Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 29 qershor 1994

«Ja ç'kanë dosjet e Sigurimit»

Spiunët për «punën e mirë» shpërbleheshin edhe me veprat e Enverit Flet një ish funksionar i lartë Spiunët për «punën e mirë» shpërbleheshin edhe me veprat e Enverit «Ja ç'kanë dosjet e Sigurimit» Flet një ish funksionar i lartë Dy opinionet për hapjen TIRANE — Janë hartuar me mijra dosje - shumica e të cilave ruhen ende në arkivat sekrete. Ato ishin dy llojesh, një grup përmbante të dhëna të mbledhura nga informatorët e shumtë dhe të tjerat përmbanin të dhënat personale të bashkëpunëtorit. Vetëm një grup i kufizuar personash kishte dijeni për përmbajtjen e tyre. Pas riaktivizimit të debatit të vjetër mbi hapjen e dosjeve është bërë nga funksionarët e ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po të bëhet anonimi — shkruan ai — dosjet e para përmbajnë të dhëna të rëndësishme nga informatorët e dërguar nëpër organizata, institucione, lagje e fshatra. Ndërsa një pjesë tjetër janë të dhënat personale të personave që bashkëpunonin me organet e Sigurimit të Shtetit. Çfarë përmbajnë dosjet e Sigurimit dhe a ka patur raste të asgjësimit të tyre? Kanë ekzistuar dy lloj kartelash, që hartoheshin nga të dhënat e mbledhura nga informatorët dhe kartelat e informatës të dhëna mbi identitetin personal të informatorit. Me to mund të njiheshin vetëm një grup njerëzish të autorizuar: punëtorët operativë, shefi i tij, Kryetari i Degës dhe Sekretari i Partisë në rreth i cili ishte zat i plotfuqishëm i sektorit. — Në vitin 1991 kur kryeorganizimi i SHIK-ut u bë parosë që dosjet që kanë denoncime për agjitacione e propagandë, të asgjësoheshin me një shpejtësi të rrufeshme nëse kishin mbetur. A ekziston mundësia që në to të ketë të dhëna të rreme? "Përgjithësisht të dhënat e grumbulluara nga informatorët ballafaqoheshin me agjenturë paralele. Për të njëjtin objekt punonin jo më pak se dy persona njohës. Mes tyre nuk e njihnin njëri-tjetrin. Në disa raste përdorej verifikimi me teknikë operative, kryesisht në regjistrimin e bisedave me magnetofon, që ishin ju më të mblidhshëm se një kurth shkrepës". Si përdorej i dhënat e informatorëve dhe cili ishte objekt kryesor i punës së tyre? Më parë përdorej këshilli, pas dy demaskimi publik me të rastit rast të rëndë arresëtime. Në rastet të cilat konsideroheshin më ekstreme arrestimi bëhej menjëherë pa kaluar në fazat që përmenda më parë. I akuzuari ballafaqohej me dy apo tre dëshmitarë. Gjithnjë arrestohej më shumë kur ekzistonin "prova" materiale që mbështeste akuzën e dëshmitë — rregjimi — kryesisht regjistrimi i bisedës — po i ndër të kandidit — dhe jo dosje karta e fundit që përdorej — atëherë digjej bashkëpunëtori duke u paraqitur si dëshmitar. Kuptohet që prej këtij momenti ai nuk kishte më vlerë si informator. Objekti kryesor i ndikuesve me agjenturë ishin akademikët që atëherë konsideroheshin të deklasuar, të internuarit dhe familjet e për ata kishin anëtarë që kishin lidhje gjinie me shtetas të huaj. Agjentë të Sigurimit vështirë e bënin denoncimin nëpër burgje. Hotelet turistike ishin një fushë tjetër e gjerë, këtu të paktën njeri prej kamerierëve ishte i Sigurimit, pa llogaritur ndër të tjerë që ishin rekrutuar nën të tillë. Në ç'rugë rekrutoheshin agjentët dhe si paguheshin ata? "Kishte nga ata që operativët i rekrutonin duke i kujtuar 'detyrën para Atdheut dhe Partisë'. Per pjesën tjetër përdorej metoda që 'hej' me material shtrëngues, domethënë dërgimi për të punuar në Sigurim kur ekzistonin të dhëna komprometuese. Vetëm në Tiranë vepronin — bashkë me ata që punonin për kriter ordinere — rreth 700 informatorë. Për shpërblim nuk ka patur rregulla të caktuara, por 'për punë të mirë' jepeshin nga 100 deri në 1.000 apo 1.500 lekë. Ne shumë raste agjenti shpërblehej me ndonjë vepër të Enverit". (b.c.) Ish ministria e Brendshme
Enverit Tiranë

Pesticidet: tani edhe rreziku i eksplozionit

Shqetësim i ekspertëve TIRANE — Pesticidet e skaduara rrezikojnë përsëri. Pas alarmit të vjedhjes së bidonave dhe përdorimit të tyre nga fshatarët në stacionin e Bajzës, tani lind një tjetër shqetësim: temperaturat e larta të stinës së verës mund të shkaktojnë shpërthime të fuqishme të mbushura me helm e që çarë të zmadhojnë katastrofën ambientale. Eshtë Komiteti i Mbrojtjes së Mjedisit i cili ka ngritur edhe këtë herë çështjen e pesticideve. Nga një kontroll mbi gjendjen aktuale në magazinat e Milotit dhe stacionit të Bajzës — këtu vazhdon të qëndrojnë ende 17 vagonë të ngarkuar me bidonat helmet — shkruhet nga ekspertët e këtij Komiteti, ka rezultuar se situata — tani që nxehti po shtohet përditë e më tepër — paraqet disa rreziqe. "Temperaturat e larta mund të përbëjnë rrezik serioz" thuhet nga ekspertët e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit. Nxehtësia, theksohet gjithnjë në shqetësimin e tyre, mund të shkaktojë jo vetëm helmime, por në disa raste edhe shpërthime. Ndërkohë, pasojë e ambasadave e autoriteteve dhe presionit të brendshëm — për shkak të nxehtësisë — krijohen mundësi për dalje dhe çarje të bidonave të cilët janë shpërndarë. Në Milot unë konstatoja një fuçi 200 litërshe të dëmtuar, me rrjedhje të frikshme të pesticideve — thotë Xato — lënda që përmbahej në fishe Meliapx. Një tjetër fuçi të çarë, me të njëjtën sasi pesticidesh, e vura re dhe në Bajzë. "Kështu pra, 217 ton pesticide e ardhura nga Gjermania para 3 vjetësh, kërkojnë akoma. Mjaftoi alarmi dhe zhurma e shkaktuar më parë — si në Shqipëri ashtu dhe në Gjermani — për rrezikun e madh ekologjik që mund të shkaktohej, gjendja nuk ka ndryshuar aspak. Madje e paefektshme duket të ketë qenë edhe protesta e 'Greenpeace' i cili ngrakoi dy kamiona me pesticide për t'i dërguar në Gjermani. Fondi i posaçëm prej 1.4 milion markash, për të cilin u fol se ishte lëvruar nga Ministria gjermane e Mjedisit për evakuimin nga Shqipëria dhe sigurimin e bidonave me pesticide, ende nuk po duket. Dhe ndërsa nga njëra anë, përfaqësues të një shoqërie gjermane kanë deklaruar se duhet kaluar se janë caktuar për këtë operacion, nga ana tjetër ambasada gjermane në Tiranë nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë. Armand Mero
Xato Armand Mero Tiranë Milotit Bajzës Shqipëri Gjermani

Berisha: «Më shumë informacion në gazeta»

Këshilli i PD TIRANE — Presidenti Berisha i është rikthyer edhe njëherë problemit të shtypit. Gjatë një fjale mjaft të gjatë — ku trajtoi problemet më të rëndësishme të fazës që po kalon sot vendi — të mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha iu drejtuar gazetarëve shqiptarë duke i kërkuar që të punonin më shumë për të dhënë informacion dhe për t'u imponuar më pak në debatin e ideve e të lodhshëm politik ku janë zhytur prej disa kohësh. Me terma dhe matura Berisha i është drejtuar edhe gazetës së partisë së tij duke i bërë thirrje që të largohet nga ajo që ai e quajti "debate të kota politike" dhe të eliminojë terma e fraza ofenduese për kundërshtarët politikë. Para kësaj Berisha kishte bërë një pasqyrë të arritjeve të ekonomisë shqiptare gjatë dy viteve të qeverisjes së qeverive të koalicionit të drejtuara nga Partia Demokratike. Presidenti ngriti edhe njëherë nevojën e marrjes së masave urgjente dhe të mbështetura në legjislacion për stimulimin e kapitalit intelektual të vendit. "Në universitetet tona duhet të dominojnë prirjet teknike, ku, duhet të hapen degë që mungojnë dhe të krijohen sektorë të rinj studimore. Berisha u ndal edhe në problemin e numrit të studenteve në shkollat e larta shqiptare. Sipas tij duke filluar nga viti shkollor 1994-1995 duhet të vendoset një rritje progresive e numrit të studenteve të regjistruar në universitetet dhe në shkollat e tjera të larta. Sipas Berishës këto janë disa masa të tjera do të ndikojnë në zhvillimin dhe përsosjen e arsimit e që ai e quajti "i pashmangshëm e i domosdoshëm". "Janë vetëm masat e para" — tha Berisha duke e mbyllur fjalën e tij para Këshillit Kombëtar të partisë së tij. (fa. zb)
Berisha Tiranë

Dy fëmijë mbeten viktima në shinat e hekurudhës

Aksident tragjik në plazhin e Durrësit TIRANE — Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët e Tiranës. Dy fëmijë, një djalë 15-vjeçar dhe një vajzë 5-vjeçare kanë humbur jetën me mënyrë tragjike mbi shinat e hekurudhës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Durrësit ku dy fëmijët — sipas burimeve pranë njëri-tjetrit në Tiranë — kishin shkuar të kalonin të dielën e kaluar. Gjithçka ka nisur si një ditë e zakonshme fundjave, por është kthyer në një tragjedi të rëndë. Të dy viktimat kishin hipur afër shinave të trenit ka afërsi të bregdetit të Kavajës dhe ndërsa treni po afrohej me shpejtësi vogëlushi ka tentuar të kalojë shinën, në këtë çast ka ndërhyrë vajza 15-vjeçare e cila ka tentuar të ndalojë lëvizjen, por nuk ia doli dot. Të tre trupat ka patur çarje, të dy trupat u gjendën të copëtuar. Eshtë ngjarja e dytë e rëndë e kësaj jave në plazhin e Durrësit ka harkur të pak javëve. ( ) Ndërsa në Laç... SHKODER — Automjetet vazhdojnë të vrasin. Diten e hënë, 6 persona nga Shkodra — midis tyre 2 fëmijë — kanë mbetur viktima të një aksidenti rrugor automobilistik hyrje të qytetit të Laçit. Familja Barku — Teuta, Bashkim dhe djali Dorian 10 vjeç — së bashku me të afërmit e tyre, Agroj dhe Shpresa Alia dhe Blertim Nishani, 5 vjeç po udhëtonin drejt Durrësit me një autoveturë "Opel". Në hyrje të Laçit makina e tyre është përplasur keq me një autobus të linjës nga e kundërt. Si pasojë e përplasjes nga të dy mjetet ka patur të plagosur shumë rëndë dhe janë dërguar në Urgjencën e Tiranës ku janë shtruar menjëherë në reanimacion. Ar. Me.
Teuta Barku Bashkim Barku Dorian Agroj Shpresa Alia Tiranë Durrës Kavajë Shkodër Laçit

Shpërngulje

Ku do të shkojnë familjet e Bovillës TIRANE — Eshtë përcaktuar tashmë zona e banimit për banorët e Zall-Herr. Bujqësit, Buzallët dhe Rrazës, fshatrat e cilëve do të përmbyten nga rezervuari i Bovillës që është në ndërtim e sipër. Vendndodhja e re do të jetë në Bathore, në një distancë rreth 1.500 metra larg rrugës nacionale Tiranë — Fushë-Krujë dhe afro 300 metra nga rruga që shkon për në Zall-Herr. Studimi urbanistik — hartuar posaçërisht për këta banorë dhe i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit — parashikon një zonë të gjerë e cila do të përmbushë plotësisht kërkesat dhe nevojat e atij 1.700 familjeve që do të shpërngulen. Kështu është menduar që për çdo familje në veçanti — 209 shtëpi të ketë sipërfaqe ndërtimi të jetojnë në qytet — të vihet në dispozicion një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, brenda së cilës do të vendoset një depo drithi si dhe një stallë për bagëtinë. Zona e re e banimit për fshatarët e shpërngulur — sipas përfaqësuesve të Bashkisë dhe ndërmarrjes — do të ketë edhe mjediset e nevojshme ndihmëse si qendër shërbimi e tregtie, rrugë, shkollë, çerdhe, kopshte si dhe terrene sportive e kulturore. Ndërtimi i banesave do të bëhet me godina dykatëshe të cilat janë projektuar sipas normativave të reja si të tilla kur kohët e fundit. Ar. Me.
Tiranë Zall-Herr Bujqësit Buzallët Rrazës

Kish vrarë: dënohet me 18 vjet burg

Kish vrarë: dënohet me 18 vjet burg FIER — Kishte vrarë e grindje e sipër një bashkëfshatarin e tij dhe tani i duhet të kalojë 18 vjet dënimin (!) e ka caktuar Drejtësia. Të dielën Gjykata e Rrethit të Fierit ka dënuar me 18 vjet heqje lirie, Altin Muçën, 19-vjeçar. Muça është konsideruar fajtor për një akt të ndodhur thuajse një muaj më parë në një zënkë e filluar mes dy vëllezërve e filluar mes dy kushërinjve. Më pas dy prej të afërmve të Mucës, Dashnor Hata kish ndërhyrë i vrarë nga një goditje vdekjeprurëse. Tani Muça duhet të presë edhe vendimet e gjykatave të shkallëve të tjera.
Altin Muçën Dashnor Hata Fier

Rrezikohet trashëgimia arkeologjike

KUKES — Shkatërrimet dhe dëmtimet po bëhen shumë të mëdha në mjaft zona arkeologjike të rrethit të Kukësit. Mbi 20 vjet kërkime shkencore tani rrezikojnë të humbasin pa lënë gjurmë. Bëhet fjalë për dëmtime drastike në trashëgiminë arkeologjike të asaj rrethe. Në qytezat në afërsi të Krumës si në vendin e Tanjë (?) të Mucaj ka pothuajse ç'të kemi që t'i shpëtojë. Gjurmët e kulturës së Komanit e kryesisë së periudhës tjetër janë duke u zhdukur. Varrezat e vjetra janë ndërtuar — siç duket — me material krahas, janë rrëmbyer, dërrmuar dhe shitur në tregjet e vendit. Kjo jo vetëm po dëmton vendet e kulturës, por edhe imazhin e Shqipërisë.
Kukës Krumës Mucaj Shqipëri

DJE NE SHQIPERI

KORÇE, ZHVILLOHET PARADA E MODES '94 — Mbi 70 modele të stilistëve korçarë kanë parakaluar për dy net rresht — në skenën e teatrit 'A. Z. Çajupi' — në një paradë mode e titulluar 'Me e mira'. E organizuar nga Pallati i Kulturës 'Vangjush Mio' dhe Federata e Rinisë, kjo paradë solli përpara qytetarëve korçarë risi të reja mode të stiluara. Në fund të spektaklit fituese është shpallur stilistja Nadja Milo, ndërsa e reja Orjona Kaçaku është cilësuar si top-modelja më e mirë. HAS, SHKATERRIME TE MEDHA NE PEMETARI — Dëmtime të pallogaritura me po ndodhin të krahina në pemëtari e rrethit të Hasit. Mbi 24 hektarë pemëtore ish-ndërmarrjes bujqësore të Fajzës janë shkatërruar në plotësisht dhe i mbjellja po pret dhe jo hektarë të tjerë në ish-NB e Krumës, prej të cilave nuk mendohet të merret asnjë prodhim. Tepër e rëndë paraqitet situata edhe në drurët e mollës e kumbullës ku sa për qind e 80 mijë rrënjë janë dëmtuar ndërsa pjesa e mbetur është në degradim e sipër. Megjithë çmimet favorizuese për shitjen e pemëve pothuajse askush nuk po i blen ato. KUKES, 15 FSHATRA PA MJEDISE SHKOLLORE — Rezervuarët e mbeten pa mjedise shkollore gjashtë të tija 94-'95. 12 fshatra të Kukësit. Disa e prej godinave aktuale u kanë dalë pronarët ndërsa 3 janë publikisht të amortizuara. Në këto kushte Këshilli i rrethit ka vendosur të blejë disa objekte të reja nga fshatarët, por deri tani nuk është siguruar asnjë fond.
Nadja Milo Orjona Kaçaku Korçë Has Hasit Fajzës Krumës

NE BRENDESI

Për ikjen nga Durrësi një dënim në Bari Në faqen 2 Dollari në krizë të plotë Shqetësime në Shtëpinë e Bardhë Në faqen 2
Durrës Bari

Syri tek Botërori

Nga Londra parashikime dhe rezultate Përfundo[n] sot faza e parë Shifra e kuriozitete në faqen 3 WORLD CUP USA Shprehje dëshpërimi e mesfushorit grek Maragos një rrëzim i tij i rëndë që simbolizon edhe fundin e ekipit skadus kombëtare të Greqisë
Maragos Londër Greqi

SHQIPERI - ITALI Tragetë të Shpejtë

SHQIPERI - ITALI Tragetë të Shpejtë Vetëm 3 orë udhëtim Informacion dhe biletat: SHQIPERI: Albania Travel e Tours (042) 32893 - 33981 ITALI: (0836) 801005 - 801578 ALBANIA - ITALIA Traghetti veloci Solo 3 ore di viaggio Informazioni: ALBANIA (042) 32893 - 33981 e ITALIA (0836) 801005 - 801578 Pasagjeri - Vetura Kamioni - Autobusi Niset çdo ditë nga VLORA Pasagjeri - Auto Camions - Autobus Partenze ogni giorno da VOLONA
Shqipëri Itali Vlorë Volona