Fletë votimi: «Asnjë mister»
Procedurat s'lejojnë manipulime
Komisioni Qendror sqaron të gjitha dyshimet
Mungesa në listat e votuesve. Ende e papërfunduar përgatitja e tyre
Në disa qendra lokale vazhdon akoma «lufta» për ndarjen e posteve
TIRANË — Mister mbi fletëvotim? «Nuk ka asgjë të dyshimtë» është norma brenda ligjit». Është Ruka, përfaqësues i socialistëve në Komisionin Qendror i cili sqaron hiq e paq dyshimin të hedhur në fund të javës rreth asaj se sa të tepërta të votimit për referendumin. «Nuk ka asnjë fletëvotim të lirë — shpjegon Gazetës Shqiptare Ruka — çdo qendër votimi, 48 orë para, me do të dërgojë sasinë e cila do të jetë e nevojshme e madhe si edhe e cila do të jetë e mbyllur në zarf. Për çdo gjë do të jemi në procesverbal të rregullt ashtu dhe sekretarë japin të fotokopje të secilit. Ne të gjithë të shohim rakordimin e numërit që të korrespondojë të dhëna me qendrën».
Procesi i Komisionit Qendror të votimit bëhet një sasi e fabrikuar 12 fletë të votimit për të fletë të farsë. Ato janë bërë në një tipografi private e mbikqyrur nga policia shqiptare dhe të Shërbimit Informativ. Programi që i ka realizuar ato në kompjuter është shkruar dhe lastrat ndodhen në kasafortën e Komisionit Qendror. Edhe pse jemi apo jemi shumë pranë votimit për të kuptuar, ka një gjë në refleks e vetmja gjë nuk i korrespondon ngjarjeve të ndodhura para ditëve shqiptare dhe në krye ka shpërthyer.
Problemi i vërtetë për Komisionin Qendror janë bërë listat e votuesve, të cilat ende nuk janë përgatitur. Madje ende aty ku janë afishuar janë vënë në mungesë shumica e lëkundjeve. Ka frikë të verifikuar raste të personave të vdekur që megjithatë figurojnë në këto lista. «Ne si Komision Qendror e kemi respektuar deri në një ligjin dhe kemi dërguar udhëzimet përkatëse në qendrat lokale — shton Ruka — tani mbetet gjithçka në dorë të komisioneve nëpër rrethe». Ndërkohë vazhdon «lufta» e posteve mes përfaqësuesve të partive politike në ndarjen e vendeve të komisioneve.
Ar. Me.
Parma mbizotëron në serinë A
Sport
Në Kampionatin e futbollit italian mundet Roma. Skuadra e Milanit gjithnjë e më e dobët
Parma mbizotëron në serinë A
Fitore e fuqishme e Barit ndaj Genoas
Goli i parë i skuadrës së Barit kundër Genoas
Kronika e tubimeve
Intensitet i madh në fushatën propagandistike e forcat politike po zhvillojnë në kuadrin e referendumit për projektkushtetutën. Gjeografia e mitingjeve dhe takimeve të zhvilluara brenda një dite të vetme — dhe ku politikanët më shumë se kushtetutën shpalosin para njerëzve sloganet rreth saj — është e zhvilluar brenda një dite, është zgjeruar ndjeshëm. Të dielën ka qenë përsëri Presidenti Berisha e ka marrë pjesë në disa mitingje masive të organizuara radhazi në Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Tepelenë. Dhe si përherë, në boshin e fjalimeve të mbajtura nga Berisha ka qënë thirrja për t'u thënë “po” projektkushtetutës që sipas tij, përfaqëson ligjin e lirisë, të bashkimit dhe tolerancës. Po në këtë ditë, rivali kryesor i PD dhe i Berishës, Partia Socialiste është shfaqur në Pëzë. Në një miting me popullin e kësaj zone Plumbi, një nga liderët kryesorë të PS, ka bërë përsëri thirrje për t'i thënë “jo” kushtetutës. Alternativën kundër projektit e propozuar prej votimit, ka mbrojtur të dielën në takime në rrethe të Tepelenë, Përmet dhe Orikum, dhe Kryetari i PSD Skënder Gjinushi.
DJE NË SHQIPËRI
Konferencë e Shoqatës për Kulturë Demokratike
Paraditen e djeshme Konferenca e Dytë e Shoqatës për Kulturë Demokratike, filloi punimet. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të shoqatës, drejtues të lëvizjes dhe përfaqësues të partive. Sipas kryetarit të konferencës, për problemet që ka vendi ku puna e saj do të bazohet në gjykimin e vlerave demokratike.
Investime për infrastrukturën e Kukësit
Mbi 50 milionë lekë është fondi i dhënë nga qeveria për investime në infrastrukturën e qytetit të Kukësit. Për punimet që konsistojnë në sistemimin e kanalit të ujit të pijshëm, kanalizimeve të rrugës si dhe trotuareve të disa prej lagjeve të qytetit, u bë e ditur se do të punësohen 200 veta.
Gazetë informative universitare
Dje u botua në Durrës gazeta periodike «Kampus», siç thuhet në editorialin e numrit, i pari i saj, ky organ synon të informojë studentët. “Krijojmë hapësirë” është slogani i gazetës dhe faqet e saj trajtojnë kulturë, ekonomi, sport, komente politike, informacione etj.
DJE NË BOTË
Arrestohen 3 shqiptarë
Në kuadrin e hetimeve mbi trafikun e lëndëve narkotike, policia greke arrestoi në Orestiadë tre shqiptarë të akuzuar organizatë kriminale në Itali. Ata janë Durim Krasniqi, 27 vjeç, Safet Hasani, 24, i dyti me banim në Matino (Leçe) dhe Fatmir Mehmeti 34 vjeç.
Kolera, rasti i 8-të në Bari
Një rast i ri i kolerës është zbuluar të fundit në provincën e Barit. Kësaj here bëhet fjalë për një peshkatar nga Mola e Barit, i cili ka qenë në kontakt me prodhime deti të kontaminuara më 22 tetor. Ai është shtruar në pavijonet e spitalit “Fallacara” të Trikazimos (Bari), ku gjendet në jetë pa rrezik siç ka njoftuar agjencia italiane e lajmeve.
Korpet milku i Krasikit
Plumbat i gjënozës Monki al Palestini, i pranishëm në hotel Bri në Krakishti, kanë goditur dhe arrestuar në Paris tre karabinierë.
Shpërthim
Do 11 njerëz janë shpërblar atë gjen dokumentuar një fluturim BA P 29740, të nisur nga Parisi në Tiranë, në burim 326-46.
Shkumbin Dinamiti rrezikon peshqit
Shkumbin
Dinamiti rrezikon peshqit
TIRANË — Shpërthimet e dinamitit vazhdojnë të dëmtojnë faunën e lumit duke rrezikuar të zhdukin atë. Këto herë ndërhyrjet e alarmit ngritur janë bërë nga ujrat e turbulluara të Shkumbinit. Dëmet e fundit, prej mijëra e deri tek Ura e Shkumbinit, është shtuar numri i personave që përdorin lloje rrjetash të ndaluara e peshku jo nëpërmjet grepit, por duke përdorur lëndë plasëse. Hesta e organeve kompetente dhe mungesa e rigorozitetit mundësi për intensifikimin e kësaj gjendje të përgjithshme që po rrezikon seriozisht faunën.
Pemët e harruara objekt grabitjeje
Janë dëmtuar 50 mijë rrënjë
PESHKOPI — Janë dëmtuar mbi 50 mijë rrënjë drurësh frutorë — mollë, kumbulla, qershi dhe vreshta — vlera e të cilëve, e konvertuar në lekë kap shifrën mbi 6 milionë lekë. Thirrjet e alarmit janë ngritur nga rrethi i Dibrës, që njihet për zhvillimin e pemtarisë. Dhe shkak kryesor i masakrës së drufrutorëve, duket se është bërë mungesa e kujdesit dhe e pronësisë mbi to, pas shthurjes së NBU-ve. Kryesisht ka patur thyerje të drurëve si rrjedhojë e mungesës së shërbimeve si punimi i tokës rreth kurorës po spërkatja me preparate kimike për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Por dëmtimet kanë ardhur edhe si rrjedhojë e prerjes së drurëve nga keqbërës të ndryshëm. Janë regjistruar rreth 2 mijë drurë të prerë pa mëshirë. Për fatin e saj në këtë zonë denoncime por reagimi i forcave të policisë ka munguar. Specialistë të Agjencisë së Ristrukturimit dhe Privatizimit të NBU-ve i shikojnë zgjidhjen e problemit tek privatizimi. Në këtë mënyrë atyre do t'u krijohet mundësi disë të kryejnë shërbimet e domosdoshme për drufrutorët si dhe të blejnë pesticidet e nevojshme për luftimin e sëmundjeve të tyre.
Elbasan Mashtrim me pllaka majolike
Elbasan
Mashtrim me pllaka majolike
ELBASAN — Tenton të mashtrojë me pllakat majolike por nuk pati sukses. Për rrjedhojë policia financiare e Elbasanit i ka sekuestruar tregtarit K.B. 2 aksione guri me 3 mijë e 600 metra katrorë pllaka majolike. Parregullsia kryesore janë vërejtur në faturat shoqëruese me të cilat figuron e ndryshuar marka e pllakave dhe çmimi i tyre. Në vend të 28 mijë dollarëve që llogaritet të vlejë e vërtetë e ngarkesës, në faturat që shënojnë vetëm 2 mijë e 150 dollarë.
Koliqi, i pari Kardinal
«Është vlerësim për Shqipërinë»
Emërim i lartë i Papës për klerikun shkodran
TIRANË — “Emërimi im është një nder që nuk më bëhet mua personalisht por gjithë klerit shqiptar dhe vetë Shqipërisë”. Këto janë komentet e para të Mikol Koliqit, prift shkodran, i lajmëruar nga Gazeta Shqiptare, në mbrëmjen e së dielës, menjëherë pasi ka marrë emërimin si Kardinal — mes 30 klerikëve nga e gjithë bota — nga vetë Papa Gjon Pali II.
Vlerësimi i lartë që i është bërë përfaqësuesit të klerit shqiptar ka ardhur fare i papritur edhe për atë vetë. “Nuk e prisja në atë ditë”, shton Koliqi 92-vjeçar, me zë të ngadalë, ndonëse lajmin e kishte marrë që të enjten. Kishte qenë Nunci apostolik Ivan Diaz që ia kishte komunikuar, por duke e theksuar se “këtë gjë nuk duhet ta thuash askujt derisa të zyrtarizohet”.
Koliqi është një nga heronjtë e klerit shqiptar. I lindur në Shkodër në 1902, pas fillores ka vazhduar studimet në Itali për inxhinieri e më pas, për prift. Në 1931 ka hyrë në Shkodër ku emërohet si zëvendës famullitar. Komplotet, atë demonol i pas korni e ka tendosur si dhe edhe një frejvitë fataro-familjare. Në 45 arrestohet dhe dënohet për 4 vjet. Këtu fillon dhe odiseja e tij e dhimbshme mes internimeve dhe burgimeve të njëpasnjëshme. Vetëm në 1986 ai lirohet përfundimisht me amnisti dhe i rikthehet pak vite më vonë ushtrimit të profesionit të tij të vjetër: fesë.
Papa, Gjon Pali II
Ar. Me.
Thirrje në faqe të tjera
Një tjetër hap «fals» për «Tiranën»
Në faqen 3
Kampionatet e huaja të futbollit
Në faqen 4
Botërori '98: rregulla të reja nga FIFA
Në faqen 4
NË BRENDSI
Shpallen fitueset e «Miss Albania '94»
NË FAQEN 2
Anullohen dy koncerte të Lealit në Tiranë
NË FAQEN 2
Candy
me organizimin e dendur dhe të qëndrueshëm të importuesit në të gjitha qytetet e Shqipërisë, garanton shitjen e modeleve të tij më të mira
LAVATRICE - «Alise 650», «Alise 610», «Softwashers», «Aquaviva», «C 836 x T», «C 455 x T», «C 435 x T», «C 431», «C 634 x T» (modeli më i preferuar).
LARËSE ENËSH - «C 4.100», «Trio S 4».
SOBA - «C 6.6604 E».
FURRA ME MIKROVALE - «Combi 1.00 x grill 1.000 watt», «M 612 x - 600 watt».
FRIGORIFERE - «Ccb 23/12 Eco», «Ccm 32/10 Eco», «Ccm 27/10 Eco», «Cdp 330 Eco», «Cdp 280 Eco».
NGRIRËS HORIZONTALE - «Doe 31», «Doe 41», «Doc 311» - super i izoluar.
CANDY siguron garancinë dhe servisin me pjesë këmbimi origjinale të të gjitha modeleve të paraqitura.
Fragmente në fund të faqes
ishte i pranishëm dhe kryeministri Meksi.
... edhe në proces, “për afro 16 persona të tjerë ende vazhdojnë hetimet”. (f. 1)
... shin ndryshuar ditë pas dite ati historik që më në fund ka rënë para gjykatësve. (f. 1)