Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E dielë 25 shtator 1994

Diplomacia shqiptare në Pallatin e Qelqtë

Papulias: «Jo Ghalin si ndërmjetës» Diplomacia shqiptare në Pallatin e Qelqtë Do të diskutohen marrëdhëniet e acaruara me Greqinë? TIRANE - Ndodhta do të jetë Pallati i Qelqtë i OKB-së selia e ardhshme diplomatike ku do të diskutohet edhe një herë çështja e raporteve të ngrira mes Shqipërisë e Greqisë. Pasiqë do të fluturojë për në Nju-Jork kreu i diplomacisë shqiptare në krye të një delegacioni që do të përfaqësojë vendin në sesionin e 49-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Homologu i tij grek është që prej disa ditësh në metropolin amerikan i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Arseni. Papulias — sipas burimeve që vijnë nga Athina — ka hedhur poshtë qdo mundësi ndërmjetësimi mes Greqisë e Shqipërisë nga Kryetari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Butros Ghali. Në fakt, Kryetari i OKB ishte përgëzuar autoriteteve greke e atyre shqiptare, menjëherë pas incidentit të rëndë të Peshkëpisë, me një letër ku tregonte i gatshëm të ndërmjetësonte mes dy vendeve në qoftë se të dy palët do të ishin dakord me një gjë të tillë. Por, ndërsa Shqipëria ka ndjekur gjithnjë linjën e dialogut në praninë e një pale të tretë, Greqia, nën presionin e vazhdueshëm të nacionalizmit, duket se ka patur vështirësi të shprehet në favor të kësaj rruge. Rasti më i fundit ishte ai i disa ditëve më parë kur Nikoll e Jupofi i kishin propozuar autoriteteve greke e mosmarrëveshjet e saj me fqinjët e saj ballkanikë — Shqipërinë, Maqedoninë e Turqinë — të bëheshin objekt diskutimi i trojkës dypalëshe europiane, e cila aktualisht përbëhet nga Gjermania, Franca e Greqia. Propozimi kishte shkaktuar shqetësim në Athinë. Shumë forca politike e kishin quajtur të padrejtë dhe të njëanshëm qëndrimin europian ndaj Greqisë. Vetëm të premten pas një takimi të gjatë mes Karamanlisit e Papandreut ishin treguar sinjale pozitive ndaj deklaratës. Burimet diplomatike nga Tirana ndërkohë nuk kanë dhënë asnjë hollësi konkrete për takimin eventuale e çonit të saj në Nju-Jork. Një komunikatë zyrtare e shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Ministrisë së Jashtme bënte fjalë vetëm për “mesazhe konstruktive dhe nevojën urgente të ndërmjetësimit të një arkitekture të re të stabilitetit, sigurisë e mirëbesimit në rajonin e Ballkanit e më gjerë”. Me sa duket diplomacia shqiptare ka preferuar më mirë të presë qëndrimin e delegacionit grek në Asamblenë e OKB-së, një qëndrim nga deklarata e zyrtarëve të lartë të Athinës sidomos në “dy e fundit ishte ende i vështirë të përcaktohet. (p.r.e) Tiranë: ministria e Jashtme
Papulias Butros Ghali Arseni Nikoll Jupofi Tiranë Nju-Jork Greqi Shqipëri Maqedoni

Bie rrapi i «Ballabanit» Ikën «dëshmitari» i fundit për Skënderbeun

Bie rrapi i «Ballabanit» Ikën «dëshmitari» i fundit për Skënderbeun KRUJE — Ka mjaftuar fortunë e ditëve të fundit në qytetin e Krujës për të nxjerrë nga rrënjët e saja 500-vjeçaren, ndoshta “dëshmitarin” e fundit të epokës së Heroit Kombëtar. Gjerësisht i Skënderbeut. Rrapi madhështor i “Ballabanit” — ku sipas legjendës, luftëtari i thjeshtë i Skënderbeut, Gjergj Lleshi, kish vrarë renegatin Ballaban Pasha — është gjendur i “shtrirë” mbi rrugën automobilistike, pranë lagjes “Arabaze”. Por këtë herë “shpatat” nuk janë afruar për të përfituar, madje banorët e kanë spostuar “dëshmitarin” në një anë tjetër me idenë. Dhe legjenda ka vazhduar sërish: “Ndoshta ka rënë natën për të mos dëmtuar njerëzit udhëtarët apo ata që do ditë pushonjë në hije e tij”, kanë thënë banorët e lagjes për rrapin, tashmë të kthyer në simbol të madhështisë dhe nderimit. (m.a)
Skënderbeu Gjergj Lleshi Ballaban Pasha Krujë Arabaze

Ndryshon ora Sot akrepat rrotullohen 60 minuta prapa

Ndryshon ora Sot akrepat rrotullohen 60 minuta prapa TIRANE — Duke filluar që sot, akrepat e orëve do të bëjnë një rrotullim të plotë prapa. Nëse dje ato shënonin orën 3.00 tani do të tregojnë 60 minuta më pak: 2.00. Që sot, dielli do të jetë më pak i pranishëm e do të ulët në perëndim më shpejt dhe kështu gjithçka do të gërrydojë e zhyte ar në errësirën e natës akoma më qetë. Megjithatë, e njëjta ku jo nuk do të vazhdojë veçse disa muaj, kur përsëri akrepat do të rikthehen në vendin e tanishëm dhe dita do të sundojë sërish mbi natën. Ndryshimi vjetor ndërmjet orës legale dhe asaj diellore bëhet në gjithë Evropën. Me përshtatim të Britanisë së Madhe, që preferon të respektojë orën legale me gjithë. Në fakt, për të La Manshit, kthimi në orën diellore është planifikuar më 23 tetor. Qe. Ca.
Tiranë Europë Britani La Mansh

«Shesim foshnjen të lajmë borxhet»

VLORË — Është historia e pazakontë e një çifti nga Vlora që i detyruar nga vështirësitë ekonomike ka menduar të bëjë një apel të pazakontë. Fëmija do të lindë në tetor «Shesim foshnjen të lajmë borxhet» «Reklamë» e dëshpëruar e një çifti nga Vlora. Huadhënësit kërkojnë paratë Çifti që kërkon të shesë fëmijën e palindur akoma VLORE — Është historia e pazakontë e një çifti nga Vlora që i detyruar nga vështirësitë ekonomike ka menduar të bëjë një apel të pazakontë. Kërkon që dikush t’i blejë foshnjën që pritet të lindë me ditë. Historinë e Vl. dhe E.L. — këto janë inicialet e çiftit të martuar me katër fëmijë — ka ditka nga muret e shtëpizave të mbuluara nga fajehkujtë e i premtonin pasurim të shpejtë dhe me pas ka lënë mbaruar jashtë vendit. Edhe V.L. kishte grumbulluar shumë të holla te hollat njerëzve — le drty. shem i cili më pas ka devijuar në rrugë — i kishte në mirëbesim dhe pa nënshkruar me ta asnjë lloj dokumenti — i cili është zhdukur me gjithë shumën e m[a]rrë [?]. Kërkimet e Policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Tani V.L. ndodhet nën presionin e jashtëzakonshëm të debitorëve që i kërkojnë paratë. I fshehur prej disa kohësh bashkë me familjen e tij në një fshat të vogël, ai tregon për Gazetën Shqiptare si vendosi të merrte vendimin tragjik, në vendim që e ka mbërthyer prej kohësh me gjithë të lindjes së fëmijës dhe trishtimit për fatin e tij të mejtuar. — Të shesësh fëmijën tënd është një vendim i rëndë, si vendosët ta merrnit atë? Nuk kam tjetër rrugë. Nëse dua të jetë e shptuar nga presioni i tmerrshëm që kam aktualisht mendja më shkoi te kjo rrugë mund të na shpëtojë. Kështu, duke shitur foshnjën, mendojmë se do të shuajmë të paktën katër fëmijët e tjerë. — Keni parasysh si prind të ardhshëm të fëmijës tuaj? Vendimi që kemi marrë nuk është një gjë e lehtë, pikërisht për këtë fëmijën do t’ia japim në formë birësimi në familje e shperblimit është një gjë që e garantojmë — ndonëse personi te huaj që mund ta paguajë shumë. Vetëm kështu do të arrijmë të shlyejmë borxhet. — A nuk mendoni se kërkesa juaj e bërë publike përbën një akt ilegal? E thashë edhe më parë, pasi kam provuar gjithçka dhe pas kam shuar çdo rrugë kam menduar, kjo është e vetmja rrugë familja jonë të mbijetojë. Sa i takon formës se kalimit të fëmijës në një familje tjetër kjo mund të bëhet edhe si një akt i thjeshtë birësimi, sigurisht pasi të jenë dorëzuar paratë që kërkojmë. Sa keni menduar të kërkoni për fëmijën tuaj? Shuma është e lartë e paktën disa dhjetra mijëra dollarë, përndryshe qëllimi do të kishte shkuar kot. — Po tani që kanë mbetur fare pak ditë, si e prisni lindjen e fëmijës tuaj? Të preokupuar, si çdo çift që pret të lindë një fëmijë. Si të gjithë prindërit, shpresojmë që i gjithë të jetë normale dhe që foshnja të gëzojë shëndet të plotë. Kemi filluar të bëjmë përgatitjet që behen në të tilla raste. Pastaj ky fëmijë ka fatin që do të ketë ky fëmijë, dhe një trishtim i madh na mblidhet në grykë. (ST.Ma.)
VL. E.l. Vlorë

Tiranë, avokatët krijojnë Dhomën e parë në Shqipëri

Nis riorganizimi sipas Ligjit Tiranë, avokatët krijojnë Dhomën e parë në Shqipëri Drejtojnë Maksim Haxhia dhe Arben Vani TIRANE — Krijohet e para dhomë avokatësh në Shqipëri. Dhe kanë qenë avokatët e kryeqytetit ata, që ndërmjet 175 juristëve të profesionit të zgjedhur 11 avokatë të Tiranës që do të përfaqësojnë më pas në Dhomën e Avokatëve të Shqipërisë. Ndërkohë që Maksim Haxhia — ish-Prokurori i Republikës — dhe Arben Vani janë zgjedhur në votim të fshehtë në funksionin e kryetarit dhe sekretarit të Dhomës së Avokatëve të Tiranës, në një mbledhje që ka zgjatur për rreth tetë orë dhe ku mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Kudret Cela. Në këshill organizimi i ri i avokatëve shqiptarë, kushtëzua kjo pas Ligjit “Për Avokatinë në Republikën e Shqipërisë”. Veprimtaria e juristëve tek ky lloj nji është nën rregulluar nëpërmjet një ligji të detyriorit ’91, ndërkohë që i riu ka parashikuar mjaft ndryshime, ku veçanërisht për ushtrimin e këtij profesioni. Ndër të tjera, është caktuar një status më i pasur i i qartë me përkushtuar vetëm juristit të regjistruar për të ushtruar profesionin si dhe në bazë të aftësisë dhe kualifikimit apo vjetërsisë në punë si jurist, janë caktuar edhe kategoritë me e avokatëve. Në ligjin e ri gjithashtu është parashikuar edhe provimi i kualifikimit, para një komisioni të caktuar nga ministri i Drejtësisë. Për dhenjësia disiplinore e gjykimit veç avokatëve paraqesin në masë ndëshkuese edhe gjobat nga maksimalisht shkallore 500 dollarë apo heqje e së drejtës për ushtrimin e profesionit deri në 5 vjet. (e.l)
Maksim Haxhia Arben Vani Kudret Cela Tiranë Shqipëri

Miloti merr frymë lirisht

Ikin helmet Miloti merr frymë lirisht MILOT — Miloti tani merr frymë lirisht. Të 94 tonët e pesticideve që prej dy vjetësh kishin “pushtuar” magazinën e këtij qyteti dhe ishin bërë preokupim kryesor i banorëve, janë evaduar e kanë marrë rrugën drejt Portit të Durrësit prej nga do të rikthehen në Gjermani. Pas 10 ditësh pune intensive, teknikët gjermanë, të asistuar dhe prej të rinjve shqiptarë të forcave të specializuara të ushtrisë, kanë zbrazur magazinën nga helmet dhe i kanë dezinfektuar. Tani mbetet që të bëhen analizat e dyshemesë. Nëse ajo do të rezultojë e ndotur ndoshta do të duhet dhe një ndërhyrje tjetër për ta shkatërruar atë. P. Mllofit, Bajza është stacioni tjetër që mund të përfitojnë nga helmet e reaksione. Ndërkohë po rimbahet lëvizohen dhe bazët e reja të veçanta të pesticideve të shpërndara në rreth e ndryshme të vendit.
Milot Porti i Durrësit Durrës Gjermani Bajzë

NE BRENDESI

Alarm shëndetësor në botë Në faqen 2 Përsëri “luftë e ftohtë” Pekin-Tajvan Në faqen 2 Qeveria shqiptare do të rrisë kuotat e pensioneve Në faqen 3
Pekin Tajvan

Blej dhe shes

JAP ME QERA — një ndërtesë 2 katëshe e cila poshtë mund të përdoret për zyra dhe lart për banesë. Ka 1 dyqane dhe 6 zyra e kuzhinë, banjë dhe korridor, kurse poshtë 2 dyqane dhe një banjo. Të interesuarit mund të drejtohen: Rruga “Xhorxh Martini”, Nr.5, DISPONOJ — një apartament në Vlorë, përbërë nga dy dhoma e një kuzhinë. E shes ose e ndërroj me një apartament me dy dhoma e një kuzhinë në Tiranë, kundrejt një kompensimi të arsyeshëm në të holla. Numri i telefonit në Tiranë, 22733 SHES — një makinë tip FIAT, në gjendje teknike të mirë, ka kryer 30.000 km dhe është e kompletuar me motor komplet rezervë si dhe rreth 40 artikuj pjese këmbimi, mund të çohet e çlirohet në numër të konsiderueshëm. Për të dhëna më hollësishme dhe mënyrën e kontaktimit mund të merrni informacion në tel. 32213, Tiranë JAP ME QERA — një ndërtesë me 40 dhoma (për hotel ose zyra) poshtë ka një restorant me sipërfaqe 150 metra katror dhe restorant. Kjo ndërtesë ndodhet përballë pallatit të mentesh. Të interesuarit mund të telefonojnë në numër 3312, Tiranë SHES — një apartament një dhome e një kuzhine, me aneks dhe ballkon. Adresa: Rruga “Hodo Beg”, pallat 16/1, kati i dytë, apartamenti 8, Tiranë. Telefon 32771 KENDONJE GJE PER TE SHITUR? KENDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgojeni mesazhin tonë në të gjithë 15 fjalë në numrin nga adresa tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Tregoni në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën JAP ME QERA — një shtëpi një dhome e një kuzhine, në Laprakë, pranë rajonit të policisë, të interesuarit të telefonojnë në nr 26587. SHES — një shtëpi dy katëshe me 5 dhoma të banueshme dhe bodrum në katin përdhes bashkë 200 metër katror tokë. Të interesuarit të paraqiten në rruga “Ismail Muzhika”, Kodër Kamëz SHES — një apartament, 1 dhomë e 1 kuzhinë, kati i parë, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Adresa: rruga “Luigj Gurakuqi”, nr.6 tel.42515, Tiranë SHES — një apartament me tre dhoma e një kuzhinë, në kat të pestë, pranë Ansamblit të Ushtrisë. Çmimi është i arsyeshëm. Për sqarime, rruga “Luigj Gurakuqi” nr.6, telefoni 42515, Tiranë. SHES — një makinë “Benz”, (numër mbikqyrje) të mbyllur, termu. Adresa: Myslym Kulluri, rruga Zone Blloku, nr.8, Tiranë SHES — një vilë të re dykatëshe të ndërtuar me material bashkëkohor, verandë, garazh dhe oborr. Ndodhet në zonën e re të ndërtimeve, pranë bllokut “Vasil Shanto”. Për sqarime: rruga “Luigj Gurakuqi” nr.6, tel 04215, Tiranë SHES — një truall në rrugën “Irfan Tomini”, (ngjitur me Institutin Biologjik) 160/380 metër katror, telefon 062/3076.
Vlorë Tiranë Bari Laprakë Kodër Kamëz

DJE NE SHQIPERI

Selia e Shenjtë dhuron 10 mijë dollarë Një muaj pasi Këshilli i Rregullimit të Territorit miratoi projektin e rrugës që do të lidhë Elbasanin me pikën turistike ende të pashfrytëzuar — e Krastës, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë në Vatikan në Shqipëri, Ivan Diaz, dhuroi 10 mijë dollarë Ndërkohë organet lokale të rrethit tashmë po përpiqen të sigurojnë një sponsor të huajshëm burime të tjera financiare, për vënien në përdorim të pikës turistike të Krastës. Vizitë e delegacionit të gjykatës austriake Ka qenë pjesë e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata, ajo që bëri të mundur ardhjen në Tiranë të një delegacioni nga Gjykata Kushtetuese e Austrisë, kryesuar nga zëvendëskryetari i saj, Dr. Karl Piksa. Pjesëmarrësit e Gjykatës Kushtetuese Europiane me e dyta në Evropë pas Gjykatës Kushtetuese gjermane, u takuan edhe me personalitete të larta zyrtare. Soros ”udhëton” edhe në Shkodër Edhe iniciativa më e re e fondacionit “Soros” në Shqipëri. Tashmë një zyrë e re do të funksionojë edhe në Shkodër dhe ku bordi i këshilltarëve të saj është zgjedhur ndër mjet intelektualëve më të njohur të këtij qyteti. Menjëherë ka filluar edhe veprimtaria e kësaj zyre, ku janë paraqitur projekte të para si dhe kërkesa e bëra nga individë apo shoqata të ndryshme. Mërd sundimet me lutje janë janë ato për studimin urbanistik të hyrjes së Shkodrës, instalimin e impiantorëve për progr am për televizion satelitor, apo edhe rikonstruktimin e një kishe të rrënuar në qytetin e Shkodrës.
Ivan Diaz Rustem Gjata Karl Piksa Shqipëri Elbasan Krastë Vatikan Tiranë

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: çdo të Martë niset ora 12.00 çdo të Enjte niset ora 12.00 çdo të Dielë niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: çdo të Martë niset ora 19.00 çdo të Premte niset ora 22.00 Nga DURRESI për TRIESTE: çdo të Mërkurë niset ora 19.00 çdo të Shtunë niset ora 19.00 Agjensia në SHQIPERI Durres: DETARE SHTETERORE Tel. 052/22233 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI BARI: AGESTEA Srl - via Liside, 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204916 - Fax 202286 - Tlx 560022 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/A Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460059
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste