Rritet optimizmi por alarmi mbërrin në Peshkopi
Daljet e para nga spitalet
Rritet optimizmi por alarmi mbërrin në Peshkopi
Epidemia ndal vr apin?
Daljet e para nga spitalet
ARMAND MERO
TIRANE — Dyshimet e kolerës kanë mbërritur edhe në Peshkopi. Ditën e dielë në mëngjes, tre persona janë shtruar me urgjencë në spitalin e qytetit të vogël verior. Shenjat që kanë vënë në alarm të gjithë personelin mjekësor janë diarretë e vazhdueshme. Menjëherë të tre personat janë izoluar dhe spitali është vënë në gjendje emergjence. Mjekë e infermiere janë pajisur me maska e doreza dhe një person qëndron në derën e pavionit për të mos lejuar hyrjen e të huajve. Ende mjekët specialistë nuk flasin për kolerë. “Kemi nisur analizat në Tiranë dhe presim përgjigjet”, deklaron specialisti infeksionist Hajro Muça. Dyshimet për kolerë i shton më tepër burimi i infektimit për tre të shtruarit. Të shtunën, që të tre — një grua 30 vjeçare, një vajzë 17 vjeç dhe një i moshuar 70 vjeç — kanë qenë në të njëjtën dasmë e në fshatin 25 vjeçar [?], i cili një javë më parë kishte qenë i shtruar në spitalin e Peshkopisë me të njëjtat shenja. Shtrimi i tij ishte bërë menjëherë pas kthimit nga Librazhdi, por simptomat e ish konsideruar si një rast helmimi.
Hija e kolerës ka shqetësuar edhe Burrelin. Prej disa ditësh këtu është mbyllur në karantinë një person që ka paraqitur simptomat e kolerës. Ndonëse përgjigjet laboratorike ende nuk kanë qenë mbërritur, mjekët nuk përjashtojnë dhe mundësinë e një komplikacioni të thjeshtë gastrointestinal.
Ndërkohë lajme të mira dhe alarme të vogla vijnë dhe nga vatrat tashmë të deklaruara të prekura nga kolera. Në Tiranë deri të dielën, përveç 4 rasteve të konfirmuar, nuk ka patur asnjë tjetër të rezultuar i prekur nga vibrioni. Megjithatë, kjo nuk ka penguar organet shëndetësore të intensifikojnë masat e shumta higjieno-sanitare në kryeqytet. Kështu vetëm të shtunën nga kontrollet e Drejtorisë së Higjienës janë mbyllur 14 lokale, 1 impiant i prodhimit të ujit të gazuar dhe një tjetër të pijëve alkolike për mungesë të kushteve sanitare. “Ne do të vazhdojmë kontrollet tona — deklaron për Gazetën Shqiptare Kujtim Zazo, drejtor i kësaj drejtorie — duke filluar nga e diela kemi bashkëpunuar dhe me forcat e Rendit”. Kritika për higjienën në kryeqytet dhe përgjegjësinë e Bashkisë janë lëshuar dhe nga Ministri Civilit [?]. “Nuk më duket normale që Tirana, e cila po kthehet në një qytet metropol i rangut europian, të ketë vetëm dy WC publike”.
E qetë gjendja në spitalet e Kuçovës dhe Beratit. Ndonëse të dielën nuk kanë munguar të shtruarit e rinj, pjesa më e madhe e të sëmurëve tani ka dalë nga spitali. Problem duket se vazhdon të jetë Drenovica: 11 persona të tjerë kanë përfunduar në shtrëterit e pavionëve të shpunë [?] e të dielën. Thuajse e njëjta pamje dhe në Librazhd. Këtu numri i të shtruarve ka arritur në mbi 60, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë dhe për shumicën e tyre analizat kanë hedhur poshtë hipotezën e pranisë së kolerës.
Barna të skaduara në farmaci shtetërore
Do asgjësohen
TIRANE — Rishfaqet në “skenë” çështja e ilaçeve të skaduara nëpër farmaci shtetërore si dhe e tregëtimit të tyre pa licencë.
Është një preokupim që ngrihet këtë herë nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë Financiare. Dhe janë informacione e ankesat e një gazete — e kësaj policie nëpër rrethe — deri tani janë bllokuar gjithsej 176 mijë lekë ilaçe që kanë kaluar afatet e skadencës, si dhe një sasi 820 mijë lekë të tregëtuara pa licencë — që i kanë bërë specialistët të mendojnë se rrezja e kësaj dukurie shtrihet në të gjithë vendin. Në një shkresë të saj, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Financiare i ka kërkuar bashkëpunim Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e inventarizimit të barnave në të gjithë farmacitë e Republikës, si dhe të atyre që janë gjendje në Ndërmarrjen e Tiranës. Është kërkuar njëherazi bashkëpunim edhe për asgjësimin e menjëhershëm dhe me dokumentacion të plotë, të gjithë kontigjentit të barnave që do të rezultojnë të skaduara. Sipas shefit të sektorit të kontrolleve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare, dukuria cilësohet jo vetëm tregëti e paligjshme, por edhe mjaft e rrezikshme për shëndetin e blerësve. (An. Ste.)
Me dy gola në Milano Gullit i jep fitoren skuadrës
sport
Por është Parma ajo që zotëron klasifikimin e serisë A
Me dy gola në Milano
Gullit i jep fitoren skuadrës
Ruud Gullit, kampioni i Milanit
DJE NË SHQIPËRI
PËRKULTOHET KONFERENCA E PEZËS — Një miting përkujtimor është organizuar në fshatin Pezë të Tiranës për të përkujtuar dy prej ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare. Konferenca e Pezës dhe krijimi i Brigadës 22 partizane. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë autoritetet e pushtetit lokal në rreth dhe veteranë, dëshmitarë të atyre viteve. Një nga figurat më të rëndësishme të Frontit Antifashist, tashmë 82-vjeçar, Hysen Dishnica ka përshëndetur të pranishmit. “Edhe sot jam me po ato mendime — tha Dishnica — jam për bashkimin që u bë në Pezë me 16 Shtator 1942, pa dallimin fetar, qofshin edhe në luftën kundër fashizmit. Me besëllëhjen që bëmë në Pezë, ne ndëruam jo vetëm Pezën por krejt Shqipërinë. Po të mos qe thyer ajo besë në Mukje, një vit më vonë, fati dhe fytyra e Shqipërisë sot do të ishte ndryshe”. Në takim kanë përshëndetur edhe ish-pjesëtarë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.
NJË FAMILJE AKSIDENTOHET NË SHIJAK — Është dëmtuar keqas një familje që udhëtonte mbi Fiat me drejtim të Shkodrës e shtunën pasdite. Në afërsi të fshatit Kosha të Shijakut Fiat-i ishte përplasur me një fugon me targë të Tiranës. Rezultati i përplasjes së fuqishme mes dy automjeteve ka qenë një i rënë dhe ka humbur jetën meinekë Bashkim Shema 38-vjeçar dhe janë plagosur gruaja e tij 33 vjeçare bashkë me dy vajzat, 16 dhe 6 vjeç. Ka mbetur i plagosur edhe shoferi i Fiatit. Të gjithë personat e dëmtuar janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ende nuk janë sqaruar plotësisht hollësitë e këtij aksidenti tragjik, i cili deri për disa orë qëndroi para së ka dërguar pesë persona e ka përfunduar me një pasojë.
DJE NË BOTË
EMIGRACION: 14 SHQIPTARË TË KTHYER NË OTRANTO — Një grup prej 14 shqiptarësh shqiptarë të cilët kishin tentuar të arrinin ilegalisht në Itali, u bllokua nga karabinierët në portin e Otrantos, ndërsa po dilte nga trageti “Annamaria Lauro”, që vinte nga Vlora. Klandestinët u riatdhesuan me tragetin tjetër “Solidor 2”, që kryen udhëtimin nga Otranto në Vlorë.
BOSNJE: OKB NË KËRCËNIM AJROR KUNDËR PALEVE NDERLuftuese NË SARAJEVË — Komandanti i forcave të OKB në Bosnje Michael Rose, i ka kërkuar serbëve dhe myslimanëve të Bosnjës t'i japin fund luftërave në Sarajevë, përndryshe do të ketë një përgjigje që mund të përfshijë edhe sulmet ajrore të Natos. Sipas disa burimeve të OKB-së, në përgjigje të këtyre dy luftëtarëve do të jetë e mundshme. Rose ka kërcënuar “Jo shumë saktë masa të përshtatshme” kundër palëve ndërluftuese, tha një zëdhënës, dhe ka saktësuar se kjo mund të jetë e kuptueshme për një veprim të avionave të Natos. Sipas të dhënave të para të burimeve të OKB-së, pas të dhënave të anonime, do të ketë qenë ushtaria boshnjake që ka hapur qëndrimin armiqësor në zonën veriore të kryeqytetit.
LONDER, DYMBEDHJETËVJEÇAR I DASHURUAR, NGET MAKINËN PËR 120 KM — Një dymbëdhjetëvjeçar i dashuruar, i cili kishte marrë makinën e të jatit për të shkuar tek vajza e ëndrrave të tij, njohur në pushimet e kësaj vere, realizoi një udhëtim të shkurtër të gjitha rrugët në Stacionin e trenit në një stacion shkollor të kryeqytetit. Kjo është konfirmuar nga policia britanike. Djali ishte 120 km larg nga shtëpia e tij në Wakefield (Anglia Veriore), duke dashur të hynte në një stacion të trenit në York, duke humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një grepo. Policia, e cila mbërriti në vend, është gjendur e tmerruar nga pamja e shoferit shumë të ri që kishte mbërritur pranë veturës.
Dy fëmijë digjen me qumësht
Elbasan
Dy fëmijë digjen me qumësht
ELBASAN — Është çuditur rishit qumështi ka rrezikuar seriozisht jetën e dy fëmijëve. Por nuk ka qenë ndonjë lloj infeksioni por vetëm temperatura e lartë e valimit dhe pakujdesia e prindërve, që i ka dërguar të dy të miturit njeri pas tjetrit në spital.
Fillimisht viktimë e tenxheres së nxehtë ka ishtë një fëmijë 1 vjeç e gjysëm nga fshati Leftan. Dhe vetëm shpëjtësia e dërgimit në spital e ka shpëtuar nga thonjtë e vdekjes. Dy ditë më pas, ishte një 2 vjeçar nga Çërriku që i përshirë nga vala e qumështit të përvëluar rrezikon të humbasë jetën. Mjekët ekoma nuk kanë mundur ta garantojnë shërimin e fëmijës që vazhdon të mbahet në sallën e reanimacionit në spitalin e Elbasanit.
Me. Ki.
Festa e çlirimit në Gjirokastër
Merr pjesë edhe Berisha
GJIROKASTËR — Në një javë me veprimtari të shumta gjirokastritët kanë kremtuar 50 vjetorin e çlirimit të qytetit të tyre nga pushtuesit nazi-fashistë gjatë luftës së II Botërore.
Në ditën përmbyllëse të kësaj feste pjesëmarrës në këto veprimtari ishte edhe Presidenti Berisha.
Siparin veprimtarive festive e ka ngritur inaugurimi i ekspozitave “Libri ’94” dhe atë të arteve figurative. Në ditët e mëpasshme janë zhvilluar një sesion shkencor me objekt: “Gjirokastra në histori” si dhe një mbrëmje letrare — ku u evidentua ndikimi i fuqishëm i qytetit letrar “Qyteti dhe Kadareja”.
Të dielen, që ish dhe dita e fundit e veprimtarive festive, mes gjirokastritëve që i pranishëm dhe Presidenti Berisha. Ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ministri i Rendit Publik Agron Musaraj, ministri i Arsimit Xhezair Teliti ai i Pushtetit Lokal Rexhep Uka si dhe veteranë, përfaqësues të forcave politike, komitetive fetare dhe organizatave të tjera. Në tingujt e hymnit të flamurit kombëtar dhe gjëmimit të breshërisë së topave, Berisha vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve të rrethit. Më pas ai u takua me disa familje dëshmorësh në Gjirokastër, Vanistër të Dropullit dhe në Libohovë. Një mbledhje jubilare dhe më pas një koncert i gëzueshëm kanë mbyllur veprimtaritë festive.
Ra. Ko.
Fshatar i vrarë buzë rrugës
KAVAJË — Tepër i vështirë identifikimi i kufomës së një fshatari gjendur buzë një xhadeje nga njerëz që nuk e kanë njohur dhe që e kanë dërguar për në spitalin e Kavajës.
Ende pa emër, kufoma është transferuar për në morgun e Durrësit e më pas në atë të Tiranës. Dhe kanë qenë vetëm interesimi i të afërmve që ka mundësuar identifikimin: Halil Muça nga fshati Spille. Muça, 43 vjeç kish zbritur në pazarin e Kavajës me biçikletë. Në kthim e sipër — në rrugën e Luzit të Vogël — është goditur nga pas prej një mikrobuzi me targë të Shkodrës. Kjo goditje e automjetit vrasës — që është larguar rrufeshëm — e ka përplasur në tokë bashkë me biçikletën duke shkaktuar vdekjen tragjike. (Q. C.)
Haiti, në zhvillim e sipër bisedimet
[Foto: delegatë në Haití]
Haitianët e mobilizuar kundër SHBA-së
WASHINGTON — Dicka lëviz në Haiti, ku delegacioni amerikan i dërguar nga ish-presidenti Jimmy Carter po zhvillon disa bisedime me juntën ushtarake.
Sipas stacionit më të njohur amerikan, gjenerali Raul Cedras është larguar nga tryeza e bisedimeve për t’u konsultuar me presidentin Emile Jonassaint, dhe u kthye pas pesëmbëdhjetë minutash.
Në Washington, burime të Shtëpisë së Bardhë thonë se lajmet janë deri diku pozitive dhe se një marrëveshje konsiderohet e mundshme.
Delegacioni amerikan në Haiti dhe kryetari i Juntës ushtarake, pas bisedimeve, shkruan në pallatin presidencial për t’u konsultuar me presidentin e plotfuqishëm Emile Jonassaint. Në Washington mendohet se do pritet aprovimi i Jonassaint për një marrëveshje.
Moana Pozzi vdes nga një tumor
Kinema
Moana Pozzi vdes nga një tumor
ROME — Aktorja Moana Pozzi vdiq në një spital të Lionit, në Francë. Një nga yjet e pornografisë italiane, Pozzi, ishte shtruar me urgjencë dhe duket se një tumor foshnjërën më mirë i ka marrë të përfundimisht jetën.
Moana Pozzi kishte lindur në Genove dhe karrierën e saj e kishte nisur në klubin e lëvizjes së Riccardo Schicchi. Lajmi i vdekjes u shpërnda nga vetë familjarët me 48 orë vonesë, pasi kanë reperuar në një nga spitalet e fundit të aktorës. Kufoma është dërguar.
“Moana ishte shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe vetë personat të afërt deri në momentin e fundit nuk dinin asgjë rreth sëmundjes së saj”, Kushë, Mara Keplero, prononjëse e shtëpitë së Diva Futurës dhe mikesha e Riccardo Schicchi dhe e grupit i saj, komentojnë zhdukjen e papritur të aktores.
Zbulohet në qendër të Italisë një histori skllavërie
Viktimë një 17-vjeçare shqiptare
SAN BENEDETTO DEL TRONTO — Sklavë të seksit. Kështu mund të përkufizohen tashmë vajzat shqiptare të marra në Itali duke i premtuar një sistemim përfundimtar — sidomos nga ana e bashkëatdhetarëve të tyre — dhe që pastaj i shtien tregut të prostitucionit në rrugë.
Historia e trishtuar e njëres prej tyre u zbulua nga karabinierët e San Benedetto del Tronto. Në këtë zonë të Italisë qëndrore — ku është shumë i zhvilluar aktiviteti i prostitucionit të klandestinëve — karabinierët arrestuan të shkëputurin nga kthetrat e një bande, në të cilën bënin pjesë edhe dy gra, një shtatëmbëdhjetë vjeçare, e cila ishte detyruar të punonte si prostitutë.
E reja u gjet nga karabinierët në një apartament: i kishte duart e lidhura prapa shpinës me një rrip pantallonash dhe mbi trup kishte shenja përdhunimi, të nxira dhe të djegura me cigare në pjesët intime të trupit. Në një gjendje të tronditur, pasi ishte detyruar t’i nënshtrohej çdo lloj dhune, edhe psikologjike, që të pranonte të “punonte” në rrugë si prostitutë, vajza iu besua mjekëve të spitalit të kësaj qyteze: thanë se do të shërohej brenda 20 ditëve, por askush nuk di se kur do të arrijë të harrojë atë që ka pësuar në apartamentin-burg. Torturuesit e saj (me “baby-prostitutata” fitonin 15 milion lira në javë të cilat pastaj ndoshta i dërgonin në Shqipëri me korrjerë) janë arrestuar: “Kryetari i bandës është Pirro Kureta nga Kuçova. Shoferët e tij janë Argon Abazi (22 vjeç nga Kuçova), Atur Ruçi (19 vjeç nga Lushnja), Violeta Tenko (26 vjeç nga Berat) dhe Ariana Nakuqi (29 vjeçe nga Berati).” Bjakë lista e krimeve për të cilat janë akuzuar, ndër të cilat vlen për tu përmendur ajo që tekstualisht shkruhet okthim i një skllavëri. Por ndjekja e Karabinierëve nuk ka mbaruar: po kërkojnë një tjetër skllavë të bandës së baby-prostitutave. (F.G.)
NË BRENDSI
Sukses në skenat e botës ebalerinit shqiptar Xhokaxhi
Me baletin «Zhizel» nga Moska në Hollivud
NE FAQEN 2
Tiranë. «Çmimi Volare»: konkretizohet projekti
Në 8 tetor në Sheshin «Skënderbej»
NE FAQEN 2