24/10/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 tetor 1995

Vdes në pranga Shefqet Peçi

Ish-komandanti humb jetën në spitalin e burgut Ishte arrestuar 12 ditë më parë nën akuzën për "krime gjatë luftës" . I arrestuar vetëm 12 ditë më parë, 89-vjeçari - akuzuar për "Krime të mëdha gjatë Luftës II Botërore" - është ndarë nga jeta pikërisht në Klinikën e Burgut të Tiranës Flet djali i Peçit: "Sikur ta kishin mbajtur në arrest shtëpiak ndoshta im atë mund të ishte ende gjallë. Kur e pashë në morg ishte hequr shumë, thuajse ishte përgjysmuar" Spitali i Burgut, lart Shefqet Peçi Në faqen 3

Benishanë OKB | Tiranë Stambolli: së shpejti autostrada

Benishanë OKB Tiranë Stambolli: së shpejti autostrada Presidenti shqiptar, turk, maqedonas e bullgar kanë diskutuar së bashku për projektin e madh të ndërtimit të autostradës së Lindjes Në faqen 3

Reportazh / Kontrabanda në Liqen

Mali i Zi, mall dhe njerëz zbarkojnë me lundra nga Shkodra Shqiptarë, malazezë, serbë kanë gjetur vetë rrugën e bashkëpunimit. Histori nga vendi ku quhet embargo Fatos Baxhaku në faqen 7

Brojka Dokles: "Trego kush nga PD ka para në bankat e Lihtenshtejn"

Lideri i PD për Tiranën TIRANË - Janë zbuluar llogari bankare të anëtarëve të PD në Lihtenshtejn? Pohimi i fortë është bërë nga Namik Dokle, njeri prej katër Nënkryetarëve socialiste vendit [?[?]] më parë - në një takim elektoral të partisë së tij. Një hipotezë e konsideruar dje nga Albert Brojka, lider i Partisë Demokratike për Tiranën, cili i kërkon Dokles të vërtetojë deklaratat e tij dhe të bëjë emrat e anëtarëve të PD që, sipas liderit socialist, kanë depozituar para në bankat e Lihtenshtejnit. Brojka flet edhe për luftën që partia në pushtet i bën kontrabandës së karburantit. Albert Brojka Në faqen 3

Skandali i Maternitetit: tre të pandehurit e parë

Zhdukja e foshnjes, vazhdojnë hetimet Një mami, një sanitare dhe një ndihmësmjeke tashmë janë marrë në përgjegjësi penale nga organi i Prokurorisë së Tiranës - ndonëse për shkak të sekretit hetimor - ende nuk është përcaktuar akuza juridike dhe kërkesa për masë sigurimi që si zakonisht i drejtohet Gjykatës së Tiranës. Sidoqoftë edhe pse tashmë fabula e dyshimit provizore të foshnjes pothuajse është rikonstruktuar e ende hetuesit nuk kanë shpallur protagonistin kryesor të episodit të rrallë, ndodhur brenda Maternitetit të Tiranës. Materniteti i Tiranës Në faqen 5

Elbasan Italo-Druri digjet transportieri

Elbasan Ital-Druri digjet transportieri ELBASAN - Natën e s[?]oni në ndërrmarrjen Ital-Druri në Elbasan. Flakët e kanë rënë më njëherë prej transportierëve, duke e nxjerrë atë jashtë përdorimit. Kanë ngelur dyshimet e drejtuesve të joint-venture-s se zjarri mund të jetë vënë nga punonjësit e cilët prej dy muajsh janë hedhu[?] në grevë. Megjithatë përfaqësuesit e Ital-Drurit - ndërsa shkaktar kaq shifrën e madhe prej 150 mijë dollarësh - i janë përmbajtur vetën në dyshime për sabotim. Në faqen 3

Tiranë, rrëmbehet një afarist

Të shtunën është marrë me forcë në zyrën e tij Mister mbi ngjarjen. Grabitësit janë hequr si të policisë Rrëmbim misterioz i një afaristi në kryeqytet. Meri Hoxha, president i një firme shqiptaro-maqedonase është marrë të shtunën në mesditë nga disa persona të paraqitur si të policisë kriminale. Por nga rrëfimet e punëtorëve, të cilët janë drejtuar në të gjitha komisariatet, rezulton se në të gjitha komisariatet e Tiranës nuk ka asnjë të ndaluar në emër. Madje pas denoncimit të bërë po ditën e rrëmbimit, për këtë çështje kanë nisur edhe hetimet. Ende mbetet mbi grabitësit, të cilët kur kanë dalë nga zyra e Hoxhës e kishin lidhur atë me pranga në duar si dhe i ishin të armatosur. Më pas ata ishin larguar së bashku në një orë dhe kishin kryer edhe një kontroll të imtësishëm të veturës personale të Hoxhës duke treguar një dokument sipas të cilit ata punonin për policinë kriminale do të bënin vetëm një verifikim personi. Firma Albatros, ku u rrëmbye presidenti i saj (foto: H. Pustina) Në faqen 5

Juventus i afrohet Milanit

Vicenza, skuadra surprizë. | Schumacher, kampioni i ri i "Formula 1". Fitorja e tetë në pistën japoneze | Hodgson: ndeshja e parë në stolin e Interit Gjithçka mbi Javën VII të Kampionatit Italian të futbollit Në faqen 6

GJIROKASTËR I ngjan me vrasësin e vëllait: e godet

GJIROKASTËR I ngjan me vrasësin e vëllait: e godet Në faqen 5

ELBASAN E treta e dielë sherri në kishë

ELBASAN E treta e dielë sherri në kishë Në faqen 5

PESHKOPI Shpejt aeroporti civil

PESHKOPI Shpejt aeroporti civil Në faqen 5

KORÇË Vjedh se nuk kishte ngrënë

KORÇË Vjedh se nuk kishte ngrënë Në faqen 5

Elbasan: 14 vjeçari i marrë peng zhduket

Elbasan: 14 vjeçari i marrë peng zhduket ELBASAN - E kanë bërë peng dhe tashmë nuk dihet se ku është. Prindërit mendojnë se fëmijën e trembur me kërcënime të rinjve ndonjë vend të shkretë. "Na rrëfehën dhe na keqtrajtuan mizorisht, duke kërkuar t'i tregojmë ku e kishim fshehur kabllin e vjedhur. Por ne s'kishim marrë gjë. Më pas u larguan duke marrë me vete djalin tonë 14-vjeçar, i cili ishte i rëndë nga rrahjet që i kishin bërë" Në faqen 3

Dini pranë rrëzimit: komunistët me Berluskonin

Lideri i Qendrës së Djathtë italiane, Berlusconi Në faqen 2

Panair '95 biznesi mblidhet në Tiranë

Hapet sot në Muzeun Historik aktiviteti më i rëndësishëm tregtar i vitit Në faqen 3

Kakavijë: kalimi vetëm gjatë ditës

Kakavijë: kalimi vetëm gjatë ditës Pas ngjarjes së bujshme të pesë makinave me cigare kontrabandë, të cilat shpërthyen derës e kësaj pike, kontrolli ushtruar nga organet kufitare është shumëfishuar. Dhe rregullat e qarkullimit të mjeteve në pikën e kalimit malor mund të zgjasë deri në përfshirjen e dielës deri në përfundim të aksionit. Për rrugulli postbllokaton akon[?] ma më i komplikuar. Me stinën e ftohtë që po afrohet, orët e ditës po shkurtohen dhe kjo do të thotë se disave u lindën më pak orë për të lëvizur nëpër anë kufirit. Në faqen 3