Mbledhje në PD. Ikin dy ministra e parë?
«Ndryshon pushteti lokal»
Vazhdon uragani i Referendumit
TIRANA — Era e rinovimeve do të përfshijë jo vetëm qeverinë, por edhe pushtetin lokal. Partia Demokratike — kryesia e së cilës është mbledhur të premten në mbrëmje — po vendos një sërë ndryshimesh edhe për përfaqësuesit të pushtetit administrativ lokal, edhe për vetë PD. Ende nuk dihet kur do të vijë ky uragan post-Referendum. Lajmi për ndryshimin e disa ministrave, po, po bën kurioz opinionin publik dhe vet se kush do të jenë të rinjtë dhe kush — nga të vjetrit — do të shkoi në shtëpi. Sipas burimeve jo zyrtare, ndryshime më urgjente do të bëhen në disa ministri.
“Partia po jeton një moment reflektimi të madh — spjegon për Gazetën Shqiptare pas mbledhjes së kryesisë Tritan Shehu, sekretar i përgjithshëm i PD — një reflektim që kishte filluar para Referendumit por sigurisht është i lidhur edhe me rezultatin e votës. Ne duam t’i japim më shumë rritje aktivitetit të partisë, më shumë energji, duam të gjejmë njerëz më të zotë, më dinamikë, duam të luftojmë korrupsionin, duam të fuqizojmë prezencën tonë dhe të korrigjojmë ato gabime që gjatë tre vjet reforme kemi kryer”.
Shehu pranon se PD po kërkon të vendosë që tani bazat për pjesëmarrjen vendimtare në zgjedhjet e 1996. “Është një proces rinovimi që do të zërë muajt e ardhshëm — shton — nuk besoj se zgjedhjet në pak ditë”.
Ministrat e rinj? “Do të jetë Kryeministri Meksi që do paraqesë emrat”. Do ndryshojë linja politike e partisë? “Jo, linja e përgjithshme nuk ndryshon edhe pse kemi vendosur të zgjerrojmë marrëdhëniet me gjithë partitë e tjera, qoftë ato prezente në Parlament, qoftë ato jashtë parlamentare”. Ndonsë shembull? “Për shembull Balli Kombëtar, Legaliteti...” Po me Partinë Socialiste? “Edhe me ato do të kërkojmë dialog dhe të ri, sepse duam të gjejmë pika marrëveshje mbi temën e Kushtetutës. Ne jemi të hapur me socialistët edhe pse me betejat një ‘Jo’ kategorike ndaj hipotezës së koalicionit”.
Selia e PD
Kolera në ferr: ikën drejtoresha e psikiatrisë
Ministria: «Kish neglizhuar»
ELBASAN — Janë marrë masat e para për të dënuar personat përgjegjës që nga autoritetet janë cilësuar si fajtorë të skandalit të çmendurisë me kolerë.
Numri i madh i të vdekurve mes pacientëve me sëmundje psikike brenda pak ditësh kishte shtruar detyrimisht çështjen e evidentimit të përgjegjësive dhe të personave konkretë që qëndronin pas tyre. Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar drejtoreshën e spitalit psikiatrik. Nga autoritetet e shëndetësisë ish-drejtoresha Engjëllushe Shaqiri është fajtorë për “neglizhencë dhe parregullsi në dokumentacion”, kështu që nuk mund të drejtojë më institucionin e rëndësishëm. Sipas Ministrisë alarmi i Qarr[it?] ka qenë shumë i vonuar: vetëm pasi janë regjistruar pesë vdekje e para. Afërsisht të njëjtën gjë kishte konfirmuar për Gazetën Shqiptare një nga mjekët e tjerë të spitalit. Në vend të saj tashmë është emëruar një mjek tjetër.
Të enjten vibroni ka goditur përsëri pa mëshirë. Një pacient tjetër i psikiatrisë nuk ka mundur të përballojë gjendjen e avancuar të sëmundjes. Ka dhënë shpirt të enjten në darkë, i rrethuar nga dhimbja e të sëmurëve të tjerë. Rasti i fundit e bën edhe më të gjatë listën e viktimave në psikiatrinë me kolerë.
Lajmi i fundit ka vënë përsëri në lëvizje solidaritetin ndërkombëtar. Sot mbërrijnë në Shqipëri të tjera ndihma shëndetësore të destinuara për vatrat më këmbëngulëse të kolerës. Ndihmat humanitare janë organizuar nga Bashkia e Barit. Janë 1.450 bidona me ipoklorit, që përdoret për dezinfektim dhe 160 teste që cilat do të shërbejnë për identifikimin e vibronit në ambientet e dyshuara. Ngarkesa e dobishme do të shoqërohet për në Shqipëri nga Luciano Alberghi, këshilltar bashkiak i Barit, i cili është edhe anëtar i organizatës jo-qeveritare “Shoqata italo-shqiptare për bashkëpunimin”. Por ende priten me shpresë lëvrimi i 450 milion liretave të mbetura nga ndihma e akorduar nga Qeveria italiane më 15 shtator, por sa u dha alarmi i kolerës. Ndërsa janë lëvruar deri tani 50 milion, 450 milionët e tjera do t’i duhen të presin deri sa Organizata Botërore e Shëndetësisë të vendosë se si do të shpenzohen këto shumë. Një hap që autoritetet ndërkombëtare shëndetësore ende nuk e kanë marrë, por që mund të ishte e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë e pllakosur nga kolera.
Mentor Kikia
Apel i Kadaresë: «Berisha, liro Alinë dhe Nanon»
Shkrimtari flet për politikën
“Mendoj se është në të mirën e vendit që ish-presidenti i Shqipërisë, R. Alia, si edhe lideri socialist, F. Nano, të lirohen nga burgu, pavarësisht për çfarë janë fajësuar e dënuar. Ia bëj këtë kërkesë publikisht presidentit Berisha.
Dua e bërë këtë kërkesë, thëksoj të mirën e Shqipërisë dhe bujën të mos ma merrni si një vlerësim a rivlerësim të këtyre dy figurave. Ndoshta është krijuar iluzioni se meqënëse qëndrim i tyre në burg, ka gjasë të ketë penguar disa punë e akte të rëndësishme të Shqipërisë së sotme, këta janë tepër të rëndësishëm. Mendoj se për të penguar e dëmtuar një çështje apo një vend, njerëz edhe të kurraftë. Nuk mendoj se R. Alia apo F. Nano janë të rëndomtë, por po aq nuk mendoj se kanë kushtuar fare shtatë, dhe se për ta mund të flitet sheshin disa interesa të vendit... Unë e përsëris me gjithë mendimin tim për lirim e menjëhershëm të të dyve. Është në dorën e tyre që ta kuptojnë të duan këtë lirim. Mua kjo nuk më intereson fort...”
Intervista në faqen 3
Fotografi e Ismail Kadaresë
«Misioni u sigurua për minoritetin»
TIRANE — Rrëfimi i fundit i Van der Stoel për gjendjen e minoritetit grek në Shqipëri.
Dhe ka qenë pikërisht mbledhja e 29 e komitetit të zyrtarëve të lartë në kuadër të Konferencës së Rishikimit të KSBE — “Vendimet e Qeverisë Shqiptare për arsimimin e minoritetit përshtaten me të gjitha normat dhe kushtet ndërkombëtare”, ka theksuar në deklaratë Stoel, i cili më së tepërmi i është referuar vizitës së tij të fundit në Shqipëri, prej 17-23 tetorit të këtij viti. Sipas raportit të paraqitur nga Stoel porti që ka vend për dhiksa përmirësime — në Shqipëri nuk ekziston shenja të tensioneve ndër etnike dhe minoriteti grek nuk diskriminohen. (p.re)
Kontrabanda e karburantit tani po ndjell përmbytje
Shkodër, trafiku prish digën e Bunës
SHKODER — Aktiviteti i kontrabandës së karburanteve rrezikon përmbytjen e disa zonave në Bregun e Bunës.
Dhe janë vetë fshatarët e zonës — veçanërisht ata të fshatit Samrish — që përfshirë në tregtinë e paligjshme, kanë dëmtuar me ndihmën edhe të kryepleqve të fshatrave, është mundësuar rikonstruksioni i argjinaturës. Por ka kaluar shumë kohë — duket të nxitur nga interesa fitimprurëse dhe mjaft jetike për ta — mjaft fshatarë i kanë rihapur ato me pretekstin se argjinaturën e lumit Buna për të mundësuar transportimin me varka të fuçive të karburantit në Mal të Zi. Bëhet fjalë për shtigje mjaft të gjera të hapura përgjatë argjinaturës — me sa duket ato shërbejnë si “porte” për mjetet e kontrabandës — nga të cilat mund të vërshojë Buna e fryrë nga shirat. Dikur, kjo argjinaturë ka qenë pronë e kooperativës bujqësore “Heroi-në” ndërsa tani ka kaluar në administrimin e Drejtorisë së Ujërave. Sektori i Ujërave për Nënshkodrën, ka dërguar makineri të rënda për mbylljen e shtigjeve dhe eliminimin e një katastrofe të mundshme. Me gjithë rezistencën që kanë ndeshur nga mjaft fshatarë, i argjinaturës. Por pa kaluar shumë kohë — duket se — mjaft fshatarë i kanë rihapur ato me pretekst se argjinatura ndodhet në kopështet e tyre. Kështu duke luftuar për të siguruar jetën, mjaft fshatarë po e venë në rrezik atë. Fatmirësisht ekzistojnë dhe ligje si kundër kontrabandës ashtu dhe për mbrojtjen e veprave ujore e kulluese. Na. Me.
i argjinaturës. Por ka kaluar shumë kohë — ta — mjaft fshatarë i kanë rihapur ato me pretekstin se janë
Histori në «Daiji»: Gjenden dhe kthehen 120 mijë dollarë
Tregtari çifut fal 20 prej tyre
Sëmurë ministri Serreqi: tani në klinikë në SHBA
TIRANË — Do të mungojë për disa kohë në drejtimin e politikës së jashtme shqiptare Ministri Alfred Serreqi.
Ndërsa flitet për lëvizje të shefave të dikastereve, të tjera janë problemet e fundit të Ministrit Serreqi: ato shëndetësore. I goditur nga një sëmundje — është folur mjaft edhe dhe për anemi, humbje e pjesëshme e memories si pasojë e traumave të natyrave të ndryshme — Serreqi është detyruar të marrë rrugën e gjatë për në SHBA, në një nga klinikat e të cilit po kurohet aktualisht.
Ende nuk është njoftuar asnjë konfirmim i saktë mjekësor mbi gjendjen e organizmit të Serreqit. Njoftime ende të gjithsëm zyrtare kanë bërë të ditur se ai është ndeshur ditët e fundit një operacioni delikat. Ndërhyrja kirurgjikale nuk ishte parashikuar nga mjekët shqiptarë të cilët kishin kryer diagnostikimet e para.
Protestë
Gay Albania: «Kërkojmë të drejtat»
TIRANË — Homoseksualët shqiptarë i janë drejtuar publikut me një letër të hapur.
Në të shpjegojnë edhe njëherë gjendjen e tyre në Shqipëri dhe kërkesat që ato mendojnë se janë plotësisht të drejta. Por, më shumë se parashtrimi i kërkesave ultimative, argumentat e paraqitura nga Gay Albania (SGA) — kështu quhet shoqata e tyre ende gjysmë ilegale — janë në përpjekje për t’i treguar të tjerëve aty që ta quajnë “normalët” — gjendjen në të cilën ndodhen. Për të kryer këtë hap Gay Albania ka shfrytëzuar rastin e 1 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të luftës kundër SIDA.
Tregtari çift fal 20 prej tyre
Histori në «Dajti»:
Gjenden dhe kthehen 120 mijë dollarë
TIRANË — Një ëndërr nga Izraeli ka dalë mjaft i lumtur nga ndërtesa e Hotel “Dajti” në kryeqytetin shqiptar.
Sersen canta e tij e pasur — mbushur me 120 mijë dollarë, si dhe disa mijëra sterlina e kartmonedha të tjera — pak minuta pasi ka humbur, ka mundur të rikthehet te ai, madje duke kushtuar vetëm... 20 dollarë.
Historia e pabesueshme kish nisur pikërisht në koridoret e Hotel “Dajti”, ndërmjet të cilave punonjësi F.A. kish gjetur një çantë “jetime” dhe të mistershme. “Kur e hapa nuk u besova syve — pohon ai për Gazetën Shqiptare — megjithatë, pa asnjë mëdyshje e dorëzova atë pranë drejtorit”. Për disa orë biznesmeni nga Izraeli ka provuar të jetojë pa pasurinë e tij të çmuar, derisa me në fund drejtuesit e Hotelit kanë mundur ta identifikojnë pronësinë e vërtetë të çantës së dollarëve. Një shenjë e veçantë e konshëm ky për biznesmenin ebrë, aq sa ai në shenjë mirënjohje i ka dhuruar 20 dollarë punonjësit që kish gjetur dhe kthyer pasurinë e tij prej 120 mijë dollarësh... (FLA)
Gay Albania: «Kërkojmë të drejtat»
Protestë
DJE NË SHQIPËRI
Dígjen 4 shtëpi në kufi me Malin e Zi
Janë djegur krejtësisht katër shtëpi në fshatin Vilë-Lgar të komunës së Koplikut, në rrethin e Shkodrës, në kufi me Malin e Zi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit si pasojë e një harku elektrik. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Autoritetet lokale kanë treguar kujdes të menjëhershëm në mbledhjen e materialeve. Gladë këlli vut në rrethin e Shkodrës janë djegur 16 shtëpi të tjera, familjet e të cilëve do të strehoen së shpejti në shtëpi pati të përfunduara.
I vrarë aksidentalisht nga shpejtësia
Ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik nga shpejtësia e madhe, Ardian Bizhë, 26 vjeç. I martuar, i përplasur me makinën në mëngjes, ndërsa po udhëtonte me veturën e tij Mazda në rrugën Gjrokastër-Tepelenë. Pak më përpara dy pasagjerë që ndodheshin në makinë, kanë refuzuar të vazhdojnë udhëtimin për shkak të shpejtësisë së madhe. Janë bërë thirrje për shkak të shpejtësisë së madhe në këtë rreth të regjistruara kohë e fundit në këtë rrugë.
Lezhë, kisha katolike ndihmon arësimin
Kisha me 4 mijë e më tepër në 5 shkolla e komunë të Kallmetit e të rrethit të Lezhës, të cilat do të kompozohen biblioteka me mjete e nevojshme. Eshtë Peter Mëhilli, prodhues mobiljesh në Zvicër, që me ndihmën e familjes, familjarët e kësaj komune, Don Marjlan, ofrojnë të dhuruar 10 dollarë për zëvendësimin e 150 karrige dhe dhënie regjistrimi për dy dritare për shkollat. Kisha katolike ndihmoi me 8,900 banka e karriga zonë e bashku me fshatrat përreth.