Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E Shtunë, 11 nëntor 1995

Nano bojkoton procesin e tij në Kasacion

Avokati Sanxhaku: "Ai s’ka besim te kjo drejtësi" Një ditë më parë ishte shpallur afati: “Çështja e liderit të burgosur socialist do shqyrtohet brenda këtij muaji” Avokati Sanxhaku: “Ai s’ka besim te kjo drejtësi” Nano bojkoton Kasacionin! “Klienti im ka vendosur të mos paraqitet në procesin e ardhshëm të Kasacionit - tha mbrëmë për Gazetën Shqiptare avokati i Nanos, Përparim Sanxhaku - përderisa ende në Shqipëri gjykatat nuk kanë fituar pavarësinë, por veprojnë në emër dhe për llogari të shtetit”. Megjithatë ky vendim - sipas avokatit Sanxhaku - nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me zhvillimin e procesit të Nanos në Kasacion, pasi “çështja mund të shqyrtohet edhe pa praninë e avokatëve”. Në faqen 5 Nano gjatë procesit
Nano Përparim Sanxhaku Kasacion Shqipëri

"Presidenti s'ka pse propozon Kryetarin e RTV publik"

Media elektronike / Eksperti i KE flet për projektin TIRANE - “Mendoj se për arsye ligjore është aspak e nevojshme që Presidenti të përfshihet në procedurat e emërimit të Kryetarit të Komitetit për Radiotelevizionin”. Janë pohimet që ka dhënë dje për Gazetën Shqiptare, Michael Wagner, konsulent i pavarur pranë Këshillit të Europës për mass median. Një delegacion prej tre anëtarësh të KE ka dy ditë që po zhvillon bisedime me Komisionin e Kulturës dhe të Mjeteve të Informit Publik. RTV Në faqen 3
Michael Wagner Presidenti Tiranë Europë

Vrasjet në kufi: Prokuroria nis verifikimet

Brenda 20 nëntorit shqyrtimi. Më pas do fillojnë hetimet Dje në kryeqytet mbledhje me të gjithë prokurorët e rretheve TIRANE - Brenda 20 nëntorit do të përfundojnë të gjitha verifikimet për vrasjet në kufi për vitet '90 deri në 31 mars 1992 dhe më pas do të nisin menjëherë hetimet. Kështu ka vendosur dje Prokuroria e Përgjithshme, pas një mbledhjeje të bërë me të gjithë specialistët e saj nëpër rrethe. Të gjithë denoncimet e kryera deri tani nga familjet e të vrarëve dhe rastet e tjera që janë gjykuar më parë, do të kalojnë rishikim në sitën e prokurorëve në të gjithë vendin. Bashkë me to do të shqyrtohen edhe rastet e vrasjeve gjatë sulmit të ambasadave duke i trajtuar me të njëjtin optik: kalim kufiri. Mbledhja e zgjatur në Prokurorinë e Përgjithshme ka patur si qëllim orientimin e punës dhe detyrat për rrethet. Prokuroria e Përgjithshme Në faqen 5
Tiranë

"Kështu varrosën ushtarin e vrarë"

Dëshmi për gropën e përbashkët Varri i përbashkët i Minukut Në faqen 3
Minuk

"S'ishpëtuam nga arinjtë që na sulmuan"

KORÇE - Fshati sulmohet nga arinjtë, por fshatarët hakmerren. Leqet e ngritura kanë zënë ariun e parë, që është egzekutuar në mënyrë "mesjetare": i kanë vënë zjarrin kafshës dhe e mbytën më pas e kanë shkuar në hell mishin, i vetmi rast i një qillllimi për ta ngrënë. Kjo ka qenë historia e një fshati korçar, jeha e përditshme e të cilit është kërcënuar - vazhdon përsëri - të kërcënohet nga kafshët e egra e të rrezikshme. Arinjtë zbrisnin të ishat, prishnin të mbjellat, bile guxonin dhe të shihnin në rrugët e tij, duke trembur dhe ndruar e fshatarëve, që ndiheshin krejt të pashqitur nga kafshët më të pafuqi. Por një përgjegjësi e paparashikuar për fshatarët ka qenë ligji dhe shteti, të cilët i mbrojnë këto kafshë nga zhdukja. Por arinjtë “mosmirënjohës” dhe aspak “humanë” duket se kanë “përfituar” nga kjo “liri” e dhuruar. Ndaj fshatarët vendosën të bëjnë “denoncimin”. Trokitja pa fund në dyert e institucioneve, derisa iu është lëshuar leja. Portret më i qartë, duket të kalonin nëpër “malesh” tërë burokracisë. Ndaj më në fund lindi mënyra e njohur e leqeve dhe e diegies së arinjve. Kështuqe lapsuri i pari, por nuk dihet nëse shembulli do të vijë dhe për të tjerë. Elsa Koçi
Elsa Koçi Korçë

Kombinati ha në ditë 10 mijë USD

Vrioni në Berat BERAT - Lidera të PD-së qëndrore kanë zbarkuar dje në Berat, me një takim me simpatizantë e anëtarë të partisë, por dhe me popullin e qytetit. “Kombinati i tekstileve “ha” përditë 10 mijë dollarë” shteti - kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri Dylber Vrioni, gjatë një takimi të shkurtër, por gjahtë me ide, që kanë në qendër financat dhe me sërëmet e shtetit. Në faqen 3
Dylber Vrioni Berat

Apeli i Helsinkit: "Të gjenden fëmijët e rrëmbyer"

Forumi i bën thirrje Rendit TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën apel për zgjidhje e çështjeve të rrëmbimit. Vetëm pak ditë pas limit të Eriën Nushit, fëmijës 12-vjeçar të rrëmbyer pranë shkollës së tij, forumi në fjalë i apelohet shtipit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka bërë thirrje në opinionin publik shqiptar dhe organeve të ruajtjes së rendit, për t’i dhënë fund kësaj situate të rëndë dhe për të liruar nga robëria e dhunshme personat pa faj në burgun e rrëmbyesve. Në faqen 3
Eriën Nushi Tiranë

Catamarano

SANTA ELEONORA Shërbim i përditshëm 3,5 orë BARI - DURRES - BARI Nisja nga Bari për në Durrës çdo ditë ora 12°° Nisja nga Durrësi për në Bari çdo ditë ora 18°° Udhëtim komod dhe me çmime të arsyeshme Agjensia në Bari Morfimare Tel: 080/5210022 Fax: 080/5211204 Tlx: 810191 Zyra e biletarisë në Bari Stazione Marittima Bari Tel: 080/5246803 Fax: 5211204 Agjensia në Shqipëri Zyra tregtare e biletarisë Durrës Tel & Fax: ++ 355 52 23 39 Zyra operative në Durrës Tel & Fax: ++ 355 52 246 19 Zyra tregtare në Tiranë Tel & Fax: ++ 355 42 266 10
Bari Durrës Shqipëri Tiranë Stazione Marittima Bari

NJË FABRIKË PËR PRODHIME MELAMINE NË SHITJE

Disponojmë për shitje një fabrikë prodhimi të pjatave dhe tasave prej melamine të formave dhe përmasave të ndryshme, të instaluar në ambiente të përshtatshme në periferi të Tiranës, në gjendje pune, me këto paisje: 3 Presa hidraulike, 1 Makine finicioni, 1 Autovakum dhe 1 Kompresor, si dhe më shumë se 80 Stampa të ndryshme. Të interesuarit të komunikojnë për informacione më të mëtejshme në Tel. 042 346 37
Tiranë