Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E diel, 17 shtator 1995

Nesër nis maratona e shkollës

Nëpër të gjitha rrethet e vendit nga e hëna do të fillojë viti i ri mësimor për tetëvjeçaret dhe të mesmet Nesër nis maratona e shkollës Arsimimi më i rregullt, por edhe më i shtrenjtë TIRANE - Pushimet mbaruan. Në të gjithë vendin ora 8 e ditës së nesërme do t’i gjejë vogëlushët e ciklit të ulët, nxënësit e ciklit të lartë dhe ata që e quajnë tashmë veten me krenari “gjimnazistë” përpara dyerve të shkollave. Për herë të parë nesër dhe çdo të hënë tjetër, një flamur kuqezi do të ngrihet nën notat e himnit kombëtar, përshëndetje kjo që ekziston në të gjitha shkollat evropiane. Në faqen 3
Tiranë

"Tirana" pushton kreun

Dhunë në Laç: dje pesë kartona të kuq FUTBOLL Java III dështatë për "Teutën" dhe "Partizanin" Nga ndeshja e djeshme në kryeqytet ■ Reklama mbërrin deri në gjoksin e futbollistëve shqiptarë ■ Vetëm 130 dollarë për të ndjekur Kombëtaren në Bullgari ■ Futbolli "strehohet" në ordinatorët e sjellë nga UEFA Në faqen 9-10
Laç Bullgari Kryeqytet

"Bazat e NATO-s? Berisha e ka mirë"

INTERVISTË / Flet Ceka i PAD Neritan Ceka “Mbështes premtimet e Berishës për vendosjen e bombarduesve antiradarë amerikane në bazat shqiptare”. Neritan Ceka, President i PAD shprehet në favor të deklaratave të Presidentit shqiptar për instalimin e strukturave të NATO-s në tokën shqiptare. Ceka hedh poshtë pohimet e Servet Pëllumbit, udhëheqësi i lartë i PS A. Çani në faqen 3
Neritan Ceka Servet Pëllumbi A. Çani Bedri Memia Sami Selita Tokën Shqiptare

Kapet banda e këmbanës: Policia kërkon dy vetë

Durrës, objekti i vlefshëm ishte vjedhur në një kishë DURRES - Një këmbanë me vlerë të jashtëzakonshme, dy ikona dhe stol i të tjera kishare, të gjitha kanë rrezikuar të dalin jashtë vendit. Vetëm në mbrëmje e studiuar e Komisariatit të Durrësit ka bërë trafikantët e artit dhe ndihmësit e tyre të mos kenë sukses në përpjekjen për transportimin e tyre jashtë vendit. Bedri Memia, 30 vjeçar, Sami Selita, bashkëmoshatar me të dhe Aishe Pasho kanë rënë në darën e Policisë. Lajmi është konfirmuar dje për agjencinë ATSH nga Shefi i Komisariatit të Durrësit, Arjan Kalaja. Në faqen 3
Aishe Pasho Arjan Kalaja Mentor Kikija Pavel Sergejeviç Graçov Durrës

Elbasan, mësuesit: Fëmijë, jo rrugaçë

Seminar i arsimtarëve ELBASAN - “Mësues edukoni fëmijët e edukuar që s’kanë mundur t’i regjistrojnë nëpër ngrohtës familjare”. Vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, drejtuesit e arsimit në Elbasan u janë drejtuar këshillave mësuesve të shkollave të qytetit me thirrje të tjerë. Nësjhtollat e reja të qytetit fëmijët edukohen, ndaj është detyrë e mësuesve të merren me edukimin e tyre fëmijët që rëndom i quajnë “rrugaçë”. Kjo ka qenë porosia për mësuesit në sesionin për fillimin e procesit të rregullt mësimor. Në seancën e organizuar në Elbasan janë paraqitur madje edhe shifra konkrete. “Mbi 20 përqind e fëmijëve në rrugë janë të edukuar”, kjo është shifra që është dëgjuar në këtë seminar. Fëmijë pa prindër, fëmijë me prindër të divorcuar, apo me prindër te alkoolizuar dhe në marrëdhënie jo të rregullta familjare, janë të gjitha kategoritë që ndërgjegjësojnë larg shkollës. “Mësuesit duhet të zëvendësojnë në këtë rast prindin, kjo është njëra për detyrave të kësaj pune fisnike”, ka qenë orientimi që është dhënë mësuesve. Nisma e mësuesve të këtij rrethi duket se është përpjekje për të sensibilizuar në një betejë që shoqëria duhet ta fitojë patjetër, ndryshe këta fëmijë duhet t’i konsiderojmë të humbur. Në seminarin e mësuesve të Elbasanit është folur edhe për shkaqet e këtij fenomeni. Duket se shkaku kryesor janë bërë tani divorcet. Thuajse kjo javë në Gjykatën e Elbasanit gjykohen mesatarisht për 15 raste të tilla. Fëmijë jashtë kontrollit dhe ngrohtësisë prindërore do të thotë automatikisht fëmijë në rrugë. Pikërisht këtë ngrohtësi prindërore duan të zëvendësojnë mësuesit e Elbasanit me nismën e tyre të fundit. Mentor Kikija
Graçovi Elbasan

Ë rrallë, por e vërtetë

MOSKE - Në fshehtësi dhe pranë një zone ushtarake ruse në Pskov, edhe një ministër i mbrojtjes dhe për më tepër një gjeneral mund t’i ndodhë që të para-lajmërohet nga e shtrëna pushkësh. E ka pësuar Pavel Sergejeviç Graçov, kur pak ditë më parë ka qenë në zonën e Vlladostokut thjesht lëndinë të Rusi, teksa po celebroi 50 vitet e rënies së Japonisë. Graçovi bashkë me një grup miqsh të tij, po gjuante peshk për orë e vona të natës e dëgjuan shtëna pushke. Por padashur ministri i shtetit e kishte sharë shumë një depozitë me municion. Pikërisht në këtë moment dy rojet që vigjëlonin aty, duke besuar për herë personel ushtarak, pa e bërë të gjatë kanë qëlluar plumba drejt vijës së zjarrit. Sergejeviç ka patur edhe shansin që plumbat e tyre, ndonëse e rrasin rruge jo pak - dhe përderi i ka detyruar të hidhen në det të veshur nga koka tek këmbët.
Sergejeviç Belushit Moskë Pskov Vlladostokut Rusi Japoni

"Mysliman, por dua emër kristian"

HISTORIA ELBASAN - Nuk dua të mburrem me Hiqmet, tani tutje e kam emrin Kristo”. Moda e ndërrimit të emrave duket se ka marrë përmasa të gjera. Vetëm te premten Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shqyrtuar dyzet kërkesa të tilla. Që nga kjo ditë dyzet elbasanas kanë hequr dorë vullnetarisht nga emrat me të cilët i kishin pagëzuar prindërit e tyre. Tani, në dokumentat e tyre janë të shënuar emra tradicionalë ortodoksë. Kristo, Vasil, Pashko… janë të gjithë emra të rinj. Të gjithë janë justifikuar se vetëm kështu mund të sigurojnë vendin e gjujllpu?[?] në Greqi, me emrat myslimanë kjo gjë do të ishte një sipërmarrje e dështuar. Të njohësh bashkëjetesën nuk ka ndodhur edhe rasti i kundërt, dy qytetarë kanë kërkuar të mbajnë emra… tradicionale myslimane. Edhe në kërsat duke se puna është ajo që i ka shtyrë të bëjnë kërkesën e pazakontë. “Kemi gjetur vend pune në një vend islamik”, ka shpjeguar njëri prej tyre - dhe mendojmë se duke ndrruar emrin do ta kemi më të lehtë”. Disa ditë më parë moda e ndërrimit të emrave ishte bërë objekt diskutimi në Këshillin bashkiak. Në krye qytet këshilltarët bashkiakë vetëm në raste tepër të rralla kanë kaluar kërkesa të tilla. Sanksionet më të rënda, në Gjirokastër, ku syrihatur?[?] problemet të tilla janë edhe më të mprehta. Bashkia i ka kthyer mbrapsht kërkesat e fundit. “Nuk ka arsye vërejnë zyrtarët e pranë kërkesa e tilla, kisha dhe xhamia i ndjekin me zell. Dilemat në se jepet e drejta ndryshe kërkesat për ndërrim emrash do ta kenë një të ndryshe, shqiptarët ndofta do të mbajnë ata kurban, vazhdojnë specialistët e zyrës së gjendjes civile para disa ditësh për ndërrime të emrave”. Besim Halaj për emra. Sigurisht, me kë[?]
Hiqmet Kristo Vasil Pashko Besim Halaj Elbasan Greqi Gjirokastër

Spektakël i madh në Kuçovë për 100-vjetorin e kinemasë

■ Spektakël i madh në Kuçovë për 100-vjetorin e kinemasë Në faqen 7
Kuçovë

ADRIATIKA NAVIGACIONE S.p.A.-VENEZIA

Zattere 1411-Tel.0039/417781611-Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: Çdo të Martë niset ora 12.00 Çdo të Enjte niset ora 12.00 Çdo të Premte niset ora 23.00 Çdo të Diele niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: Çdo të Martë niset ora 19.00 Çdo të Premte niset ora 22.00 Nga DURRESI për TRIESTE: Çdo të Mërkurë niset ora 19.00 Çdo të Shtunë niset ora 19.00 Agjencia në Shqipëri DURRES: DETARET SHTETERORE Tel. 052/22233-Fax 22911-Tlx 4148 Agjencia në ITALI Bari: AGESTEA Srl- via Liside, 4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 5530628- Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl- Via XXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204915-Fax 202296-Tlx 560022 TRIESTE: AGEMAR Srl- Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a Tel. 0039/40/363222-Fax 77723- Tlx 460059.
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste