Tani klasa të reja në gjuhën greke
Vendimi i ri i Qeverisë do të zbatohet që në sezonin e ardhshëm arsimor
TIRANË — Shqipëria vendos t’i japë më shumë mundësi minoritarëve të arsimojnë fëmijët e tyre në gjuhën greke. E ka përcaktuar në vendimin e Qeverisë shqiptare i miratuar që të hënën e kaluar për t’i bërë të ditur vetem para disa ditësh. Me sa duket Tirana nuk ka dashur që vendimi i saj të jetë i lidhur me ecurinë e procesit të “të pestëve” të Omonias. Pika më e rëndësishme e vendimit të fundit: ngritja e klasave me fëmijë minoritarë edhe në ato zona ku popullsia greqishtfolëse nuk përbën shumicën. Së shpejti do të jetë e mundur kështu të hapen klasa të veçanta për minoritetet edhe në Sarandë, Delvinë, Ksamil e në ndonjë vend tjetër.
Në vendim, i cili kishte kohë që përgatitej nga specialistët e Ministrisë së Arsimit që janë konsultuar edhe ekspertë të organizmave ndërkombëtare — veç rikonfirmimit të njohjes së të gjitha të drejtave arsimore të minoritarëve grekë edhe në ato zona ku tashmë ata kanë shkollat e tyre — përcaktohen kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për krijimin e klasave në të cilat mësimi do të zhvillohet në greqisht, pikërisht për ato zona ku deri tani arsimi në greqisht ka munguar sepse sipas legjislacionit shqiptar nuk përmbusheshin kushtet për të hapur shkollë.
Kriteret edhe në këtë rast do të jenë në përputhje me ato të sanksionuara për të gjitha shkollat shqiptare. Sipas këtyre të fundit, një klasë — pra edhe klasat për fëmijët që flasin greqisht — mund të hapet nëse plotësohet një numër i caktuar nxënësish dhe nëse arrihet kështu një raport i përafërt mes numrit të mësuesve me atë të nxënësve. Aktualisht numri i pranueshëm i nxënësve për një klasë është 25-40 nxënës dhe raporti mesues-nxënës afër 1/16, pavarësisht se në shumë raste ky është edhe më i ulët për shkak të problemeve të sotme të arsimit.
Por duhet të jetë vetë prindërit e interesuar ata që duhet ta marrin iniciativën e hapjes së këtyre klasave të posaçme. Sipas procedurës, që përcakton vendimi, kërkesa duhet t’i dorëzohet organeve shtetërore nga një grup prindërish që jetojnë në një territor të caktuar. Kërkesa shqyrtohet fillimisht nga Drejtoria Arsimore e rrethit përkatës dhe nëse është në përputhje me kriteret që përcaktohen më lart i dërgohet për miratim Prefektit të rrethit jo më pak se gjashtë muaj para fillimit të vitit shkollor. Prefekti dhe Ministri i Arsimit janë të vetmit autoritete që mund të miratojnë hapjen e klasave të reja për fëmijët grekë.
Ende nuk dihet se si do ta presin në Athinë vendimin e fundit të Tiranës. Por shanset se do të përshëndetet si hap pozitiv janë shumë të pakta. Në Greqi është bërë shumë e madhe për një udhëzim të Ministrisë Shqiptare të Arsimit për të krijuar klasa kolektive në shkollat e gjithë vendit. Kjo ishte konsideruar si “tentativë për kufizimin e shkollimit të minoritarëve”. Më larg kishte shkuar vetë Papandreu i cili para katër muajsh i pyetur për gjendjen e shkollave të minoritetit kishte deklaruar: ”Shqipëria duhet të lejojë arsimin në greqisht në të gjithë territorin e saj, madje duhet ta lejojë atë edhe për vetë fëmijët që flasin vetë shqip. Greqishtja është një gjuhë e duhur”. Një kërkesë të cilën Tirana, sigurisht, nuk është e prirur ta plotësojë.
Fatos Baxhaku
Procesi Gradeci
Rikthehen historitë e shpenzimeve të Hoxhës
TIRANË — Rikthehen edhe një herë në plan të parë historitë e shpenzimeve të Hoxhës gjatë kohës së sundimit të tij.
Ishte procesi — që nisi të premten — ndaj Sulo Gradecit, ish-Komandant i Sigurimit të Enver Hoxhës, ai që riktheu në “skenë” gjithashtu edhe mjaft protagonistë — si dëshmitarë — persona që më parë kishin shërbyer në “perandorinë” e Hoxhës. I akuzuar për “përvetësim të pasurisë shtetërore” dhe “shpërdorim detyre”, 73-vjeçari Gradeci që në ditën e parë të procesit të tij, nuk e pranoi akuzën, që midis të tjerave e detyron edhe përreth 33 mijë dollarë.
Ndërmjet dhjetë dëshmitarëve të parë ishin ish-pjesëtarë e personelit të shërbimit pranë familjes Hoxha, ish-infermierja, rojehapesja, oficerë i shërbimit, por edhe ekonomistë nga Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i së cilës ishin marrë me dhjetëra herë shuma të konsiderueshme valute për blerjen e medikamenteve të diktatorit Hoxha. Në këtë proces dëshmoi edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ali Misja. Sidogoftë procesi ndaj Gradecit sapo ka filluar dhe hetimi gjyqësor mund të ndriçojë të tjera mistere rreth tij dhe marrëdhënieve të mëparshme me diktatorin. (p. re)
Rrëfim kurioz i një mjeku
«Formula ime: shëroj gjithë flokërenët»
TIRANË — “Mund të më quajnë dhe të marrë, por e vërteta është se unë kam zbuluar mekanizmin që shpjegon rënien natyrale të flokëve dhe mund ta luftojë atë duke e shëruar”.
Pavli Poro, mbi 40 vjeç, i ndjekur gjithmonë nga mosbesimi i të tjerëve madje, i konsideruar për vite me radhë — nga një rreth i gjerë personash e madje dhe nga vetë mjekët — si “i sëmuri psikik” për idenë e tij mbi rënien natyrore të flokëve e njerëzit, tregon për Gazetën Shqiptare të këtë zbulim atë që akoma dhe në botë ka mbetur një enigmë: pse bien flokët?
Si e vërtetoni se keni zbuluar me të vërtetë mekanizmin që shpjegon rënien natyrale të flokëve?
“Tani për tani unë nuk mund të jap shumë hollësira pasi ato përbëjnë një sekret. Mund të them që kjo lloj rënie nuk është plotësisht e trashëgueshme siç mendohet, por janë disa shkaqe të tjera që shkenca nuk i akuzon, ndërsa unë mund t’i akuzoj. Nga ana tjetër kam zbuluar se fenomeni i rënies natyrale të flokëve mund të luftohet vetëm nëpërmjet kurimit lokal. Për këtë mund të sjell si shembuj dhjetëra pacientë të mij që i kam shëruar. Madje kam arritur të aktivizoj daljen e flokëve dhe të njerëz që kishin dy vjet që u kishin rënë. Për këtë problem jam gati të ballafaqohem me këdo”.
Kur mendon të bën publike rezultatet tua?
“Unë tani jam në përfundim të një studimi të plotë. Kur ai të jetë gati unë do t’ua nisë organizmave dhe personave të duhur, në mënyrë që studim të mos ...
«Pse flokët bien në më të kokës dhe jo anash? Pse bien të burrat dhe jo te gratë? Ndërkohë fillova të eksperimentoj mbi veten time me preparate të ndryshme që i përgat isja vetë. Pas 5 vjetësh vura re se filloi të me mbushej zona ku më kishin rënë flokët. Kur jam prononcuar më pas në rreth të ngushta nuk më ka besuar dhe më kanë quajtur të marrë. Edhe në fund të viteve ’80 kur përgatita një artikull për të “Shkenca dhe Jeta” nuk ma botuan pasi u dukej diçka jonormale. Tani kam më shumë se një vit që ushtroj këtë veprimtari në shtëpinë time dhe kam kaluar mbi 1.500 pacientë. (Unë kam emrat dhe adresat e tyre të regjistruar rregullisht). Të gjithë ata që kanë çuar deri në fund kurën më ka...
me këdo.
Kur mendoni të bëni publik rezultatet tuaja? dhe personave të duhur, në mënyrë që ky studim të mos humbasë dhe të mbetet i imi”.
Në ç’mënyrë arritët në përfundimet për të cilat ju thoni se i keni zbuluar tashmë?
“Nga eksperimentimet dhe observacionet e shumta. Mund të them se në një farë mënyre jeta ime është lidhur me studimin e rinisë së flokëve. Fillimet janë që në moshën 17 vjeç, atëherë kur vetë mua nisën të më bien flokët në pjesën e përparme të kokës. Ishte një shqetësim i vërtetë i madh, pasi dhe shumë persona të familjes sime u kishin rënë flokët. Bëra të gjitha përpjekjet, por mjekimet që mora nuk më bënë efekt. Më pas u futa në fakultetin e Mjekësisë e fillova të lexoj e të vras mendjen se pse shkaktohej ky fenomen.
Jeta” nuk ma botuan pasi u dakorduan shumë persona. Të gjithë ata që kanë qenë deri në fund kurën time kanë patur rezultate”.
Me se i përgatisni barnat?
“Unë i përgatis vetë. Ato kanë përmbajtje bimore dhe substanca kimike. Por përveç barnave ushtroj mbi pacientët dhe një farë terapie psikologjike, e cila është shumë e nevojshme”.
Shumë kolegë mjekë nuk ju besojnë. A nuk ju bën kjo të mendoni të kërkoni pse ndodh kështu?
“Është e thjeshtë. Duke menduar se bota ende nuk e njeh mekanizmin e rënies natyrale të flokëve, u duket e pabesueshme që këtë ta ketë arritur një shqiptar. Megjithatë unë jam i sigurt se ky koncept do të thyhet. Thashë, unë jam gati të ballafaqohem me këdo”.
Armand Mero
Zhytje e gabuar e një notari: paralizohet
Vlorë
Zhytje e gabuar e një notari: paralizohet
VLORË — E rrallë fatkeqësia e një 23-vjeçari nga Vlora, sidomos në qytetin ku njerëzit janë aq të lidhur me detin. Një hedhje e gabuar nga lartësia shkëmbore të Jonufrit, i ka shkaktuar menjëherë shtypjen e vertebrës — asaj cervikale — të riut Sami Lika, i cili më pas është transportuar menjëherë për në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Sipas mjekëve, gjatë zhytjes me kokë, gabimi tragjik është shoqëruar edhe me konfuzion të palcës së kurrizit, çka ka sjellë paralizën e plotë të pacientit. Pas ngjarjes së ndodhur në pasditen e 1 shtatorit, prognoza për gjendjen shëndetësore të Likës, mbetet ende e rezervuar. (St. Ma.)
Toka vret përsëri: masakrohet me gurë pas shumë grindjesh
Elbasan, kërkohet vrasësi
Toka vret përsëri: masakrohet me gurë pas shumë grindjesh
ELBASAN — Pas një heshtjeje relative rikthehet përsëri në fshatrat e Elbasanit vrasja për shkak të tokës. Këtë herë ka mbetur viktimë një 46-vjeçar nga Gjinar[i] me mbiemrin Qullhaj. Viktima është masakruar në mesnatë ndërsa kthehej nga një darkë ku kishte qenë i ftuar.
Vrasja ka bërë shumë përshtypje për barrarin e saj. Agresorët — emrat e personave mbi të cilët hetohet nuk janë bërë ende të ditura për shkak të sekretit të hetimeve — nuk janë mjaftuar me një vrasje të zakonshme, por kanë vazhduar ta godasin me gurë duke e masakruar kokën kufomën e Qullhajt. Policia tani është vënë në kërkim të vrasësve të cilët ende nuk janë zbuluar, por shkaku me sa duket është krejt i qartë: kontradiktat për shkak të tokës. Vetë viktima kishte paraqitur disa herë në Komisariatin e Policisë duke u ankuar për kontradiktat të ashpra në fshat për shkak të një are. (Me. Ki.)
Vlorë
Zhyti e gabuar e një notari:
Sot «Gazeta TV»
Elbasan, kërkohet vrasësi
Toka vret përsëri: masakrohet me gurë
NE BRENDSI
Sot «Gazeta TV»
GAZETA TV
SHQIPTARE
E DIEL, 22.30
NE BRENDESI
Kriminaliteti italian fiton nga klandestinët
Intervistë me ambasadorin Foresti
NE FAQEN 2
Momentet e fundit në avionin e rrëzuar në Marok
Regjistruar gjithçka përpara tragjedisë
NE FAQEN E FUNDIT
DJE NE SHQIPERI
PER HERE TE PARE MBILDHEN KRYETARET E BASHKIVE TE TE GJITHE SHQIPERISE — Për herë të parë në Tiranë — në mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës — u mblodh Shoqata Kombëtare Shqiptare e Kryetarëve të Bashkive, në të cilën u trajtuan disa nga konceptet kryesore organizative e strukturore të saj. Pas zgjedhjeve për organizmat drejtues të Shoqatës, kryetar u zgjodh Sali Kelmendi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
TEATRI KOMBËTAR I SHQIPËRISE SHPAL L STRATEGJINË E RE — Duke hapur sezonin e ri — shtator 94 — qershor ’95 — Neritan Alibali, Drejtor i Teatrit Kombëtar, shpalli edhe strategjinë e re të institucionit të tij, tashmë pothuajse jashtë rrezikut të “shok” që e kishte mbërthyer për disa kohë. Kështu Këshilli i Kulturës vetëm për këtë sezon ka aprovuar shtatë pjesë teatrale, përveç atyre në kuadrin e bashkëpunimit me teatrot e tjerë në vende të ndryshme të Europës. Sipas Alibalit, veprimtaria e suksesshme e Teatrit Kombëtar dhe ristrukturimit të plotë të tij, do të atribuohet edhe sponsorizimeve që tashmë janë afruar: firma “Egnatia” dhe Banka e Kursimeve.
FAMILJET E PERMBYTURA NGA LUMI I FIERZES REFUZOJNE TE SHPERNGULEN NE BREZIN E LIQENIT — Një takim me përfaqësues të disa fshatrave pranë liqenit artificial, lindur nga Fierzës kanë qenë mjaft pjellore, por të tjerë. Kështu që disa nga ato e refuzojnë të shpërngulen nga ana e përmbytjes së Shko[z]ës, në të përmbytura nga Fierz[a] për në brigjet e liqenit të Fierzës. Siç pritet që të shpërngulen në rajonin e Laçit.