15/11/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 nëntor 1994

Kontrabanda në shënjestër

EMBARGO / Projektohet kontroll më i rreptë doganor Kontrabanda në shënjestër Masa ndaj trafikut të naftës ANDREA STEFANI TIRANE — Masa edhe më të rrepta për përforcimin e “murit” të embargos të vendosur nga OKB që synon bllokimin e arterieve ekonomike që lidhin Serbinë dhe Malin e Zi me botën. Bëhet fjalë për një projekt të Qeverisë shqiptare, zbatimi i të cilit, do të vështirësojë akoma më shumë realizimin nga kufijtë e Shqipërisë të kontrabandës antiembargo të mallrave e veçanërisht asaj më të preferuarës, kontrabandës së karburanteve. Është një dokument i hartuar nga specialistët e kësaj fushe, që duke u bazuar në eksperiencën e grumbulluar nga sistemi i kontrollit doganor dhe ai i policisë financiare, synon të mbyllë boshllëqet dhe plasaritjet e verifikuara në zinxhirin e bllokadës dhe nga të cilat, mund të penetrojë aktiviteti kontrabandist. Ndonëse spektri i dokumentit intereson gjithçka që ka të bëjë me zbatimin e rezolutës 820 të Këshillit të Sigurimit, fokusi i masave synon asfiksimin e kontrabandës së karburanteve aq të përfolur dhe në shtypin e kohës. Në 3 pika të tij, projekti ka kërkuar disiplinimin e dokumentacionit për subjektet private që importojnë naftë ose nënprodukte të saj. Ata do të detyrohen të paraqesin në organet doganore kontratat paraprake për lëvrimin e çdo sasie karburant të importuar. Kontrata paraprake — të lidhura me subjektet e tregtimit me pakicë të karburanteve — do të jenë të detyruar të paraqesin edhe subjektet private që i tregtojnë ato me shumicë. Disa masa të tjera kanë të bëjnë me sa duket me shtypjen e rrjetit kapi- [teksti vijon jashtë kornizës] [Kolonë tjetër:] lar, arterieve të transportit si dhe të “depove” të eksportit të paligjshëm të lëndëve energjitike. Ndër kryesoret figurojnë kërkesat për ndalimi i tregtimit të “arit të zi” në mënyrë ambulante, si dhe i depozitimit të çdo sasie karburanti pranë liqeneve, lumenjve dhe përgjithësisht përgjatë gjithë brezit kufitar me Serbinë dhe Malin e Zi. Ndërkaq dikasterit të Industrisë dhe Tregtisë, do t’i kërkohet të përcaktojë qartë kriteret për lëshimin e licensave të tregtimit me shumicë të naftës dhe nënprodukteve të saj. Masat e kërkuara, shënojnë një fazë të re në angazhimin — mjaft të lavdëruar në raportet mujore të Këshillit të Sigurimit të OKB — e Shqipërisë për respektimin e bllokadës ndaj ish-Jugosllavisë. Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, organet kompetente kanë realizuar rreth 2.000 ton sekuestrо karburantesh në rrethet Shkodër, Vlorë dhe Durrës si dhe të mallrava të ndryshme me vlerë 90 mijë USD. Selia e Qeverisë

SERIA B: bollëk golash

Takim mes Piacenzas e Cesenës Shtatë gola në Salerno, gjashtë në Luka dhe 4 në Veronë Në Grupin 7 të “Euro ’96” zhvilluar 4 ndeshje dhe pra situata nuk është akoma e qarë. Skuadra e favorizuar në grup, Gjermania do të luajë deshjen e parë kundër Shqipërisë. Mund të japim me këtë rast mendime. Ndërmjet kombëtareve të krijuara nga përbërja e BRSS, përben një surprizë renditmenti i Moldavisë e cila ka fituar të 2 ndeshjet e luajtura: taksisht 1-0 (me Gjeorgji) (gol i Oprya) dhe 1-0 kundër Greqisë me golin e Buluçes. Në ndeshje e fundit të grupit të Moldavisë në mesditë për mund të luhet këtu takimi Shqipëri-Bullgari. Moldavia është themeluar vetëm nga ish republikat e Bashkimit. BULGARIA-MOLDAVIA Skuadra e re e shërbëj[e?] për të squar shumë çështje. Trajneri bullgar Dimitër Penev ka thirrur 16 lojtarë në ekip të Levskit Sofja; të pranishëm të gjithë ata që luajnë jashtë vendit. Uellsi, pasti mundi Shqipërinë me vështirësi, ka humbur kundër Moldavisë por nesër do të ketë në dispozicion ndoshta edhe e lehtë kundër Gjeorgjisë dhe siç shpresohet e për pas Luftës.” Paravendësit ndoshta së rendësishme që do të zhvillohen nesër, ka kampionati german nuk është ndërrerë dhe të shtunën e dielën janë zhvilluar ndeshjet e shtjet e javës së 13-të. Të gjithë lojtarët e Kombëtares gjermane kanë shëquar në formë të mirë, Pas 2 muajve është kthyer në fushë Raineri i Mynihut me 2-0 kundër Schalke 04 dhe shënoi Papin (62), ndërsa dyfishoi rezultatin braziliani Jorginho. Ndeshje e madhe, si zakonisht, e kapitenit Matthaus, Vazhdojnë të kryesojë renditjen Borussia Dortmund që ka fituar 2-0 edhe në Bochum, me gola spektakolarë të Riedle dhe Chapuisat. Kanë luajtur Reuter, Möller dhe Sammer. Edhe në fitore të tjerët për Freiburgu e Rraklli, një skuadër vërtet surprizë e këtij sezoni. Kësaj here ka mundur 2-0 Eintracht Frankfurt, në sajë të një autogoli dhe të golit të Zimmerman; Arnsbergit Cardoso që tani gjendet në kuotën e 10 golave). Eintracht ka në skuadër portierin e Kombëtares Koppke, si dhe gjerëfushorin Weber, por pavarësisht prej kësaj në një nga vendet e ulta të klasifikimit. Një lojtar tjetër i Kombëtares është Diet (24 vjeç). Për t’u përmendur këtë vit është fakti se Rraklli ka një rol të dorës së dytë, meqenëse ka qenë më shumë rezervë se sa titullar. Në vendin e dytë të renditjes është Werder Bremen (4-0 kundër Stuttgartit), që ka në skuadrën e saj një lojtar të vetëm të Kombëtares, mesfushorin Eilts që, pavarësisht shtatë e 30 vjeç, ka luajtur vetëm kater herë me përfaqësuesen. Për t’u përmendur dy lojtarët e Kombëtares gjermane që luajnë jashtë shtetit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Kohler (me Juventusin e Italisë) dhe sidomos për sulmuesin kryesor Klinsmann, që luan në skuadrën angleze Tottenham. Duke marrë në konsideratë të dhënat statistikë dhe deklaratat e trajnerit Vogts, mund të supozohet një formacion i tillë: Koppke, Strunz, Kohler, Matthaus, Weber, Möller, Eilts, Hessler, Sammer, Klinsmann, Riedle. P. Mo. Portieri i Perugias nuk arrin të presë gjuajtjen me kokë të Bonannit

Atentat në Vlorë: vritet një i moshuar

Djali i viktimës është akuzuar për vrasje VLORE — Një atentat me pasoja tragjike ka tronditur të shtunën qetësinë e Vlorës. Pesë vrasës kundër njërit kjo ka qenë dinamika e aktit në përfundim të të cilit ka mbetur i vrarë Asllan Sulçe, 63-vjeçar. Një kalimtar i rastit ka qenë dëshmitari i vetëm i skenës tragjike. Në momentin kur po lëvizte për të kryer një punë të tij dëshmitari — gjeneralitetet e të cilit nuk janë bërë të njohura për arsye të ruajtjes së sekretit të hetimeve — ka parë të dalin rrëmbyeshëm nga një makinë e ndaluar pesë vetë të cilët kanë hapur zjarr mbi viktimën. Sulçe ka qenë i burgosur politik dhe më pas i internuar për disa vjet me radhë. Kohët e fundit ishte transferuar në Vlorë. Sipas dëshmitarëve imediate të vendit të ngjarjes ka rezultuar se i moshuari ka vdekur nga plagët e shumta të shkaktuara nga të shtënat me pistoletë të tipit “Beretta” të prodhimit italian. Ndonëse hetimet kanë nisur menjëherë, ende nuk është konfirmuar asgjë mbi shkakun e vrasjes barbare. Dihet vetëm se një djalë i viktimës ndodhet në burg i akuzuar për një vrasje të ndodhur kohë më parë, brenda fisit të tij. Pikërisht për këtë hetuesit janë tani duke marrë në konsideratë një hakmarrje brenda rrethit fisnor.

Në Elbasan: tuberkulozi sulmon lopët

Infektuar dhe qumështi? ELBASAN — Tuberkulozi është vërsulur mbi lopët e rrethit të Elbasanit duke infektuar rreth 10 deri 15 për qind të krerëve. Është drejtoria e shërbimit veterinar që ka përcjellë e para alarmimin, ndërkohë që 105 specialistë janë shpërndarë nëpër fshatra për të matur dimensionet reale të shtrirjes së rrezikut. Kishte qenë një shoqatë italiane që pas një ekzaminimi eksperimental kish hedhur dyshimin e përhapjes së mikrobit të TBC-së tek lopët si dhe të rrezikut që paraqitnin përdorimi i produkteve blegtorale të tyre nga ana e njerëzve. Dhe mjeshtërisht, dyshimet janë vërtetuar edhe nga ekzaminimet e ndërmarra me urgjencë nga drejtoria e shërbimit veterinar në rreth. “Duhen dhe pak ditë që të përfundojë gjurmimi i plotë — i tha Gazetës Shqiptare Selman Çomo, përgjegjës i shërbimit veterinar — por mund të thuhet se 10-15 për qind e lopëve kanë rezultuar me TBC”. Dhe që epidemia të mos zgjerohet, kërkohet të merren masa për asgjësimin e lopëve të prekura. Shërbimi veterinar në rreth i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë fondet e nevojshme financiare. Sipas ligjit, fshatarëve duhet t’i kthehet nga shteti vlera e lopës së asgjësuar në këtë rast. Me. Ki.

Protestë në burg: «Hetimet të gjata»

Mbyllet greva e urisë KRUJE — Ka përfunduar pas shumë ditë bisedimesh e tratativash greva e të burgosurve të Komisariatit të Krujës. Kështu filluar dyusa ditë më parë duke vënë në lëvizje përfaqësues të aparatit të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë. Tani, së fundi me sa duket të dy palët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët protesta me anë të urisë është mbyllur. Kërkesat që të burgosurit kishin paraqitur në fillim ishin: respektimi i afateve ligjore të hetimit dhe moszvarritje e hetimeve gjyqësore kur ata kalojnë në proces.

Falsifikonte dollarë: 1 vit burg

TIRANE — Ka vënë në qarkullim dollarë të falsifikuar dhe më pas edhe dokumenta zyrtare dhe tani i duhet të shlyejë një vit burg. Ky ka qenë thelbi i vendimit të së shtunës në Gjykatën e Tiranës në procesin ndaj Sali Krasniqit. Hetimet kishin nisur pas denoncimit të një shtetasi 15-vjeçar dhe nënës së tij, të cilëve Krasniqi i kish kërkuar të blinte dikur me dollarë, me çmim të llogaritur më lart se sa kursi i atëhershëm i këmbimit. Një verifikim që dy mashtruarit e parë kishin bërë më pas në Bankën e Shtetit, kishte të menjëherë çdo shenjë dyshimi: kartëmonedha 50 dollarëshe kishte qenë vërtet e falsifikuar.

Euro ’96: faqe speciale për kombëtaren gjermane Në faqen 3 Boks: Foreman i kthehet sërish titullit kampion Në faqen 5 Gullit-Melli shkëmbimi «bombë» i vjeshtës Në faqen 5

DJE NË SHQIPËRI

Shpërngulja në vështirësi E ka hasur në vështirësi të shumta shpërngulja e shumëpritur e familjeve që janë përmbytur gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës dhe Komani-t. Janë 450 familje pukjane që do të vendosen në disa zona të rrethit të Lezhës, megjithatë shpërnguljen e vonon mikroplani ende i papërfunduar i sistemimit të shtëpive të tyre të ardhshme. Shofërë private nuk paguhen Uzina e Bakrit në Kukës nuk ka paguar akoma shoferët privatë që tërë vitin kanë transportuar bakër, mineral bakri dhe materiale të tjera për llogari të saj. Megjithë kërkesat e shoferëve drejtuar Korporatës së Bakrit, akoma nuk dihet se nga do të vinë paratë, dhe ka patur parasysh edhe faktin që uzina është në gjendje mjaft të vështirë financiare.

DJE NË BOTË

Akoma i lirë Abdalah Shami l Abdalah Shamil, ideolog i organizmit “Jihad Islamik”, ka arritur t’i shpëtojë spastrimeve të policisë palestineze, që përpiqet të gjejë përgjegjësit e atentatit të së premtes në Gazë, dhe është akoma i lirë. Në mëngjes Radio Ushtarake Izraelite kishte dhënë lajmin e kapjes së tij dhe kjo ishte pohuar edhe nga autoritetet palestineze në Gazë, por bëhet fjalë për një person tjetër. SHBA, dridhet Departamenti Politika amerikane në rrezik për çështjet e Haitit, Ru-zisë, OKB-së dhe Bosnjës në krye të komisionit të Punëve të Jashtme për Senatin ka hipur Jesse Helms, ultrakonservator nga Karolina e Veriut. Kundërshtar i ashpër i ndihmave për vendet e tjera. Çështja e parë do të marrë në shqyrtim 73 pyetjet e Helms, që “Washington Post” e quan “ankth i keq” i demokratëve në legjislaturën e re të kontrolluar nga republikanët, do të jetë “I jap një rol më aktiv komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan, atë rol që kishte në periudhën menjëherë pas Luftës.”

NE BRENDSI

Hapet në kryeqytet Festivali i Teatrove NE FAQEN 2 Dorëshkrimet e Da Vincit te miliarderi i informatikës NE FAQEN E FUNDIT