23/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 janar 1995

Viti i Ri, «revolucioni» i mesnatës mes fishekzjarreve e aksidenteve

Vendi i bllokuar nga festimet Më në fund festa përfundoi. Për katër ditë bankat, gazetat, shërbimet publike ndaluan. Vetëm në Tiranë 12 të lindur në orët e para të ’95. Por edhe tre të vdekur në rrugë Kështu iku 1994 dhe erdhën ditët e para të 1995... Më në fund festa përfundoi. Për katër ditë bankat, gazetat, shërbimet publike ndaluan. Vetëm në Tiranë 12 të lindur në orët e para të ’95. Por edhe tre të vdekur në rrugë TIRANË — Fishekzjarre dhe festime deri në orët e para të mëngjesit të parë të 1995. Edhe këtë herë hareja e triumfit të vitit ka triumfuar mbi mungesën e dritave, ujit dhe morisë së halleve të tjera. Këtë herë festimet e Vitit të Ri kanë zgjatur më shumë se herët e tjera: për tre ditë me radhë pjesa më e madhe e shqiptarëve ka “braktisur” punën — lokale, banka e shërbime publike janë ndalur — duke u harruar pas gëzimit. Nata 31 dhjetorit — dhe ditët që kanë pasuar — është mbyllur me zhurmës e dritave shumëngjyrëshe të fishekzjarreve por dhe me të shtënave të rrëmbyeshme të armëve, veçanërisht në Tiranë e Shkodër. Por ditët e para të vitit nuk kanë qenë të gëzueshme për të gjithë. Vetëm në kryeqytet janë afro 100 persona që kanë përfunduar të shtunat nëpër spitale për shkak nga më të ndryshmet deri të aksidentet. Këto të fundit janë shkaktarët më të mëdhenj të fatkeqësive: 18 persona janë aksidentuar mes natës së Vitit të Ri dhe tre ditëve të para të këtij Janari. Për tre prej tyre fati ka qenë i kobshëm: kanë humbur jetën. I pari ka qenë një 50 vjeçar nga Tirana i cili ka mbetur viktimë ditën e fundit të ’94. Ndërsa vdekja tjetër është regjistruar në datën 2 e ndjekur nga një tjetër pas nga aksidenti fatal i një gruaje — Sh. H. 42 vjeçare — në një nga rrugët qendrore të kryeqytetit. Ndërkohë nga maternitetet janë dëgjuar dhe të qarët e fëmijëve që sapo kanë ardhur në jetë. Vetëm në Tiranë në orët e para të 1 janarit kanë lindur 12 foshnje. Ankthi i dritave nuk është larguar as ditën e fundit të vitit. Në zonat të mëdha të shumë qyteteve — Tiranë, Shkodër, Vlorë e Elbasan — megjithë përpjekjet e KESH, ai ka shoqëruar familjet shqiptare duke vënë në pikëpyetje përgatitjet e festës. E ardhur megjithatë në momentet e fundit, energjia ka bërë të mundur që të pakten trokitja e gotave në mesnatë të mos ngelet në errësirë. Dollia me urimin për ditat ndoshta ka qenë ai që është bërë më shumë në gjithë vendin atë natë.

Tjetër emergjencë: Shkumbini përmbyt

Ujërat sulmojnë dhjetra shtëpi dhe ara me drithëra Pas thatësirës tani shirat me tepri ELBASAN — Emergjenca e energjisë, shkaktuar nga thatësira e këtyre muajve, është kthyer brenda pak ditësh në emergjencën e përmbytjeve. Janë disa fshatra të Elbasanit që janë sulmuar në ditët e para të vitit nga ujërat e Shkumbinit të tejfryra prej reshjeve të shumta. Katet e para të shtëpive, shkollave e magazinave si dhe sipërfaqe të shumta arash të mbjella, janë pushtuar nga furia e prurjeve të lumit i cili këtë herë nuk ka gjetur asnjë pengesë — diga apo argjinatura — gjatë rrugës së tij. Mëngjesi i së hënës i ka gjetur fshatrat që ngrihen buzë Shkumbinit — Murriqan e Jogodinë në veçanti — të përmbytur nga rryma e lumit i cili kishte dalë nga shtrati pas reshjeve të shumta të rëna gjatë natës së 1 janarit. Banorët e kanë parë veten këtu mes një natyre ku asnjë kuij dukej të ishte i vetmi element mbizotërues. Pushteti të i ishin dorëzuar shtëpitë, ndërtesat e tjera dhe sipërfaqe të mëdha tokash. Deri të martën askush nuk mund të bënte një vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga pushtimi i Shkumbinit. Madje nuk dihen edhe masat që janë marrë për të përballuar situatën e krijuar dhe për të mënjanuar shkaktarët. Festa e Vitit të Ri i ka mbajtur mbyllur dyert e zyrave dhe institucioneve lokale edhe gjatë ditës së pardjeshme. Megjithatë paraprakisht mund të numërohen mbi 100 hektarë të mbjella me grurë të cilat rrezikojnë seriozisht të dështojnë në prodhimin për këtë vit. Të njëjtin fat duket se e kanë pësuar edhe sipërfaqe të tjera në Vidhas e Papër. Mbi 50 hektarë tokë e mbjellë me misër është mbuluar tërësisht nga furia e ujërave të dalë nga kontrolli. Përmbytja e së hënës ka qenë e përmasave mjaft të mëdha. Sipas pohimeve të vetë fshatarëve që fenomen i tillë kishte më tepër se pesë vjet që nuk ishte parë në këto zona. Megjithatë duket se ajo nuk ka qenë fare e papritur. Fshatrat buzë Shkumbinit kanë qenë prej kohësh nën kërcënimin e ujërave të lumit. Mungesa e një digë mbrojtëse ka bërë që ato të bien lehtë pre e kapriçove të natyrës. Mentor Kikila

Rrëshen, shpërthimi trondit edhe doli[të?]

Ora 00.00: bomba me sahat shkatërron restorantin e ri

Rrëshen, shpërthimi trondit edhe dollitë RRESHEN — Jo vetëm fishekzjarrë e të shtëna me armë e kanë shoqëruar Vitin e Ri të sivjetshëm. Në Rrëshen pikërisht në pragun e mesnatës një bombë me sahat ka mbjellë panik e shkatërrim. Për fat të mirë asnjë person nuk është plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur në një lokal të vendosur pikërisht në qendër të qytetit, lokali në atë orë të natës ka qenë i mbyllur. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati. Dikush ndoshta ka dashur t’i bëjë pronarit të lokalit një “dhuratë” krejt të veçantë: hakmarrjen me anë të shkatërrimit. I privatizuar para tre vjetësh, lokali — në pozicion shumë të favorshëm, krejt përballë Bashkisë dhe vetëtime disa dhjetra metra nga Komisariati — ishte bërë më pas nga një intelektual vendas i cili pas kështë përfunduar restorantimin e tij, punime të kushtueshme që e kishin kthyer ndërtesën e vjetër të mëparshme në një pikë që synonte të ishte nga më të frekuentuarat e qytetit të vogël verior. Tani, miliona lekët e shpenzuar janë kthyer në një grumbull pa vlerë për zemërash që nxjerrin tym. Shpërthimi ka bërë mjaft përshtypje në popullsinë e Rrëshenit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes afër 45 minuta më vonë. Tani vetëm hetimet e masat e para saj do të mund të sqarojnë shkaqet e kësaj ndodhije të veçantë në prag të Vitit të Ri. (o. re)

Dreka e parë e vitit shkakton tragjedinë: digjen dy vogëlushët

Durrës, gjellai përvëlon DURRES — Fillim tragjik i vitit për një familje durrsake. Dy fëmijët e saj të vegjël janë djegur më 1 janar nga gjella që nëna e tyre kishte vënë në gatim. Vala e nxehtë e lëngut të mishit që ka dalë nga ena e vënë mbi stufë ka përfshirë trupat e njomë të vogëlushëve — mosha e tyre është mbi 2 vjet — duke shkaktuar një djegim tepër të rëndë. Duket se ka qenë kurreshtja ajo që i ka shtyrë dy të vegjlit të afrohen pranë tenxheres. Një lëvizje e nxituar ka bërë që ena të bjerë e nxehte mbi fëmijët duke përvëluar një pjesë të madhe të trupit të tyre. Djegia ka qenë tepër e madhe aq sa vogëlushët janë dërguar menjëherë në spitalin e kryeqytetit ku deri të martën në mbrëmje kanë vazhduar të trajtohen në reanimacion. a. m.

Berisha: «Ja ç’duhet bërë në ’95»

Mesazh TIRANE — “Zhvillimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i demokracisë, privatizimi masiv, integrimi i Shqipërisë në Europë dhe mbrojtja e çështjes kombëtare”. Duke përshëndetur popullin e tij me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Sali Berisha pohoi kështu edhe objektivat më madhore të Shqipërisë për 1995. Dhe do të jenë toleranca, mirëkuptimi e solidariteti ato që — sipas Berishës — do të bëjnë të mundur realizimin e këtyre objektivave. Duke i uruar popullit të tij më shumë gëzim, besim, guxim, shëndet dhe begati, Berisha kujtoi se “në tërësi kemi shumë e shumë arsye për t’u ndarë nga ’94 me ndjenjën e mirënjohjes së thellë ndaj tij”. (o.re)

Janar, avokatët ulen në provime

Rreth 700 në të gjithë vendin TIRANE — Avokatët shqiptarë në provim. Duke filluar që nga ky muaj rreth 700 juristë që ushtrojnë këtë profesion do të detyrohen të kalojnë në provë — sipas ligjit të ri — për të rinovuar licencën e tyre. Që të gjithë do të duhet t’i përgjigjen një sërë pyetjesh që janë përgatitur nga një komision që caktohet nga ministri i Drejtësisë, i cili përcakton njëkohësisht dhe rregullat e funksionimit të komisionit, lëndët profesionale dhe mënyrat e dhënies së provimit. Në këtë provë kualifikimi nuk futen vetëm ata juristë që përjashtohen nga detyrimi me urdhër të ministrit. Për të përfituar nga ky lehtësim duhet vërtetësia në punë, në aftësitë profesionale dhe shkalla e lartë e arsimimit. Ndërsa ata që nuk e kalojnë provimin do t’i nënshtrohen sërish atij vetëm pas 6 muaj të tjera stazh. a.m.

Kish vrarë në bilardo: dënohet

FIER — Edhe dy të burgosur i shtohen bilancit që kish numër ve vdekje në bilardone e fshatit Ngejan të Fierit. — Edhe dy të burgosur i shtohen bilancit që kish numër ve vdekje në bilardone e fshatit Ngejan të Fierit. Tashmë është Gjykata e Fierit ajo që — duke rikthyer incidentin tragjik të gushtit ’94 — ka shpallur fajtor dhe dënuar Ilir e Agim Shabanin, duke i akuzuar të dy për “plagosje të rëndë me pasojë vdekje” si dhe “plagosje të lehtë”. Denimi më i rëndë — tetë vjet — është dhënë për Ilir Shabanin, i cili në lokalin e bilardos së fshatit kish goditur me shkopë të re të Agur Tahiri, i cili vetëm tetë ditë më pas kish vdekur nga plagët në spital. (p.re)

Film, «Në gjumë fëmijë!»

TVSH transmeton edhe këshillën TIRANE — Lind edhe në Shqipëri televizioni “për të rritur”. Kur kishin kaluar vetëm disa orë nga viti i ri, 1995, për herë të parë televizionet shqiptare kanë marrë nga ekran këshillën: “Ky film është i ndaluar për personat nën moshën 16 vjeç”. Kështu realizimi i suksesshëm i Jane Chapman, “Piano”, merr atributet e të pari film — shfaqur përmes programit të TVSH — që u përcoll vetëm nga të rriturit. Që nga ky moment, prodhimi kinematografik anglez — edhe pse vetë me disa skena erotike — shënoi lindjen e një transmetimi të ri për shqiptarët, të cilët për herë të parë kanë ndjerë ndihmën e vetë ekranit për të larguar prej tij fëmijët e tyre. (e.l)

Kukës, ndërpritet greva

DJE NË SHQIPËRI Vetëm takimi mes Presidentit Berisha zhvilluar në orët e fundit të ’94, i ka dhënë mundësi që grevistëve t’u ... [pjesa e shtypur është e paqartë]

Hekurudhat, akuza të ndërsjella për korrupsion

[teksti i paragrafit është pjesërisht i palexueshëm]

“Ardenica” provon sekuistrimet dhe gjobat

[teksti i paragrafit është pjesërisht i palexueshëm]

Armata ruse e gatshme të shkatërrojë Groznin

Mesazh

Berisha:

Rreth 700 në të gjithë vendin

NE BRENDSI