12/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 janar 1995

Befasia: do ulen tatimet

Qeveria kërkon zvogëlimin e detyrimeve fiskale Individët, më pak para shtetit Një projekt i dërguar në Parlament synon ndryshimin e ligjit mbi të ardhurat personale. Tentohet të luftohet evazioni. Një projekt i dërguar në Parlament synon ndryshimin e ligjit mbi të ardhurat personale. Tentohet të luftohet evazioni JA SA DO TË TATOHEN TË ARDHURAT Kufijtë e tatueshëm | % | Max. i indalur Si është 4.000 - 10.000 | 10 | 600 10.001 - 20.000 | 15 | 1.600 20.001 - 30.000 | 20 | 4.100 30.001 - 40.000 | 25 | 6.600 mbi 40.000 | 30 | - Si bëhet 5.000 - 12.000 | 5 | 350 12.001 - 25.000 | 10 | 1.650 25.001 - 40.000 | 15 | 3.900 mbi 40.001 | 20 | - TIRANË - Shteti do të marrë më pak para nga të ardhurat personale të punonjësve. Një projektligj i miratuar nga Qeveria dhe që është hedhur paraqitur për miratim Parlamentit, ka kërkuar ndryshimin e masës së tatimit mbi kategoritë e ndryshme të ardhurave të individëve duke - krahasuar me ligjin ekzistues - e zvogëluar ndjeshëm atë. Ndryshimeve të propozuara synojnë - sipas specialistëve të financave - shpërndarjen më të drejtë të barrës fiskale, gjerimin e bazës dhe thjeshtimin e strukturave tatimore për një administrim më të mirë të tyre. Projekti ka propozuar të mos tatohen të ardhurat personale deri në 5.000 lekë nga 4.000 lekë që është aktualisht kufiri minimum i pa tatueshëm. Gjithashtu është propozuar përjashtim nga tatimi përveç atyre ekzistuese edhe për interesat e vjela nga bonot e thesarit si dhe të ardhurave vlerë të emetuara nga Qeveria. Në të njëjtën kohë, projekti tenton të zmadhojë sferën e tatimit duke përfshirë në të përveç kategorive të tatueshme ekzistuese, që janë pagat, përshpërblimet për shërbime individuale apo të ardhurat nga qeratë e godinave, tokës dhe objekteve të tjera, edhe “të gjitha llojet e të ardhurave personale, cilido qoftë burimi i tyre”. Krabasimi i kategorive të tatueshme ekzistuese të ardhurash personale me ato të projektuara, flasin për një tkurrje të ndjeshme të masës së tatimit. Kështu, ndërsa momentalisht për një pagë 10.000 lekë 600 lekë kalojnë në buxhetin e shtetit, me sistemin e ri një pagë 12.000 lekë do të tatohet vetëm 350 lekë. Reduktim thuajse i përgjysmë fiskale vërehet edhe për shkallët e tjera të këtij lloji të ardhurash. Për të ardhura të natyrave të tjera masa e tatimit unifikohet në 15 për qind. Njëherazi dhe ndryshenga ligji ekzistues, që detyron deklarimin nga personat vetem të ardhurave mbi kufirin minimal të pa tatueshëm, projekti detyron mëse duket për të shmangur evazionin fiskal - çdo individ të deklarojë të ardhurat cilado qoftë niveli i tyre. Andrea Stefani Amand Mero

Kryetari Fini i “AN” në shkurt në Shqipëri

Kontakte me PR TIRANË - Një tjetër figurë e njohur e politikës së sotme italiane përgatitet të vijë në Shqipëri. Gianfranco Fini, lideri i “Alencës Nacionale Italiane”, ndoshta në shkurt do të jetë mysafir i Partisë Republikane Shqiptare. Lajmin ja konfirmuar vetë kryetari i republikanëve shqiptarë Sabri Godo. “Jemi marrë vesh që në dhjetor për një vizitë eventuale të Finit në Shqipëri - tha Godo - dhe kjo do të ishte realizuar atëherë në qoftë se ai nuk do të ishte i zënë me punët e shumta që ka krijuar kriza e veritare në Itali. Tani Fini do t’i duhet të presë edhe Kongresin e partisë sw tij, që të mund të lirohet nga ngarkesa e tij e tepërt, nga fundi i shkurtit shpresojmë që ta kemi mes nesh”. Kontakte mes PR dhe “Alenacës Nacionale” janë stabilizuar prej kohësh. Vetë Kryetari i republikanëve ka pasur takime me pjesëtarë të stafit të Finit në muajt e fundit të vitit që shkoi dhe mes dy partive në të dy anët e Adriatikut ekzistojnë marrëdhënie bashkëpunimi prej kohësh. f.b

Parashikimi i 1995 sot rradha e Demit

Një faqe speciale Vazhdon horoskopi i madh për vitin e ri: dashuria, paratë, shëndeti. Nesër gjithçka për shenjën e Binjakëve Një faqe speciale Parashikimi i 1995 sot rradh[a?] e Demit Vazhdon horoskopi i madh për vitin e ri: dashuria, paratë, shëndeti. Nesër gjithçka për shenjën e Binjakëve SI DO TË JETË 1995? TIRANË - Vazhdon parashikimi për 1995 të realizuara nga ekspertët e horoskopit. Sot parashikimi i takon të lindurve në shenjën e Demit: për ta 1995 duket se është një vit plot... raste. Gazeta Shqiptare të publikojë një faqe speciale çdo ditë dedikuar parashikimeve për 1995 të çdo shenje të zodiakut: parashikimet bëhen për dashurinë, paratë, shëndetin, punën. Simbolet e horoskopit janë vizatuar pos[a?]çërisht për Gazetën Shqiptare nga një piktor i talentuar italian, Cosimo Giuliano, pra janë pjesë unikale. Nesër do të publikojmë një faqe të tërë dedikuar Binjakëve.

Pogradec

POGRAD[E?]C - Sqar[o?]het misteri i tokës që dridhet në fenomenin i njëlloj... POGRAD[E?]C - Sqar[o?]het misteri i tokës që dridhet. Fenomeni i njëllojku ndjehet shpesh te terrenit në fshatin Blacë të Pogradecit që kishte përhapur me tërësisht shqetësim mes banorëve të kësaj zone, tashmë nuk ka pse të trembë më. Siç pas specialistëve të Qendrës Sizmologjike në Tiranë nuk bëhet fjalë për tërmet: “Tronditjet do të verifikura në Blacë nuk janë të rezikshme - shpjegon për Gazetën Shqiptare Eduard Sulstarova - ato shkaktohen nga shembja e disa zgavrave nëntokësore. Këto zgavra, të krijuara si pasojë e disa procesëve karstike, tashmë nuk arrijnë të mbajnë dot veten dhe bien”. Fenomeni i Blacës, është shfaqur për herë të parë në Shqipëri, me lëkundje të lehta, në gusht të vitit 1993. Që nga kjo periudhë kishte shënjestruar disa herë të tjera - në prill e nëntor të 1994 - e se fundi këto ditë. “Për banorët e kësaj shqetësuese - thotë Sulstarova - por nuk paraqet ndonjë rrezik”. Në të vërtetë tronditjet janë aq të lehta sa nuk kapen as nga matësat e tërmeteve. Sipas Sulstarovës, çarjet e plasaritjet e verifikuara nga lëkundjet e tërmeteve janë të ndjeshme, janë shkaktuar vetëm se ato kanë qenë të ndërtuara prej kohësh e jo të mirëmbajtura. a.m.

Me 19 Pitkini i famshëm do të mbërrijë në Shqipëri

Do të pritet edhe nga Berisha TIRANË - Pitkini i famshëm do takohet me Berishën në Shqipëri. Aktori i njohur më në fund ka vendosur të vizitojë Shqipërinë. Pas ofertës që i kishte ardhur nga Ambasada Britanike në Tiranë. Një program i ngjeshur është hartuar për vizitën e aktorit që do të fillojë të enjten, më 19 janar, me mbërritjen në aeroportin e Rinasit. Vizita me personalitete shtetërore, spektakël direkt në televizion të premten më 21 janar, vizita bamirësie në disa qendra shëndetësore, këto janë pikat kryesore të këtij turizëm në Shqipëri. Mister Rowan Atkinson, që do të zgjasë deri më 22 janar, ditë në të cilën Pitkini do të takohet me mbi 3.000 “fans” të tij në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. (f.b.)

Mbi Tiranë një “oqean” balte

(foto H.Pustina) Kryeqyteti po përjeton një nga përmbytjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë. Një “oqean balte” ka mbuluar rrugë e sheshe të tëra të Tiranës duke vështirësuar shumë trafikun normal të njerëzve e mjeteve. Kjo foto është marrë dje në afërsi të Stadiumit Kombëtar. Balta, e pranishme kudo, ka ndikuar t’i japë kryeqytetit shqiptar një ngjyrë karakteristike.

Evitohet vetëm për fije tragedia në det të hapur

Një varkë gome shpëtohet nga anija greke TIRANË - Kanë endërruar tokën italiane, por janë gjendur papritmas të rrezikuar mes dallgëve të detit. Fatmirësisht një anije greke i ka shpëtuar duke i ... në detin ...

Bllokohet në Vlorë një anije italiane

VLORË - Një peshkarexhë italiane ka rënë në “rrjetën” e policisë financiare të Vlorës. “Acquario” është bllokuar sipas burimeve të kapitenerisë së Portit të Vlorës në të gdhirë të datës 10 janar ndërsa peshkonte në ujrat territoriale shqiptare fare afër derdhjes së Vjosës. Mb, të rëndoje edhe akuza të tjera: peshkim në distance më të afërt se 30 milja nga bregu dhe në thellësi më pak se 50 metra. Ekuipazhit do t’i duhet të paguajë afër 3.500 dollare gjobë dhe të lerë në Vlorë të gjithë ngarkesën prej 80 kuintal peshk të sekuestruar të martën. Anija italiane u shoqërua për në Vlorë nga një motovedetë ushtarake e Sazanit. Sta. Ma.

Moti veror për shpëtimtarët, tragjedia në det të hapur

TIRANË - Kanë endërruar tokën italiane, por janë gjendur papritmas të rrezikuar mes dallgëve të detit. TIRANË - shpëtuar duke i çuar për në Korfuz. Ka qenë ky fati i 19 shqiptarëve të nisur fshehurazi të hënën në mbrëmje, nga Vlora drejt Italisë, me një varkë prej gome, por që dallgët e detit dhe mbingarkesa i kanë përmbysur ata në det. Të rrezikuar nga mbytja, nga një anije greke me flamur panamez, i ka transportuar shëndoshë e mirë për në ishullin grek. Lajmi është konfirmuar nga agjencitë e huaja të lajmeve. Të 19 të shpëtuarit - 15 meshkuj, dy gra dhe fëmijë të mitur - janë shtuar menjëherë në spitalin e ishullit për arsye profilaktike, ku u është dhënë edhe ndihma e nevojshme. Sipas autoriteteve greke, gjendja e të shpëtuarve është e mirë dhe shpejt ata do të kthehen në Shqipëri (p.re.).

DJË NË SHQIPËRI

Elbasan, aksident në autostradën e vdekjes Një tjetër jetë është rrëmbyer nga autostrada e vdekjes: rruga nga kombinati Metalurgjik në Elbasanit. Ka qenë 24-vjeçari Florian Hasanllari që duke ecur në biçikletë, është goditur nga një makinë e ardhur nga pas. Goditja ka qenë aq e rëndë sa ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij dhe është dërguar me urgjencë. Viktima që ishte 8 persona që kishin humbur jetën në këtë pjesë të rrugës. Gjirokastër, kapen vjedhësit e shkollës Janë kapur më së fundi grabitësit e mureve të shkollës së mesme të qytetit e cila është në ndërtim e sipër. Pas shqetësimit të autoriteteve arsimore për muret që nuk arrinin të lartësoheshin, ka qenë ndërhyrja policore e cila ka ndaluar dy të rinj D. Z. 25 vjeç dhe K. A. 29 vjeç, ndërsa po vidhinin tullat.

Vritet një fshatar: “Më vodhi bagëtitë”

Dje në Shkodër tjetër viktimë SHKODËR - Përsëri gjak e dhimbje në fshatrat e Shkodrës. Këtë herë është një 47-vjeçar, Rrok Hila, që ka rënë i vdekur nga plumbat e lëshuar nga një bashkëfshatar i tij. Ka ndodhur dje rreth orës 16.30 në fshatin Kukël të këtij rrethi. Sipas burimeve të policisë së qytetit më të madh verior vrasësi është identifikuar, por është larguar menjëherë në drejtim të panjohur. Sipas të njëjtit burim ai është T.B., 49-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Sipër dëshmitarëve okularë, T.C. ka qëlluar me armë zjarri mbi viktimën e tij duke e lënë menjëherë të vrarë në vend. Sipas atyre që kanë deklaruar bashkëfshatarët e të dyve, mes agresorit e viktimës ka patur një zënkë të fortë aty nga mesi i d[i]j[e]s së djeshme. Sipas T.C. ka konsideruar si vjedhës të bagëtive të tij viktimën e djeshme. Vrasja ka shkaktuar hidhërim të madh mes fshatarëve të Kuklit. Ha.Ta.

Për një vajzë?

Në Berat, afentat ndaj 25-vjeçarit Në Berat, atentat ndaj 25-vjeçarit BERAT - Një breshëri automatiku dhe trupi i djalloshit është lëshuar menjëherë në tokë. Sokol Veles[h]nja, 25-vjeçar, nga lagjia “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ka mbetur viktimë e një atentati të kryer nga dy të rinj, bashkëqytetarë të tij. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë çështja e një vajze. Veles[h]nja është qëlluar në sallën e bilardos të kinoklubit “Tekstilisti”. Plumbat e kanë goditur atë në pjesën e sipërme të trupit duke shkaktuar vdekjen e tij të menjëhershme. Ndërsa dy autorët e krimit - A. Sh. dhe A. D. - janë larguar me të shpejtë në një drejtim të panjohur.

Kryeqyteti po përjeton një nga përmbytjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë. Një “oqean balte” ka mbuluar rrugë e sheshe të tëra të Tiranës duke vështirësuar shumë trafikun normal të njerëzve e mjeteve. Kjo foto është marrë dje në afërsi të Stadiumit Kombëtar. Balta, e pranishme kudo, ka ndikuar t’i japë kryeqytetit shqiptar një ngjyrë karakteristike.

NE BRENDSI Çeçeni: «akull» diplomatik mes Rusisë e NATO-s

NE BRENDSI

Ceceni: «akull» diplomatik mes Rusisë e NATO-s «Moska duhet të ndërpresë masakrën» NE FAQEN 2 Arrijnë bankënotat e privatizimit në Shqipëri Në shkurt do të nisë faza e letrave me vlerë NE FAQEN 3

Kursi ditor i këmbimit të valutave 11.1.1995

Valuta Banka Tregtare Blerje Shitje Albakrediti Blerje Shitje Tregu i lirë Blerje Shitje Dollarë 94.30 96.00 95.60 96.40 96.00 96.20 Marka 60.15 60.00 61.00 61.60 61.30 61.50 Lireta 57.20 59.00 57.50 57.80 57.70 57.80 Drahmi 38.30 39.15 39.00 39.40 39.10 39.20