04/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 shkurt 1995

Mbrojtja, faktet e skandalit

Imami e Teta: “Ja e vërteta mbi misterin e Vela Lukës e Sotirios” Hajdari: “Të hetoje edhe Prokuroria” Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen mbledh informacionet “Ti eksportosh armë s'është shkelje ligji. Por duhen leje të posaçme” TIRANE-Eshtë shtuar pesha e dyshimeve që rëndojnë mbi Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me transportin enigmatik të municionit drejt zonës më të nxehtë të ish-Jugosllavisë. Dhe Imami dhe Teta kanë paraqitur dokumenta të sakta mbi gjithë itinerarin Vela Lukës, anijes së dyshuar, në Adriatik. Sipas Imam-it, mundësia e vetme është “armët kanë përfunduar te Serbët e Bosnjës”. Lideri i AD ka shtuar më pas se dokumentacioni do t'ia dërgojë Prokurorisë që të hetohet dhe meritohet hetim. “Akuzat imështē shumënjë deduksion politik - ka thënë Imamu - një deduksion i ndërtuar mbi shumë elementë të tërë të politikës shqiptare”. Për konfliktin mes deputetëve të AD dhe Ministrit Zhulali është shprehur dhe Azem Hajdari, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes Rendit. A përbën shkelje të ligjit eksporti i armëve nga Shqipëria? “Nuk është shkelje, veçse në këtë rast duhet të jetë konkretisht destanicioni i materialeve luftarakë dhe i gjithë dokumentacioni. Në raste të tilla jepet leja e parë nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes dhe pastaj merret nga instanca të tjera të larta, është një procedurë, që zakonisht është e ndërlikuar dhe kërkon shumë kohë”. Ja si kryetar i komisionit e keni dijeni për këtë rast? Detyra e komisionit tonë është që të shqyrtojë politikat e Qeverisë në fushën e mbrojtjes, raste të veçanta zakonisht nuk janë objekt i punës sonë. Në rastin konkret jam duke mbledhur të gjithë informacionin e nevojshëm. I rëndësishëm është për mua edhe faktikisht njëngjëmbledhur faktet mbi këtë histori. Dhe pastaj si do të veproni? “Do të veproj në përputhje me faktet që do të kemi në dorë si komision, por për mua në këtë histori duhet të ndërhyjë sa më parë Prokuroria. Këtu të bëjmë me akuza të ndërsjellta. Zhulali është akuzuar nga Teta e Imami për faktet të rënda, por edhe Teta është akuzuar nga Zhulali po aq ashpër në interpelancë. Njëra akuzë është lëshuar gjatë një interpelance, për mua ka vlerë ligjore, është e mjaftë që Prokuroria të marrë të dyja çështjet në dorë”. Cili është mendimi juaj personal për këtë histori? “Kam patur marrëdhënie pune me Zhulalin dhe e njoh si një nga ministrat më të suksesshëm në karakter të reformës, unë nuk besoj se mund të jetë përzier në histori të tilla. Por edhe Teten enoj si njeri të aftë e të ndershëm. Unë nuk i akuzat e mund të ngrihen mbi të” Historia e dokumentuar e trafikut të armëve ARMAND MERO në faqen 3 Azem Hajdari Imami paraqet provat (foto: H.Pustina)

Shqipëria në një konventë për mbrojtjen e minoriteteve

Pritet firma Serreqit TIRANE - Shqipëria mund të bëhet së shpejti firmatare e një konvente ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave minoritare. E miratuar vetëm pak ditë më parë në Këshillin e Europës, dokumenti i rëndësishëm dhe në disa aspekte edhe delikat është firmosur tashmë nga një sërë vendesh europiane. Nga ekspertët ndërkombëtarë ajo konsiderohet nga më të avancuarat në këtë fushë dhe tani po shqyrtohet edhe nga diplomacia shqiptare. Që konventa të shtrijë veprimin e saj në Shqipëri duhet që vetë Ministri Jashtëm Alfred Serreqi të nënshkruajë aderimin e Shqipërisë. Në një mbledhje të zhvilluar vetëm pak ditë më parë në Strasburg, përfaqësuesi shqiptar e ka dhënë tashmë në parim miratimin e tij, edhe pse modoshdoshmërinë e aprovimit të tij, por përgjigja përfundimtare e Shqipërisë ende nuk është dhënë. Në Tiranë janë duke u studiuar të gjitha hollësitë e konventës, që është një material voluminoz. Duket se disa pika paraqesin vështirësi për diplomacinë shqiptare. Në konventë parashikohet deklarimi i lirë i kombësisë, një nen zbatimi i të cilit, për vende të vogla dhe me probleme specifike ekonomike mund të hapë telashe jo të vogla. Megjithatë, konventa parashikon edhe aderimin vetëm për një pjesë të saj. Dhe mesa duket do të jetë pjesa për mbrojtjen e garantimin e të drejtave në fushën e edukimit dhe arsimimit të minoriteteve ajo që mund të jetë më e pranueshme për Shqipërinë. Këshilli i Europës i ka kërkuar ndërkohë Shqipërisë, që në muajt e ardhshëm - ndoshta fare shpejt - një grup ekspertësh të tij të studiojnë në vend edhe gjendjen e minoritetit grek. Edhe kjo kërkesë do të marrë shumë shpejt përgjigjen e palës shqiptare. Vëzhguesit europianë do të jenë veçanërisht të interesuar për gjendjen e arsimimit në gjuhën greke dhe në përgjithësi për të drejtat e pakicës greke që jeton në zonat jugore të Shqipërisë. f.b.

Kampioni që agjëron e stërvitet

Në muajin e Ramazanit Kampioni Besnik Musai TIRANE- “Fitore! Fati ma dhuroi Allahu, Zoti i botëve”. Kështu kishte deklaruar në ditët e para të janarit ‘95, kampioni i ri shqiptar i çiklizmit, Besnik Musai. Dhe sot kur të gjithë besimtarët muslimanë vazhdojnë muajin Ramazanit, 20-vjeçari i “Tiranës”, nuk don ta harrojë fuqinë që i kish “dhuruar” suksesi. Duke u bërë kështu ndoshta i vetmi kampion në Shqipëri që njëkohësisht kryen dhe ritetej për me të dashura: agjërimin dhe stërvitjen. “Për të arritur do të sakrifikoja do aktivitete që do të kryheshit gjatë Ramazanit - pohon për Gazetën Shqiptare Musai - dhe pavarësisht nga ajo që do të fitoja”. A mund të agjëroni dhe të stërviteni njëkohësisht? “Po, edhe pse stërvitjen këto ditë e kam reduktuar. Megjithatë me vullnetin tim, por edhe të Allahut, forcat patjetër do të mështohen më tepër. Edhe Roberto Baggio është një budist i mirë, por kjo s'e ka penguar të jetë edhe një yll edhe në sport. Përkundrazi.” Nuk ke frikë se ndonjëherë - ditët që jeni i detyruar të agjëroni - mund të përplasen me ndonjë aktivitet, ndoshta edhe ndërkombëtar? “Di që në algerian - ish-kampion bote në atletikë - dikur kish lënë një aktivitet të madh dhe shumë medalje. Dhe këtë vetëm pse agjëronte. Më duket një shembull mjaft i mirë.” “Q’është për ju feja?” “Shumica e njerëzve sot në botë besojnë te Zoti. Unë hyj në rangun e këtyre besimtarëve, duke kryer gjithashtu të gjitha ritet fetare të besimit tim. Për mua të besosh do të thotë që edhe të të besojnë. Dhe që të arrihet kjo njeriu duhet të bëjë vetëm mirë.” “Pse titullin kampion ia dedikove Allahut?” “Sepse duke menduar për të, duke zbatuar ‘këshillat’ e Tij, arrita të zbatoj edhe atë që më ishin caktuar nga traniëri. Çdo vështirësi e garës së ciklokrosit, me të vërtetë m’u bë më e lehtë.” (En.To.)

Efekt e thesarit në Jug

Gërmime abuzive GJIROKASTER - Jugu i Shqipërisë i pushtuar nga ethet e antikitetit. Qendrat e vjetra arkeologjike në Gjirokastër e Sarandë janë bërë pikat më tërheqëse për kërkuesit e sendeve të lashta. Kohët e fundit këtu janë vënë re gjurmë të gërmimeve - ato bëhen kryesisht natën - të shumta e të rregullta në zonat përreth Kalasë apo mureve të qyteteve antike. Sipas specialistëve arkeologë këto fenomenet lindin nga dëshira për të bërë tregti jashtë shtetit me sendet e vjetra që mund të gjenden. Goditjet e gjahëtarëve të antikuarëve kanë rënë mbi amfiteatrin e Sofratikës - afro 20 kilometra larg Gjirokastrës - ku janë të qarta gjurmët e gërmimeve në sheshin qëndror të tij si përpjekje mureve të ruajtëse të cilët janë dëmtuar së tepërmi nga puna krejtësisht barbare e punimeve ilegale. E njëjta situatë dhe në qytetin tjetër antik, atë të Antigonesë, po në Gjirokastër. E sulmuar nga piratët e kulturës ka qenë dhe kisha e Labovës së Kryqit, një nga monumentet më interesantë e të pasur, që i përket periudhës bizantine të shekullit të 6-të. Ethet e kërkimeve janë shtrirë edhe në Sarandë ku gërmimet abuzive kanë prekur një kala të Ali Pashë Tepelenës në Lëvadi. Rreth e përreth janë gërhatur e antikiteti edhe Finqi ku së fundi janë bërë disa zbulime të reja nga specialistët arkeologë shqiptarë. Ra. Ko.

“Semaforët kanë ngrënë shumë para”

TIRANE - Tenderi i semaforëve të Tiranës me parregullsi? Të paktën ky është mendimi i Komisionit të Kontrollit. Është përkishtinvestimi për vendosjen e semaforëve të Tiranës, aktiviteti në të cilin sipas Komisionit Kontrollit janë evidentuar shkeljet. Këto kanë filluar që kur është organizuar tenderi, ku firmat pjesëmarrëse janë thirrur vetëm me komunikimin e vleftës, meqë edhe për fondin e dhënë nuk është bërë një preventiv për vendosjen e semaforëve. Kontrolli ngulmon se firma “OSPAE”, që ka fituar të drejtën e investimit nuk ka zbatuar drejt kërkesat e tenderit. Kështu, për përfundimin e plotë të vendosjes së semaforëve, është dashur të financojë një shumë prej 5 milionë e 900 mijë lekësh. Si masë administrative, ky institucion, ka kërkuar largimin nga detyra të drejtorit të ndërmarrjes. Ar. Ça.

Arka e dikasterit: Shkelje financiare

Kontroll Ministrisë Brendshme TIRANE-Është Ministria e Brendshme këtë radhë ajo që fokusohet nga Shërbimi Kontrollit të Shtetit. E janë vënë të gjitha letrat me shifra mbi tavolinë. Kështu realizimi i shpenzimeve buxhetore për vitin ’93 ka tejkaluar në total 901 mijë lekë në paga, shumë që është përballuar nga të ardhurat. Nga kontrolli i arkës së repartit nr. 100, ka rezultuar se ajo ka patur vlerë të pambyllur për 6.400 dollarë dhe është shumë prej 400 dollarësh dhe 8 mijë dinarësh, që nuk është justifikuar me dokument pagese. Gjithashtu kjo arkë ka 150 dollarë fallco dhe 17.000 lireta dhe 8.000 dinarë që nuk janë zhdëmtuar. Kontrolli i Shtetit ka zbuluar, krahas shumë mangësive të tjera, edhe gjoba e paparkëtuara nga punonjësit e policisë - tashmë të larguar - në një vlerë prej 2 milion e 648 mijë lekësh. Është kërkuar largimi nga puna dhe janë bërë vërejtje për disa punonjës. Ar. Ça.

Zhduken katër shqiptarë: përmbyset barka në det

Vlorë, shkonin ilegalisht në Itali VLORE - Janë bërë të pakta shpresat për katër shqiptarë që kanë tentuar të zbarkojnë ilegalisht në Itali. Dëri tani kërkimet e bëshme përkatërpersona barka prej gome e të cilave ishte përmbysur në mbrëmjen në det, nuk kanë dhënë asnjë shpresë. Barka ishte nisur nga Vlora me gjashtë vetë. Kanë qenë dy shqiptarë që kanë arritur të dalin me not në bregun italian, Aleks Ribaj 24 vjeç dhe Basri Hoxha 32-vjeç, që kanë treguar mbi tragjedinë e bashkëudhëtarëve të tyre. Hoxha është plagosur madje në këmbë nga një goditje e helikës së varkës që po fundos. Të dy shqiptarët janë shtruar në spital. NE FAQEN 3

Kukës: më pak të ardhura për INSIG

DJE NË SHQIPËRI Janë pakësuar ndjeshëm të ardhurat e degës së Insig Kukës gjatë vitit 1994. Janë realizuar vetëm 15,2 milion lekë, ose sa gjysma e të ardhurave të parashikuara. Sipas inspektorëve të kësaj dege, kjo ka ardhur nga privatizimi i mjafte ndërmarrjeve të qytetit Ndërsa nga ana e inspektoratit, lejohen të lëvizin pa siguracion, rreth 40 përqind e fuqisë motorike. Dy libra të rinj të Luan Myftiut Janë promovuar dje në mjediset e Shoqatës së ish-të burgosurve politikë, dy libra të rinj të shkrimtarit Luan Myftiu: Fabula dhe Nën terrorin komunist. Myftiu, 62 vjeç, ka vajtuar për 10 vjet si i dënuar politik në burgun famëkeq të Spaçit. Aktualisht Luan Myftiu është kryeredaktor i gazetës Liria.

Zbulohen papritmas ikona shenjtoresh në Muzeun e Korçës

Shën Gjergji e Shën Johani TIRANE - Shën Gjergji dhe Shën Johani janë kthyer edhe një herë mes nesh. Të mbuluar me vellon mistike të panjohurës, ata kanë qëndruar prej kohësh si dëshmi të historisë së shenjtë, pikërisht para syve tanë, Janë ikonat e tyre të zbuluar papritur në Muze të qytetit në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Të panjohura deri më sot, ato përkasin shekullit të 14 dhe cilësohen me vlera të mëdha të historike dhe artistike. Prania disa shekullore e ikonave të famshme të Shën Gjergjit dhe Shën Johanit në muzeun e Korçës, dëshmon për ekzistencën dhe vazhdimësinë shekullore të artit dhe kulturës së kësaj zone. Fatmirësisht, mosnjohja e identitetit të tyre, i ka shpëtuar ato nga duart e atyre që synojnë “aratisjen” e ikonave jashtë Shqipërisë. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është një nga muzetë më të rëndësishëm të vendit për vlerat unikale që ai ofron vizitorëve. Në të janë restauruar deri tani 650 ikona dhe 350 objekte prej metali, guri e tekstili.

Në katër vetë njëri ka patentë makine

TIRANE - Durrësi bëhet kryeqyteti i makinave. Në çdo katër vetë njëri ka patentë. Dhe në çdo pesë të patentuar, njëra është femër. Nga të 24 mijë durrsakët që kanë marrë deri tani të drejtën e drejtimit të makinës, 4.500 prej tyre janë femra. Gjatë vitit të kaluar, numri i femrave që kanë ndjekur kurset e autoshkollave, ka arritur në 6 mijë. Aktualisht në qytetin bregdetar, numri i personave mbi 18 vjeç, që mund të pajisen me patentë ka arritur në 98 mijë. Bien sy edhe dëshira e femrave për të pajisur me të sapo kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Gërmime abuzive Tiranë Kontroll Ministrisë Brendshme Një faqe me lojra 5 6 7 8

Odiseja e kafesë së zhdukur

Filloi në Durrës TIRANE - Ende ka mbetur i paqartë fakti se ku ka përfunduar nasisja prej 470 kuintalësh. Dukie u referuar agjencisë zyrtare të lajmeve, kjo sasi është bllokuar në Durrës sepse dyshohej për paqëllimish të tregtari prurës nga Lushnja Sokol Habi-Beri. Pasi tashmë me kafe i kanë kaluar disa orë në parking privat - masi kjo e policisë financiare - në këtë vend janë paraqitur në mesnatë dy persona të panjohur të “financiarës” dhe kanë marrë mallin me vete. Janë duke u bërë hetimet për këtë çështje, pasi dyshimi mbi mbi një dokument falsifikua t’u derguar me mën e tema të tjera, por me atë si të ndryshme.

Një faqe me lojra

Që sot, çdo të shtunë një superfjalëkryq Duke filluar që sot, Gazeta Shqiptare do të shtunë, do të ofrojë për ju një faqe të tërë speciale, ku ju mund të gjeni një superfjalëkryq, humor të ilustruar, enigma dhe lojra të ndryshme, të cilat do t’ju defrënjë me siguri jashtë mase. Të gjitha këto do t’i gjeni në faqen 5. 5 6 7 8 1 20 24 27 30 33

Faza II: Sot rinis Kampionati i Futbollit.

NE FAQEN 3

Qetësi në stadiumet italiane por edhe ndjesë miqësore

NE FAQEN 3

Kursi ditor i këmbimit të valutave 3.2.1995

Valuta Banka Tregtare Blerje Shitje Albakred Bank Blerje Shitje Tregu i lirë Blerje Shitje Dollare 93,00 95,00 94,00 94,50 94,10 94,30 Marka 60,55 61,40 61,20 61,50 61,20 61,30 Lireta 57,40 58,70 58,00 58,40 58,00 58,10 Drahmi 38,10 39,25 39,10 39,30 39,20 39,30