionin sportiv shqiptar e shqetëson rritja e episodeve krejt të papranueshme jo vetëm për fushën e blertë, e ku viktima të violencës së futbollit kanë qenë arbitrat Alla e Arra. Denoncimi i këtyre dy skandaleve për futbollin shqiptar dy herë kishte njohur si protagonistë futbollistë e ekipit të Laçit. Ndoshta kjo koincidencë tashmë ka detyruar arbitrat në vendimin e tyre ekstrem. (el.)
Tani pesho[n] më pak akuza ndaj Skëndos
Kthesa e parë në procesin e milionerit
Tani peshon më pak
akuza ndaj Skëndos
Gjykatësit hedhin poshtë dy nga tre episodet
TIRANE — Ka zgjatur vetëm pak orë "vizita" e milionerit shqiptar, Marsel Skëndo në vendbanimin e tij, Tiranë. I ardhur nga qelitë e Beratit për të zhvilluar procesin e tij — të paralajmëruar për në ditën e parë të martës — brenda ditës Skëndo është detyruar të kthehet përsëri për në Berat. Veçse këtë herë gjëja e "peshon" shumë herë më pak. Gjykata e Tiranës — përmes së Mërkurës në një vendim — ka hedhur poshtë dy nga tre episodet për të cilat organi i Prokurorisë kishte akuzuar më parë Marsel Skëndon, duke i konsideruar ato si të paqena. Por jo vetëm kaq; Kryetari i Trupit Gjykues — duke kërkuar verifikime të mëtejshme nga ekspertë për episodin e mbetur të akuzës — i ka rekomanduar organit të Prokurorisë edhe ndryshimin e masës së arrestit ndaj Skëndos.
Ishin tre episodet kryesore ku Prokuroria e Tiranës kishte mbështetur edhe akuzën për "falsifikim të dokumentave zyrtare", të cilët kishte dorëzuar gati ditëve të shkurtit në Gjykatë. Dy episodet e para — të cilat Gjykata i hodhi poshtë në seancën e vetme të ditës së martë — kishin të bënin me dokumentat e 8 dhe 14 tetorit '91, të cilat Skëndo ia kishte nxjerrë Ministrisë së Ushqimit për të siguruar lejën e kërkuar të lokaleve për gatim bregdeti shqiptar. Kështu lejen verbale të Skëndos — marrë prej tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe që ai e kishte përmendur edhe në kërkesat e tij për Ministrinë e Ushqimit — Gjykata nuk e çmoi si "falsifikim të dokumentave zyrtare". Përsa i përket episodit të tretë — dy shkresë e 26 gushtit '91, drejtuar institucioneve shtetërore për 100 tonë cigare, për të cilën, sipas organit të hetimit, rezultuan vetëm 40 tonë — Gjykata kërkoi verifikimin nga ana e ekspertit lidhur me peshat.
Kështu shtyhet, ndoshta edhe për një javë, procesi i milionerit shqiptar Marsel Skëndo. I arrestuar në 28 tetorin e vitit të kaluar, Skëndo ishte izoluar në qelitë e Burgut të Tiranës. Pas refuzimit po nga Gjykata e Tiranës të kërkesës së tij për revokimin e masës së arrestit, Skëndo u dërgua në Berat, në qeli — e së cilës pret aktualisht edhe procesin përfundimtar. (Ed.Lala)
Marsel Skëndo në gjykatë gjatë procesit (Foto A. Babani)
Korçë, rishfaqet kthimi refugjatëve
Rriten rastet në ditët e fundit
Korçë, rishfaqet
kthimi refugjatëve
KORÇE — Një tjetër valë emigrantësh shqiptarë po kthehet nga Greqia. Këto ditë me dhjetra autobuzë të mbushur me refugjatë kanë zbarkuar në pikën kufitare të Kapshticës. Policia greke i ka grumbulluar shqiptarët nëpër rrugët e fshehta e qyteteve dhe i ka kthyer shpejt pa u identifikuar e pa lejuar nëpunës. "Mua më kapën sapo dola nga dera e fabrikës ku punoj — tregon për Gazetën Shqiptare Bari B[h?]unazi — unë andej kam familjen, gruan dhe fëmijët të cilët i lija rrallove së tashmë gjendem në Shqipëri".
Operacioni grek, i filluar, të paktën, ka sjellë pranë pikave të kufirit emigrantë të shumtë, një numër i saktë i të cilëve ende nuk dihet. "Atë ditë ishin 16 autobusa" qe po mbusheshin me shqiptarë — thotë për Gazetën Shqiptare Irfan M[o?]çani nga Gora e Korçës — si në kohë dhe shumë të tjerë. Na mbajtën në izoluar disa ditë në Polici por nuk na lejuan punë".
Gjendja e krijuar këtë herë mendohet të jetë si një kundërpërgjigje e grekëve ndaj Qeverisë Shqiptare për qëndrimin favorizues e që kjo e fundit ka mbajtur ndaj Maqedonisë. Ndërkohë që nga ana e saj Greqia ka shpallur embargo e përgjithshme dhe ka mbyllur portet e saj për mjetet maqedonase.
DJE NE SHQIPERI
NE DIBER BLEGORIA PO I ZE VENDIN BUJQESISE — Po fillon të jetë përsëri blegtoria një degë të zhvillimit në rrethin e Dibrës. Këto e tregojnë edhe ndryshimet në strukturën e mbjelljeve të sipërfaqes së tokave nga dita e djeshme. Kështu edhe sipërfaqja e mbjellë me jonxhë është rritur me 1.000 hektarë në krahasim me vitin 1990. Ndërsa në pesurë ulje e ndjeshme sipërfaqja e kësaj kulture në grurë. Në rritje e ndjeshme është vënë re edhe në numrin e krerëve të imta, duke qenë se kjo e fundit është e favorizuar edhe nga kushtet klimatike.
NJE SHKOLLE GJERMANE DERGON NDIHMA PER QYTETIN E KRUJES — Këtë herë është një shkollë e mesme gjermane e cila ka dërguar disa ndihma për qytetin e Krujës. Këto ndihma — dy mikroskopë dhe një aparat diagnostikues me ultratinguj për spitalin e qytetit dhe në kuadrin e bashkëpunimit me Kryesin e qytetit gjerman Weilerswist. Këto e fundit të Weilerswist dhe shkollën e mesme të saj, kishin vënë jetë dhe vendbanonit shqiptar në Gjermani.
TAKIM I MINISTRIT MUSARAJ ME SHEFIN E VEZHGUESVE TE KOMUNITETIT EUROPIAN — Bashkëpunimi midis nesh ka qënë i frytshëm, i shprehu në takim e tyre Agron Musaraj, Ministër i Rendit dhe Jean Pierre Tiebault, Shef i vëzhguesve të Komunitetit Europian. Tiebault deklaroi se është shumë i kënaqur nga ndihma që u kanë dhënë punonjësit e Rendit. "Tregues për këtë — theksoi ai — është edhe fakti se gjatë 4 muajve të fundit ka rënë numri i incidenteve". Nga ana e tij Ministri Musaraj falenderoi Vëzhguesit e Komunitetit Europian, duke vënë në dukje rolin e tyre të rëndësishëm në Shqipëri.
Ç'burgoset drejtori i Muzeut
Masë e re
Ç'burgoset
drejtori
i Muzeut
TIRANE — Kthehet në shtëpi pas një muaji në Burgun e Tiranës edhe Myslym Islami, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. I arrestuar për "shpërdorim detyre" menjëherë pas vjedhjes së veprave në pasuniversitet e të tjerët në institucionin që ai drejtonte, tashmë Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e tij për të kaluar në masë arresti, duke vendosur "mbylljen në shtëpi". Në këtë më parë të hënën — ishte larguar nga qelitë e burgut edhe Begator Mane — President i Rojave Civile "Rogat" — me të cilin Gjykata nënshkroi aktin e dorëzanisë, çka do të thotë se deri në momentin e daljes së tij në gjyq, e gjithë pasuria i bllokohet për arsye moslargimi. Ndërkohë hetimet për grabitjen e Muzeut ende vazhdojnë. (el.)
Hapet ambasada Kroate
Hapet
ambasada
Kroate
TIRANE — Një tjetër Ambasadë do t'i shtohet Trupit Diplomatik të huaj të akredituar në Shqipëri.
Këtë herë në Tiranë do të vijë — për herë të parë — edhe përfaqësuesi i diplomacisë kroate.
Inaugurimi i hapjes së Ambasadës — që përbën një tjetër hap të marrëdhëniet midis dy vendeve — u bë me rastin e vizitës në Shqipëri të Franjo Tugjman, President i Kroacisë.
Në ceremoninë mori pjesë edhe Presidenti shqiptar Sali Berisha.
"Hapja e saj ka një vlerë të veçantë — deklaroi nga ana e tij Tugjman — sepse është vazhdimësi e lidhjeve historike të popullit shqiptar dhe atij kroat".
Vogëlushja robinë e një gruaje
Rrezikohej të hidhej nga kati i tretë
Ndërhyn Policia, zjarrfikësit dhe një psikolog
EDMOND LICA
TIRANE — Për minuta të tëra vogëlushja kishte "lozur" bashkë me të sëmurën psikike që kishte mbyllur brenda dhomës së saj. Dhe nuk e kishte menduar as rrezikun e hedhjes nga kati i tretë, madje as edhe ankthin e prindërve të saj, që pranë derës së hapur, kishin menduar më të keqen. Për së cilës u kërkua ndihma e prindërve dhe Policisë, kaq kërkuar edhe ndihma e psikologut të repartit 414. Më në fund — zgjeruarë — dhe një mjek psikiatër. Sidoqoftë [?]
... të kanë mjaftuar vetëm 85 minuta për ta dërguar vogëlushen 5-vjeçare nga "loja e dekjes" dhe kthimin e saj pranë prindërve. Ndërsa e sëmura psikike është shoqëruar për në Spitalin Neuropsikiatrik të Tiranës.
Ka përfunduar kështu episodi, di kurioz që kishte ndodhur në mbrëmjen e djeshme si doli në një pallat të kryeqytetit, ndërsa vogëlushja ishte marrë gjatë një zënkarmit [?] nga fqinja e saj 30-vjeçare e sëmurë psikike — për t'u mbyllur për minuta të tëra në dhomën e saj.
NE BRENDESI
Paqe midis Jelcin dhe Parlamentit rus
Kërcënime puçisti Rutskoi
NE FAQEN 2
Ja si ndryshojnë shpenzimet buxhetore
Rriten financimet për të papunët
NE FAQEN 3
Blej dhe shes
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
KE NDONJE GJE PER TE SHITUR?
DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona:
Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264.
Trepono në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën.
SHES aparate stomatologjike Unid. Disponoj edhe portativ (08).
Adresa: Pranë restorant "Durrësi" në pallati 05/1, apartamenti 19, Tiranë.
KERKOJ një shtëpi me qera me dy ose tre dhoma e një kuzhinë. Shtëpia të jetë me oborr nuk të ketë vend për një makinë. Jemi një çift i ri italian, shtëpia na nevojitet për një vit. Drejtohuni me anë të telefonit 2646, Tiranë.
JAP ME QERA një vilë në katëshe me katër dhoma e një kuzhinë, me aneks, dy banjo dhe dy ballkone. Oborr i madh me vend për parking. Adresa Rruga "Fert Xhako", nr. 38, Tiranë.
JAP ME QERA një shtëpi dy katëshe në qendër të Shkodrës, poshtë ka dyqan dhe sipër 3 dhoma e një kuzhinë, me oborr. Të interesuarit të drejtohen në numrin telefonik: 042 24626.
JAP ME QERA një shtëpi private në qendër të Tiranës, kati i parë, me pesë dhoma, kuzhinë, banjo, oborr me sipërfaqe 240 metra katror, si dhe depo garazhe me dyer metalike. Shtëpia ka edhe telefon. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 426 21, nga ora 9.00 — 14.00.
SHES NJE TRUALl me sipërfaqe 660 metra katror. Adresa: rruga Thanas Ziko, pallati 65/3, shkalla 1, apartamenti 21, Tiranë.
JAP ME QERA një apartament privat në restorant Durrësi, kati i dytë, me një dhomë e një kuzhinë me aneks e banjo. Adresa: Lagja 49, rruga "Ferit Xhako", pallati 59, shkalla 1, apartamenti 4, Tiranë.
SHES një shtëpi me sipërfaqe rreth 120 metra katror, dy dhoma e një kuzhinë, me oborr. Të interesuarit të drejtohen në adresën: rruga Haxhi Tofari Balliu, nr. 19, Tiranë.
JAP ME QERA një apartament, me një ose më shumë, kati i dytë. Adresa: rruga "Ferit Xhako", pallati 67, apartamenti 12 (pranë klinikës universitare) pas orës 19.
JAP ME QERA një shtëpi në qendër të Tiranës, e sapo ndërtuar. Të interesuarit të drejtohen me numrin telefonik, 22039.