Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E martë 18 tetor 1994

Padova e fundit në klasifikim çudit Milanin kampion

Sport E dielë e pasur me surpriza në serinë A Padova e fundit në klasifikim çudit Milanin kampion Java e VII: të rejat e ditëve të saj Në faqen 3 Futboll: kampionatet e huaja Në faqen 4 Formula Uno Schumacher mbetet i pari Në faqen 5
Schumacher

Stacioni i Bajzës çlirohet nga moria e fuçive të helmuara

Evakuohen 190 ton pesticide ... i pesticideve KOPLIK — Në stacionin hekurudhor të Bajzës nuk ka më pesticide. Javë të tëra, dje ekip special-gjerman — të mbështetur dhe po togu ushtarak shqiptar — hoqën për eventualitet e 190 pesticideve të skaduara. Tashmë, bacillat[?] janë futur në 70 kontenierë, bëhen gati transportuar Portin e Durrësit nga ku do të nisen e rikthimit për në Gjermani. 190 sasit pesticideësh është një pjesë e tonëve të sjella në Shqipëri nga firma gjermane Schmid Cretan e Hanoverit. Dhe pikërisht në Bajzë — u lishtë dhe përqendrimi më i madh — u konstatua rreziku i avujve të këtyre helmeve për ambientin dhe njerëzit, gjë që shkaktoi dhe protestat e ekologjistëve brenda e jashtë vendit. Para pak kohësh u krye evakuimi i 76 ton pesticideve në të gjitha magazinat e Milotit. Specialistët mendojnë se operacioni i tërheqjes së gjithë pesticideve të skaduara e të shpërndara në zona të tjera të vendit, do të përfundojë në fund të muajit tetor.
Bajzë Koplik Durrës Gjermani Shqipëri

Gjirokastër: gjueti peshku me lëndë kimike në lumin e Drinos

Rrezik për blerësit GJIROKASTËR — Kujdes nga peshku i helmuar. Në eterin e valëve të Radio-Gjirokastrës është përhapur alarmi i lëshuar nga komisariati i këtij rrethi. Persona që duan të sigurojnë fitime të paligjshme, kanë kryer “peshkim” në lumin Drino — në afërsi të fshatit Dervician — duke përdorur helme në vend të grepave. Dhe sasia e helmit të përdorur ka qenë aq e madhe, sa peshku i kapur dhe që pritet të tregtohet, rrezikon të helmojë dhe blerësit e tyre. Ndërkaq forcat e rendit kanë mundur të identifikojnë njërin vrasësit e peshkut dhe kanë shpallur kërkimin për të. Gjuetia e peshkut me mjete të paligjshme ka marrë përmasa mjaft shqetësuese kohët e fundit. Ambjentalistët dhe organizma të tjerë kanë dhënë alarmin për rrezikun e asgjësimit të faunës detare, dhe veçanërisht asaj në liqene e rezervuare, nga përdorimi i pamëshirshëm i lëndëve plasëse. Tashmë kontrabandistët kanë vënë në përdorim dhe 'armën' e kimisë duke dëmtuar kështu jo vetëm pasurinë e peshkut, por edhe duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve.
Gjirokastër Drino Dervician

Tragjedia në det: tashmë 13 viktimat

Klandestini i bën thirrje shqiptarëve Tashmë është më se e sigurtë, tragjedia e 12 tetorit në Adriatik ka shkaktuar 13 viktima. Ndonëse kërkimet nuk janë ndërprerë tashmë kërkuesit nuk shpresojnë të gjejnë ndonjë person të gjallë. Në këtë moment po vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e kufomave. Ndonëse ka kaluar disa ditë nga e mërkura e javës që shkoi, hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë cilët janë viktimat e asaj nate tmerri. LECCE — Ndërsa shumë orë të tëra vazhdojnë të vijnë dëshmi të reja, ka prova se po i japin jetë të reja një epizodi mjaft të zymtë. Mbi leccës vjen një thirrje rrënqethëse shqiptare. Unë ju shkruaj jam një jetë me ju[?] Vlorë. Më quajnë ... Kam dy vjet këtu në Itali. E kam me se e loti[?] dhe në burg. Po tregoj se tragjedia e këtyre ditëve nga e cila unë vetë shpëtova, na jap frymëmarrje ne emigrantëve shqiptarë që ne deti po na mbyt e se të gjithë ishim 18 persona në bord. Këto të mbijetuarit të tanët përfundojnë në port, por mos mendojnë se këtu është më mirë. Edhe këtu shoqëria juaj punon si në atdheun tuaj dhe po i shfrytëzon jashtë çdo mundësie... Unë e kam me sy se dhe po arrij në përgjegjësi se ju duan të parit për të ndalur këtë ndenjën. Duan për të kaluar me vështirësi sepse, në rradhë të parë nuk ka punë, dhe e dyta në qoftë se do të gjesh një punë do të punosh qé edhe përtej 12 orë, të japin nuk do të dalin për të ngrënë ose për të larë e për t'u ndërruar dhe jo me që t'ju dërgojë familjes së pret ndonjë lek për t'u ushqyer dhe ndoshta kush ka lënë fëmijë e nuk do qofte se do të gjenin ndonjë ndonjë gjendje për të larguar prej tyre pa fatin i ke dhe tani ndodhemi në burg ku do të kalojmë atje rininë time larg vendit tim ku kam lënë familjen, nuk kam asnjë lirë që tani e shtëpisë së tyre — do ta ketë dhe më të vështirë. Unë e kam dhe e largohem nga Shqipëria dhe ja ku përfundoj emigrimi duke i tradhëtuar për të çmimin dhe e gjithë familjen, prandaj lehtëzer shqiptarë ju jap një këshillë: asgjë nuk është në rregullon dhe mos lejoni dhe jo ju do kaloni aq keq sa kalon edhe jeta sot në burg e mos qe o shisni këtu, apo mua me peshqen jeni i mbyllur në hekura.
Adriatik Lecce Vlorë Itali Shqipëri

Sekuestrohen këpucë kontrabandë

VLORE — Lastë e mallrave kontrabandë tani i janë shtuar edhe këpucët. Dega e policisë financiare në rrethin e Vlorës ka zbuluar e më pas ka sekuestruar 1 mijë e 250 palë këpucë italiane të një cilësie të lartë. Shtatë[?] ishte përpjekja për t'i futur kontrabandë nga pronari tyre, këto mallra Rafae[?] Doka, mes të cilat nuk kanë sjellë asgjë pasi autoritetet shqiptare të doganës. Kohët e fundit janë evidentuar dhe raste të tjera të tentativës për kontrabandë. Vetëm brenda 3 javësh, Vlora e sekuestrimeve të kryera nga kjo degë e policisë financiare ka shifër 30 mijë dollarë.
Rafae[?] Doka Vlorë

Zetori shkaktar i dy vdekjeve

Fatkeqësi brenda së njëjtës ditë LEZHË — Dy zetorë kanë qenë protagonistët e dy tragjedive të shkaktuara brenda një dite në Lezhë. Një i ri 23 vjeçar, D. Gruda dhe një burrë i moshuar, 52 vjeç, G. M., kanë humbur jetën — në dy vende të ndryshme — ndërsa udhëtonin pikërisht me këta lloj mjeti. Viktima e parë ka qenë Gruda, nga fshati Shen-Koll. I hipur në anët e rimorkios së një zetori, bashkë me një shokun e tij, ai ka humbur ekuilibrin si pasojë e një lëkundjeje të papritur të mjetit dhe ka rënë në asfaltin e rrugës pranë fshatit Zojmen. Një rënie që shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme dhe plagosjen e rëndë të shokut. Një fat të njëjtë me Grudën, por për shkaqe plotësisht të ndryshme, ka pësuar edhe Mili. Ky i fundit ka qenë duke drejtuar vetë zetorin kur është mbërthyer papritur nga një atak zemre. I rënë pa fuqi mbi timon, mjeti ka ndryshuar drejtim dhe ka përfunduar në një kanal, ku është gjetur më pas — bashkë me trupin pa jetë të Milit — nga kalimtarët. (dr. Ra.)
D. Gruda G. M. Lezhë Shen-Koll Zojmen

Arrestohet plagosësi i klerikut

Shkodër SHKODER — Është ndaluar personi që rreth 1 vit e gjysëm më parë kish plagosur priftin italian Luigji Fausto Guballa. Është fjala për 22 vjeçarin Francesk Preçk Gjeçi nga fshati Berçë i rrethit të Shkodrës. Gjeçi plagosi rëndë me një pistoletë priftin italian që po udhëtonte me veturë për në qytetin e Shkodrës. Dhe ishte vetëm ndërmarrja e një mjekësore si dhe dërgimi në Itali me një helikopter të operacionit “Pëllkan”, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së klerikut.
Luigji Fausto Guballa Francesk Preçk Gjeçi Shkodër Berçë Itali

Ujësjellësi të rinj fshatrave

Janë në përfundim ujësjellësat e rinj në 7 fshatra të rrethit të Elbasanit. Si Kryeziarath, Gjergj, Gostimë apo Vasjan. Për to janë investuar 18.6 milionë lekë dhe ndërtimin e ka marrë përsipër firma private e ndërtimit “Europrojekt”, “Elion”, “Agrim” dhe “Shkumlin”. Ndërkaq në drejtorinë e ndërmarrjes së elek-projektit pohojnë se janë planifikuar edhe 72 milionë lekë për ndërtimin e 4 ujësjellësve të rinj në fshatrat Librazhd, Dunicë, Vidhas e Shtermen. Së shpejti pritet të zhvillohet tenderi për firmat ndërtimore konkurruese që do të marrin përsipër ndërtimin e tyre.
Elbasan Gjergj Gostimë Vasjan Librazhd

Irak: vazhdon embargo

DJE NE BOTE Shtetet e Bashkuara nuk shikojnë asnjë arsye për të hequr ose lehtësuar sanksionet e OKB-së ndaj Irakut: “Nuk ka asnjë arsye ... tha sekretari amerikan i shtetit Warren Christopher — për t'ju zbutë të Mbarengës kundër Sadam Huseinit, as nga sjellja e tij për bllë veprën për gjendje e mjerueshme. Palestina, gjendet kryetari i ‘Hammas’ Është gjetur nëntori i grabitës së ushtari izraelit Nachson Wachsman, që u dha në operacionin e premte së kaluar së bashku me të vjedhës dhe një oficeri izraelit. Bëhet fjalë për Muhammed Diab Ibrahim al-Marzu, një militant islamik që jeton në një kamp klandestin. Meher Kohe Jaser Arafat ka urdhëruar mbylljen e Universitetit të Gazës.
Warren Christopher Sadam Huseinit Nachson Wachsman Muhammed Diab Ibrahim Al-Marzu Jaser Arafat Irak Palestina Gazë

Në Mat kredi pa kthyer

DJE NE SHQIPERI Janë rreth 50 subjekte që nuk kanë kthyer kreditë e marra 3 degëve të bankave të nivelit të dytë që funksionojnë në rrethin e Matit. mbi 50 për qind e tyre kanë huamarrës të Bankës Kombëtare Tregtare. Për këtë shkak nëpërmjet legjislacionit, zyra e përmbarimit ka marrë disa masa ndëshkuese ndaj debitorëve që kanë shkelur marrëveshjen. Janë bllokuar deri tani 12 lokale të shërbimit tregtar e komunal, 6 automobile dhe janë vënë në sekuestro 4 banesa. Por në disa raste ky vendim është i pamundur sepse disa kredi marrës janë larguar jashtë shtetit.
Mat

Candy

me organizimin e dendur dhe të qëndrueshëm të importuesit në të gjitha qytetet e Shqipërisë garanton shitjen e modeleve të tij më të mira LAVATRIÇE - «Alise 650», «Alise 610», «Softwasher», «Aquaviva», «C 836 x T», «C 634 x T», «C 455 x T», «C 435 x T», «C 431». LARESE ENESH - «C 4.100», «Trio S 4». SOBA - «C 6.6604 E». FURRA ME MIKROVALE - «Combi 1.00 x grill 1.000 watt», «M 612 x - 600 watt». FRIGORIFERE - «Ccb 23/12 Eco», «Ccm 32/10 Eco», «Ccm 27/10 Eco», «Cdp 330 Eco», «Cdp 280 Eco». NGRIRES HORIZONTALE - «Doe 31», «Doe 41», «Doc 31» - super i izoluar. CANDY siguron garancinë dhe servisin me pjesë këmbimi origjinale dhe të të gjitha modeleve të paraqitura
Shqipëri

* Aktivitete shoqërore * Aktivitete artistike etj. FONDACIONI SOROS