Masakër nga një autobombë
Atentat i tmerrshëm në një lagje të Çorovodës
Masakër nga një autobombë
Shpërthim: 2 vriten, 5 plagosen
Goditet një familje. Mes viktimave dhe një vogëlush 9-vjeçar
SKRAPAR — Shpërthim mister i një autobombe në një lagje të Çorovodës. Incidenti i tmerrshëm — ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës — përveç tensionit e frikës, kishte shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme të dy personave, midis të cilëve edhe një vogëlush 9-vjeçar. Viktima të kësaj akti të padëgjuar ndodhen edhe 5 shoqërues, që me plagë të rënda, të cilët u dërguan menjëherë për kurim në spitalin e qytetit.
Ende pse mbetet ende misterioz, incidenti tragjik është konfirmuar si i përket vendosjes së një autobombe. Sipas njohjeve të para — dhe pas njoftimit nga Komisariati i Skraparit — bëhet me dije se Zarzava — persona të paidentifikuar kishin vendosur mbi një autoveturë, pikërisht në motorin e saj, një shpërthim të fuqishëm eksplozivi.
Menjëherë pas kësaj është gjendur i vdekur — masakruar nga shpërthimi i fortë — 9-vjeçari Bashkim Pelivani, ndërkohë që Fatime Pelivani, 60-vjeçare, nuk kishte mundur t'u shpëtonte, dhe pse ishte dërguar menjëherë në spital. Sipas banorëve nga Çorovoda që treguan për Gazetën Shqiptare — të ndodhur në vendngjarje pas shpërthimit të mërkurës — mësuan se Fatime Pelivani i ishin shtuar edhe dy persona të tjerë. Fillimisht në gjendje tepër të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve të spitalit të qytetit. Ende nuk dihet nëse "shpërthimi s'është" i lidhur me familjen Pelivani, viktimat më të shumta të këtij incidenti tragjik. Sidoqoftë në spital — në gjendje tepër të rëndë — ishin shtruar të mërkurën edhe tre gra, emrat e të cilave nuk janë bërë akoma të njohur.
Për shpërthimin tragjik në Çorovodë, ishin angazhuar mbrëmjen e së mërkurës forcat e Rën-dit, të cilët ende nuk kanë konfirmuar identifikimin e kapjes e autorëve të shkakut të kësaj tragjedie për familjen Pelivani. Po kështu, për shkak të hetimeve intensive dhe tepër të rezervuara — shpjegime nuk janë dhënë edhe për materialet eksplozivë të ndodhura brenda shporetës.
Është ndoshta rasti i parë në Shqipëri, që persona kanë minuar, për arritjen e qëllimeve të tyre antinjerëzore, autorin si mjet vrasës një autobombë. Në gushtin e vitit të kaluar opinioni kishte reaguar për një shpërthim të tillë — në fakt tepër të dobët — në afërsi të dy autoveturave të ndodhura në sheshin "Avni Rustemi" të kryeqytetit, në vendqëndrimin e taksive.
Shpërthimi, edhe pse i zhurshëm, kishte shkaktuar vetëm thyerjen e xhamave dhe dëmtime në pjesën e të djathtë të autoveturës. Ndërsa incidenti i së mërkurës, përkundrazi, ka shkaktuar një viktimë. Hetimet që ende vazhdojnë do të ndriçojnë mënyrën e autobombës në Çorovodë, rastin më të bujshëm hakmarrës në Shqipëri.
Ajo që mbetet pas shpërthimit të një autobombe
Edmond Laçi
Lind tregu i ndërtimeve caktohet vlera e trojeve
Çmimi do llogaritet sipas popullsisë, afërsisë nga rruga dhe kapacitetit ndërtimor. Tre ndarje për zonat turistike
Projekti do diskutohet në Parlament
TIRANË — Së shpejti dhe trojet në qendra të banuara dhe zona turistike do të kenë çmimet e tyre në shitje e blerje. Në zbatim të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve", Parlamenti i është parashtruar nga Qeveria për miratim një projektligj që përcakton çmimet e trojeve për efekt të kompensimit të ish-pronarëve.
I hartuar edhe me ndihmën e specialistëve të Bankës Botërore dhe USAID, projekti i klasifikon trojet sipas vendndodhjes në zona të banuara dhe në zona turistike. Për caktimin e çmimit të një trualli në të dy këto ndarje viju kryesisht se të qendrave të banuara synohet veçmas të merren në qendër përkatëse, pozicioni i truallit në raport me rrugët kryesore, si dhe mundësia e tij për t'u mbajtur infrastruktura ndërtimore. Çmimi tako i kompensimit të truallit që ndodhet brenda vijave kufizuese të qytetit të Tiranës është 400 lekë për metër katror. Në qytete tjera çmimi do të jetë me i ulët dhe do të llogaritet nga shumzimi i çmimit bazë 400 lekë me koeficientë të caktuar — 0.5, 0.25, dhe 0.125 — të caktuar në përputhje me numrin e popullsisë së qytetit.
Zonat turistike janë ndarë në tre kategori. Çmimi i kompensimit për troje të përkasin kategorisë së parë propozohet të jetë 800 lekë për metër katror. Për dy zonat e kategorive të tjera ky çmim do të llogaritet duke shumëzuar çmimin 800 lekë me koeficientët 0.5 për kategorinë e II dhe 0.25 për kategorinë e III. Shërbimet e miratimit dhe hyrja në veprim e këtij projekti lidhen me rritjen e mundësive të realizimit të procesit të kompensimit e pronave të paluajtshme. Ai do të krijojë kushte për përdorimin e letrave me vlerë dhe garantive të dhëna nga e tyre mund të përdoren për realizimin e veprive në procesin e privatizimit. F.a. Ar. St.
Çmimet e trojeve në qytete dhe në zonat turistike
Lloji i truallit në metër katror Çmimi në lekë
Në Tiranë 400
Në qytete mbi 30.000 banorë 200
Në qytete 10.000-30.000 banorë 100
Në qytete nën 10.000 banorë 50
Në zona turistike të kategorisë I 800
Në zonat turistike të kategorisë II 400
Në zonat turistike të kategorisë III 200
Enigma e biskotave: Ministria i bllokon
Urdhëresë
Enigma e biskotave:
Ministria i bllokon
TIRANË — Kanë pushuar hezitimit tashmë 3 mijë e 500 ton biskota të ardhura nga Anglia në Portin e Durrësit me anijen "Odesskiy Komsomolets", janë bllokuar përkohësisht në magazinat e rezervave të shtetit nga Ministria e Bujqësisë. Ndonëse analiza e kryera nga institucioneve të specializuara, flasin për parametrat normalë të biskotave, Ministria e Shëndetësisë është shprehur kategorikisht kundër konsumimit të tyre nga njerëzit. Madje këmbënguljet që të merret mendimi i specialistëve edhe në rast përdorimi i ushqimit për kafshë, janë hedhur poshtë. Argumenti: ndonëse nuk paraqesin rrezik helmimi, 30 vjetet që kanë kaluar nga data e prodhimit, kanë zbehur vlerat ushqyese të këtyre biskotave.
Ka marrë kështu një përgjigje shpjegimi i ngritur nga Gazeta Shqiptare për këto dërgesa të quajtshme humanitare. E megjithatë një pjesë e enigmes mbetet e errët. Ende nuk dihet se kush do të jetë përfituesi i togjithë gjësendet për shpërnimit togjithë. Për shpërnimit të ngarkesës në port e bëri ndërmjet "Odesskiy Komsomolets" për thuajse një muaj në brigjet shqiptare.
Andrea Stefani
Diplomat shqiptar dëbohet nga Athina
Greqia: pakësoni personelin
TIRANË — Detyrohet të lërë postin e tij në Ambasadën Shqiptare në Athinë një tjetër diplomat shqiptar. Qeveria greke ka bërë të njohur të enjten vendimin saj për të dëbuar mbrëmë një përfaqësues tjetër të shtetit shqiptar me arsyetimin se ishte i padëshiruar për shkak të kundërpërgjigjes të vendimit të Tiranës për të ulur numrin e lejueshëm të personelit diplomatik në dy vendet dhe jashtë personit. Brenda ditëve tjetër shqiptar duhet të lërë territorin grek.
Diplomat shqiptar Ahmet Lala, 48 vjeçar, është i dyti në radhë që detyrohet të lërë postin e tij. Disa ditë më parë ishte përzënë nga autoritet greke Kastriot Rodo, Sekretar i Parë i përfaqësisë shqiptare. Vendimi për largimin e Robos ishte marrë nga Athina pas vendimit të Tiranës për dëbimin "për veprimtari jo në përputhje me statusin e tij" të Konsullit të Përgjithshëm grek në Gjirokastër.
"Pala greke kërkoi që njëri prej nesh të largohej por pa e cilësuar me emër dhe pa e quajtur person të padëshirueshëm — thotë për Gazetën Shqiptare Shpëtim Mezini Sekretar i Dytë dhe person që drejton aktualisht Ambasadën — vendimi për largimin praktikisht të Lalas erdhi nga Tirana". /a. bax./
Një vajzë vetëvritet me bar miu
— Një tjetër moshë e re bëhet viktimë e vetëvrasjes. Eshtë e reja 17-vjeçare Zana Gjeci e cila në një moment dëshpërimi i ka dhënë fund jetës me dëshirën e saj. Gjeçi, nga fshati Topojë i rrethit të Fierit, ka përdorur disa tableta me fotoksinë — ilaç shumë i fuqishëm që përdoret për të helmuar minjtë — efekti i së cilës ka qenë shumë i shpejtë. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta dhe vajza ka filluar të përpëlitet. Ajo është dërguar pastaj në spital ku fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë. "Ishte tepër vonë për ndërhyrjen tonë — tha për Gazetën Shqiptare mjeku i urgjencës — ajo ishte sjellë në urgjencë pas helmimit".
En. My.
Shitës, kujdes çmimin
TIRANË — Tani asnjë shitës nuk do të mund ta bëjë "lojra" me çmimin. Ky duhet shënuar me kartela të veçanta dhe të vendoset në afërsi të mallit që tregton. Një listë çmimesh duhet t'i afishohet në një vend të dukshëm të dyqanit. Kjo është përmbajtja e njoftimit të fundit të ligjit për çmimet e tarfiat e miratuara nga Parlamenti. Neni i ri parashikon edhe gjoba të larta për të gjithë tregtarët që do t'i shmangen detyrimit të këtij ligji. Një letër e tillë kishte kohë që ishte propozuar nga Shoqata Konsumatore.
Lirohen peshkatarët nga Greqia
— Janë liruar tashmë 4 anëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës greke "Ajos Vasilios" të sekuestruar në ujërat e Sarandës të premten e kaluar. Prokuroria e rrethit ka vendosur kështu të refuzojë kërkimin e çështjes penale ndaj këtyre personave. Marina e ka lënë në dispozicion anijen e ndaluar në bregdetin e Sarandës. Peshkatarët ishin kapur nga forcat e distriktit detar numër 4 me datën 15 prill ndërsa po peshkonin në ujërat e shtetit shqiptar. Më pas janë marrë në pyetje në komisariat të policisë së Sarandës siç kishin marrë me armë në mjetin e tyre. Një tjetër ekuipazh i një anijeje peshkimi po ndiqej këtë javë, i cili i përkiste nëndetëses së Republikës së Shqipërisë.
p. re.
Birësime, sërish arrestime
Në burg një mjek e një avokat
Rikthehet historia e fëmijëve të dhënë jashtë
TIRANË — Rikthehet sërish historia e skandalit të birësive. Sipas arrestuar nga Prokuroria e Tiranës, dy persona të akuzuar për implikim para se shpërthimit Ali a i bllokonte me një Dekret po ashtu arrestive. Lirimi Shyti — një prej avokatëve përgjegjës për birësitë masive në Shqipëri — është marrë në Tiranë ndërkohë që bër e çështja penale kishte filluar që në gushtin e vitit '92. Që prej kësaj kohe për Shytin 60-vjeçar ishte shpallur edhe kërkimi nga organet e Rendit, ndërkohë që ai ishte larguar jashtë shtetit — duke banuar përkohësisht në Turqi. Personi tjetër — i implikuar po ashtu në dokumente — është mjeku shqiptar i arrestuar disa ditë më parë. Bëhet fjalë për Blerim A. Vrysi, akuzat i referohen "sigurimit të dëshmit" për birësitë.
Ishin pikërisht këto birësime "jashtë" të quajtura të paligjshme që u vunë në akuzë si shkak duke bërë që prindër shqiptarë kishin sjellë në dy ose pesë burra gusur dhe Zëvendësprokurorin e Republikës, Vasil Plaku. Bashkë me të u gjykua edhe përgjegjësi i Befotforit të Durrësit, nën kohë që procesi i bujshëm i birësimeve kishte shkaktuar reagime dhe konflikte edhe jashtë çështjes kryesore, shumë vendime në momente e para të tranzicionit në Shqipëri. Ishin kryer në mënyra të poret të paligjshme. Edhe drejtoresha e Komitetit Kombëtar të Birësimeve herëpashere kanë denoncuar faktin të reja për fenomenin në dëmshimin e lidhje me adoptimin e fëmijëve të notë shumë shpesh nga shtetas të huaj. Sidoqoftë dy të arrestuarit e fundit përbëjnë hetime të veçanta për birësimet e reja. Ndërkohë që organet e Drejtësisë kanë akuzuar edhe persona të tjerë që ende nuk janë kthyer në Shqipëri. (Ed. La)
Liberalizohen edhe çmimet për fletoret
Vendim qeverie
TIRANË — Janë liberalizuar tashmë edhe çmimet e fletoreve të prodhuara brenda vendit. Shkak i ndërmarrjes së kësaj mase e bën vendimi i Qeverisë së fundit i publikuar në gazetën zyrtare dhe shumë shpejt do të verifikohet në këtë mënyrë. Sipas përshkrimit, vetë prodhuesit do të vendosin çmimin sipas spekulimeve të tyre në tregun e pakontrollueshëm. Shpjegon se Drejtësi i Shtypshkronjës e Durrësit i cili ka bërë deri tani llogaritjen e kostove, veç për nxënësit e shkollave. Prodhimi dhe çmimi i tyre ka qenë gjithnjë i vendosur nga shteti, që shpesh herë nuk i detyronin nga shitja e tyre me çmim të lirë me 16 deri 12 herë më të madh. Vendimi për liberalizimin e këtyre çmimeve do të lejojë me siguri që ky mall të kushtojë shumë më pak prodhime të tjera e kanë ardhur nga tregjet e huaja duke eleminuar krejt kështu edhe çdo spekulim me çmimin në treg. /a. bax./
NE BRENDESI
Bomba mbi spital masakër e re në Gorazhde
Vazhdojnë sulmet e serbëve
NE FAQEN 2
Sot sfidat e ashpra i përkasin fundit të renditjes
Martini drejt «titullit»
NE FAQEN 3
DJE NE SHQIPERI
BERISHA: PAS NDERHYRJES NE GORAZHDE RIVENDOSESET AUTORITETI I NATOS — "Rivendosja e kredibilitetit të NATO-s pas katastrofës njerëzore në Gorazhde është jashtëzakonisht i rëndësishëm për deklarimin e agresorëve dhe për parandaluimin e konflikteve jo vetëm në Ballkan". Janë fjalët e Berishës në takimin me Komandantin e Forcave Ajrore Amerikane në Europë, Gjeneralin Oakes. Gjatë këtij takimi Presidenti shqiptar ritheksoi edhe njëherë dëshirën e Shqipërisë për rritjen e bashkëpunimit dhe të kuadrit me NATO-s në fushën e paqes.
PERGATITET HAPJA E NJE PANAIIRI ME PRODHIME ITALIANE NE ELBASAN — Janë në prag të përfundimit përgatitjet për hapjen e një panairi me mallra të prodhimit italian në qytetin e Elbasanit. Organizatorë të këtij i "Elsaerovis" Sh.p.k., Firma italiane ka zhvil. luar aktivitetin e saj shoqëror të treta në Shqipëri. Organizatorët e këtij eventi, sipas presidentit të saj, synojnë në aktivitete do të jetë edhe asistenca teknike për industrinë shqiptare dhe kontabiliteti e administrimi.
KUCOVA MBETET PA BIBLIOTEKE — Ka mbetur praktikisht pa bibliotekë qyteti i Kuçovës. Problemi ka lindur që kur dy institucione ndane midis tyre klubin e ish-Bashkimeve Profesionale të qytetit. Nga autoritet lokale dhe nga institucione qendrore, ku është diskutuar problemi, përgjigja ka qenë pozitive, por megjithatë problemi vazhdon të mbetet pa zgjidhje.
RINDËRTOHET XHAMIA NE DELVINE — Është miratuar nga Bashkia e Delvinës ndërtimi i një xhamie të re. Ndërtimet do të financohen nga një organizatë e huaj qysh Qendra Islamike Botërore e Ndihmave me qendër në Arabinë Saudite. Një vendim që Qendra Islamike Botërore ka edhe për ndërtimin e xhamive të reja në lagjet të tjera në Elbasan dhe Pogradec. Sipas njoftimeve të dhëna në mbledhjen e saj, Këshilli i Bashkisë ka vendosur miratimin e saj.
MAIA S.p.A. - Roma CATERPILLAR
MAIA S.p.A. - Roma
Dealer per l'Albania
CATERPILLAR
INAUGURA
LA NUOVA SEDE DI TIRANA
Rruga Dibres, km 3,5
La MAIA S.p.A., in occasione dell'inaugurazione che avrà luogo,
MERCOLEDI 27 APRILE 1994
dalle 9.00 alle 16.00
invita
cordialmente i responsabili di Enti Pubblici,
Imprese di Costruzioni ed Industrie a visitare
la nuova sede.
Saranno presenti il Direttore Generale della
Caterpillar ed i dirigenti MAIA per l'Albania
che illustreranno agli intervenuti l'organizzazione ed i programmi di attività in Albania.
Saranno inoltre esposte alcune macchine della
più recente produzione Caterpillar.
MAIA S.p.A. - Macchine Movimento Terra - Rulli Compattatori - Gruppi Elettrogeni - Carrelli Elevatori - Autogrù
RRUGA DIBRES Km 3,5 - TIRANE
Tel./Fax 042/32.004