01/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 tetor 1995

Washingtoni i shkruan Tiranës për shkarkimin e Brozit

Mbërrin në kryeqytet një dokument nga Departamenti i Shtetit Zef Brozi, ish-Kryetari i Kasacionit rikthehet në qendër të debatit politik. Këtë herë shkak për rikthimin e debatit mbi Brozin dhe mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor shqiptar është bërë një deklaratë e mbërritur në zyrat e autoriteteve më të larta shtetërore nga Departamenti i Shtetit, nga Washingtoni. Në faqen 3 Selia e Kasacionit

Dje 300 delegatë formojnë Shoqatën e të Përndjekurve Demokratë. Në Këshill Kombëtar mbi 20 deputetë Në faqen 3

Një delegat vdes gjatë votimit. Zi dhe trishtim në sallë: Kishte ardhur në Shqipëri pas 30 vjet mërgimi Në faqen 3

Futboll / Java e V e Kampionatit Shqiptar

Nga sfida e djeshme "Partizani"-"Sopoti" në Tiranë Ekipet e kryeqytetit pushtojnë kreun e renditjes Nesër Kombëtarja e Bajkos zbret sërish në fushë "Lumë" tifozash shqiptare do shkojnë drejt Bullgarisë Në faqen 9-10

"Duam shpërblim për shpikjen e 1976"

HISTORIA TIRANE - Projektuesit para 16 vjetësh dhe shpikësit blenë tani. Si protagonistë Ministria e Ndërtimit dhe tre inxhinierë e djalit që morën për llogari të saj. Ka qenë viti 1979 kur tre kushërinj Elmaz Xhediku, Gaqo Prroni, d[...] dhe Petra Treska kanë projektuar soletat prej betonarmeje të parafabrikuara dhe për këtë kanë marrë vetëm një letër nderi. Por shpërblimi për atë që denë atëherë do ta marrin tani. Kështu ka vendosur gjykata e shkallës së parë. Nuk është i kënaqur ministri Drojri i legjislacionit në Ministrinë e Ndërtimit, Petrit Çomo, i cili sqaron për Gazetën Shqiptare se "ne kemi apeluar çështjen dhe presim vendimin e Gjykatës së Apelit". Projektuesit shprehen në akt padinë e tyre se "edhe aktualisht legjislatura me të cilën punojnë dhe prodhojnë soletat e tilla kanë si bazë studimin tonë dhe realizojnë fitime të mëdha". Fitimi që ka pasur Ministria nga ky projekt është rreth 164,5 milion lek. Kjo është arsyeja që ata kanë kërkuar nga Ministria t'i jepet interesi nga fitimi ose të kenë të drejtë të marrin në pronësi një poligon ndërtimor për ndërtimin e këtyre soletave. "Gjyqi, sipas tyre, ishte i bazuar tek ligji për mbrojtjen e të drejtës së autorit". Ndërsa përfaqësuesi Çomo qe shpreh habi për vendimin për ta bërë "ligj të atëhershëm për shpikjet dhe racionalizimet" parashikon qartë se çdo shpikje ose racionalizim është pronë e shtetit". Në këtë ligj caktohen dhe oficerët përfitues shpikësi e vazhdon drejtpërdrejt si stimul moral dhe material, ky shpërblim lidhet me gradë e vetë ligji i Mbrojtjes së të drejtës së autorit mbron çdo krijim origjinal, ndërsa ai i tyre është vetëm projekt". Në këtë kohë Xhediku, djemtë e Prena Treska kanë kërkuar që çdo gjë të zgjidhet në marrëveshje me Ministrinë, gjë që nuk është realizuar dhe rruga e vetme për të zgjidhur problemin ka qenë gjykata. Padia ka marrë shkasin: "Palë e paditur ka përfituar atë e asaj që nuk i takon", thuhet në dokument. P.T.

SHKODËR Koliqi festoi 93-vjetorin Në faqen 3 BERAT Vritet me thikë një i ri Në faqen 3 FIER Prefekti shpjegon trazirat Në faqen 3 SHKODËR Tonelata me bitum në liqen Në faqen 3 KAVAJË I panjohur gjendet i masakruar Në faqen 3

Nxënësit në radhë për të blerë tekstet shkollore

Udhëtim në libraritë e kryeqytetit TIRANË - Nxënës, prindër të gjithë në radhë për të blerë libra. Mungesa e "mjeteve të punës" për parauniversitarët ka shkaktuar radhë të gjata para të librarive që kanë të drejtë të tregtojnë artikullin për shkollor. Dje numri atyre që prisnin në radhë për të blerë libra të shkollës ishte dhe më i madh pasi në punë ishtë vetëm një nga libraritë që kryejnë këtë shërbim. Ka disa vite që një fenomen i tillë është prezent në fillimin e vitit të ri shkollor. Në faqen 3

"Propaganda e PS po merr forma enveriste"

PD reagon Alternativa e Partisë Socialiste kundër Partisë Demokratike merr goditje e para nga vetë partia në fuqi. "Partia Socialiste në mungesë të plot alternativave ka shpallosur si alternativë të vetme, alternativën anti PD" Në faqen 3

Bosnja shkakton polemikë mes SHBA e OKB

Dje në Bosnje, armët serbe vazhdojnë të gjëmojnë (foto: REUTERS) Në faqen 2

Festa e rock-ut në Tiranë

Të enjten Në faqen 11

Shqipëria drejton mbledhjen

Sesioni OKB TIRANË - Shqipëria për herë të parë drejton punimet e sesionit të 50 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në tribunën e mbledhjes së radhës që do të zhvillohet do të jetë i ftuar përfaqësuesi shqiptar Pellumb Kulla. Shqipëria është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit të 50 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajmin e ka konfirmuar vetë zyra e shtypit dhe informacionit pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare Tiranë. Ndërkohë një seancë tjetër e këtyre punimeve pritet të drejtohet përseri nga Shqipëria. Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se kjo seancë është vendosur dhe mbetet javën e ardhshme. Kjo duket se është një vlerësim tjetër që institucionet ndërkombëtare i bëjnë demokracisë së brishtë shqiptare që ka nisur këtë rrugë të frytshme. Pellumb Kulla, Ambasador i Shqipërisë në OKB do të përfaqësojë vendin tonë si zëvendëspresident i sesionit të 50 të Asamblesë në organin më të madh. Pre.

Sot Gazeta TV

Në faqet 5-8