20/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 shtator 1995

"Jashtë Ligjit" procesi i sotëm për Nanon

Dje Pleniumi i Kasacionit u quajt “antikushtetues” TIRANË - Vetëm 19 orë para se Pleniumi i Kasacionit të mblidhej për të vazhduar procesin e liderit të burgosur socialist, dje Gjykata Kushtetuese e ka quajtur atë “antikushtetuese”. Për pak minuta leximi i afro pesë faqeve të daktilografuara, i ka hequr mundësinë Nanos dhe avokatëve të tij të mos mbërrijnë deri në procesin e sotëm - parashikuar prej tyre - si “procesi i pafajësisë” Në faqen 3 Nga procesi në Gjykatën Kushtetuese

Shpejt në Parlament kalon ligji i dënimit të genocidit

Mbrëmë vendos grupi deputetëve PD TIRANË - Shpejt në tryezat e deputetëve shqiptarë do të zbresë projekti i ligjit të dënimit të genocidit. Kështu ka vendosur dje grupi parlamentar i Partisë Demokratike, mbledhur në selinë e Parlamentit. Në prani edhe të Presidentit të Republikës Sali Berisha, deputetët demokratë kanë aprovuar fuqishëm në rendin e ditës të projektit, për të cilin interesohen tashmë edhe kancelaritë e partive politike shqiptare. Lajmi konfirmohet edhe nga Kryetari i Kuvendit Popullor Arbnori, është shoqëruar prej shumë shpjegimesh ndaj akuzave për antikushtetutshmëri të këtij projekti të rëndësishëm. Tashmë pritet vetëm korrigjimi i fundit prej grupit parlamentar të ligjeve dhe deputetët shpejt do votojnë për një projekt, që ndoshta do largojë nga skena politike shumë shokë dhe kolegë, deputetë dhe nga krerët e parlamentit. Arbnori: "Asnjë dispozitë kushtetuese nuk pengon dënimin e genocidit" Selia e PD Në faqen 5

Sot “misteri” i fundit për Pleniumin

Brozi kërkon mbledhje urgjente Kasacioni Brozi kërkon mbledhje urgjente Sot “misteri” i fundit për Pleniumin Në faqen 3

"Kushtetuesja ka shkelur ligjin"

Deklaratë e Grupit Parlamentar Socialistët Deklaratë e Grupit Parlamentar "Kushtetuesja ka shkelur ligjin" Në faqen 3

Sanxhaku sulmon edhe Pleniumin e Kasacionit

Pas vendimit "Procesi u shty qëllimisht" Pas vendimit Sanxhaku sulmon edhe Pleniumin e Kasacionit "Procesi u shty qëllimisht" Në faqen 3

Tmerri në Pezë, dy vetë ende në komë.

TIRANË - Fillon të shpërndahet mjegulla e shqetësimit të familjeve, për fatin e të afërmëve të tyre pasidentit. Nga të gjithë të shtruarit e aksidentit të rëzë-fillimit, dy persona mbeten akoma në gjendje të tillë kome tondosëse si gjithmonë mjekët jo e kanë të fundik. Është shoferi i autobusit Ruzhdi Duraku dhe pasagjeri Shkëlqim Caushi, të cilët kanë pësuar gati e tërë rrobat e tyre e pasagjerëve të automobilit. “Kanë filluar gjallërimin” - thotë mjeku i reanimacionit - “por akoma nuk rrezikohen të tjerët e janë jashtë çdo rreziku”. Të gjithë të plagosurit janë shpërndarë nëpër pavione të ndryshme të spitalit ushtarak të Tiranës. Shumica e tyre kanë fraktura të gjymtyrëve dhe kanë pësuar goditje në kokë. Një ditë pas ngjarjes, familjarët që kujdesen pranë shtretërve të tyre, marrin frymë më lirshëm. Ndonëse fytyrat e të shtruarve janë akoma të zbehta dhe disa prej tyre flasin me vështirësi, diçka mund të thonë... (foto: L. Lika REUTERS) A. Çausholli në faqen 5

Sot festa e madhe e folklorit: Festivali Kombëtar

Në faqen 5 Berati

Masakrohet me çifte një i ri

VLORE - Vlorianën sanksion e terrorit të rrugëve. Të hënën në orën 22.30 pranë kinoteatrit të Vlorës, ngjarje makabër i shtrembëron qetësinë automatike ndërgjegjën e një grupi të rinjsh. Në vend ka mbetur i vdekur i masakruar keq, Vladimir Mehm[...] me 23 vjeç. Plagët ishin jashtëzakonisht të rënda dhe plumbat e çiftes ishin shpërndarë në të gjithë pjesët e trupit të djaloshit, kështu që në spital ishte e pamundur të sillej djaloshi në jetë. Në faqen 3

Ish sekretari PS akuzohet për mashtrim

ELBASAN - Të djesheshmja ka qenë një kthesë e fortë për aferën vj.[?] - Të djesheshmja ka qenë një kthesë e fortë për aferën vj.[?], që kërkues shtyhen-luar referendumi para nën-listonin e Shqipërisë, në Fier ende gjykohen “viktimat” e tij. Këta radhë është fjala për një grua, kur para akuzave përfshihej e p[?]ësin e palës tjetër, “për falsifikim dokumentesh” dhe “për vjedhje”. Por “në një pafajshëm” do të thotë nuk është e vërtetë. Kështu për mësuesh[?]jes vazhdon replika me akuzuesit dhe të akuzuarin, pa u gjetur ende përgjigja nga Drejtësia, që ka shtyrë edhe seancën e fundit. Në faqen 5

"Mashtroi me votat e Referendumit". PS akuzon nëpunësin

Fier, vazhdon procesi ELBASAN - Ish-sekretari socialist del para gjykatës. Akuza është për mashtrim ndaj një tregtari turk, rreth një para. Për këtë akuzë ish sekretari i PS për rrethin e Elbasanit Agim Danga, do të përgjigjet para drejtësisë. Por procesi për të, i paraqitur para dje, është shtyrë nga gjykata. Historia për të cilën ai tashmë akuzohet si mashtrues kishte nisur muaj më parë, kur Danga i aktivizuar në tregti kishte vendosur marrëdhënie me një tregtar turk me mjaltë. Ndërsa bashkëpunimi kishte shkuar mjaft mirë, çifto disa kishte nisur një muaj pasi kishte përfunduar llogaritë. “Mieli mund të ishte shitur me shtrenjtë” me këtë pretendim ishte drejtuar organeve të drejtësisë, të cilët fillimisht kishin refuzuar të fillonin çështjen penale. Në faqen 5

Policia bllokon 74 klandestinë të ardhur nga Shqipëria

Itali Sekuestrohet një skaf Itali Policia bllokon 74 klandestinë të ardhur nga Shqipëria Sekuestrohet një skaf Në faqen 3

Gjykata Kushtetuese beson argumentat e Këshillit të Ministrave dhe kryeprokurorit Dragoshi

E rrallë, por e vërtetë

LLANFAIRPWLLGWYNGYLLGOGERY CHWYR- NDROBWLLLLANTYSILIOGOGOGOCH[?]!! Mos u frikësoni, nuk është një gabim i të shkruarit, por emri i një qyteti të vogël në Uellsin verior. Ka 57 shkronja dhe tabela mbi të cilën shkruhet emri i qytetit është më e gjata në stacionet e trenave të gjithë Mbretërisë së Bashkuar, e ndoshta edhe në gjithë botën. Është një emër galeik, që bën pjesë në gjuhët e popullsive antike kelte. Nga viti 5000 para erës sonë kultura dhe gjuha kelte u përhap në të gjithë ishullin britanik. Duke mbajtur në “gji” emrin më shumë se gjysmën e gjatësive të alfabetit anglez (18 nga 26), qyteti i vogël periferik pa emër, por me emrin më të “madh” në botë, ka kapur një rekord tepër origjinal. Nëse nesër kur duke dashur ta tregoni miqve tuaj, nuk do t'ju kujtohet emri i tij, mos u druani të pranoni se ka filluar t'ju lerë kujtesa...!