13/09/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 shtator 1994

Misteri i mikrobit vrasës

Ende i panjohur lloji i infeksionit. Dyshime për tifo, salmonelozë dhe kolerë. Në pritje të analizave të gjithë të sëmurët janë izoluar në karantinë ALARM NË SHËNDETËSI / Berat e Kuçovë 2 të vdekur e 90 në spital ARMAND MERO BERAT — Berati dhe Kuçova nën thundrën e një infeksioni vdekjeprurës. Një mikrob deri tani i paidentifikuar — mendohet të jetë përhapur nëpërmjet rrjetit të ujësjellësit nga ndotjet e shumta të tij — ka sëmurë këto zona duke shkaktuar 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të shtruar në spital. Sipas konstatimeve të para dhe shenjave të shfaqura te të sëmurët, nën mikrob[in] “misterioz” mund të fshihet: tifo, salmoneloza apo deri dhe kolera. Megjithatë përgjigja përfundimtare nga laboratorët e specializuar pritet të jepet së shpejti, ndërkohë që disa kampione janë dërguar dhe jashtë shtetit në Itali e Turqi. Në pritje të analizave, të gjithë të sëmurët tashmë gjenden të izoluar në gjendje karantine. Sinjalet e para të përhapjes epidemike të infeksionit janë dhënë që në ditët e para të shtatorit kur më datën 3 në dvërt e spitalit janë shtruar të prekurit e parë: ushtarake nga Regjimenti i Pilotave në Urën Vajgurore. Të trajtuar fillimisht vetëm si të intoksikuar nga ushqimet shqetësimi i mjekëve është kufizuar vetëm në kurimin e tyre si raste të normale dhe sporadike. Por vetëm pak ditë më pas numri i personave që kanë shfaqur të njëjtën diagnozë — të vjella dhe diarre — është shtuar në mënyrë alarmante duke arritur në— deri në 90 raste. Këmbana e alarmit eka lëshuar përfundimisht dje, kuptoi ditën e premte — edhe e dy personave: Y. Ballari, 39 vjeç, pilot dhe S. Parangonit, 25 vjeç, që të dy nga Ura-Vajgurore. Përhapja e tmerrshme që ka gjetur infeksioni si dhe mosidentifikimi i së mundjes ka ngritur në këmbë instancat më të larta të Shëndetësisë shqiptare. Disa ekipe mjekësh specialistë nga Tirana kanë shkuar në këto zona për të bërë verifikimet e duhura. Në fillim është çara të mëdha dhe ndërhyrje të elementëve të jashtëm. Identifikimi i mundshëm i burimit nuk ka çuar menjëherë në zbulimin e llojit të mikrobit vdekjeprurës. Në laboratorët kryesorë të vendit kanë nisur urgjentisht të bëhen analizat bakteriologjike. Dyshimet që mëjekët hedhin, duke u nisur vetëm nga shenjat klinike të të sëmurëve, janë shumë shqetësuese. “Tre janë llojet e sëmundjeve që mund të jenë përhapur — shpjegojnë specialistët e sëmundjeve infektive — tifo, salmonelozë dhe kolerë”. Janë pikërisht këto hipoteza të cilat kanë çuar në izolimin e të gjithë të sëmurëve në gjendje karantine. Në Berat spitali ushtarak është i rrethuar dhe nuk lejohet të hyjë brenda asnjë njeri përveç mjekëve të specializuar. E njëjta gjendje dhe në Tiranë ku ditën e premte dhe të shtunën janë transferuar në Repartin e Sëmundjeve Infektive afro 30 të sëmurë. Roje të posaçme vigjilojnë 2 katëshe të këtij reparti dhe nuk lejojnë asnjë komunikim direkt me të sëmurët, ndërkohë që dhe vetë mjekët kanë filluar të marrin masa mbrojtëse për veten e tyre gjatë vizitave me të sëmurët. Në karantinë — për efekte të sigurisë kanë përfunduar edhe persona të cilët kanë patur kontakt me të sëmurët. Situata shëndetësore për pjesën më të madhe të tyre duket e përmirësuar, ndërsa 3 vetë — deri dje të dielën në mbrëmje — ishin ende në gjendje të rëndë dhe trajtoheshin në reanimacion. Situata e rënduar ka nxjerrë në ekran, në edicionin kryesor të lajmeve të së dielës, edhe ministrin e Shëndetësisë Maksim Cikuli, i cili ka shkuar personalisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës për të parë gjendjen. Ndërsa ka folur për masat që merren nga institucionet i tij në këtë rast, Cikuli ka bërë me dije herë apel popullatës që të sigurojë “një higjienë të lartë të përditshme apo dhe zierjen e ujit të pijshëm përpara se të konsumohet”. met, madje kjo ka qenë arsyeja e trajtimit të të sëmurëve si të helm(u)ar. “Kjo sepse personat e parë të prekur ishin meshkuj dhe në moshë të rritur — shpjegojnë për Gazetën Shqiptare specialistët e Repartit Infektiv në Spitalin Qendror të Ushtisë — por shfaqja në ditët e fundit dhe të rasteve me gra e fëmijë e rrëzoi këtë hipotezë”. Aktualisht mjekët mendojnë se shkaktar ka qenë ndotja e ujit të pijshëm me të cilin furnizohen këto zona. Dhe në të vërtetë në tubacionet e ujit ... Dhe në të vërtetë në tubacionet e rrjetit shpërndarës të ujë-sjellësit janë vërejtur të Qendror të Ustrisë — por shfaqja në ditët e fundit e dyshimeve që mjekët e kanë dhënë, duke u nisur vëtem janë llo-jet e sëmundjeve që mund të jenë përhapur — shpjegojnë specialistët e sëmundjeve infektive — tifo, ndonjë lloj salmoneloze, sur urgjencën e bëjnë analizat bakteriologjike. Dyshimet që mjekët bëjnë, të jenë përhapur — shpjegojnë specialistët e sëmundjeve infektive — tifo, ndonjë lloj salmoneloze. Nga instancat e larta të shtetit, Cikuli ka bërë në një herë apel populla-rës dhe zierjen e ujit të pijshëm për zonat e prekura nga ndotja”. Një pamje nga qyteti i Beratit

Pista e Monzas ndëshkon «Ferrarin»

Anglezi Hill, me «Williams», i pari në Çmimin e Madh të Italisë Sport Në foto, fituesi i Çmimit të Madh të Italisë Damon Hill mbi makinën e tij Williams-Renault

«Mister» kinez në Romë në Bolonjë?

Futboll: pas 1 viti «Partizani» përsëri në krye

Në faqen 3

DJE NË SHQIPËRI

HAS, ULEN TË AR-DHURAT NGA SHFRYTËZIMI I PYJEVE, NDËRSA DEM-TIMET TREPISHO-HEN — Që nga fillimi i vitit deri tani të ardhhu-rat e derdhura në bu-xhetin e shtetit nga shfrytëzimi i pyjeve të Hasit janë minimale. Kështu është realizuar vetëm 25 përqind e pla-nit duke regjistruar të ardhhur në buxhet në shumën prej 573 mijë le-kë. Ndërsa persona të ndryshëm me prerjet e drurit pa leje — karshi cilëve nuk është mar-rë asnjë masë — bëjnë dëme me rriten në 1.300.000 lekë. NË DE BERATI NJË BOBINXHINTE E SAJ TË TELEKO-MIT — Kështu numëro-hen 29 institucione dhe ente buxhetore që Tele-komi i detyron me shumën 1.000.206 lekë. Dhe vendin e parë në li-stën e këtij borxhi e zë Bashkia e qytetit, e cila duhet t’i shlyejë 550 mijë lekë për këtë nga Tele-komi është marrë masa e ndërprerjes së sinjalit telefonik, ndërsa nga ana tjetër abonentët shtetëror protestojnë për moskorrigjimin nga ana e faturuese. Kjo do të bëjë që të ushtrohet kon-troll në të gjitha këto fatura. DURRËS, “KLANDET-STON” T’IU LLOHET SHITJA E RE E SË-ZONIT — Eshte Trupa e Estradës “Aleksandër Moisiu” që në sezonin e ardhshëm “Tirana” në sezonin e ri do të sjellë traditën e mirë për të vazhduar që të të rishfaqë në një spektakël dhe programet e saj, si dhe të realizojë në sallat e kryeqytetit.

DJE NË BOTË

AFGANISTAN: BOM-BARDIME NË KABUL, VIKTIMA — Njëmbëdhje-të persona të vrarë dhe 26 të plagosur. Eshte ky bi-lanci i bombardimeve të kryera nga forcat rivale kundër kryeqytetit të Afga-nistanit, Kabul. Sipas ra-dios së Kabul, që ka aku-zuar për bombardimet for-cat e kryeministrit Gul-buddin Hekmatyar dhe të aleatit të tij, gjeneralit Uz-beko Rashid Dostam, rreth dyzet predha kanë rënë mbi lagjet residenciale të qytetit. Informacionet nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura. TURQI: ATENTAT NË JUG, VIKTIMA — Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në një atentat të kryer kundër një kafe-je në Gaziantep (në Tur-qi jugore), afër kufirit me Sirinë. Lajmin e dha agjencia “Anadolu”. Një bombë është hedhur rreth mesnatës kundër kafenesë, thotë agjencia e shtypit duke cituar policinë, dhe ka shkaktuar vdekjen e personave e plagosjen e katër të tjerëve. Deri tani nuk dihet se kush e ka kryer atentatin. SHBA: SHTE KRYE-TARI I SKUADRËS SË SIGURIMIT AI QE KI-BE VJETUAR “VIT-PANY” — Ishte kryetari i skuadrës së sigurimit të arretuarit të “Tifanny”, në Nju Jork lideri i grabitjes së Javen e kaluar ka përfituar rreth 2 milion dollarë. Policia e ka ar-restuar dhe ka rikuperuar pjesën më të madhe u ma-rrëll të vjedhur. Prej pesë ditësh, Scott Jackson zgjidhet personat e skuadrës së sigurimit dhe alarmet elektronike nën kujdesin për dyga tin e organizuar dhe famshme në botë, dhe u transformua në një skenë, derisa një die ndodhi o përfitone nga vjedhja puna e ty.

Katër të vrarë në një aksident të rëndë rrugor

LEZHË — Një aksident i rëndë automobilistik ka hedhur vellon e zezë mbi gëzimin e një dasme. Në zonën e Fanit të Mirditës në një automjet “ziz” është rrëzuar në humnerë duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen rëndë të po kaq të tjerëve. Të gjithë të aksidentuarit — banorë të fshatit Fril të Lezhës — shkonin në një dasëm në fshatin Srënqën Mirditë. Dhe pikërisht në zonën e Fanit, pas kalimit të një tapejte makina ka rrëshqitur në humnerë. Katër të vdekurit — Ndue, Mark, Bardha dhe Drita — janë të gjithë të familjes Milloshil. Ndërmjet tyre, Drita Milloshi është përpjekur të mbrojë me trup fëmijën e saj 2 vjeç. Dhe ja ka arritur, por duke vdekur vetë. (I. R.)

Në fshatra mungesa elektrik

KAVAJË — Ka kohë që majat fshatra të rrethit të Kavajës i janë shkëputur flakës së Qirrit. — Ka kohë që majat fshatra të rrethit të Kavajës i janë shkëputur flakës së Qirrit. Edhe në ato pak raste kur rrymat elektrike nuk ndërpriten, ajo është aq e dobët saqë majfton as për ndriçim. Është kjo gjendje që i ka bërë mjaft fshatarë të frenohen dhe të mos blejnë më pajisje elektro-shtëpiake. Por mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem serioz dhe për sektorin e shëndetësisë në këto zona. Ka patur raste kur lindjet në maternitet, janë kryer nën dritën e qiririt dhe rrezikuar seriozisht jetën e nënës dhe fëmijës. (Q. C)

«Dua t'i dhuroj një shqiptari këmbën protezë»

Ofertë e një gjermani TIRANË — Një qytetar gjerman ka ofruar për shqiptarët një ndihmë humane të pazakonshme — një këmbë. Në fakt është fjala për një prote-zë të plotë e “të sofistikuar” të këmbës së djathtë si dhe një çift patericash. Këmba protezë është e përthyeshme dhe e ndërtuar prej një metali special — i lehtë dhe i fortë njëherazi — që zakonisht përdoret për paisjet e astronautëve. Është blerë 8 mijë marka gjermane dhe përdo-rur nga nëna e zotëruesit të saj. Pas vdekjes së saj, proteza ka mbetur në shtëpi si relikve. Dhe ka qenë informacioni mbi mungesat e këtyre paisjeve në Shqipëri, që e kanë bërë qytetarin gjerman të predispozuar t’ia dhurojë “këmbën” ndonjë shqiptari. Por për të shmangur ndonjë spekulim të mundshëm — kujton vendin jo të vogël të protezës — dhuruesi kërkon të njohet vetë personin që do të përdorë protezën. Të interesuarit mund të drejtohen këtu adresë: Rruga “Myslym Shyri” Pallati 8, Shkalla 2, Apartamenti 17.

Ministri Martino: Stop klandestinëve

«Duhet organizuar puna sezonale» TIRANË — Diskutohet akoma mbi problemin e emigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë. Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri, i kërkuam ministrit të Jashtëm italian, Antonio Martino, të shprehte opinionin e tij mbi këtë fenomen. Gjithashtu i kërkuam të na shpjegonte nëse marrëveshja të mundshme të emigrimin për punë sezonale — që deri tani është përmendur por nuk është realizuar — mund të ndihmojnë në ndonjë mënyrë për zgjidhjen e problemit. Ja çfarë i tha Gazetës Shqiptare. “Italia ndihet më interes e madh zhvillimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, me të cilën ka lidhje të ngushta historike, gjeografike, ekonomike e kulturore. Përforcimi politik dhe ekonomik i Shqipërisë është një element i rëndësishëm për stabilitetin e zonës së Ballkanit. Gjithashtu jam i bindur se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në Mesdhe. Vizita ime në Tiranë do të jetë një përzemërt që pata me ministrin Sorreti me datë 10 qershor në Stamboll gjatë zhvillimit të punimeve të Këshillit të Ministrave të Bashkësisë.” “Me kërkohet të shpreh opinionin tim mbi problemin e emigracionit klandestin drejt Italisë. Italia ka tërhequr gjithmonë një ndjeshmëri të veçantë kundrejt dramës sociale dhe njerëzore që ndodhet në bazë të emigracionit klandestin. Kjo është një situatë që duhet shqyrtuar me kujdes nga pikëpamja e arsyeve dhe e ndërlikimeve. Klandestinitet do të thotë pamundësi praktike për të pranuar një tregun e punës. Fenomeni i imigracionit intereson gjithë Evropës e marrë zonës mesdhetare. Unë mendoj se duhen krijuar kushte, duke intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar në vendet në kuadrin europian, për të shmangur një eksod të lëvizjes njerëzore që nuk mund të jetë punë, dhe që mund të përbëjnë nga vendet ku drejtohen. Në këtë perspektivë është e nevojshme të arrin marrëveshje ndërkombëtare, si në nivelin e dyanshëm ashtu edhe të shumëanshëm.” “Fillet edhe dhe mundësi pune sezonale jashtë vendit. Italia, që ka qenë tradicionalisht një vend emigracioni i shteteve, e di shumë mirë se cilat janë aspektet pozitive në punën sezonale. Kjo është një situatë ekonomike dhe sociale që anti paraqit-me fenomenin e gjysmëklandestinitetit. Është një fenomen i cili duhet kushtuar vëmendje e veçantë për të harmonizuar ofertën me nevojën efektive. Pra duhet punuar për të zbuluar klandestinitetin në mënyrë që të vlerësohet nevojën efektive të tregut dhe për të rregulluar flukset e emigracionit, edhe në bashkëpunim me vendet e origjinës.”

Rikthim i traditës gjallërohen aktivitetet

NE BRENDËSI Rikthim i traditës gjallërohen aktivitetet Projekte për kulturën popullore NE FAQEN 2 Letërsia shqipe në një diskutim Ekspozohen dhe Marubi NE FAQEN 2 Në foto, fituesi i Çmimit të Madh të Italisë Damion Hill mbi makinën e tij Williams-Renault

«Mister» kinez në Romë në Botërin e notit

Në faqen 5