Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 12 prill 1994

Akt terrori në kufi

Sulm mbi kazermë: dy të vrarë Qeveria shqiptare proteston: «Athina përgjegjëse» GJIROKASTER — Për herë të parë verifikohet edhe në Shqipëri një akt i vërtetë terrorist. Është ngjarja më e rëndë e ndodhur në kufirin shqiptaro-grek që prej luftës kufitare të vitit 1949. Në fshatin Peshkëpi, 4 kilometra në brendësi të territorit shqiptar, një grup terrorist ka hapur zjarr me armë automatike duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë. Gjatë sulmit, të ndodhur të dielën në mëngjes, kanë mbetur të plagosur edhe tre ushtarakë të tjerë. Qeveria shqiptare ka konsideruar si autore të ngjarjes së rëndë forca speciale greke dhe ka reaguar ashpër pranë organizmave ndërkombëtare. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë shqiptare të Rendit Publik, bëhet fjalë për terroristë i përbërë nga shtatë persona të veshur me kostume blu, por me fytyra të mbuluara kanë sulmuar befasisht Qendrën Stërvitëse të Rekrutëve në fshatin Peshkëpi. Viktima e parë e sulmit terrorist ka mbetur një ushtar që në atë moment ishte jashtë kazermës 20-vjeçari Arsen Gjini, nga fshati Çerem i Fierit ka mbetur i vrarë nga breshëri i automatikeve "Shoot-gun". Sipas të njëjtave burime shkaktarët e vrasjes së parë kanë qenë dy prej pjestarëve të komandos terroriste. Pjesa tjetër e terroristëve janë mundur të depërtojnë në brendësi të kazermës. Atje ka vazhduar skena makabre. Terroristët kanë hapur zjarr në fjetoren e ushtarëve. Të zënë në befasi — shumica e ushtarëve ende ishin në gjumë — ushtarët shqiptarë nuk kanë mundur t'i përgjigjen në kohë zjarrit të armëve automatike. Njëri prej oficerëve, kapiteni i repartit Shaban Shehu, 37 vjeç, ka mbetur i vrarë në vend, tre ushtarë janë plagosur rëndë. Sipas dëshmive të ministrisë shqiptare të Rendit, pas aktit të rëndë grupi terrorist është larguar në drejtim të territorit grek. Nga të dhënat që janë bërë të njohura deri tani, atentati i radhës i dedikohet grupeve ultranacionaliste greke. Pjestarët e komandos terroriste kanë folur të gjithë greqisht, me përjashtim të njërit që "ka folur shqip me theks të minoritetit". Këte e kemi për vërejtur nga "Omonia" [?] dhe në një rast tjetër organizatës "Vorio Epir". "Mos kuptoni se ç'kemi harruar", kështu ka thirrur ky i fundit ndërsa hapte zjarr mbi ushtarët shqiptarë. Në deklatën zyrtare Ministria e Jashtme Shqiptare reagon ashpër ndaj Greqisë, duke e konsideruar si përgjegjësen kryesore të këtij "akti të egër terrorist" dhe duke shtuar se mendon se ai ishte një akt i paramenduar kriminal i forcave speciale greke për të cilin qeveria greke mban përgjegjësi. Qeveria e Tiranës kërkon nga organizata ndërkombëtare që të mbajnë qëndrim ndaj Athinës për të dhënë fund gjendjeve që "synojnë të rrisin tensionin në Jug të Ballkanit". p.r.e. Pika kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë
Arsen Gjini Shaban Shehu Gjirokastër Shqipëri Greqi Peshkëpi Fier

Fabrika të reja për ujin në Shqipëri

Investime VLORE — Nuk do të derdhen kot tashmë ujërat e freskët të Vlorës dhe të Tepelenës. Një vendim i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit ka aprovuar ndërtimin e dy impianteve të ambalazhimit të ujit në Vlorë dhe Tepelenë e Vlorë. Të dy impiantet do të ngrihen në afërsi të burimeve të ujit dhe do të shfrytëzojnë vetëm një pjesë të kapacitetit të tyre, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të ruajë rrjedhjen e zakonshme duke ruajtur kështu ekuilibrat ekologjikë të zonave. Ndërtimi i impianteve është marrë përsipër në Tepelenë dhe nga një shoqëri italiane dhe në Vlorë nga një shoqëri e përbashkët italo-shqiptare. Në të dyja do të punësohen afro 400 punëtorë. Kapaciteti prodhues i impiantit të Tepelenës do të jetë rreth 8 mijë shishe 1.5 litërshe në orë me një perspektivë për të arritur në 24 mijë shishe. Prodhimet e saj janë parashikuar të tregtohen si në Shqipëri ashtu dhe në eksport. Me një kapacitet mesatar do të funksionojë impianti që do të ndërtohet në Vlorë, vlera e investimit të së cilës arrin në 12 milion dollarë. Këtu parashikohen të ambalazhohen 12 mijë litra në një orë. M.e.
Vlorë Tepelenë Shqipëri

Në kampionat ka ardhur ora e lodhjes

Rezultatet e serisë A Sport Në kampionat ka ardhur ora e lodhjes Futbollisti Vink shënon golin e Genovas kundër Sampdorias Rezultatet e ndeshjeve të tjera në faqen 4 Rezultatet e Kampionatit shqiptar në faqen 3 Historia e Kampionatit Botëror në faqen 5
Vink

Vjosa mbyt dy të rinj nga Veriu

PERMET — Vazhdon të vrasë e "ëndërruara" e së kombit. Zall i vobegdhe në jug akullta të Vjosës, ndërsa orvatëshin për të kaluar lumin, tre të rinj vendas mbetën të çuditur dhe deri tani për vdekjen e një personave kufomë e të cilëve u gjetën në brigjet e lumit në afërsi të qytetit të Përmetit. Versioni është mbështetur edhe nga thëniet e disa dëshmitarëve. Dy personat e mbytur janë kushërinjtë Carcaj [?] respektivisht 18 dhe 30 vjeç, që dy dukeshin në Peshkopi. Ata përpiqeshin t'u iknin forcave tankorishte e vrarimit nga fshati Zhepovë në jug të tij të dy i zbuluar në strehuar në burgun e S[e?]allit të Përmetit.
Carcaj[?] Përmet Vjosa Peshkopi Zhepovë

Diskutohet strategjia e ardhshme

Shëndetësi TIRANE — Si do të jetë mjekësia shqiptare pas 1999 viteve? Kjo është çështja që do të diskutohet në punimet e seminarit "Promocioni i shëndetit në veprim, mundësi dhe probleme për Shqipërinë" që do të nisë punimet e tij sot në Tiranë. Gjatë 4 ditëve — deri më 15 prill — do të diskutohen strategji dhe objektivat e mjekësisë shqiptare në 5 vitet e ardhshme. Në këtë seminar — i pari i këtij lloji në Shqipëri — do të përcaktohen midis të tjerave edhe fazat fillestare për zhvillimin e infrastrukturës së re të shëndetit publik të vendit tonë.
Tiranë Shqipëri

Ligji i ri edhe për noterët

Nga sot një seminar katërditor Projekti diskutohet në Pallatin e Kongreseve TIRANE — Shumë shpejt edhe në Shqipëri profesioni i noterit do të bëhet privat. Një gjë e tillë diskutohet nga ana e Parlamentit në projektligjin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, sot fillon në Tiranë një seminar katerditor. Do ta kryesojë Ministri i Drejtësisë, Kudret Çela, ndërsa punimet do të drejtohen nga Vittorio Di Cagno, President i Komisionit të Kooperimit Ndërkombëtar të UNCI (Unioni Ndërkombëtar i Noterëve Latin), një organizatë jo qeveritare me qendër në Buenos Aires, që bashkon 55 organizata noterieësh të Evropës, Amerikës Jugut, Azisë dhe Afrikës. "Ta kthesh noterin në një profesion të lirë — e shpjegon "Gazetës Shqiptare" Vittorio Di Cagno — do të thotë të k[?]osh një figurë të specializuar mjaft mirë, mbështetja e të cilëve për investitorët e huaj është themelore". Aktualisht veprojnë në Shqipëri 45 noterë, gati të gjithë nëpunës shtetërorë, "të punuar pa zbatim Di Cagno — nga e atyre ekonomive që janë të domosdoshme për një azhornim profesional të duhur. Si në vendet e tjera, ata janë në fakt e domosdoshme që noterët të kenë njohuri në çdo aspekt, legjislacionin në fuqi. Vetëm në këtë mënyrë mund të japin klientëve të tyre, veçanërisht investitorëve, konsulencën e duhur për të kryer çdo lloj aktiviteti". Seminari, që quhet "I ligi i ri mbi noterinë në Shqipëri" fillon sot në mëngjes në orën 9.30 në Pallatin e Kongreseve. Do të asistojnë noterë të sektorit juridik shqiptarë dhe të huaj. Tema natyrisht do të jetë roli i noterit në ekonominë moderne, dhe një debat i tillë bëhet ligjë i ri që Parlamenti shqiptar po përgatitet të diskutojë.
Kudret Çela Vittorio di Cagno Tiranë Shqipëri Buenos Aires

Bashkëshorti vret gruan me sopatë

Laç — Akuzohej se kishte vrarë bashkëshorten e tij në mënyrë monstruoze. Dy ditë pas kësaj krim — ndodhur në Mamurras — organet e Rendit kishin ndaluar Skënder Xhetanin, 55-vjeç, pasi e kishin identifikuar si autorin. Ngjarja ka ndodhur një mesnatë të së martës së kaluar, por dëshmitë ende nuk janë bërë të njohura. Në një lagje pranë të njohur motivet që kishin shtyrë bashkëshortin të bëhej protagonist i një hakmarrjeje të rrallë e jocivile. Menjëherë pas krimit është hapur nga Prokuroria edhe çështja penale. (el.)
Skënder Xhetani Laç Mamurras

NATO sulmon serbët

Dy aeroplanë mbrojnë Gorazhden Ndërhyrja e parë në favor të zonave të mbrojtura BEOGRAD — Dy aeroplanë A-10 të NATO-s ngritur nga baza e Avianos ndërhynë në kundër forcave serbo-boshnjake për të bllokuar përparimin e tyre drejt qytetit mysliman të Gorazhdës, në Bosnjen Lindore. Sipas njoftimeve të burimeve të OKB-së në Sarajevë, sulmi filloi në 18.22 të së dielës. Kërkesa u bë nga gjenerali Michael Rose, komandant i forcave të OKB-së në Bosnje, pas lajmeve që thonin se në dramatike e cila rënin nga enklava myslimane. Repartet serbe kishin parë të përfshinë Jugore të qytetit. Aeroplanët — dy F16 amerikanë — kanë goditur dy tanke dhe pozicione të serbo-boshnjakëve. Sipas njoftimeve diplomatike të NATO-s në Bruksel, si rrjedhojë e ndërhyrjeve, sulmet kundër Gorazhdës kanë ndaluar. Është hera e parë që aeroplanët e NATO-s hyjnë në aksion në favor të zonave të mbrojtura që Kombet e Bashkuara kanë shpallur në Bosnje. Pranë Gorazhdes, qysh orësh e kaluar, Këshilli i Sigurimit, me rezolutën 930, i kishte vendosur zonën të mbrojtura edhe Sarajevën, Srebrenicën, Tuzlën, Bihacjin dhe Zepën. Sipas organizatave të ndryshme humanitare në Gorazhdë, kanë mbetur 18-utta u qefetesa dhe popullsinë asmor brymë dhe ilirat, serbo-boshnjakët, pasi përqendruan se kanë hyrë në periferi të Gorazhdes, ka në përfshirë tu?a nga enklava ndërhyrjen e NATO-s duke thënë se disa civilë kanë mbetur të vrarë. Ushtari serb afër Gorazhdes
Michael Rose Beograd Aviano Gorazhdë Bosnje Lindore Sarajevë

Sekuestrohet anije shkonte në Shqipëri

Monopoli, trafik i paligjshëm? MONOPOLI — Pas trafikur të makinave dhe të drogës, mes Shqipërisë dhe Italisë tani bëhet edhe trafiku i anijeve të vjetra, pothuajse të shkatërruara? Kjo është një hipotezë që po ngrihet nga hetuesit e policisë kufitare të Monopolit, pas sekuestruan një anije që nuk funksionon më. Anija kishte emrin «Plergjorio» dhe ishte krejtësisht pa dokumenta lundrimi dhe pa dispozita të sigurisë. Asaj i erdhi në ndihmë, ndërsa ndodhej në vështirësi në ujërat e Monopolit dhe u sekuestrua nga ushtarët e Kapitenerisë së Portit dhe nga policë të Komisariatit të kufirit në Monopoli. Dy persona që ndodheshin në bord, Renato Peci, 29 vjeç nga Rimini dhe shqiptari Lutf Spahiu, 31 vjeç, janë denoncuar, por nuk janë arrestuar, për shkelje të normativave të parashikuara nga kodi i lundrimit. Anija «Plergjorio», e ashtuquajtura «vjetëria e detit», e ndërtuar në vitin '56, e gjatë 21 metra, kishte kërkuar ndihmë kur ndodhej 12 milje nga bregu puljez dhe drejtohej për në Shqipëri; në sallën e makinave të saj vetëm një kub vu. Barkës i erdhi në ndihmë peshkatorja «Ben aglliere II», që e tërhoqi deri në portin e Monopolit.
Renato Peci Lutf Spahiu Monopoli Shqipëri Itali Rimini

DJE NE BOTE

SHQIPTARI I VRARE — U arrestua nga karabinierët vrasësi i Lhysen Zdio, një shqiptar 25 vjeç i vrarë me thikë në shpinë mbrëmjen e Borgo San Lorenzo, 4? [..] raste në grusht për motive banale. I arrestuari është i bashkëatdhetari i viktimës, për të cilin janë dhe e ditura Ismail Dule, 47 vjeç. Ajo [?], ashtu si dhe viktima, ishin nga Vlora dhe banonin prej pak kohësh në Borgo San Lorenzo. BIZEIDIME, ARAPAT KERKON NDERHYRJEN E SHBA-së — Qëllit totale në Kuvajt apo kthjellimi e bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinës përmes drejt de armëve të automitës të Rripit e Gazës dhe Geriko, që njihet u denjën të [..] klimë shumë të tendosur po avan? pa qëndresë palestineze në Izrael. Lideri i OÇP-së duke më realist dhe ka aktiviz sekretarin e shtetit amerikan Warren Christopher, e drejtuar. RUMANI, PRESIDENTI I PARTISE SOCIALISTE KERKON TE TERHIQET — Ilie Verdet, zëvendës president i Partisë Socialiste të [..] të të Prem [..] ka thënë se ka ndërmend të lërë [..] [..] kohë u shkarkuar idenë politike. Këtu e konferoi duke iu referuar lajmit [..] [..] që vjen nga jav? [..] [..] ku e shte? duke nënkuptuar [..] të partisë dhe [..] [..] [..] [..] Françesku [..] [..] [..]. FRANCA-RUSI: DEKLARATA TE ASHPRA TE ZHIRNOVSKIT NE PARIS — "Tani që janë peri karikatur dhe qytetarët, mori fund luf?ja për ta? në Europë perëndimore". Ky dhe deklarata u vj?ran janë bërë Europën dhe vendet e veçanta franceze lider ultranacionalistit rus Vladimir Zhirinovski, që ndodhej në Paris përpara se ai arrinte në Strasburg ku do të merrte pjesë, së bashku me një delegacion parlamentar të vendit të tij, në punimet e Asamblesë së Këshillit Europian.
Lhysen Zdio Ismail Dule Warren Christopher Ilie Verdet Vladimir Zhirinovski Borgo San Lorenzo Vlorë Kuvajt Rripi i Gazës Geriko

DJE NE SHQIPERI

DELEGACIONI I PARLAMENTIT SHQIPTAR NE STRASBURG — Unë si në sesionin i përhershëm i Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Qellimi kryesor i delegacionit tonë në punimet e javës së sesionit të Parlametit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. NE TIRANE TAKIM I SPECIALISTEVE TE SME — Zhvillimi i agjencive të biznesit e me emër dhe u qarkullon të shndërrimit të tyre në firma konsulence shqiptare. Ishte ky qëllimi i një takimi të organizuar në Tiranë ku përveç drejtueseve të Fondacionit Zvicerian të Agjencive të Ndërmarrjeve, pjesë dhe përfaqësues të firmës italiane të konsulencës "CIUC". Agjencitë e ndërmarrjeve konsulence synojnë të krijojnë struktura të reja bashkëpunimi në kuadër të fondacionit dhe janë punishtat dhe qendra sociale me dy projekte të Institutit të Manaxhimit. NE DELVINË ME SHUME SHISHE PER NDERPRIN — Sapo isha miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit kërkoi rritjen l?jove [?] europiane për qytetin e Delvinës si dhe për disa qendra të afërta që vihen të reja. Kjo me sa duket do të bëjë u mundur zhvillimin e industrisë së peshkimit dhe ndërtimin e qendrave për një kulturë. NE KORÇE, IX SESION PER KRYENQYTETIN E MIAJESSE SE MOKRËS — Nga qendrat kulturorë e qytetit u shkarkuan shkolla e mesme e [..] qytetit të shkollës dhe shkollën e [..] mesme të reja. ZL organizuan seancën "Kryengritja e Mokrës në [..] të 1911, pro?po e qel?u [..] për çlirimin dhe bashkimi kombëtar" ku morën pjesë edhe disa [..] nga Shkodra, Mu[?]ësi e [..] të Tiranës.
Strasburg Tiranë Delvinë Korçë Mokër

Firma «CARENZA»

ARTIKUJ PER ARTET E BUKURA BOJERA PER LYERJE MURESH BOJERA PER LYERJEN MAKINASH Adresa: Via Piccinni, 158 - BARI - Tel. e Fax 080/90521164 - Italy
Bari Itali