24/09/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 shtator 1995

"Tani do i drejtohemi Gjykatës"

LIGJI PER GENOCIDIN Një ditë pas miratimit shpërthen polemika "Tani do i drejtohemi Gjykatës" Reagojnë politikanët e larguar TIRANE - Rikthehen polemikat mbi ligjin kundër Genocidit komunist. “Do t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese”. Leontiev Çuçi, anëtar i Komitetit Drejtues të PS, reagon ashpër ndaj ligjit të miratuar një ditë më parë në Parlament dhe kundërshton përjashtimin e tij nga e drejta e kandidimit. Interpretime të “Genocidit” kanë bërë edhe politikanë të tjerë. “Çuçi, Cani e disa të tjerë nuk duhet t’i përfshijë ky ligj”. Azem Hajdari, Kryetari i Komisionit të SHIK-ut, Mbrojtjes e Rendit ka folur - të premten para deputetëve - në favor të disa politikanëve të larguar nga “Genocidi”. “Ligji duhet të ishte detajuar - deklaron lideri republikan Sabri Godo - pasi kështu do digjet i thati me të njomin” - Arian Çani në faqen 3

Leksioni i miqve

Tre fitore jashtë shtëpisë Futboll / Dje Java IV. Shumë gola dhe befasi Tirana në “gjujnte” para Partizanit “Tirana” provon disfatën e parë, por nuk e lëshon kreun Lind edhe në Shqipëri “profesioni” i tifozit të Kombëtares Në faqen 9-10

Dy ditë pas Përmbytjes së Madhe: në Veri shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Njësitë e ushtrisë ndihmojnë popullsinë e goditur nga fatkeqësia TIRANE - Edhe pse kanë kaluar ankthi dhe tmerri i fatkeqësisë natyrore të 72 orëve më parë, akoma mbretëron dyshimi dhe vështirësohet të bëhen bilancet e Përmbytjes së Madhe dhe të merren masat e duhura, së pakuja së paku e rëndë. Por vërshimet e para tregojnë se kjo nuk është aq e lehtë. Kështu prefektura e Shkodrës ka qenë e detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për Shkodrën e sidomos Pukën. Nuk kanë munguar as aventurat. Puka gjendet koto ditë me mungesa edhe për “udhëheqës”, pasi drejtuesit lokalë të rrethit janë nisur për “Përvojë pune” në kantonet e Zvicrës... Megjithatë ka qenë Pelegrinazhi i shefave të qeverisë Meksi nëpër zonat e dëmtuara, i cili kërkon garantuar mbështetjen e shtetit në kapërcimin e situatës së rëndë të krijuar. Në faqen 3

Në lumë për të shpëtuar fëmijën

ELBASAN - Ka parë një fëmijë duke u mbytur dhe ka rrezikuar jetën e tij për ta shpëtuar. Ndërsa lumi i fryrë nga reshjet e tërbuara kishin tentuar ta rrëmbenin një jetë të njomë, një njeri nga natyra kishte dhuruar veten në zemër të fortë për të luftuar, ka sfiduar krijuesin e tij. Është hedhur pa ngurruar në rrjedhën e tërbuar të ujërave dhe ka larguar nga kthetrat vdekjes një vogëlush 5 vjeçar. Historia e pabesueshme ka ndodhur 2 ditë më parë në Elbasan. Një fëmijë 5 vjeçar i rrëmbyer nga ujërat e fryra të lumit të Zaranikës që kalon në anë të qytetit të Elbasanit shpëtohet nga një kalimtar i zakonshëm që kalon aty pranë. - M. Kikia në faqen 3

Kapën autorë e parrullave enveriste në Sarandë

Arrestime Gjithë të ndaluarit janë mbi 50 vjeçarë. Përfundojnë në burg Në faqen 3

Festa e Folklorit: gjithçka pas skenës

Ngjarje kurioze të Festivalit BERAT - Mbërritje të vona të artistëve shqiptarë të përtej kufijve, duket se kanë diktuar ndryshime në programin e konkurrimeve në Festivalin Folklorik Kombëtar. Grupi i Kosovës nuk ka marrë pjesë në mbrëmjen e parë. Vetëm 16 orë pas hyrjes në shtetin amë, kosovarët kanë asisur megjithatë të spektaklojnë që të mërkurën në kalanë e qytetit të lashtë. Prapë se prapë andej do pengesa. Pas lehtë marrja e një vize për Turqi,sesa për në vendin ku jetojnë njerëzit të njëjtit gjak. Në faqen 11

“Kërkoj një veshkë për vajzën time të sëmurë”

Apel i dhimbshëm i familjes nga Tirana TIRANË - “Kërkoj një veshkë për vajzën time të sëmurë”. Një apel i dhimbshëm i familjes Zenullari nga kryeqyteti për të mbajtur në jetë Klarinën 30 vjeçe e shtruar në një spital të Athinës. Për herë të parë edhe në Shqipëri, kërkohen donatorë për të shpëtuar jetën e një njeriu. Gjithçka ka qenë e gatshme të bëjnë prindërit e vajzës që vuan, e paguj me para organin që do t’i shpëtonte jetën asaj. “Grupi gjakut, 0, duhurësi organit 20 deri në 40 vjeç”, kjo është lutja e prindërve të Klarinës e cila pret në spitalin e Athinës. “Operacionin do ta bëjmë”, thonë mjekët grekë por së pari duhen gjetur një veshkë. Ditë e natë ankth e netë pa gjumë janë duke jetuar të afërmit e vajzës në Tiranë. Atje, në rrugën “Myslim Shyri”, në pallatin numër 6, shkalla 1 e departamenti numër 8, ata kanë duke pritur atë që mund të shpëtojë të bijën e tyre të sëmurë. Shpresojnë se dikush do të trokasë në derën e tyre. Ata kanë dëgjuar mbase se donatorë ekzistojnë dhe raste të tilla ka shumë. Dhe prandaj ata shpresojnë aq shumë, njerëzit mund të shpëtojnë njëri-tjetrin dhe keq prindërit e vajzës e dinë. Veshkën që do të shpëtojë të bijën e tyre ata do ta shkëmbenin me çdo gjë. Ata mund ta blejnë organin ashtu si dhe dikush mund t’ua dhurojë atë.

Në nëntor mbërrin Toto Cotugno

Tiranë A. Maltezi në faqen 11

Në burg polici

Korçë Në faqen 3

Sot Gazeta TV

Në faqen 5-8