27/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 janar 1995

Prokuroria kundërshton Gjykatën

Goditja e parë ndaj vendimit që kish ndërprerë procesin Arsidi Protesta do të shqyrtohet nga Apeli Goditja e parë ndaj vendimit që kish ndërprerë procesin Arsidi Prokuroria kundërshton Gjykatën Protesta do të shqyrtohet nga Apeli Çështja e skandalit të bllokuar. Tjetër gjyq? TIRANË - Goditja e parë ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila të dielën e kaluar kish ndërprerë në mes procesin Arsidi. Eshte pikërisht organi i Prokurorisë, ai që sapo ka kundërshtuar me anë të një proteste vendimin e ndërmjetëm të trupit gjykues - lexuar nga Andi Çeliku - duke kërkuar gjithashtu që ajo të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Merr kështu një tjetër kthesë të papritur procesi Arsidi - i cili pas heqjes dorë nga ankesa nga vetë Saliu, Tartari, Ahmeti, Hoti e Xhyheri - u duk sikur do t’i nënshtrohej edhe një herë hetimeve. Edhe pse mungojnë hollësitë e protestës së organit të Prokurorisë - dërguar dje në Gjykatën e Apelit - reagimi i parë nga organi tashmë është i njohur. Sikurse kish pohuar për Gazetën Shqiptare, Prokurori i Tiranës, Arben Qeleshi, “hetimet jo vetëm nuk kishin qenë të cekëta” - sikurse kish theksuar vendimi i Gjykatës së Tiranës - “por edhe se momenti i ndërprerjes së këtij procesi nuk ishte i përshtatshëm”. Po sipas Qeleshit, mund të priteshin edhe dëshmitë e vetë të pandehurve, ndoshta për të marrë të tjera hollësi. Dhe mund të jenë këto dy pikëpamje kryesore të protestës së organit të Prokurorisë. Sidoqoftë aktualisht - deri në një konfirmim të shpejtë nga Gjykata e Apelit - duket sikur çështja e dosjes Arsidi ka mbetur e bllokuar. Protesta e fundit - deri në shqyrtimin e saj - patjetër që nuk mund të ecë paralel me hetimet, pasi organi i Prokurorisë jo shumë ditë më parë i kish quajtur ato të përfunduara, përderisa dorëzoi edhe aktakuzën. Një dokument në fakt i pranuar edhe nga Gjykata e Tiranës, e cila madje e nisi për edhe e vazhdoi procesin për afro një muaj. Ishin seancat e këtij procesi - për rreth 17 dëshmitarët e thirrur - ato që sipas gjykatës nedryshuan drejtimin e çështjes, si në çdo rast ajo është parë. Më pas hetimet që përbënin një për hetimet si dhe një për hetimet e tjera, dhe si për pasojë, ato janë përfshirë nga Prokuroria. Sidoqoftë aktualisht mbetet e bllokuar. Ndoshta derisa të flasë edhe Apeli. (e.l) ... të pëtë? ... Kush ja ka propozuar Altamit dhe ...? ... ... Arben Qeleshi, njëri nga Prokurorët e çështjes

A ekziston misteri?

TIRANË - Zëdhënësi i Presidencës së Republikës në një sqarim të bërë publik dhe emetim masiv të informimit është shprehur mes të tjerash kështu lidhur me artikullin tonë, “Skandali Arsidi, Berisha tregon...”, të botuar të mërkurën: “Arsidi ka qenë njeriu i autorizuar nga bordi i saj për t’ia dorëzuar këtë medalje Presidentit të Italisë Sandro Pertini. Presidenti Berisha para se të pranojë medaljen është drejtuar për informacion autoriteteve zyrtare të dy vendeve dhe ka marrë përgjigjen pozitive. Të gjitha mandatet dhe kontratat e Arsidit u përkasin qeverive të mëparshme të PPSH dhe PS, nga Fatos Nano tek Vilson Ahmeti. Ndërsa ai duket se medaljen ka mundur se do të mund të përfitonte, për faktet provojnë se nuk përfitonte dot. Të gjitha kontratat u përkasin të mëparshme u prishën nga Qeveria Meksi, sepse ishin të parregullta. Presidenti nuk ka patur asnjë dijeni se Arsidi ka qenë negociator i borxhit. Ndërsa për të ndjekur borxhin privat më deri në vitin, ka qenë angazhuar Banka e Shtetit, kurse për atë publik Ministria e Financave. Presidenti tha në mbledhjen e parë të verifikuar kontratat e Arsidit për hotel Tirana, të nënshkruara me qeveritë e mëparshme ai ka porositur zyrtarin e Ruli dhe zotin O. Shehu t’i shohin ato duke mos lejuar asgjë që bie në kundërshtim me ligjet tona. Se fundi nuk mund të mos shprehet habi lidhur me misterin e pretenduar nga “Gazeta Shqiptare” se kush caktoi Arsidin si negociator të borxhit. Kjo pyetje është bërë për të ditur me dokumenta zyrtare se këtë detyrë atij ia besoi me datë 15 dhjetor me një mandat zyrtar kryeministri R. Alia dhe F. Nanos, Zoti V. Ahmeti, për ç’ka është dhe i pandër në gjendje arresti”. Zyra e Shtypit e Presidencës konfirmon përmbajtjen e artikullit tonë që referente - sigurisht në mënyrë të përmbledhur - mbi mbledhjen e Qeverisë dhe Parlamentit të PD, në të cilën u diskutua edhe për akuzat ndaj deputetit Genc Ruli për skandalin Arsidi. Zëdhënësi i Presidencës shon hollësi të mëtejshme mbi mbledhjen, të cilat për ne janë një informacion i vlefshëm. Ndërsa lidhur me procedurat për mandatin e Arsidit - të cilat sipas mendimit të Zëdhënësit nuk përbëjnë asnjë mister - po i lejomë të tetsë të përballen me pyetjet të detajet së cilët e lënë për të shqyrtohen përmes i cili ka kërkuar Prokurorisë hetimet e para sipas urdhërit disbantes dhe të tjera të kësaj historie. “Në P. Gykës së organit të Prokurorisë së rrethit të Tiranës për kryerjen e veprimeve hetimore si më poshtë: të hetohet rreth mandatave të datave 14 dhe 17 dhjetor 1991 të lëshuara nga Ilir Vilson Ahmeti, lidhur me forcën e Arsidit. Në? referuam ... Në? nga ... u? ...” (fatos baxhaku)

Skandali i drurit të arrës: “Prokurori i Përgjithshëm duhet të vijë në Parlament”

Hap tjetër i Komisionit Mandateve TIRANË - Komisioni i mandateve nuk ka marrë asnjë vendim mbi çështjen e drurit të arrës. I mbledhur dje paradite komisioni ka shqyrtuar dosjen e re të paraqitur nga Prokuroria e Përgjithshme, por ende nuk është mundur të udhëheqë për gjykim pozitive ose jo kërkesës për heqjen e imunitetit të ish Ministrave deputetë Genc Ruli e Rexhep Uka. Të dy janë akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës. Mbikonklozimet dëshmojnë se Komisioni të Mandatave foli për Gazetën Shqiptare, vetë kryetari i tij Fehmi Abdiu. “Kemi kërkuar që të vijnë komisioni tonë Prokurori i Përgjithshëm Alush Dragoshi. Sto i kam kërkuar zyrtarisht Krysisë së Kuvendit që të thërrasë sa më shpejt Dragoshin”, tha Abdiu. Të dhënat e tjera që ju janë paraqitur nga Prokuroria a janë bindëse për heqjen e imunitetit të Rulit Uka? “Unë nuk mund të përgjigjem tani nëse janë apo jo bindëse, ne kemi kërkuar Dragoshin për të bërë disa sqarime që na e punë tonë domosdoshme”, u përgjigj Abdiu. Ndërkohë ka mbërritur në dy numri i të arrestuarve që tani do të përgjigjen për eksportin e cilësuar të paligjshëm të drurit. Para tre ditësh është arrestuar në Tiranë një tjetër personazh i lidhur me këtë çështje. E.Xhuvani, është arrestuar para tre ditësh ndërsa rinë në në lokal të Tiranës dhe më pas - ende nuk dihet përse - është transportuar për në Komisariatin e Durrësit. (fa.bax.) Sinjale pozitive për një tjetër problem shqetësues. Mbrojtja e mjedisit dhe dëmtimi ndaj tyre janë të një tjetër objekt i diskutimeve të dyshme deputetëve. Shtatë nene që janë miratuar po dhe kanë për objekt të tyre kundërvajtjet në këtë fushë të jetës. Kush do shkaktojë ndotje të mjedisit, dëmtuesit ilegale të pyjeve, kush do të për-shkojë pa leje apo do të përdorë abetare publike të gjelbëruara, të gjithë këta do të përgjigjen para ligjit me dënime që duhet me gojën dhe duhën më tej. Dënime që janë më të ashpra se kodi i vjetër penal. Mjedisi shqiptar e kishte vuajtur ndër të parët vështirësinë e tranzicionit. Liria që mbërriti e keqkuptuar prej produkti si anarshi e plotë - solli me vete edhe fenomene të tilla negative mes të cilave dëmtimi i pyjeve, i florës e i faunës ishin nga më të përhapurat. Dëmtuesit e natyrës ishin thirrur numër shtatë edhe nga aventurierë të shumtë të huaj, të cilët kishin përfituar edhe nga ndonjë mungesë në legjislacionin shqiptar. p.re. Selia e Kuvendit Popullor

TIRANË - Komisioni i mandateve nuk ka marrë asnjë vendim mbi çështjen e drurit të arrës.

Dënime në mbrojtje të tokës

Kodi Penal TIRANË - Dënime të ashpra paraqiten prej kohësh ose shpërderoptojnë tokën. Kodi i ri i Penal do të shërbejë edhe për të frenuar njërin prej fenomeneve më të përhapura të viteve të fundit: lëvizje me tokën, një fenomen që është bërë shprehje bazë për frymën e reformës në fshat, por edhe për lindjen e problemeve të mprehta sociale, madje edhe të tragjedive të vërteta njerëzore. Dje Parlamenti ka marrë në diskutim pjesën e Kodit Penal që trajton pikërisht këtë problematikë. Diskutime të shumta të deputetëve dhe qarqet e ekspertëve, këto i kanë paraqitur vendimet përfundimtare: 200 mijë lekë gjobë deri në dy vjet burg. Ky do të jetë dënimi për personat që do të pushtojnë në mënyrë të paligjshme faqe dhe sipërfaqe toke. Por edhe kushdo ta shpërndorojë atë, këtë jetë duke vepruar të ligjshëm, do të dënohet: 200 mijë gjobë deri në 6 muaj heqje lirie. Ndoshta aplikimi i këtyre dënimeve, do mund të frenojë vëllimet e pushtimeve dhe të shkatërrimit të tokës bujqësore. Në këtë pikë janë ndalur shumë deputetë të partive kryesore. Ndokush prej tyre - sikurse përfaqësuesit

Nisin manovrat me NATO-n

DURRËS - Kanë mbërritur në Portin e Durrësit anijet e para të flotës detare të NATO-s që do të marrin në stërvitje të përbashkët ushtarake të quajtur “Sarex ’95”. Dje në mëngjes shtatë skuadronë multietinacionalë “Ponce”, pjesëtarë të flotës së 6-të amerikane në mesdhe. “Ponce” është një nëndetëse vetëm pak orë më pas nga një tjetër italiane “Sibilla” që do të angazhohet në stërvitje. Ekuipazhet e të dyja flotave neve ushtarake janë pritur nga funksionarë të lartë të ushtrisë shqiptare. “Sarex ’95” është e para stërvitje - është deklaruar e hapur dje pasdite në një ceremoni të organizuar në qendër kulturore të ushtrisë - që trupat shqiptare organizojnë në bashkëpunim në firmë? e NATO-s. Ajo do të përfshijë manovra të shumta në tokë, ajër e det. Pamje e djeshme nga manovrat (foto: P. Omeri)

Vlorë, masa të rrepta ndaj motoskatëvëve

“Të rinjë grumbulluar” VLORE - Policia kërkon të ndalë emigrimin e refugjatëve drejt Italisë. Ditët e fundit kontrollet e saj në Vlorë janë shtuar dhe po aplikohen një mënyrë e re për mbikëqyrjen e lëvizjeve të motoskatëvëve. Me një vendim të Bashkisë, që të gjithë do të duhet të përqendrohen në dy pika të caktuara grumbullimi: një në portin e ri dhe tjetra në portin e Radhimës. Ndërkohë mikrobusë të forcave të rendit kanë shtuar dhe frekuentimin e rrugëve në buzë të bregdetit prej nga nisen motoskatë, veçanërisht këto ditë kur është vënë në rrezik edhe vetë e personave - kryesisht të moshuar e të reja - që kërkojnë të nisen drejt Puglias. Reagim i menjëhershëm ndaj këtyre masave vjen nga vetë pronarët e motoskatëve. Shumë prej tyre nuk i kanë dëgjuar mjetet e tyre të lundrimit në pikat e grumbullimit por i mbajnë ato të fshehura në shtëpi. Më pas, natën ata i nxjerrin skafet, të vendosur mbi karroca të posaçme, sërish në breg. Madje shumë të tjerë i tërheqin me makina - brenda ndodhen refugjatët në pritje - larg qytetit, në vende më pak të rrahura nga Policia e pa pas daljes së tyre në det e ka shumë të vështirë t’i kontrollojë; dy motoskatë e saj janë në gjendje disavjeçare nuk punojnë me fuqinë e tyre të plotë. Ndërkohë nga Italia, vazhdojnë të mbërrijnë në Vlorë, nëpërmjet trageteve, shumë motoskatë prej gome të cilët vihen më pas në punë nëpërmjet motorave shumë të fuqishëm. St.Ma.

Kish vrarë të shoqen: burgim i përjetshëm

Shkodër, e kish torturuar për xhelozi SHKODER - Kishte torturuar e vrarë të shoqen për xhelozi dhe tani do t’i duhet ta kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës në qeli. Për Pashuk Kacin, nga fshati Shelej i Shkodrës, Gjykata e Kasacionit ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm. Vendimi i saj ka qenë njëjtë me dënimin që kishin dhënë më parë Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit. Historia që e ka mbullur tashmë përjetësisht në qeli Kacin, ze fill në natën e 30 prillit të vitit të kaluar. Atë pasdite, sapo ishte kthyer në shtëpi, Kaci ishte mbyl-lur në dhomën e të shoqen, Lizën, duke larguar fëmijët. Këtu kishin nisur dhëngërjet e kobshme. Duke e akuzuar Lizën për tradhti ai ka nisur ta qëllojë. Grindja ka ardhur duke u acaruar gjë-tënjë e më tepër derisa Kaci ka filluar të përdorë dhe li-karin e më pas një kabell elektrik deri sa Liza i është dorëzuar vdekjes. a.m.

Dy viktima aksidentesh brenda ditës

ELBASAN - Dy persona - njëri i plagosur dhe tjetri i vdekur - kanë qenë viktima të pafajshme të aksidenteve me makina, të mërkurën paradite në Elbasan. - Dy persona - njëri i plagosur dhe tjetri i vdekur - kanë qenë viktima të pafajshme të aksidenteve me makina, të mërkurën paradite në Elbasan. Qyteti dy, Hasan Klogjeri 55 vjeç dhe Lumtur Gonca 32 vjeç, janë shtypur nga veturat - në dy vende të ndryshme - ndërsa po ecnin rrugës. Tragjik ka qenë aksidenti për Goncen, nëne e katër fëmijëve, e cila është dëmtuar shumë keq dhe ka humbur jetën ndërsa po dërgohej me urgjencë në spital. Me me fat Klogjeri, i vrarë në këmbë. Ndërhyrja e shpejtë mjekëve e ka shpëtuar atë përfundimisht nga vdekja. Me.Ki.

Edhe në Krujë gati radio e parë private

Nga një mësues KRUJË - “Boom” i radiove private. Pas Vlorës e Fierit ndoshta i ka ardhur rradha Krujës të ketë stacionin e saj të radios. Iniciator është një mësues vendas, E.G. nga Kruja, i cili ka vënë gati stacionin. Pajisja e re, e blerë në Itali ku ka kushtuar mbi 700 dollarë do të transmetojë në FM dhe ka një fuqi prej 10 vatësh. Por mësuesi i ri, i shkurtuar me emrin e tij në nisë transmetimet pa dalë ligji për radiostacionet private. “Kam gjithçka gati - ka thënë - por nuk kemi ndërrmend të nisë transmetimet që tani, do presin njëherë ligjin”. Një eksperiencë e vërtetë e krijuar ajo e parë-dhësit të ri nga Vlora. (entu?)

Në një vit, 100 jetë njerëzish më tepër vetëm nga helikopterët

Kukës, misioni i parë humanitar për ’95 shpëton një nënë TIRANË - Janë mbi 100 jetë njerëzish të shpëtuara nga helikopterët luftarakë shqiptarë, vetëm gjatë vitit 1994. Në këto raste fluturimet shqiptare për misione humanitare dhe të regjistruara “1 aerodromi” kanë qenë të alanga Bajram Curri, Leskovik, Këlcyrë, Bulqizë, Tepelenë, Gjirokastër, Ersekë apo Përmet. Por përmendin prej jetën në ndihmë të të sëmurëve, plagosurve e të aksidentuarve - në shumë raste të tilla sakrifikohen ekuipazhet e helikopterëve, por edhe plot 70 mijë dollarë. Në fakt, sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes e që Shëndetësia ... Nazitë Puca nga Bushtrica e Kukësit, në pacientja e parë shqiptare e këtij spitali e fluturimeve humanitare për vitin 1995. Sikurse pohon për “Gazetën Shqiptare” N/Kolonel Ndoc Selimi, pilotët Naje e Kuki bëjnë gjithçka, prapa shëtitet tokësore tipër e papërshtatshme me relogjike - për të transportuar mënjën në kryeqytet, gja-njërat nga një hemoragji e rëndë. “Ne jemi të shpejtuar ashtu nga sakrifica e dy pilotëve, mjekët i janë në ditën e tretë të mundur në këtë helikopter, ata kanë mbyllur me detyrim qëne e muaji mësuesit transportit. Ne si mision humanitar, por alle një jetën shpëtuar.” (e.l) Një moment nga shpëtimi

Nisin manovrat me NATO-n “Të rinjë grumbulluar” Shkodër, e kish torturuar për xhelozi NE BRENDESI

NE BRENDSI

Në Shqipëri Kodi i ri i Punës Projekti në Parlament NE FAQEN 3 Gjoba financiare: Vlora në krye NE FAQEN 3 Rrëmb(y)er në Itali tjetër vajzë shqiptare NE FAQEN 2

TV

Programet për t’u parë sot NE FAQEN 4

DJE NË SHQIPËRI

Kasaçioni: “Në Plenum dhe avokatët” Kandidatët proceduralë përgjegjës për procesin e Gjykatës së kasacionit. Tani duhet të mblidhen të marrin pjesë dhe avokatët e palëve ankues. Atëre do të duhet të dorëzojnë në këtë Gjykatë, ndërsa pakës të gjitha përgjegjësitë - ankimin dhe kundër-ankimin ndaj kërkesës përmbrojtje ligjore. Për çdo çështje që do të kalojë në Plenum do të shpallet data e saj 15 ditë para. Loto “6 nga 45”: 4 fitues Ka patur katër fitues loje “6 nga 45”, me nga 5 numra të gjetur. Fituesit janë skedat me numura: 1010282 (Berat), 1023341 (Tiranë) dhe 128521 (dy kolona nga Laci). Secili prej tyre fiton nga 123.130 lekë. Ndërkaq shuma prej 738.785 lekësh kalon për të mërkurën e ardhshme. Vlorë, një gazetë shkollë Gazeta e dytë e shkollës. Në gjimnazin “Ali Demi” të qytetit të Vlorës botohet nga vetë nxënësit e mësuesit gazeta “Dallëndyshja”. Botimi del një herë në dy javë dhe trajton problemet kryesore që shqetësojnë këtë gjimnaz. Në faqet e saj ka poezi e krijime të nxënësve si dhe rubrika të ndryshme kulturore e enciklopedike. Sëfati i saj përbëhet nga 4 nxënës dhe një mësuese.

Kursi ditor i këmbimit të valutave 26.1.1995

Valuta Banka Tregtare: Blerje, Shitje Albakrediti shpk: Blerje, Shitje Tregu i lirë: Blerje, Shitje Dollarë: 93,20 95,20; 94,20 94,80; 94,50 94,70 Marka: 60,30 61,50; 61,00 61,60; 61,30 61,45 Lireta: 57,60 59,20; 57,60 58,20; 57,90 58,10 Drahmi: 38,00 39,20; 39,20 39,30; 39,20 39,35