Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë, 2 shtator 1995

Qeveria padit Brozin në Gjykatën Kushtetuese

Lideri Kasacionit: “Do i drejtohem institucioneve ndërkombëtare” TIRANË - Kthesë tjetër e bujshme në "fenomenin Brozi". Vetëm pak orë pasi lideri i Kasacionit ka denoncuar publikisht "sulmet antikushtetuese të pushtetit politik", Qeveria dorëzon në Gjykatën Kushtetuese një padi pikërisht ndaj tij. Akuza e institucionit të Meksit - këtë herë tepër e rëndë - kërkon "deklarimin e veprimtarisë së Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit si të kundraligjshme dhe antikushtetuese". Në faqen 3 Kryetari i Kasacionit, Zef Brozi (foto: H. Pustina) Kryetari i Kasacionit, Zef Brozi (foto: H. Pustina)
Zef Brozi Meksi H. Pustina Tiranë

Zhgënjim në bisedimet e Athinës: shtyhet marrëveshja

Krizë e re në marrëdhëniet shqiptaro-greke? ATHINË - Krizë e re mes Tiranës e Athinës? Dy diplomatët shpresojnë ende, por, dje, papritur bisedimet mes Papulias e Serreqit janë ndërprerë dy herë brenda ditës së djeshme. Marrëveshja-shumë e pritur për legalizimin dhe punësimin sezonal të mbi 200 mijë shqiptarëve është shtyrë për një kohë tjetër. Firma e ministrave mbikumentin e rëndësishëm do të vonojë. Takimi i dy krerëve të diplomacisë ka nisur mbarë - sikurse shpresojnë të gjithë - por ka vazhduar me momente nervozizmi. Në faqen 3 Serreqi dhe Papulias gjatë takimit të Tiranës
Papulias Serreqi Athinë Tiranë

Shqiptarë kapen në Greqi: hashash e dirhami falso

Drogë 200 kilogramë dhe para[të?] 5 milionë Drogë 200 kilogramë dhe paratë 5 milionë Shqiptarë kapen në Greqi: hashash e dirhami falso GIROKASTËR - Policia greke ndalon drogë dhe dirhami falso në zonën kufitare. Pesë milionë dirhami falso dhe rreth 20 kilogramë hashash kanë rënë në duart e policisë së Janinës, në harkun e javës së fundit. Ndërkohë dy grekë, një djalosh shqiptar dhe një familje nga Himara kanë përfunduar në qelitë e izolimit në policinë e Janinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga media lokale e Janinës. Dy grekë, të kthyerësh nga Shqipëria, kishin ndaluar në vendin e quajtur Kristolopigi, shumë pranë kufirit lindor shqiptar. Veç pesë milionë drahmëve falso, të gjitha kartëmonedha pesëmijëshe, u ishin gjetur dy pasaporta shqiptare të falsifikuara dhe dokumente të tjera. Raste të tjera i përkasin Kakavijës, ku në autobuzët që udhëtonin nga Tirana për në Athinë, policia greke kishte zbuluar 9 kilogram hashash. Në rastin tjetër po në Kakavijë, në makinën që drejtonte për në Greqi, janë gjetur 9,6 kg hashash. ha.ko. Kakavijë
Girokastër Greqi Janinës Himara Kristolopigi

O taksat, o licencën ata që s’i paguajnë

Masa të rrepta tatimore Luftë evazorëve fiskalë KRUJË - Kruja-rrethi i parë në luftë të organizuar kundër mospaguesve të taksave. Kërkon këshilli nga organet kompetente të vihet re vazionit fiskal në rrethin e Krujës. Vetëm në një zonë, atë të Fushë-Krujës, gjatë periudhës maj-gusht, 50 subjekte kanë dorëzuar lejet e ushtrimit të profesionit në zyrën e tatim-taksave. Kjo situatë ka ardhur si rrjedhojë e forcimit të nismës të policisë financiare, por edhe e njëfare uljeje të presionit. Ndërkohë këto subjekte kanë vazhduar normalisht aktivitetin. Këto ditë është ndërmarrë një aksion i koordinuar nga ana e policisë tatimore, për ta frenuar këtë fenomen në fillim të tij. "Tashmë 27 nga këto persona fizikë flet Omeri Goga, kryetari i zyrës së tatim-ve - kanë tërhequr lejet dhe 12 të tjerë po riplotësojnë dokumentacionin, duke shlyer dhe detyrimet e prapambetura zyrës së tatimeve, për të stabilizuar kështu marrëdhëniet e tyre me shtetin." Ndërkohë pohëhet në punë e mbarë, që të gjithë ata, që ushtrojnë një aktivitet të mos mbeten subjekte të paligjshme përpara sistemit fiskal, por të regjistrohen në zyrat përkatëse. Vetëm në muajin gusht janë lëshuar nga kjo zyrë 97 leje për profile të ndryshme me të biznesit privat. Kështu t’u shmangesh taksave, nuk është më e lehtë... të paktën në Krujë. mu.ar.
Omeri Goga Krujë Fushë-Krujës

Kryeplaku vrasës kapet nga policia

Shkodër, patricid në fshat Kishte qëlluar vëllanë dhe kur vajzën SHKODËR - Arrestohet personi, që më se një muaj më parë kishte vrarë dy veta e plagosur një tjetër, pikërisht më 17 korrik në shkuar, në fshatin Bërdolic të zonës së Shllakut në rrethin e Shkodrës. Zef Shytani kryeplaku i këtij fshati, në korrikun e shkuar, vret përnjëherësh vajzën e tij, nusen e djalit të xhaxhait dhe njëkohësisht qëllon, duke plagosur vëllain e saj. Ky lajm tronditës kishte mbërritur disa ditë më vonë në komisariatin e Shkodrës, pasi mungon plotësisht ndërlidhja me krahinën e Dukagjinit. Vetë shefi i policisë Astrit Dërmolari kishte shkuar në krye të forcave të mëdha në vendin e ngjarjes, por autori i krimeve nuk ishte mundur të kapej. Pas më shumë se një muaji, ditën e enjte, policia kriminale ka arrestuar Zef Shytanin, i ndodhur tashmë nën akuzën e vrasjes së dy personave dhe plagosjes së një të treti. y.p.
Astrit Dërmolari Rocco Buttiglione Shkodër Bërdolic Shllakut Dukagjinit

Nëntë faq[e?] akuzojnë kryegjykatësin shqiptar për "veprimtari të kundraligjshme dhe antikushtetuese"

Nëntë faqe akuzojnë kryegjykatësin shqiptar për "veprimtari të kundraligjshme dhe antikushtetuese"

Sot nis Kampionati i 57-të

FUTBOLL Sot nis Kampionati i 57-të Në faqen 5 Si do ndiqen ndeshjet në Radio Sërish komentatorë të njohur Në faqen 5

Free English Course

Free If you have studied the English language in school for at least three years, you can be a student of the World English Institute. To enroll, write a letter requesting this free English course. Be sure the letter is written in English and includes your name and address. Send the letter by airmail to: World English Institute 1525 NW Division Gresham, OR 97030 USA English Course WEI The WEI English Correspondence Course includes: An introductory lesson Three English textbooks Three workbooks (Illustrations taken from the Easy-to-Read English Bible) A 60-minute cassette tape (An american teacher will mail your lessons directly to you.) Students in 105 countries are currently enrolled in WEI.
Gresham Or SHBA

Gjithmonë me sportin Gjithmonë Coca-Cola!!!

Gjithmonë me sportin Gjithmonë Coca-Cola!!!