24/06/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 qershor 1994

Tjetër verë pa ujë

Ja përsë dhe ku do të rifillojë kalvari i kovave Tjetër verë pa ujë Investimet të pamjaftueshme TIRANE — Rikthehet bashkë me temperaturat e larta të verës problemi i mungesës së ujit të pijshëm. Thuasie se të gjithë vendin, përgatitë këtyre muajve të nxehtë, shqiptarëve do tu duhet të përballojnë përsëri këtë vit, përveç vapës, edhe kalvarin e lodhshëm — tanimë i zakonshëm — të mbushjes së kovave. Megjithë investimet e bëra për përballimin e këtij problemi — specialistët parashikojnë një përmirësim të situatës në krahasim me vitin e kaluar — furnizimi normal i banesave të qytetarëve me ujë duket ende i largët. Nxehtësia e këtyre ditëve të para të verës është pasqyruar menjëherë në grykat e thara të rubinetave nëpër banesa. “Vizitat” e ujit — tashmë gjithnjë e më të rralla — kryhen vetëm në orët e para të mëngjesit. Një regjim që përfundon tmerrësisht shpejt për t’u ripërsëritur vetëm në mëngjesin tjetër. Por dhe kjo nuk i përket të gjithëve. Nuk ja përket pa familjet — në veçanti ato të kateve të larta — që nuk arrijnë të shijojnë as këto çaste të shkurtra lumturie. Çesmat e trye gjatë verës thuajse dalin jashtë përdorimit. “Përgjithësisht në të gjithë vendin — shpjegon për Gazetën Shqiptare Arben Zajmi, drejtor i Drejtorisë së Ujësjellësve në Ministrinë e Ndërtimit — problemi i ujit është i vështirë”. Ardhi e verës nuk bën gjë tjetër veçse e ndërlikon akoma më tepër këtë çështje që prek jo vetëm qytetet, por dhe shumë fshatra. Në të vërtetë, për shumë zona nuk dihet ende saktësisht nevojat për përballimin të kësaj gjendjeje pasi mungojnë studimet përkatëse. Ndërkohë rrjetet ekzistuese të tubacioneve të shpërndarjes në shumë zona janë prishur, ndërsa në pjesën më të madhe janë të amortizuara. Si pasojë — përveç thatësirës — shtohen edhe humbjet gjatë rrugës. Kështu vetëm në Durrës, në tubacionet që kalojnë në zonën e ish-kënetës së qytetit, humbjet llogariten përafërsisht rreth 50 litra në sekondë. Specialistët e Ministrisë së Ndërtimit japin shpresa për një përmirësim — ndonëse të lehtë — të situatës në krahasim me një vit më parë. “Për ujësjellësat, ne kemi investuar nga buxheti i shtetit, vetëm për vitin 1994, 440 milion lekë, të cilat i kemi akorduar, sipas kërkesave të paraqitura rrethve të ndryshme”, tregon Zajmi. Gjendja pa rakitatet që vështirë kryesisht në qytetet e mëdha si Tiranë, Shkodra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra por dhe në Përmet apo Pogradë. Në pjesën më të madhe fondet janë përdorur për rehabilitimin e rrjeteve të amortizuara apo të shkaktuara dhe më pak për ndërtimin e ujësjellësve të rinj. Megjithatë këto shuma nuk plotësojnë veçse pjesërisht kërkesat dhe nevojat aktuale. “Kërkohen fonde të mëdha për të cilat ne nuk kemi mundësi — sqaron Zajmi — prandaj po përpiqemi që të gjejmë kredi nga jashtë për realizimin e ujësjellësve të rinj në qytetet e mëdha”. Armand Mero

Më tepër siguri për muzeumet: xhama specialë do të mbrojnë artin

Premtim nga Austria TIRANE — Shtohen shpresat për muzeumet vendase shqiptare. Pas masave të posaçme që ka marrë Ministria e Kulturës për rritjen e shkallës së sigurisë së muzeve kryesore të vendit, nga e njëjta Ministri vjen një sinjal tjetër pozitiv: “Nga pala austriake na janë premtuar falas një sasi xhamash specialë dhe pajisje të tjera mbrojtëse për muzeumet tona”. Ylljet Alikaj, Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Kulturës, i tregoi Gazetës Shqiptare për rezultatet e takimeve të tij të fundit në Vjenë me zyrtarë të lartë austriakë të disa dikastereve. Alikaj ishte këtu në përbërjen e një delegacioni shtetëror që drejtohej nga Ministri Anagnosti. Sipas Alikajt nga pala austriake është premtuar ndihmë immediate edhe në fusha të tjera të kulturës, si në botime, kinematografi e muzikë. Pala austriake i ka premtuar Shqipërisë që të krijojë hapësirë në aktivitetet e shumta ndërkombëtare që zhvillohen çdo vit në Austri. (fa. bax.) Lirohen gratë e «LM» TIRANE — I kanë shpëtuar qelive të Burgut të Tiranës dhe tashmë gjenden pranë familjeve të tyre të vetmet femra që akuzoheshin — ndërmjet majft personave të tjerë të arrestuar — për kontrabandën e cigareve. Për motrat Vilma Nushi e Majlinda Hido, organi i Prokurorisë vendosi ditën e mërkurë që t’u hiqej menjëherë masa e arrestit, vendosur thuajse para dy muajsh. Edhe pse ende nuk janë konfirmuar motivet që shtynë organin e Prokurorisë për vendimin e fundit, juristët specialistë theksojnë se “kjo masë është e pranueshme nëse personi i marrë në përgjegjësi penale, pas hetimeve nuk rezulton të jetë objekt i krimit për të cilin akuzohet”. Fillimisht dy motrat afariste, ishin akuzuar për krimin e kontrabandës, lidhur kjo me veprimtarinë e tyre me cigaret “LM”. Ndërkohë po në Burgun e Tiranës ndodhen edhe afro 20 të arrestuar të tjerë — madje prej shumë muajsh — të gjithë akuzuar për kontrabandë, falsifikim dokumentesh apo edhe shpërdorim detyre. (e. L.)

«Mashtrimi i tregtarit»: fshatarët e revoltuar paralajmërojnë konflikte

Pas arrestimit të drejtuesit të firmës «Blini» DEVOLL — Arrestimi i presidentit të firmës “Blini” nuk ka mundur të fapë një panik kundër dhe indinjatën e gjithashtu të mbeturit huadhënës të Devollit artistia e mistër— DEVOLL — Arrestimi i presidentit të firmës “Blini” nuk ka mundur të fa-shë panikun dhe indinjatën që kishin krijuar në familjet huadhënëse të Devollit arrestia e të mistershme. Një peticion drejtuar autoriteteve ka sjellë në Tiranë paralajmërimin e ngritjes së tensionit: “Qindra persona janë gati të futen në grevë urie — thuhet ndër të tjera në peticionin e nënshkruar nga 112 vetë — dhe mijra të tjerë të gatshëm të bllokojnë rrugën Korçë-Bilisht”. Njeriu binom, Jorgo Panajoti ose Bujar Pano ishin arrestuar në 10 maj nga plaka e kufirit Tushemisht pasi kish huazuar — në emër të firmës “Blini” që kryesonte — nga familjet fshatare të rrethit të Devollit 1 milliardë dhrahmi greke si dhe një sasi të konsiderueshme dollarësh amerikanë dhe markash gjermane. Zhdjuqa e Panajotit kish alarmuar huadhënësit e shumtë që menjëherë kanë denoncuar në organet e rendit duke kërkuar ekstretradimin e tij në Shqipëri. Dhe ishte një operacion i suksesshëm i forcave të Rendit që bëri të mundur brenda një periudhe 1 mujore realizimin e kësaj kërkese. Burime të Komisariatit të Policisë së Pogradecit i kishin konfirmuar para pak ditësh Gazetës Shqiptare arrestimin e “biznesmenit” 37 vjeçar nën akuzën e “mashtrimit”. Por ekstradimi dhe arrestimi i tij nuk ka përmbushur ende kërkesën kryesore të fshatarëve: kthimin e parave të grabitura. Është pikërisht zhdukja e kësaj shumë të stërmadhe parash — kjo duket të jetë shkaku dhe thelbi i këtij skandali — të grumbulluara nga fshatarët me punën rraskapitëse dhe shpesh poshtëruese të emigracionit, që e ka shndërruar Devollin në një qendër potenciale tensionesh. Mjaft persona që kanë qenë ndërmjetës të njeriut me dy emra në mbledhjen e huave, sot ndodhen përpara kërcënimeve të hapta për vrasje, djegie shtëpish apo grabitje fëmijësh. “Problemi i firmës Blini — paralajmëron peticioni — po kthehet dita ditës në një problem me fund tragjik për shumë persona të implikuar nga rrethi i Devollit dhe pjesërisht nga ai i Korçës”. Të frikësuar për humbjen e parave huadhënësit kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe shprehin tërheqjen e tyre në ndërmjetësimin e një grupi ekspertësh me përvojë nga Tirana, si dhe vënien përpara përgjegjësisë edhe të mëfat personave të tjerë që — sipas tyre — janë implikuar në këtë skandal. Dhe në rast mosplotësimi të këtyre kërkesave, ata paralajmërojnë grevën e urisë dhe bllokimin e rrugës automobilistike. Andrea Stefani ... Mjaft persona që kanë qenë ndërmjetës të njohur kërcënimeve të haptë për vrasje, djegie shtëpish apo grabitje familjesh. “Proble- ...” Andrea Stefani

DJE NË SHQIPËRI

KRASTE, ENDE PIKEPYETJE PER GREVEN — Një miting solidariteti nga familjarët e minatorëve-grevistë të urisë, gjendej e rrethuar shëndetësore e mjaft prej tyre si dhe një takim i Kryeministrit Mehsit dhe anëtarëve të tij të qeverisë e Presidencës me një grup përfaqësuesish të grevistëve, ishin të rejat e fundit të premten e së mërkurës në minierën e kromit të Krastës së Martaneshit. Megjithëse pas takimit të fundit — ku Qeveria i konsideroi të realizueshme të gjitha kërkesat — një grup funksionarësh të lartë u nisën drejt Krastës. KAVAJË, VDEKJE TRAGJIKE E NJË NENE — Vdes tragjikisht nga rryma elektrike — ndërsa po përgatiste të gatuante darkën — 50-vjeçarja Bejare Beqja. Nëna e gjashtë fëmijëve. Menjëherë pas këtij episodi të dhimbshëm, i gjithë fshati Beqaj i Kavajës u përpoq të ndihmonte viktimën, veçse tashmë gjithçka ishte vonë. Viktima Beu sapo kishte ngecë nga ndoshta lodhja kish ndikuar atë pakujdesi të vogël, që i shkaktoi edhe vdekjen. KRUJË, KËSHILLI I RREGULLIMIT TË TERRITORIT MIRATON SHTESËN PËR RIKONSTRUKSIONIN E AEROPORTIT TË RINASIT — Do të jetë 81.71 hektarë sipërfaqja për rikonstruksionin e aeroportit të Rinasit. Në vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Krujës mbështet këtë studim e bërë për master-planin e rikonstruksionit të plotë të këtij aeroporti, miratuar që në majin e vitit të kaluar nga Këshilli i Ministrave. Sipas studimit, modernizimi i Rinasit duhet të kalojë perms dy fazave kryesore: të emergjencës dhe atë të zhvillimit të afat perspektiv.

Rrufejа djeg një magazinë

TIRANË — Ka shkaktuar vetëm dëm materiale shkarkimi i fortë nga qielli në mesditën e së mërkurës. — Ka shkaktuar vetëm dëm materiale shkarkimi i fortë nga qielli në mesditën e së mërkurës. Një rrufe — thuajse e rrallë në rrugët e kryeqytetit — ka “zbritur” pikërisht mbi Hetuesinë e Tiranës, duke shkaktuar zjarrin e befët në një magazinë private aty pranë. Por ka shpëtuar për mrekulli polici i shërbimit në ndërtesën e Hetuesisë, mbi kokën e të cilit u var një kabëll tensioni, këputur menjëherë pas shkarkimit të zhurmshëm të rrufesë. Për të shuar zjarrin në magazinën private — ku ndodheshin mjaft frigoriferë e lavatriçe — ndërhynë edhe dy automjete të MKZ, që sidoqoftë shpëtuan një pjesë të mirë të mallit. (e. l.)

Tani moti pengon aeroplanët spiunë

Më pak misione nga Shqipëria TIRANË — Kushtet atmosferike dhe disa vështirësi në ndërlidhjen radiofonike i kanë penguar fluturimet e avionëve spiunë amerikanë — dislokuar në Shqipëri — në misionet vëzhguese mbi territorin boshnjak të përfshirë nga lufta. Avionët e telekomanduar Gnat 750, kanë kryer deri tani vetëm 12 misione nga 30 të parashikuara nga ekspertët e Pentagonit. Por të dhënat e përpunuara prej tyre kanë mbërritur tashmë në kohë reale në zyrat e ekspertëve ushtarakë amerikanë në Washington. Ndërkohë, CIA 1 ka kërkuar Kongresit Amerikan që të mund të blejë shtatë avionë të tjerë. Tre prej tyre tashmë i janë dorëzuar ushtrisë amerikane, katër të tjerët janë ende të depozituar në fabrikën prodhuese të firmës “General Atomic” në San Diego. Njëri prej tyre kushton afër 800.000 dollarë, ndërsa një stacion bazë, i domosdoshëm për transmetimin e të dhënave dhe për komandimin e avionëve, kushton 1.2 milion dollarë. Fluturimet vëzhguese mbi Bosnjë të avionëve të së sotshkur kanë nisën nga territori shqiptar. Tani së fundi CIA ka bërë të ditur se preferon të ngrejë edhe një bazë tjetër të vendosur në njërën prej vendeve të këtij pellgu. Ka shumë të ngjarë që për këtë qëllim të përdoret njëra nga bazat ekzistuese amerikane në Itali. p. re.

Fier, taksë verore edhe për verandat

Për lokalet nga maji në tetor FIER — Një taksë e re është shtuar për tregtarët fle-rakë në fillimin e stinës së nxehtë. Që tani e tutje të gjithë pronarët e lokaleve që shfrytëzojnë verandat do të paguajnë taksë mbi bazën e sipërfaqës së terrenit që ata shfrytëzojnë jashtë mureve të lokaleve. Kjo është përcaktuar edhe vendimit të fundit të Këshillit Bashkiak të qytetit. Kështu ka vendosur që taksa të jetë e shkallëzuar: 10 lekë për metër katror për lokalet në qendër të qytetit dhe 5 lekë për metër katror për ato që janë në periferi të tij. Taksa e re do të paguhet një herë në muaj, natyrisht për periudhën gjashtëmujore maj — tetor. Me afrimin e dimrit, kur klientët do të fillojnë të largohen nga verandave, atëherë do të pushojë edhe fuqia e kësaj takse. Kështu, tregtarët ferakë do të paraqiten çdo muaj në degën e Bankës së Shqipërisë në Fier. Fatura e pagesës së kryer këtu do të paraqitet më pas në Zyrën e Taksave dhe Tatimeve të Bashkisë së qytetit. Në rast të kundërt Bashkia do të përgjigjet me masa të posaçme që i lejojnë ligjet. E nëse në Fier do të taksohet veranda, në kryeqytet ishte menduar një tjetër zgjidhje këtu, për çdo karrige të nxjerrë jashtë lokalit, tregtarët janë të detyruar t'i paguajnë Bashkisë një shumë mujore në formë takse. En. My.

Ilaçet që ndërruan qëllimin...

REALITET KURSIv LAÇ — Ka qenë një problem personal shëndetësor pas grindjet me bashkëshorten ...

Portieri suedez Eriksson është ... argjendar

NE BRENDESI

Viti shkollor 1994-1995 do të ketë pak studentë Në faqen 2a Rolling Stones ekzekutojnë për vrasjen e Veriut Në faqen 2d Korfuz i mobilizuar për takimin e KE Në faqen 2f

Syri tek Botërori

Nga Londra parashikime mbi rezultatet Sfida e ditës Irlandë-Meksikë në TV ora 18.30 Brazil-Kamerun në orën 22.00 Shifra e kuriozitete Në faqen 3 Portieri suedez Eriksson është ... argjendar