Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë, 22 nëntor 1995

"Hapja dosjeve vetëm për kandidatët në zgjedhje"

INTERVISTE / Sekretari Përgjithshëm i PD deklaron se neni 3 i Antigenocidit nuk do të ndryshojë "Hapja dosjeve vetëm për kandidatët në zgjedhje" Shehu: "Falsifikatorët e dokumentave duhet të dënohen rëndë" "Dosjet do hapen vetëm për ata që do të kërkojnë të zgjidhen". Pohimi është i Tritan Shehut, lideri i Partisë Demokratike i cili siguron se ligji i Dosjeve nuk do të hapet për të gjithë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të shtetit, por vetëm për ata që do synojnë të kërkojnë mandat apo të emërohen në nivele të larta të administratës shtetërore. Shehu flet për një lidhje mes ligjit të Dosjeve dhe atij kundër Genocidit, pohon se nuk do të ketë asnjë ndryshim në nenin 3 të "Antigenocidit" Në faqen 3 Tritan Shehu
Tritan Shehu

"Ja ku përfunduan dollarët e ZP"

TIRANE - Historia e shtypshkronjës së "Zërit të Popullit", dhe 400 mijë dollarëve është shfaqur dje përherë të parë në gjyq. Dje Xhixha në gjyq. Lexohet aktakuza "Ja ku përfunduan dollarët e ZP" TIRANE - Historia e shtypshkronjës së "Zërit të Popullit", dhe 400 mijë dollarëve është shfaqur dje përherë të parë në sallën e gjyqit. Përmina të tëra prokurori ka rindërtuar udhëtimin e gjatë të parave nga bankat në Kanada e transformimin e tyre në makineri bujqësore e pajisje të tjera. Një orë e tërë Përlam(?) Xhixha - i vetmi i akuzuar për shpërdorim të fondeve shtetërore me interesa publik - e ka hedhur poshtë "që nga zanafilla e parë deri te bashkëtingëllorja e fundit". Dy proçesi ka vazhduar me dëshmitarët dhe seanca e dytë do të jetë më 24 nëntor. Në faqen 5 Dje Përlamim Xhixha në gjyq
Xhixha Përlamim Xhixha[?] Tiranë Kanada

Poker i Bayern ndaj Benfikës

Mbrëmë ndeshjet për UEFA-n Poker i Bayern ndaj Benfikës Nga ndeshjet e mbrëmshme (REUTERS) Në faqen 7

Shpejt bazë USA në Shqipëri?

Nga Shtetet e Bashkuara 2 milion USD për ushtrinë Shpejt bazë USA në Shqipëri? Washington Post: "Po bëhet marrëveshja" TIRANE - Ndoshta shumë shpejt Shqipëria do të jetë i vetmi vend i Europës Lindore që do të strehojë një bazë ushtarake amerikane. Mes dy Ministrive, në Tiranë e Pentagon, janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të arrihet marrëveshja. Ende nuk dihet vendi i saktë në të cilën do të ngrihet e para bazë amerikane në Shqipëri, mendohet që ajo të jetë në një vend thuajse 50 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit. Lajmi është njoftuar ditët e fundit nga një prej organeve më serioze të shtypit amerikan, gazetën e madhe e kryeqytetit të SHBA-së, "Washington Post", e cila në një artikull të saj e gjatë ka përshkruar edhe momenti kryesorë të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, i cili konsiderohet nga më të suksesshmit. Në faqen 5 Avion spiun në Gjadër
Shqipëri Europës Lindore Tiranë Gjadër SHBA

Shehi: "Në '96 Tirana me ujë"

Konferencë e Ministrit të Ndërtimit dhe Ambasadorit italian Shehi: "Në '96 Tirana me ujë" Për Bovillën 40 milion dollarë TIRANE - "Në vitin 1996 për shtëpitë e Tiranës do të ketë ujë natë e ditë". Ky është premtimi i bujshëm i Ministrit të Ndërtimit Dashamir Shehi i cili ka folur dje në konferencë të përbashkët shtypi me ambasadorin italian Paolo Foresti. "Mendimet e plota të Ujësjellësit të Bovillës - ka deklaruar Shehi - uji i pijshëm do të furnizojë kryeqytetin edhe kur shifra e banorëve të tij të arrijë në 1 milionë banorë". Pra tiranasit nuk do marrin frymë lirisht e të kenë ende pak durim deri vitin tjetër. Parashikohet që të mbyllet përfundimisht problemi i ujërave të zeza të zbrazura, i rezervave të ujit të ndyra nëpër sheshet e eko-çolës, ardhja më e orar të gjithë rrymën e mes të natës për të mbushur fuçitë. Në faqen 5 Shehi dhe Foresti dje në konferencë shtypi (F. Bilani)
Dashamir Shehi Paolo Foresti Tiranë Bovillë

"Ballo" me maska në Gjirokastër

Bandë kundër afaristëve "Ballo" me maska në Gjirokastër Në dyti vidhen 2 objekte Të njëjtat mjete, të njëjtat metoda: në organet hetimore verifikohet profili i një autori, bandë të maskuar GJIROKASTER - "Ballo" me maska në Libohovë dhe Gjirokastër. Sërish shtatë veta dhe sërish me makinë të bardhë kanë sulmuar një magazinë dhe një distributor, duke rrëmbyer vjedhur drejtpra milionë lekë mall. Kështu Gjrokastra bëhet zonë më tipike për sa i përket vjedhjeve të firmave, kur në periudha të shkurtra kohore disa firma të qytetit, janë bërë objekt i aksioneve të organizuara nga hajdutë "profesionistë". Në faqen 5
Gjirokastër Libohovë

Diana para kamerës: "Tradhëtova Karlin, por ishte për dashuri"

Princi i inatosur takohet me të shoqen pak orë para transmetimit Angli Diana para kamerës: "Tradhëtova Karlin, por ishte për dashuri" Princi i inatosur takohet me të shoqen pak orë para transmetimit Në faqen 2
Diana Karlin Princi Britani

"Raki, sa larg që jemi sa larg...": Ndalohët alkooli për punëtorët

Metalurgjik: S'ka më dolli në punë... "Raki, sa larg që jemi sa larg...": Ndalohët alkooli për punëtorët ELBASAN - Shpejt punëtorët e luhatshëm të Metalurgjikut, do të kthehen esëll nga puna. Për punonjësit e uzinave gjigjante do të zvogëlohen në mënyrë e gotës me raki e alkool gjatë orarit zyrtar. Arsyeja nuk është ekologjike, pasi dehja me masë e rreptë nuk ka tentuar t'u lërë sanësëndetësor veprat, edhe pa alkool mes të ngjarë e ayu vrasës e helmatisës. Arsyeja e vendimit është marrja, çdo të shtojnë mallin e rakisë për tregtinë e saj gjatë tej orësh, është dëshira e krerëve të kombinatit, për rikthim të qetësisë dhe disiplinës në ambientet e kompleksit metalurgjik. "Jo më pije alkoolike në punë dhe bufetë do ndërtojnë të punës". Rregullorja e re ka filluar të zbatohet në disa nga uzinat e kombinatit Metalurgjik. Punëtorët e ndërpresin punën orar pa orar e që shpijnë një pjesë të mirë të kohës duke pirë cigare e fernet; ky ka qënë mesa duket shkaku kryesor, që ka shtyrë drejtuesit e uzinave të urdhërojnë ndalimin e tregtimit të alkoolit në kafenet e uzinave. Duke u indinjuar drejtësi e tensioni t'u thonë punonjësve "Mos pini më në punë për t'u mbledhur rrapat varëse të ujit të tyre, që në vend të aparaturave të saldimit mbajnë në duar gota e raki". Krerët e kombinatit i japin rëndësi në fakt një vendimi të vjetër - edhe tetë vjet më parë drejtuesit nuk ishin vendosur po kështu - duke tentuar forma moderne të disiplinës "klasike" të hekurt. Kështu tani për punëtorët vetëm cigare, ose ndonjë këngë "dehurish" me një buzë: "Moj raki që më zuri malli". Mentor Kikia
Mentor Kikia Elbasan

Prokuroria Një zyrë e posaçme për hetimet e genocidit

Tre specialistë do koordinojnë veprimet me rrethet Prokuroria Një zyrë e posaçme për hetimet e genocidit Tre specialistë do koordinojnë veprimet me rrethet Në faqen 5

ALBANIAN AIRLINES TARIFA TË VEÇANTA

ALBANIAN AIRLINES TARIFA TË VEÇANTA ALBANIAN AIRLINES A320 STAMBOLL $ 159 USD ROMË $ 299 USD $ 199 USD BOLONJË $ 299 USD $ 199 USD MYNIH $ 366 USD $ 299 USD (PLUS TAKSAT, ME VLERË DERI MË 31 DHJETOR) TARIFA VAJTJE-ARDHJE Ejani dhe fluturoni me ne ! Informacioni dhe rezervimet në agjensinë tonë Rr. Durrësit, 202, Tiranë, Tel 042 351 38 351 63
Stamboll Romë Bolonjë Mynih Tiranë