28/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 janar 1995

“Të rifillojë procesi”

SKANDALI ARSIDI Ja përmbajtja protestës dërguar Apelit - Kundërshtohet ndjekja penale e Rulit, Xhabirit... “Të rifillojë procesi” Prokurori: “Gjykata gabon” TIRANË - “Të prishet vendimi jo përfundimtar i Gjykatës së Tiranës dhe të vazhdojë gjykimi i çështjes”. Ky është mendimi që Prokuroria ia ka dërguar në protestën e saj Gjykatës së Apelit lidhur me vendimin e marrë të dielën nga trupi gjykues i procesit Arsidi për pezullimin e tij dhe marrjen në ndjekje penale të 5 personave të tjerë. Në 6 faqe Arsiben Qeleshi, prokurori i Tiranës - njëkohësisht dhe i procesit Arsidi - ka argumentuar arsyet e kundërshtimit: “Ky vendim jo përfundimtar nuk është i drejtë pasi nuk bazohet në prova dhe në ligj e për më tepër është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale”. Argumentat e Prokurorisë përmblidhen në pesë pika të veçanta në përgjigjet të cilave hidhen poshtë të gjitha kërkesat e Gjykatës. Fillimisht sipas saj, si gjatë procesit ashtu dhe gjatë shqyrtimeve të dëshmitarëve nuk janë rezultuar fakte e prova të reja që të rëndonin akuzat ndaj ndonjë të pandehuri, dhe diçka të shërbente për kthimin e çështjes për plotësim hetimesh. Ndërkohë mbrojtësi akuzën e kundërshtuan dhe marrjen në ndjekje penale të pesë personave - Rulit, Hoxhës, Mysliut, Namajt dhe Peshës - të propozuar nga gjykata, e cila sipas tyre nuk ka kompetencë për të urdhëruar një masë të tillë. “Takimet e këtij personi s’janë me Arsidi dhe bisedat me këtë për probleme të tjera ekonomike që nuk ndërlidhen me negocimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, nuk kanë lidhje me akuzën për të cilën janë dërguar në gjyq të pandehurit”, thuhet në protestë. Edhe kryerja e një ekspertimi tjetër në fushën e kontabilitetit bankar është konsideruar nga prokuroria si i panevojshëm pasi “akti i ekspertimit që ndodhet në dosje është i mjaftueshëm”. E tillë dhe kërkesa e gjykatës për e hyrjeve e daljeve në kufirin shqiptar - për 1991-92 - të Arsidit, Sominit dhe Piazzolit. Sipas Prokurorisë “nga dosja hetimore rezulton se janë kërkuar”. Ndërsa përsa i përket noterizimit të dokumentave në gjuhë të huaj, përfaqësuesit e akuzës kanë theksuar se përkthimet e tyre në gjuhë ekspertë të cilët mbajnë përgjegjësi ligjore. Zgjidhja përfundimtare e procesit Arsidi tani i mbetet Apelit. Vetëm pas vendimit të kësaj gjykate do të vërtetohet ecuria e mëtejshme e skandalit më të madh financiar në Shqipëri. Andi Çeliku Qeleshi e Gjokutaj (foto: H.Pustina)

Durrës, atëntat ushtrisë amerikan

Ngjarje misterioze mbrëmë në darkë në një lokal Durrës, atentat ushtrisë amerikan Marinsi në spital - Merrte pjesë në manovrat e NATO-s DURRËS - Atentat ndaj një ushtari të Flotës amerikane. Mbrëmë në darkë, njëri prej pjesëmarrësve të anijes multidimensionale “Ponce” - ankoruar në Portin e Durrësit për manovrat e përbashkëta që Shqipëria ka nisur dhe me trupat e NATO-s - është qëlluar me armë në një nga lokalet në qendër të qytetit të Durrësit. Ushtari 20 vjeçar Tony Miller, ka mbetur i plagosur në njërën e majtë. Ai është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit të Durrësit ku menjëherë është futur në sallën e operacionit. Kanë qenë të kreisma pistoletë të cilat kanë shtrirë përdhe, rreth orës 20.30 minuta, në mes të lokalit “Olimpik” - i mbajtur ndër më luksozet e Durrësit - Millerin i cili ndodhej aty së bashku me një grup të madh, mbi 10 vetë, ushtarakes amerikanë të veshur civil. Të shënat kanë ardhur nga një jashtë lokalit dhe sipas tregimit për Gazetën Shqiptare, të njëri prej oficerëve që ndodhej në lokal, atentatori ishte tre vetë që menjëherë kanë hipur në një makinë “Toyota” ngjyrë gri. Sipas oficerit amerikan, njëri prej tyre ishte në mosha të re, i veshur me pantallona bluxhins, me një bluzë të lehtë pambuku bojëqielli, një kapelë ku ishte shkruar “adidas” dhe mbante një jekë me ngjyrë të vogël. Ndërsa sipas dëshmisë të para të dhëna për policinë, vrasësi janë larguar me një makinë “Mercedes Benz” ngjyrë bojëqielli. Plagosja e shokut të tyre ka ardhur fare papritur dhe ka tmerruar ushtarët e tjerë amerikanë që ndodheshin në bar. Menjëherë pas krismave ata kanë dalë me furi nga lokali, duke shpërthyer dyert dhe gjërat e fasadën prej xhami, për t’u vënë në ndjekje të vrasësve. Të tjerë, të terrorizuar e të dëshpëruar - dikush qante ndërsa një tjetër bërtiste me duart në kokë - kanë qëndruar pranë Millerit - i shtrirë përdhe nuk jepte asnjë shenjë jete - duke e lagur me ujë apo duke i vënë alkool në hundë për ta përmendur. Miller i plagosur i është dhënë ndihma e parë dhe menjëherë është dhënë për në sallën e operacionit. Mbi ngjarjen Policia shqiptare ka nisur menjëherë hetimet. Janë thirrur në komisariat të gjithë personat që ndodheshin në lokal e bashkë me pronarin. Ende nuk janë sqaruar shkaqet e saj dhe autorët e saj. Deri tani mësohet se arma me të cilën është qëlluar mendohet se arma me të cilën është qëlluar mendohet të jetë një revolver me mulli, pasi në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë plumbi. Në brendësi të faqes së poshtme të faqes: Marinsa amerikane dje afër Durrësit (foto: P.Omeri)

Zef Brozi: “Dua të flas përpara Kuvendit”

Letër Arbnorit TIRANË - Brozi tenton të sqarojë sërish rreth të vërtetës mbi akuzat që i janë bërë nga Prokuroria, e cila ka kërkuar dhe heqjen e imunitetit të tij. Për të tretën herë radhazi ai i është drejtuar Parlamentit që të mund të flasë përpara deputetëve. Dy të ka dërguar një letër Kryesisë së Kuvendit Popullor ku kërkon që t’i jepet mundësia për të dhënë shpjegime para se Parlamenti të vendosë rreth kërkesës së Prokurorisë: ajo mund të futet në rendin e ditës në fillim të javës së ardhshme. Letra e tij e fundit ka ardhur pas refuzimit kategorik që Ali Spahia, kryetari i grupit të Partisë Demokratike i ka bërë pardje propozimit të kryetarit të Kasacionit për të dalë para deputetëve të PD. Çështja Brozi tani i ka kaluar një problemi normal. Ajo ka shqetësuar dhe përfaqësuesit diplomatik të vendeve perëndimore në Tiranë të cilët kanë kërkuar takime me Kryetarin e Kasacionit. Që nga dita kur mbi të nisën të bien rrufetë e sulmeve, në zyrën e tij ka qenë ambasadori i Gjermanisë, Zvicrës dhe një ai i Komunitetit Europian. Bisedimet e tyre janë përqendruar kryesisht në gënjeshtra ndaj pavarsisë së pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të vërtetës mbi akuzat ndaj Brozit.

Vret shokun pas zënkës: arrestohet

ELBASAN - Ka nisur si një zënkë e zakonshme mes shokësh por ka përfunduar në një tragjedi. - Ka nisur si një zënkë e zakonshme mes shokësh por ka përfunduar në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite në Mollas të Elbasanit, Xheladin Çerku, 28-vjeçar, ka mbetur i vrarë nga goditja e thikës së shokut të tij. Dy të rinjtë, vrasësi dhe viktima, kishin pirë bashkë atë pasdite, më pas nuk dihet për çfarë arsyeje kanë filluar grindjen. Çerku ka vdekur gjatë transportimit për në spital, plagë e marrë i ka shkaktuar një hemorragji vdekjeprurëse. Policia, e mbrritur menjëherë në vend, ka arrestuar vrasësin. me.ki.

Droga në Shqipëri e marrin 7 mijë vetë

TIRANË - Jo e gjithë Shqipëria i thotë «jo» drogës. Aktualisht ka rreth 7 mijë konsumatorë të drogës. Janë persona me moshë nga 17 deri në 26 vjeç, 90 përqind e të cilëve meshkuj. Ndërsa deri tani ka patur vetëm një rast vdekjeje, tendenca për të mbjellë cannabis sativa - bimë nga e cila prodhohet marihuana - është në rritje. 40 hektarë të mbjellë dhe njëfarë personash të arrestuar. Ndërkaq numri i personave të kapur me drogë ka qenë 13. Kësaj rradhe, përveç masave administrative, janë zgjedhur edhe ato propagandistike dhe instrukturuese. Ka qenë Konferenca e Kombëtare me temë “Mbi kufizimin e kërkesës për drogë” që ka mbledhur specialistë, mjekë, juristë dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme shqiptare, të diskutohen mbi mënyrat e parandalimit të shumë efekteve negative që ofron tregtia e drogës. Aktivitet që u organizua në bazë të programit PHARE dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të dhëna u radhën nga Ministria e Financave dhe Policia Financiare shqiptare dhe disa institucione të tjera. Elbasan Të dhënat jepen në një konferencë Takim me Tarschys Konflikt me sipërmarrësit NË BRENDSI

Serreqi në Këshillin e Europës

Takim me Tarschys TIRANË - Ministriashëtm Alfred Serreqi ka përsëritur gjatë një vizite në Strasburg kërkesën e Qeverisë së tij për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës si anëtare me të drejta të plota. Serreqi theksoi se tashmë Shqipëria i ka plotësuar konditat në drejtim të institucioneve demokratike si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut përfshirë ato të minoriteteve - për realizimin e këtij objektivi. Ministri shqiptar u takua dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Tarschys, drejtorin politik Purre dhe klarkun e Asamblesë Parlamentare Klebes.

Pronarët pengojnë ndërtimin e rrugës

Konflikt me sipërmarrësit KRUJË - Konflikti me pronarët e tokave si dhe trafiku i automjeteve, ka bllokuar fillimin e punimeve të një pjese të rrugës Tiranë-Milot të sipërmarrë nga firma ndërtimore EDI-MI. Me 3 milion dollarë të dhëna nga Banka Botërore, firma EDI-MI - që është në bashkim midis firmës greke MICHANDKSA dhe asaj italiane Edistrada S.P.A. - është angazhuar për të përfunduar pjesën e rrugës nga Fushë-Kruja e deri në Mamurras. Por që në ditët e para, përfaqësuesve të firmës iu është dashur të përballojnë një sërë kundërshtimesh nga pronarët e tokave mbi të cilat kalon autostrada. Ata kanë penguar fillimin e punimeve me pretendimin se shteti nuk i ka kompensuar ato siç duhet që do të okupojë të gjitha pronat e tyre. Të pafaturshëm deri sot kanë qenë dhe përpjekjet e firmës për të ndaluar kalimet e automjeteve në trasenë e rrugës që do të ndërtohet. “Ky vend është një kantier ndërtimi - i shpërthyer Gazetës z. inxhinieri grek Proktsilis Orologas - dhe nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet që mjetet ose njerëzit mund të pësojnë gjatë kalimit nëpër të”. Mu.Ar.

Barakat e drunjta dhe zarzavatet viktima të ciklonit

Fajtor është Ligeni SHKODËR - Rryma e fuqishme e ajrit të ngrohtë nga një ciklon i papritur ka përfshirë dje qytetin e Shkodrës. Cikloni - që nuk ka shkaktuar dëme - është shfaqur rreth orës 14.00 dhe ka zgjatur përreth 3 minuta. Me një fuqi shumë të madhe erërat rrethore shkaktuan zhvendosjen e disa barakave prej dërrase, pika shitjeje që ndodheshin anash rrugëve. Edhe tregjet e fshatarëve u bënë pre e tij. Pemët e frutat që pritnin të shiteshin, janë hapur nëpër rrugë, duke u krijuar mjaft shqetësim tregtarëve të tyre, për t’i mbledhur sa më parë. Megjithatë shpërthimi i kohortë tre minutave në çdo Bll të këtij normalisht është si një shenjë Zakonisht fenomeni i quajtur “vizion” Shkodër çdo vit, për shkak të ligësisë së saj, buzë Ar. Çi.

Muzetë e Korçës u mbeten borxh pronarëve të tyre

Bashkia kërkon fonde KORÇË - Muzetë korçare kërkojnë ndihmë. Të mbetura prona shtetërore, pronarët deklarojnë të tyre tani kërkojnë t’u paguhen qiratë. Ka qenë kërkesë e Ministrisë së Kulturës pranë Bashkisë që në një letër dërguar Ministrisë së Kulturës, i kërkon kësaj të fundit t’i akordoheshin prej 2,6 milionë lekësh, me të cilat duhen paguar këta pronarë. Pjesa më e madhe e këtyre muzeve janë me karakter kombëtar. Ka shpëtuar nga telashtë qirave të papaguara vetëm shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio, në të cilën banojnë si zakonisht familja e tij. Por shpenzimet i Bashkisë nuk përfundojnë këtu. Si do të bëhet vitin tjetër kur çmimet e qirave të liberalizohen? (el.ko.)

Policia greke kthen në kufi shqiptarët

Në Kakavijë, brenda tre ditësh arrijnë 800 vetë TIRANË - Është çfaqur përsërit ditët e fundit çështja e kthimit të refugjatëve shqiptarë nga Greqia. Dhjetëra vetë çdo ditë kthehen jashtë kufirit. Efamshme kufitare e Kakavijës, mbi 45 kilometra larg Gjirokastrës. Nga dita e mërkurë e deri dje, janë kthyer në këtë pikë pikërisht nga autoritetet policore greke, mbi 800 të punësuar shqiptarë që përfshihen prej tyre në kufi. Si pasojë e vështirësive të lëvizjeve, shumica e të kthyerve në vend kanë qenë individë, kryesisht pa viza e dokumente zyrtare. Për nuk kanë munguar mes të kthyerve dhe nga grupi i... tokës shqiptare. Por përgjegjësitë ka vazhduar përsëri edhe të mërkurën. Tashmë numri i refugjatëve të kthyer ka rënë në 200 vetë. Dhe kthyerit nga Kakavija janë qenë rreth 120 vetë. Problemi i kthimit të refugatëve shqiptarë që punojnë në Greqi u bë tepër i prekshëm, kur dy vjet më parë autoritetet policore greke vunë në zbatim të ashtuquajturin operacion “Fshesa”. Numri i të kthyerve të këtij operacioni arriti rreth 20 mijë persona. Disa muaj më vonë “fshesa” u përsërit, por kësaj radhe dëbuan me dhjetëra refugjatë e kthyer e arrin në rreth 100 mijë vetë.

DOKUMENT

Nicolas Arsidi: “Si dolën paratë jashtë” Nicolas Arsidi: “Si dolën paratë jashtë” Dëshmia e financierit para gjykatësve NË FAQEN 3

NË BRENDSI

Futboll: Kupa, sot katër të parë NË FAQEN 3 Durrësi “kryqëzoi arbitrat” NË FAQEN 3 Ja ç’është ngrënë në Tiranë gjatë 1994 Ushqimet në shifrat e Bashkisë NË FAQEN 3

DJE NË SHQIPËRI

Korçë: ndotet uji i pijshëm Alarm nëpër shtëpitë e tre lagjeve të Korçës. Ndotet nga bakteret uji i pijshëm. Për shkak të amortizimit të tubacioneve të ujësjellësit, tashmë nga rubinetat e rrugëve “Kongresi i Lushnjës”, “Jovan Vreto” dhe “Vasil Tromara” rrjedh vetëm ujë me ngjyrë. Nga Qendra e Higjienës dhe Epidemiologjisë janë marrë masa urgjente për dezinfektimin e tij dhe korçarëve u është këshilluar që të përdorin në mënyrë të prerë ujë të zier. Elbasani pa Dhomë Tregëtie Akoma nuk është krijuar një Dhomë Tregëtie në Këshillin e Rrethit të qytetit të Elbasanit. Ndonëse ligji është miratuar që në mars të vitit të kaluar, afaristët elbasanas ende janë pa një përfaqësi të tyre. Disa tregtarë janë munduar të krijojnë privatisht një Dhomë Tregëtie, por kjo përpjekje ka mbetur vetëm në kufijtë e dëshirës. Si pasojë e mungesës së saj investimet e të huajve për Elbasanin kanë mbetur pezull.

Programet për t’u parë sot

TV NË FAQEN 4

Kursi ditor i këmbimit të valutave 27.1.1995 Valuta Banka Tregtare Blerje Shitje Albakrediti shpk Blerje Shitje Tregu i Lirë Blerje Shitje Dollarë 93,20 95,20 94,00 94,80 94,50 94,60 Marka 60,40 61,40 61,20 61,60 61,30 61,15 Lira 67,60 68,70 57,60 58,20 57,90 58,00 Drahmi 38,10 39,20 39,20 39,40 39,20 39,30