"Anti-genocidi": Nën akuzë 34 ish-funksionarë
Dje denoncimi masiv mbërriti në Prokurorinë e Republikës
TIRANE - Denoncimi më masiv ndaj ish-funksionarëve të regjimit. Për herë të parë që pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, në Prokurorinë e Republikës përfundojnë plot 34 emra të akuzuar së bashku. Veç kësaj here nuk bëhet fjalë për episode të veçanta, por për dekada të tëra, që përmbledhin vitet 1945-1991. Është pikërisht Forumi Kombëtar i Intelektualëve Shqiptarë për Denoncimin e Genocidit, protagonist i denoncimit të bujshëm që dje në mëngjes ka zbarkuar deri në selinë e organit më të lartë të Drejtësisë në Shqipëri. Ndërkohë që akuza i dedikohet “aktivitetit kundërligjshëm dhe antikushtetues të realizuar nga regjimi komunist prej vitit 1945 deri në vitin 1991, nëpërmjet dekretligjeve për internim-dëbim dhe konfiskim të shtëpive shqiptare”.
Në faqen 3
Ish Komiteti Qëndror i PPSH
Prokurori i Tiranës
Vrasjet në kufi:
"Denoncimet duhen të plotësohen"
Material jo i bollshëm si provë për krimin
Në faqen 3
Zbulohet grope e ferrit: 40 të vrarë
Gropa e Mnikut, prill 1993
SHKODER - Toka vazhdon të “rrëfejë” dëshmi tronditëse nga vitet e diktaturës së pora ka kaluar. Këtë herë është periferia e Shkodrës, zona ku është zbuluar një tjetër varr i përbashkët. “40 persona mund të jenë varrosur në një gropë të përbashkët të zbuluar një kilometër larg Shkodrës, tashmë janë nxjerrë nga dheu tre skeletet e para”, dëshmia është dhënë nga një inxhinier elektronik i Radiostacionit të Shkodrës, Nikolin Noci, dëshmitar i dy varrosjeve të fundit.
Sipas të njëjtit burim, gropa e përbashkët ndodhet shumë larg zyrës së banimit të qytetit, afër një kilometër larg. Sipas dëshmive të para, pikërisht këtu duhet të ketë qenë vendi i preferuar i organeve të diktaturës për të eliminuar të dënuarit me vdekje. Kundërshtarë të regjimit, të dënuar për krime ordinere, por edhe ata që tentuan të arratiseshin nga kufiri përreth Shkodrës, të gjithë viktimat duket se kanë përfunduar në këtë gropë kolosale.
Në faqen 5
Lideri PAD siguron Presidentin për qetësinë e zgjedhjeve
Letër e Cekës për Berishën:
"Caktoni datën e zgjedhjeve"
TIRANE - “PAD do të mbështesë Presidentin Berisha në sigurimin e një klime të qetë për zgjedhjet e ardhshme politike”. Janë këto fjalët e një letre të Neritan Cekës dërguar Presidentit Sali Berisha. Ceka i kërkon kreut të shtetit - në emër të Kryetarit të PAD - të caktojë datën e saktë të zgjedhjeve të ’96. Kërkesa është bërë edhe më parë nga lideri i PAD në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj partie duke e konsideruar vonesën një vendim kryesore të mbledhjes.
Në faqen 3
Ceka
Tiranë
Danushi i kërkon llogari Strasburgut
Letër Gjykatës së të Drejtave të Njeriut
Në faqen 3
Reportazh në dhomat e konvikteve
I ftohti pushton Qytetin Studenti
TIRANE - Ftohtika mbështjell dhe qytetin më të vogël të Shqipërisë. Janë të ftohta rrugët, janë të ftohta dhomat, është e ftohtë mensa e “Qytetit Studenti”. Sistem i ngrohjes edhe pse ekziston dhe është i pranishëm në çdo dhomë, nuk funksionon. Ndërsa ujë duket pak i kohës dhe ngjitet me vështirësi deri në katin e tretë. Në disa godina - për shembull ajo 20 - janë shpërndarë dy bateri, të tjera do t’i jepen më vonë...
Kësesa e papritur e motit ka gjetur në befasi dhe studentët. Në godinat e tyre mbretëron ftohti; me përjashtim të dhomave ku ka nisur zgjimi i rezistencave ngrohëse. Të paktën favorin e vetëm të furnizimit të rregullt me energji elektrike studentët mundohen ta shfrytëzojnë për të kompensuar akullsinë e kaloriferëve që pothuajse nuk ndjehen. Por vetëm kaq nuk mjafton.
Në faqen 7
Sarandë, pritë tek shkallët
Plagoset kambisti: i vidhen 2 mijë USD
Në faqen 5
Gjirokastër
Rrihet keq afaristi grek: largohet pas denoncimit
Të panjohur autorët
Në faqen 5
Shoqata
"Të ulen taksat për tregtarët"
TIRANE - “Shumë shpejt do të ulim taksat për biznesmenët” është premtimi i bërë nga Kryetari i Shoqatës së Tregëtarëve të Shqipërisë, Bajram Sali Tahira. Kështu ai ka kërkuar vetëm prej disa muajsh, që qeveria të vijë në ndihmë tregëtarëve shqiptarë duke kërcënuar edhe Qeverinë në rast se nuk jep përgjigje pozitive.
Në faqen 7
Tiranë, oferta me ulje çmimesh dhe miliona litra “rrugë”
Coca-Cola "derdhet" në rrugë
Fushatë publiciteti në kryeqytet
TIRANE - Coca-Cola “derdhet” në rrugët e Tiranës. Makinat e kuqe të firmës së njohur kanë ndaluar këto ditë në rrugët e kryeqytetit, duke lënë atë që është parë ndonjëherë: një fushatë promocionale, e panjohur deri dje për shqiptarët, që shumë kujt u vjen e para ndërmend si reklamë e klikuar. Fushat si plagjiaturë televizive. Fishet me pije freskuese me shishe të mëdha, u janë ofruar me ulje, shqiptarëve të mësuar vetë e fundit vetëm në ngjarje të çmimeve. Por surpriza nuk ka mjaftuar me kaq. Blerësi, që rethonte mënjëherë makinën, merrnin pjesë dhe në një mini-lotari të vogël. Fatlumët fitonin në çast pa ndarë fitues, nga një çmim simbolik, në një tingull të muzikës-reklamë të Coca-Cola, të ulur mbrenda makinës, pranë dy aparateve me sheshet.
Kështu fituan, janë “sulmuar” sërish nga disa të papritur. Nëse blerja me çmime të ulura nuk ishte një zgjidhje e pranueshme, askush nuk i thoshte “jo” një pijeje “gratis” si dhuratë. Fushata promocionale e këtij lloji, sigurisht që ka përbërë një prej prirjeve. Nëse shumë u afruan e nxitën se blenin disa shishe menjëherë, ndes disa u larguan edhe me çmimet mini-lotarisa së “kuqe”, pak, shumë pak parakritikë të kuptuarin pse në të gjithë “ylli” i të “Coca-Cola”, përgjigja megjithatë ishte e thjeshtë: sepse Kjo është Coca-Cola.
Sokol Balla
Intervista
Sherri me rusët për nëndetëset
VLORE - Një jetë e kaluar në thellësinë e detrave. Një ish-komandant për 20 vjet i njërs prej nëndetëseve shqiptare, Aleko Pojani, sot 58 vjeç, tashmë në pension, por ende i shkathtë, tregon historinë e jetës së tij të kaluar nën det.
Në faqen 7
Në mesin e 15 anëtarëve do të jetë Polonia
Shqipëria humbet shansin për në Këshillin e Sigurimit
TIRANE - Shqipëria mbetet vëzhguese Këshillit të Përkohshëm të Sigurisë, të OKB. Ka qënë mekanizmi i votimit ai që ka lënë Shqipërinë në vendin e dytë, pas Polonisë, për të hyrë në këtë organizëm të rëndësishëm. Mbas numërimit të votave në favor të Polonisë, kanë qënë 148 vota, ndërsa për vendin tonë janë numëruar vetëm 48 të tilla.
Këshilli i Përkohshëm i Sigurimit është një nga organet kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë organizëm bëjnë pjesë 15 anëtarë, që zgjidhen çdo vit, të ndarë sipas kontinenteve. Ndarja brenda përbrenda bëhet në vende të Lindjes dhe të Perëndimit. Në krahun lindor ku bën pjesë dhe vendi ynë, janë të regjistruara dhe vende si Hungaria, Çekia, Sllovakia apo Rumania. Shpresa e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e këtij Këshilli, ishte rritur shumë pasi shumë nga vendet që do merrnin pjesë në votim, kishin premtuar se do ishin në favor të kandidaturës së Shqipërisë.
p.r-e
Selia e Qeverisë
Vitet 1945-1991 dhe internim-dëbimet masive. Forumi i intelektualëve: “Të gjitha me dekretligje antikushtetuese”
VLORE / ELBASAN / KRUJE
VLORE
Konispoli do bashki më vete
Në faqen 5
ELBASAN
Shkolla pa çati: mësim nën qiell
Në faqen 7
KRUJE
Besimtarët para për minaren
Në faqen 5
Catamarano
"SANTA ELEONORA"
Shërbim i përditshëm 3.5 orë
BARI - DURRES - BARI
Nisja nga Bari për në Durrës çdo ditë ora 12°°
Nisja nga Durrësi për në Bari çdo ditë ora 18°°
Agjensia në Bari
Morfimare
Tel: 080/5210022 Fax: 080/5211204 Tlx: 810191
Zyra e biletarisë në Bari Stazione Marittima Bari
Tel: 080/5246803 Fax: 5211204
Agjensia në Shqipëri
Zyra tregtare e biletaria Durrës
Tel & Fax: ++ 355 52 232 39
Zyra operative në Durrës
Tel & Fax: ++ 355 52 246 19
Zyra tregtare në Tiranë
Tel & Fax: ++ 355 42 266 10
Udhëtim komod dhe me çmime të arsyeshme
FRATARI CONSTRUCTION Sh.p.k.
FH FRATARI CONSTRUCTION Sh.p.k.
Larg zhurmës e kaosit, disa hapa larg qendrës, një shtëpi e ndërtuar me komoditetin e kërkuar nga familja Juaj.
Çmimi i leverdisshëm. Këto ju afron firma
"FRATARI CONSTRUCTION" Sh.p.k.
Shitja bëhet pranë:
Rr. "Vaso Pasha",
7/1
Tel & Fax:
42 239 91
SHTËPIA JUAJ IDEALE
Lothar Matthaeus rikthehet në fushë
Në faqen 8