Më pak burg për bllokmenët
KASACION / Përfundon procesi i dhjetë ish-udhëheqësve
Do të dëmshpërblejnë shtetin
KASACION / Përfundon procesi i dhjetë ish-udhëheqësve
Më pak burg për bllokmenët
Do të dëmshpërblejnë shtetin
TIRANË — Bllokmenët do të dëmshpërblejnë Shqipërinë. Gjykata e Kasacionit, zëri vendimtar i Drejtësisë shqiptare, ka thënë fjalën e saj përfundimtare: të dhjetë ish-funksionarët e lartë të Partisë së Punës duhet të paguajnë një shumë totale prej më tepër se 2 milion lekësh. Por nuk është vetëm kjo. Kryetari i trupit gjykues ndonëse duke konfirmuar akuzën e gjykatës së Tiranës për "kryerjen pabarazie shoqërore nëpërmjet privilegjeve në bashkëpunim" — ka zbutur vendimet e Apelit dhe të reduktuara vitet që të pandehurit do të vazhdojnë të shlyejnë në qelitë e burgut.
Ka përfunduar pra në Tiranë — duke mbyllur kështu një nga kapitujt historisë së komunizmit në Shqipëri — procesi i bllokmenëve. Në orën 14.00 të së enjtes, në një sallat e gjyqit të Kasacionit — kryetari Zejn Haka ka dhënë sentencën finale: "Zgjidhjen e padisë civile duke i detyruar të gjithë të pandehurit që të dëmshpërblejnë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në vlerat përkatëse: Qirjako Mihali 227.944 lekë; Pali Miska 213.086 lekë; Besnik Bekteshi 257.733; Vangjel Çërrava 128.834 lekë; Prokop Murra 269.439 lekë; Llambi Gegprifti 195.023 lekë; Muho Asllani 168.357 lekë; Haredin Çeliku 142.787 lekë"; Foto Cami 202.154 lekë dhe Lenka Çuko 283.220 lekë". Gjithashtu trupi gjykues i Kasacionit ka zbutur — me 13 vjet më pak — edhe dënimet e dhëna nga Apeli për të dhjetë bllokmenët.
Më shumë nga 10 nga 14 kanë përfituar — me një, 2 vjet — gjyqtarët Mihali, Foto Cami dhe Lenka Çuko. Ndërsa për 7 të tjerë masa e vendimit është ulur vetëm një vit. Etapa e fundit e procesit u konkurrue në 13 orë. Filluar në orën 12.30 në Gjykatën e Kasacionit. Këtë herë në sallë, për para 3 anëtarëve të trupit gjykues — ashtu siç e kërkon vetë ligji — nuk ishin më të pandehurit, por vetëm avokatët. Për gati 40 minuta ishte mbrojtja e bllokmenëve që për herë të fundit i kërkoi Trupit Gjykues ulje të dënimeve për të akuzuarit duke i konsideruar masat e mëparshme si "tepër të rënda". Ndërsa avokati i të pandehurit Prokop Murra kërkoi që të rishikohej vendimi i shkallës së parë dhe më pas i Apelit, i cili kishte përcaktuar dënimet të tjeras — dhe heqjen e dekoratave dhe urdhrave më të larta të akuzuarve në pandehurit: "Të paktën na njihen ato dekorata që ata kanë marrë për përfundim e Luftës Nacionalçlirimtare".
"Gjaftuan vetëm pak minuta — aq sa për të lexuar akuzën — të cilat shënuan fundin e njëri prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore. Tashmë është përcaktuar përfundimisht edhe akuza. Kasacioni ka lënë në fuqi atë të bërë nga Gjykata e Tiranës "për krijim të pabarazisë shoqërore nëpërmjet privilegjeve në bashkëpunim", duke prishur atë "kishte marrë Apeli për shpërdorim detyre në bashkëpunim". Kryetari Nika la gjithashtu në fuqi vendimin për heqjen e titujve e dekoratave duke mos bërë përjashtim — siç kishte kërkuar mbrojtja e Murrës — për ato të akorduara për periudhën e Luftës.
Armend Mero
Një moment nga procesi i shkallës së parë ndaj bllokmenëve
Prokurori Dragoti i përgjigjet opozitës
Parlament!
TIRANË — Deluzioni i socialistëve ndaj përgjigjeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Alush Dragoti.
TIRANË — Deluzioni i socialistëve ndaj përgjigjeve të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Alush Dragoti. Po thuajse gjatë gjithë interpelancës, deputetët e Partisë Socialiste — që kishin kërkuar ndërhyrje e Dragotit në Parlament — kundërshtuan përgjigjet e dhëna prej tij.
Vëmendje kryesore iu kushtua çështjes së kreut të Fatos Nanos dhe procedurës hetimore të ndjekura kundër kreut socialist. Për shumicën e pyetjeve procedura po pyetjeve të ndjekshme ve. Para fillimit të ndërpresë shpjegime kundër. Në fund deputeti socialist i Vlorës Stefan Cipa e quajti prokurorin "joprofesional" dhe "që nxit politika".
Gjatë interpelancës Dragoti ngriti lart dhe vlerësoi veprimtarinë e organeve të akuzës duke bërë një vlerësim të lartë edhe për rolin e tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai premtoi gjithashtu se puna e prokurorisë do të vijojë me seriozitet. Në këtë kuadër u përmendën edhe çështjet e hapura ndaj figurave politike.
Armand Mero [?]
Dokument i fshehtë: Hoxha shiti Kosovën
Zbulime të reja nga Arkivi i PPSH
Bashkëshortja e tij kishte urdhëruar të mos publikohej
Zbulime të reja nga Arkivi i PPSH
Dokument i fshehtë: Hoxha shiti Kosovën
Bashkëshortja e tij kishte urdhëruar të mos publikohej
TIRANË — Vazhdojnë të dalin nga arkivi i fshehtë i ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës dokumenta që sqarojnë historinë. Këtë për herë të dytë e bëri me shkrimin e tij dokumenti i fshehtë i gjetur më 16 mars të këtij viti — ai që sqaron qëndrimin e vërtetë të Enver Hoxhës në lidhje me çështjen e Kosovës. Tashmë çdo gjë është e qartë: ishte vetë Enver Hoxha ai që tradhtoi Jugosllavinë. Kush është kundër kësaj politike — duhet kujtuar — ishte nën përgjegjësinë e diktatorit. Për bashkimin mund të flitej vetëm kur ai mundësonte socializimin në dy anët e kufirit.
Ky ishte qëndrimi i vërtetë i Hoxhës ndaj çështjes së Kosovës. Një e vërtetë që e gjejmë edhe në shtypin jugosllav të kohës. Në një version i mëparshëm [?] më vonë më të njohur, që me shpjegon edhe faktin tjetër: ishte Nexhmija, bashkëshortja e Enverit ajo që urdhëroi që ky dokument të mbetej sekret.
LUAN MALLTEZI*
TIRANË — Është një dokument, deri tani i panjohur për opinionin, i cili ka dalë në dritë gjatë muajit të fundit në dosjen e PPSH nga Arkivi i Shtetit. Në të bëhet fjalë për bisedën që Hoxha pati me një delegacion jugosllav në korrik 1946. Dokumenti, i shkruar me dorën e tij, është diskutimi "Akkordimi i pikëpamjeve të KQ të PKSH dhe delegacionit jugosllav mbi çështjen e Kosovës".
Përmbajtja e këtij dokumenti është tronditëse. Aty Enver Hoxha deklaron se "Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë krahina të Jugosllavisë". Më tej ai shprehet se "ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Jugosllavisë" dhe se shqiptarët e Kosovës duhet të luftojnë për socializmin atje.
Në lidhje me këtë qëndrim parte dhen të filozofojë se mos do të populli që çështja e Kosovës? Nuk rasti se një anëtar parte e ka të qartë se kjo është çështje jo e jotja. Jugosllavia është më e fortë se ne. Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë. A është interes i jonë të kërkojmë Kosovën? jo" thoshte Hoxha duke u përgjigjur po vetë.
Kjo nuk është progresive. Pra në këtë situatë, përfundon ai, do të ishte gabim të kërkonim Kosovën. Përfundim: shqiptarët e Kosovës duhet të luftojnë për socializmin në Jugosllavi dhe jo për bashkim me Shqipërinë.
Athere po, "në një situatë të tillë Kosova do të bashkohet me Republikën Socialiste e Shqipërisë. Kjo është vija, kjo është rruga jonë" — shkruan Hoxha.
Dokumenti i fshehtë zbulon po qëndrimin krejt tjetër të Hoxhës, nga ai që ai vetë ka shkruar në librin e tij "Titistët". Këtu Enver Hoxha shkruan se gjatë një lufte të tij në Beograd, e zhvilluar gjatë vitit 1946, i ka kërkuar zyrtarisht Titos, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Një version për të cilin nuk ekziston asnjë dokument. Zbulohet përkundrazi, se dokumenti i vërtetë të kundërtën.
Përmbajtja e dokumentit ka mbetur deri më sot e fshehtë edhe për vetë njerëzit e ngushtë të regjimit. Arsyeja e shpjegon një shënim i bërë vite më pas nga një arkivist i zakonshëm i arkivit të PPSH. "Shoqja Nexhmije na i ktheu këto dokumenta të plenumit të vitit 1946 — ka shkruar arkivisti — Më tha të ruhen në një fond ndonjë nga këto dokumenta i kish parë edhe shoku Enver, tha ajo". Shënimi është bërë në Durrës në korrik të 1969.
Ishte koha kur Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, nën drejtimin e Nexhmija Hoxhës, përgatite botimin e veprës së plotë të Enverit. Dokumenti nuk u përfshi kurrë në rendin kronologjik të Veprave. Sekreti u ruajt edhe në botimet e vonshme për vdekjes së Enver Hoxhës. Në librin "E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi" janë po fshirë të gjithë dokumentat — në të vërtetë të pakta — të Hoxhës me përjashtim të këtij dokumenti. Është përshkruar, pjesa nga libri "Titistët" që përshkruan variantin tashmë të njohur.
Kështu përgjegjësia dhe lehtësia me të cilën komunistët jugosllavë likuiduan çdo përpjekje të nacionalistëve shqiptarë për të vënë në jetë vendimet e vetë popullit të Kosovës me anë të përfaqësuesve të tij të ligjshëm, kishte aprovuar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë e nazistë, vendimin që nuk i vinin për shtat udhëheqësve komunistë.
* Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit.
Shpejt Gjykatë e posaçme për të miturit
Komiteti Birësimeve kërkon
TIRANË — Së shpejti edhe në Shqipëri do të ketë një gjykatë të posaçme për të miturit.
TIRANË — Së shpejti edhe në Shqipëri do të ketë një gjykatë të posaçme për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore që kanë të bëjnë me të miturit. Është Komiteti Shqiptar i Birësimeve pranë Këshillit të Ministrave ai që ka ngritur Ministrisë së Drejtësisë propozimin për krijimin e Gjyktës së të Miturve. Sipas drejtuesve të Komitetit të Birësimeve, shkak për këtë propozim janë bërë një numër parregullsish dhe shkeljesh ligjore në trajtimin e të miturve që nuk mund të shmangen pa ekzistencën e një organi të specializuar gjyqësor. Propozimi duket se ka gjetur aprovimin dhe mbështetjen e autoriteteve më të larta të drejtësisë shqiptare. Ishte vetë Ministri i Drejtësisë Kudret Çela që duke pohuar së shpejti, e cilësoi krijimin e kësaj gjykate "një domosdoshmëri për realitetin shqiptar".
DJE NE SHQIPERI
FABRIKA E LETRES NE LUSHNJE NE PRAG TE FALIMENTIT — Ditë të vështira për Fabrikën e Letrës në Lushnje. Tashmë kjo njësi industriale që dikur prodhonte 90 për qind të letrës së ambalazhit dhe gjithashtu asinë e kartonit për vendin, ndodhet në vështirësi financiare. Mbi të rëndon borxhi prej 12.6 milion lekësh ndaj shtetit ndërkohë që një pjesë e makinerive janë amortizuar dhe 400 punëtorë kanë dalë në asistencë. Drejtuesit e saj shpresojnë të dalin nga kjo situatë e vështirë nëpërmjet bashkëpunimit me të huaj.
NE GJIROKASTER MESONJTORJA E PARE SHQIPE E KTHYER NE KAFENE — Vazhdojnë në Gjirokastër debat mbi mësuesoren muze "Liria" që me vendim të këshillit bashkiak të qytetit është kthyer në lokal kafenesh. Të parët që kanë kërkuar kthimin e godinës në gjendjen fillestare kanë qenë mësuesit të mbështetur dhe nga opinioni publik. Kundër këtij vendimi të Bashkisë janë shprehur dhe Këshilli i rrethit të Gjirokastrës si dhe vetë ministri i Arsimit Xhezair Teliti. Gjithsesi, asgjë nuk ka ndryshuar deri më sot dhe ambientet e ndërtesës ku në vitin 1908 u hap për herë të parë shkolla shqipe po zihen nga zhurma e ekonomisë së tregut.
Një tjetër linjë detare mes Durrësit e Barit
Nesër udhëtimi i parë
TIRANË — Një linjë e re detare mes Barit dhe Shqipërisë.
Në 20 mars do të fillojë lundrimin në këtë itinerar anija traget "Pearl Wind-llams" e kompanisë "European Seaways". Trageti "Pearl Williams" ka një peshë mbartëse prej 9 mijë tonësh dhe një kapacitet prej pasagjerë, 180 automobila dhe 22 kamionë.
Lajmi vjen nga "Pan travel", agjenti i përditshëm për lidhjet mes Italisë dhe Greqisë, dhe që realizon lidhjet me Italinë dhe Greqinë. Deri sot anija është anije traget që bënte në ditë Adriatik lidhjen e dy brigjeve përkundruall, mes Barit, portit të Pireut dhe atij të Çesme ne Turqi. Duke filluar që nga kjo e shtunë transhëm — thonë të komunikatën e "Pan travel" — do të bëhen tetë anije. "Pan travel" ka propozuar vendosjen e dy tragetej për realizimin e lidhjeve me Shqipërinë.
Polici i rremë ndalohet nga «kolegët»
Gjoba për automjetet e udhëtarët, por edhe kontroll banese
Iu gjendën dy uniforma dhe shkopinj gome
Gjoba për automjetet e udhëtarët, por edhe kontroll banese
Polici i rremë ndalohet nga «kolegët»
Iu gjendën dy uniforma dhe shkopinj gome
TIRANË — Kishte vënë gjoba për automjete dhe udhëtarët, i veshur me uniformën e një polici të vërtetë. Por, një kontroll banese i papaguar i zbuloi. I inspektorit të krimeve të Komisariatit 1 të kryeqytetit — duke i kërkuar zonjës në shtëpinë majt para për të mbyllur çështjen e djalit e saj. Por më pas momenti e datës 11 mars, polici i rremë kapet në flagrancë nga "koleget" e tij të vërtetë.
Kështu kishte përfunduar loja e një "polici" krejt të veçantë në kryeqytet, që ditë kur madje ishte dënuar për krimin e marrdhënieve seksuale me dhunë. Këtë herë R.D., 38 vjeç, akuzohet për "përvetësim posti" ndërkohë që pas kontrollit në banesën e tij, organet e rendit kishin zbuluar dhe një uniformë policie si dhe dy shkopinj gome. Historia e policit pa licencë përfundoi bashkë me të në Burgun 313, ndërsa dosja e u organeve e hetimit. Ashtu sikurse edhe disa të tjerë, që në Llaq por Tirana, dhe kohë më parë ishin përpjekur të përfitonin postet e shtetit. [f. ?]
Thirrje e një vajze nga Gramshi: «Ndihmomëni t'i shpëtoj vdekjes»
Familja fshatare nuk mund të paguajë valvulën kardiake
TIRANË — "Më ndihmoni, jeta ime është në rrezik".
Ky është apeli dramatik i një vajze 20-vjeçare në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Prej më shumë se gjashtë vjetësh, e reja Dhurata Kllogri nga fshati Hottas i rrethit të Gramshit vuan nga një sëmundje e rëndë reumatizmale e zemrës. Shpëtimi i saj i vetëm është vendosja në një valvule kardiake kirurgjikale e valvule artificiale. Ky operacion kushton shumë për familjen e varfër fshatare nga Gramshi.
Dhurata tashmë ka filluar të ndjejë gjithnjë e më tepër pasoja ai sëmundjes për të cilën vuan. Ka fryrë e sëmurë, u janë bërë dhe zmadhimi i mëlçisë. Si. Ritmi i frymëmarrjes së saj është bërë i rënduar. Bëhet kështu përherë e më e vështirë të kryejë edhe veprimet më të zakonshme. Dhurata është e 154 në listë e pritjes për pranimin në repartin e valvulës artificiale kardiake. Sipas mjekëve në rastin e saj vendimi duhet bërë sa më parë. Dhe Dhurata vendos të marrë hapin e fundit, të lëshojë një apel quajtur në ndihmë. Jeta e firmave private. Ndoshta dikush do të kujtohet edhe për dhomën e saj të cilës e shtepi e lidhur me mjetet e pa-mjaftueshme me të cilat ajo jeton e lufton përshëri që vuan vetëm i fshati fshat, [?.]
Spitali kardiokirurgjik në Tiranë
(Foto. Hektor Pustina)
Spitali kardiokirurgjik në Tiranë (Foto. Hektor Pustina)
NE BRENDESI
Yasser Arafat
Sërish akull në raportet midis Izraelit e OÇP
NE FAQEN 2
Sot derbi i Tiranës
Pezullohen dhe arbitrat
NE FAQEN 3