Brozi i vetëm. Gjytarët shtyjnë procesin
Vendoset pa kryetarin: “Plenumi për liderin PS shtyhet në 20 shtator”
TIRANE - Çështja Nano përçan Kasacionin. Dje në vendim i përbashkët i 10 gjyqtarëve anëtarë të Plenumit - ka caktuar shtyrjen e procesit ndaj liderit socialist që ishte parashikuar për të martën. Vendimi është marrë në një mbledhje ku mungonte kryetari Brozi i cili pas kthimit në gjykatë është gjetur përballë një fakti të kryer. “Ligjërisht nuk ka asnjë motiv për një veprim të tillë”, shpjegon shefi i Kasacionit i cili dje e ka parë veten të shmangur nga mundësia që i njeh ligji për të caktuar ndryshimin ose jo të datave të mbledhjeve të plenumëve. Ngjarja e cila parashikohej të shkaktonte shpërthimin e zemërimit të Brozit, është pritur këtë herë nga kryetari i Kasacionit me një ftohtësi diplomatike: “Unë do të mbledh në hënë gjyqtarët dhe do të kërkoj që të rishikojnë këtë vendim. Procesi duhet të bëhet në datën e caktuar”.
Në faqen 3
Selia e Kasacionit, lart Fatos Nano
"Do t'i kërkoj më shumë ndihmë Clintonit"
Dje intervistë e Berishës
Presidenti Berisha
TIRANE - Berisha ka ndërmend të kërkojë më shumë ndihmë nga Bill Clinton. E ka deklaruar dje, në intervistën e fundit para vizitës së tij zyrtare në Amerikë, dhënë agjencisë amerikane të lajmeve Associated Press. Kosova, ingranimi më i mirë i ushtrisë shqiptare në strukturat e NATO-s, gjendja e tensionuar e Ballkanit, ja pikat kryesore të tematikës së zgjedhur nga Berisha.
Në faqen 5
Arratisje spektakolare nga qelia
Dy të burgosurit përfitojnë nga mungesa e dritave
Shkodër / Nis "gjuetia" për të ikurit. Një polic aksidentohet në ndjekje
SHKODER - Një arratisje spektakolare, një ndjekje po aq spektakolare dhe Policia e mobilizuar totalisht në ndjekje të dy të arrestuarve. Dy të pandehur, Ndoc Lulati dhe Gëzim Tirana i pari në gjyq për vrasje dhe i dyti tashmë i dënuar për vrasjen e të atit, kanë mundur të arratisen në rrethana që mbeten ende një hije, të enjten në mbrëmje duke arritur t'i shpëtojnë ndjekjes së Policisë. Në një lëvizje të tyre është vënë menjëherë në oficer i Policisë, por makina me të cilën ky i fundit udhëtonte, është përplasur në qendër të qytetit. Policia ka marrë masa të menjëhershme duke shtuar kontrollet.
Në faqen 3
Pëllumbi: "Marksi s'është anakronik"
POLEMIKE
TIRANE - "Marksi i filozof nuk mund të quhet anakronik apo plak, sikurse e ka quajtur Presidenti Berisha, sepse filozofia e tij përbën ide që bëjnë filozof bashkëkohor". Servet Pëllumbi, Nënkryetari i socialistëve i përgjigjet vetëm një ditë më pas, thirrjes së Berisha i kishte bërë “anti marksistëve në PS”. “Jo behet për qëllime të caktuara politike”, ka thënë ai në një intervistë relative të gjatë të transmetuar mbrëmë nga RTV në edicionet kryesore të lajmeve. Vetë Pëllumbi nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së Marksit edhe për arsye të ruajtjes së elektoratit apo anëtarëve që ende janë të lidhur shpirtërisht me emrin e filozofit gjerman.
Në faqen 3
Kakavijë, kthehen mijëra shqiptarë
Valë e re spastrimesh nga Greqia
GIROKASTER - Fshesa e hekurt serish kthen refugjatë në Kakavijë? Akoma nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për një aksion në shkallë të gjerë e që mund të vazhdojë gjatë, por prej ditësh Komisariati i Gjirokastrës konfirmon shifra të pazakonta shqiptarësh të kthyer nga pika më e madhe kufitare.
Kështu të enjten policia greke ka përcjellë përtej kufirit autobuzë me 1400 refugjatë, ndërsa të premten megjithëse shifrat dukshëm ka qënë më dhe, nuk dihet saktë sesa kanë qënë e kthyerit me force. Autobuzët kanë shkuar nëpër destinacionet e të ardhurve, ndërsa nga spitali i Gjirokastrës konfirmohet se nuk ka patur të plagosur apo të lënduar nga ndërhyrja e dhjetëra fugativëve. Kthimi i tyre bëhet vetëm dy ditë pas takimit të nivelit të lartë të bërë në Gjirokastër dhe pas një paralajmërimi të fortë nga pala greke, ku ministri i jashtëm grek Karolos Papulias dhe ai i brendshëm Vairaqis ishin takuar në Janinë me autoritetet e ruajtjes së kufirit dhe të rendit, ku përgatitja e 500 trupave të tjera të forcave speciale në Grevenë, do shoqëroheshin përgjatë kufirit.
(Ra.Ko.)
Pamje nga rruga qendrore e Shkodrës, pak metra larg vendit të aksidentit
Hap i madh drejt paqes: Serbia pranon planin
Bosnja, Kroacia dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen
Në faqen 2
Refugjatë serbë në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit
Shqiptarët kërkojnë ndihmën e UNESCO e organizmave
Në faqen 2
Nis me pesë gola Java II e Kampionatit
FUTBOLL / Tirana e Teuta fitojnë në shtëpi ndaj Besës e Shqiponjës
Në 2 ndeshje
Bushi arrin në kuotën e tre golave
Para sfidës
Shtabi i Teutës nesër në Parma
Ftesë nga UEFA
Edhe FSHF në mitingun europian
Kupa CEVI
Ministria sjell ndeshjet në Tiranë
Në faqen 5