INTERVISTE/ Nga Gjirokastra tregimi i nëntë muajve burgim
“Unë, i akuzuar spiun, rrëfej”
Flet një nga eksponentët e Omonias
“Tani jemi për dialog”
Kosta Qirjako kujton jetën e tij në qeli, orët në pritje të procesit, minutat pas lirimit. Pastaj thekson: “Shqiptarët janë vëllezërit e mi”.
GJIROKASTER- “Shqiptarët janë vëllezërit e mi”. Rreth 18 orë pasi ka lënë Burgun e Tiranës, Kosta Qirjako, një prej eksponentëve të Omonia - i dënuar të mërkurën nga Gjykata e Kasacionit me 5 vjet me kusht - tregon për Gazetën Shqiptare jetën e tij kaluar në qeli, nën akuzën për spiunazh. Pas më shumë se nëntë muajsh, tani rikthehet në shtëpinë e tij në fshatin Derviçan, 6 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Në pasditen e djeshme, në orën 17.30, makina që kishte shoqëruar Qirjako nga Tirana ishin nisur në orën 13.00 - ka ndalur para shtëpisë. Bashkë me të kanë zbritur dhe dy vëllezërit e tij të cilët kishin asistuar gjatë gjithë procesit e që pasditen e të mërkurës e kishin kaluar para portës së hekurt të burgut në pritje të lirimit.
Në shkallët e shtëpisë kanë dalë shumë të afërm të Qirjakos. Në krye të tyre qëndron e jëma, një grua e moshuar mbi 70 vjeç, e cila për dy ditë me radhë - mes lotëve - kishte ndejur dhe lidhur pas Radios e Televizionit për të marrë vesh fatin e birit të saj: telefonata e shpejtë për t'u lidhur me Tiranën nuk punonin. Bashkë me të janë dhe dy fëmijët e vegjël të Qirjako: vajza dhe djali 3 vjeç e gjysëm. Më pas të gjithë hynë brenda. Përveç përgjegjësimeve të përmalluara dhe shtrëngimeve të duarve me të gjithë ata që vijnë për ta takuar Qirjako duhet t'u përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve të shumtë që ndodhen në shtëpinë e tij.
Kur merr vesh vendimin e Gjykatës së Kasacionit?
“Përpara se të merrja vesh vendimin, isha duke pritur në shtëpi ... policia ka deklaruar se është gati ‘të përgatitë valixhet’ për të takuar homologun e tij shqiptar Sereqi. Të njëjtës linjë i është përmbajtur dhe Costas Bikas, zëdhënës i ministrisë së Punëve të Jashtme: ‘Ne dëshirojmë të shprehim kënaqësinë tonë dhe shpresën se një kapitull i ri do të hapet tashmë në raportet mes dy vendeve dhe popujve tanë’, është shprehur Bikas, i cili ka rikthesuar se ‘Greqia ishte e bindur se për fillimin e dialogut të përbashkët, duhet që të ...”
“Sapo shkresa ishte firmosur nga Brozi ishte avokati që erdhi menjëherë në burg dhe më dha lajmin”.
Si e pritët atë?
“Prisnim më shumë nga Drejtësia. Akuza që na quan spiun nuk qëndron. Drejtësia duhej që të na shpallte të pafajshëm. Megjithatë koha do ta tregojë se jemi me të vërtetë të tillë. Unë falënderoj shtypin i cili na ka ndihmuar. Ka ndihmuar jo se na mbështeti në por se ka përkrahur të vërtetën”.
Ç'mund të thoni për periudhën e kaluar në burg?
“Si unë dhe Shimo e kemi provuar burgun për vite më radhë edhe më parë si të dënuar politikë. Megjithatë muajt që kemi kaluar këtu herë kanë qenë të vështirë. Izolimi ishte i një mase të jashtëzakonshme. Po kështu edhe mbikqyrja dhe ruajtja nga roja e burgut”.
Çfarë bëtë natën e lirimit?
“Agjë. Secilin nga ne nda dhe u largua me njerëzit e tij. Akoma nuk jemi takuar”.
Me se do të merreni tani. Mendoni të largoheni në Greqi?
“Jo, aspak. Vendi ynë është këtu dhe unë nuk do të largohem asgjëkundi”.
Dënimi juaj ka cuar në acarime mes Shqipërisë e Greqisë. Ju si i vlerësoni tani shqiptarët?
“Nuk ka forcë në botë që të më bëjë të mendojë se shqiptarët janë armiqtë e mi. Ata janë vëllezërit e mi”.
Rajmond Kola
Sqarohen akuzat pas sekuestrimit të heroinës
Të pafajshëm mësuesit turq
Ndërsa dy tregtarët arrestohen
TIRANE - Është sqaruar përfundimisht pozita e katër shtetasve turq, emrat e të cilëve ...
Ataseven e Sinan Çakmak, persona nje tjetër fat. Dhe në mesditë, ndaj dy tregtarëve turq organizoi Prokuroria ... ngjarjeve dhe dy shokëve tanë deklaroi për Gazetën Shqiptare Drejtori Përgjithshëm i Ko- legjit “Mehmet Akif”. [teksti vazhdon jashtë pamjes]
Qirjako gjatë procesit. (foto: H.Pustina)
Papulias: “Përgat is valixhet për Tiranë”
Papulias: “Përgatis valixhet për Tiranë” TIRANE - Reagime pozitive Athinës ndaj vendimit të Gjykatës së Kasacionit për lirimin e eksponentëve të “Omonia”. Vetëm një ditë më pas, nga zyra e diplomacisë greke kanë mbërritur deklarata dhe pozicionimet e para ndaj kësaj ngjarjeje e cila për një kohë të gjatë kishte ndryshkur marrëdhëniet mes dy fanive. Dhe deklarata të funksionarëve të ndryshëm të qeverisë greke kanë përshëndetur këtë vendim duke çelësuar sinjal të mirë për të ardhmen e dialogut mes dy vendeve. Megjithatë, Papulias ka deklaruar se është gati “të përgatisë ministrisë së Punëve ... [teksti vazhdon jashtë pamjes] edhe këtë herë Athina nuk ka harruar të rivendosë kontakin: “Nermund të fillojmë dialogun me Tiranën, me kusht që Shqipëria të mos i rikthehet shqyrtimit të vendimit të lirimit të të arrestuarve të minoritetit”, ka theksuar zëdhënësi i Qeverisë greke Evangelos Venizelos. Sidogoftë lajmi i lirimit të 4 minoritarëve ka kënaqur qarqet e larta politike greke. Madje sipas agjencive të huaja të shtypit ministri i Jashtëm Pa... [?]
kapitull i ri do të hapet tashmë në raportet me dy vendet dhe popujt e tyre”, është shprehur ... [?] , i cili ka rikthyer ... [?] Grekët, duhej që të merrnin fund vuajtjet e ... [?] të anëtarëve të Omonia”.
Dënimi i minoritarëve kishte qenë prej kohësh pika e zjarrtë që kishte ndezur një mjaft raste deri në acarim-raportet mes Tiranës e Athinës, e cila kishte përdorur si kundërpeshë, herë dënimin masiv të emigrantëve shqiptarë, dhe herë bllokimin e grantit prej 30 milion ECU që BE kishte akorduar për Shqipërinë.
Ar. Me.
Qirjako gjatë procesit. (foto: H.Pustina)
“Misteri” Lika shton radhën e dëshmitarëve
Procesi shtyhet për të hënën e ardhshme
“Misteri” Lika shton radhën e dëshmitarëve
I kërkon akuza dhe mbrojtja
TIRANE-Misteri Lika kërkon dëshmitarë të tjerë për t'u ndriçuar. Deri dje në mesditë - kur procesi u vendos të rihyshëj edhe një herë tjetër - ishin pyetur 12 dëshmitarë, katër prej të cilëve vetëm në seancën e fundit. Megjithatë për Kryetarin e Trupit Gjykues, por edhe për vetë deputetin Lika e avokatin e tij, hetimi gjyqësor nuk mund të bëhet edhe pa disa dëshmi të tjera. Janë gjashtë persona të cilët sipas drejtuesit të procesit, Artan Zeneli - janë tepër të domosdoshëm për zbërthimin e akuzës”. Në këtë listë bëjnë pjesë Eduard Aliko, Shuaip Ibro, Kastrjot Mehmeti, Virgil Joti, Alfred Iorgoke-Mark Marku, ndêrkohe që avokati i Likës kërkoi edhe dy dëshmitarë të tjerë “të domosdoshëm për t'u pyetur”.
Kështu duket që seanca e ardhshme - ditën e hënë - do t'i kushtohet edhe një herë pohimeve të dëshmitarëve, madje për të mos mjaftuar. Sepse edhe dje kur deputeti e tre dëshmitarë të akuzës e një i mbrojtjes - sërish procesi u besua nga hollësi të reja. I bujshëm ishte edhe rrëfimi i vëllait të Sali Rabit - i cili pas urdhërit për arrest është larguar në Greqi - qëndoshta mund të ndryshojë rrjedhën e këtij procesi. Ky dëshmitar pohoi se në dhjetor të vitit të kaluar ishte takuar në Athinë me vëllain e tij, nga ku ka sjellë edhe dy letra - deri tani misterioze - njera për Presidentin Berisha dhe tjetra, për avokatin e Arben Likës.
Lika dje duke lënë Gjykatën (foto: H.Pustina)
Një letër e ardhur nga Athina mbron deputetin Arben Lika
Tregtari gjrokastrit i shkruan dhe Presidentit
TIRANE - Një letër trifaqëshe i jep pafajësinë Arben Likës, deputetit të PD akuzuar për “Kontrabandën cigareve”.
E shkruar me dorë, letra e ardhur nga Athina i është drejtuar avokatit të tij, Arben Likës, dhe Presidentit Berisha. Ndodhur në Athinë dhe në pamundësi për t'u ardhur në vendin e tij, tregtari në Lagarasti i Gjirokastrës, në dhjetor ’94, ka përcjell një letër për Presidentin Berisha e të tjerë. [teksti vazhdon jashtë pamjes]
Të pafajshëm mësuesit turq
Ndërsa dy tregtarët arrestohen
TIRANË - Është sqaruar përfundimisht pozita e katër shtetasve turq, emrat e të cilëve për dy ditë me radhë ishin “përzier” me tre kilogram heroinë, sekuestruar nga autoritetet shqiptare në orën 16.30 të së hënës.
TIRANË - të cilëve për dy ditë me radhë ishin “përzier” me tre kilogram heroinë, sekuestruar nga autoritetet shqiptare në orën 16.30 të së hënës. Dje pasdite kanë qenë përfundimisht qelitë e Burgut të Tiranës - ku qëndruan për 48 orë - Xhelal Ergydere e Mehmet Gungor, dy mësuesit e Kolegjit “Mehmet Akif” në kryeqytet. Por nëse ndalimi i mësuesve Ergydere e Gungor ka shërbyer vetëm për të bindur hetuesit në pafajësinë e tyre, të padiskutueshme, bashkëatdhetarët Mustafa Ataseven e Sinan Çakmak, pësuan një tjetër fat. Dje në mesditë, ndaj dy tregtarëve turq organi i Prokurorisë vendosi përfundimisht masën e arrestit.
“Ndal dy klientëve të mi nuk u fillua çështja penale-thotë për Gazetën Shqiptare avokati këtyre Ergydere e Gungor - por direkt nga pozita e të ndaluarit ato kaluan në atë të dëshmitarit”. Mbrëmë të dy mësuesit e Kolegjit “Mehmet Akif” u rikthyen në banesat e tyre, për të qenë sot miq kështu të gëzuar, në mes nënës e të afërmëve të tyre. “Nuk ka pasur as më të voglën lidhje midis kësaj ngjarjeje dhe dy shokëve tanë - deklaroi për Gazetën Shqiptare Drejtori Përgjithshëm i Kolegjit “Mehmet Akif”, Ibrahim Aydogan - ata duke pranuar në qeli të mirë të mësuesve për të marrë pjesë në darkën e iftarit me rastin e Ramazanit, kishin shkuar në shëtitjen për të cilën bëhet fjalë. Rastësia e kontrollit të policisë në të njëjtën kohë, u bë për këtë dy shokëve në çu indec fatkeq”. Duke shprehur kënaqësinë për kthimin e mësuesve të tij, Aydogan falenderoi Drejtorinë shqiptare, hetuesit e çështjes, që - sipas tij - “zbuluan të vërtetën”.
mbron deputetin Arben Lika
TIRANË - Një letër trifaqëshe i epp pafajësinë Arben Likës, deputetit të PD akuzuar për “kontrabandë cigaresh”.
është drejtuar avokatit të Likës, Mark Pëllumbi, ndërsa një kopje tjetër Presidentit Berisha. Eshtë pikërisht tregtari gjigand kroatisti Sali Rabi autori i kësaj letre, njëri prej personazheve të arrestuar në Shqipëri - një masë që nuk është realizuar për shkak të largimit në Greqi - për të njëjtën histori që ka vënë prapa hekurave Likën e tre persona të tjerë. I ndodhur në Athinë dhe në pamundësi për të ardhur në vendin e tij, tregtari nga Lagarati i Gjirokastrës, në dhjetor ’94 fton vëllain e tij dhe i jep letrën për Presidentin Berisha e avokatin Pëllumbi. Në letër - sipas gjykatësve - tashmë mund të administrohet së bashku me provat e tjera shkresore.
“E theksoj edhe një herë se Lika nuk kishte dijeni për cigaret”, ka shkruar në letër Rabi, madje duke e marrë tërë përgjegjësinë e veprimeve kontrabande mbi vete. “Me ndëgjegje ne nuk paguam doganë, pasi është logjike, sepse ligji themeltren i kapitalizmit është fitimi - vazhdon më tej tregtari dhe Rabi - dhe në këtë kushtet vendosëm që të mos i thonim gjë Likës, pasi kishim frikë se nuk do të na ndihmonte”. Kështu duke shpjeguar pafajësinë e tij, por edhe pafajësinë e Likës, Rabi kthehet në rolin e protagonistit në të rrallë - edhe pse jo fizikisht - të këtij procesi. Siç duket është një letër e dërguar nga ai, por që nuk është nga gjykatësit.
Edmond Laçi
Fshatarët prishin linjat
Në Elbasan
ELBASAN - Për banorët e Llabrazhd dhe të Rrogozhinës lidhja telefonike me rrethet brenda vendit dhe shtetet jashtë tij është bërë e pamundur.
Telat telefonikë që shtrihen përgjatë dy qyteteve, janë zhdukur nga fshatarët e rrethit të Elbasanit të cilët i përdorin për gardhet e shtëpive dhe për shërbime të tjera. Janë 2 kilometra linja telefonike nëpër ullishtat elbasanase, që duar të padukshme i kanë grabitur, duke shkaktuar kështu bllokimin e komunikimit në lagësi për banorët e këtyre fshatrave. Regjistrohet kështu edhe një tjetër rast i grabitjes së linjave telefonike. Pak ditë më parë një dukuri e tillë është konstatuar në rrethin e Krujës.
Me. Ki
Cigare e karburant: “Sa fiton Shteti?”
Dokle ministrit të Financave
TIRANË - “Sa fiton shteti nga tregtia e cigareve e karburanteve”. Kësaj pyetje do t’i përgjigjet, në një seancë të posaçme në Parlament, Dylber Vrioni, ministri i Financave.
Kërkesa për këtë çështje është paraqitur këtë herë në kryesinë e Kuvendit Popullor nga deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle. Kështu pra, “boom” i cigareve të huaja që i qëndra cisternave me karburant që hyjnë në Shqipëri mbërrin edhe në sallën e Parlamentit: dënosë këto herë nuk bëhet fjalë për tregtimin e tyre të paligjshëm apo për kontrabandën e naftës e benzinës që ka pushtuar zonat kufitare të Veriut të Shqipërisë. Deputeti Dokle ka kërkuar që të sqarohet nga ministri i Financave “se sa para janë derdhur në arkën e Shtetit shqiptar nga taksat e tatimet mbi tregtinë e këtyre mallrave në dogana”.
a.m.
Qeveria dy ditë pa telefon
Defekt kablli
TIRANË-Kryeministria qe prej dy ditësh pa telefon.
Është e gjithë ndërtesa që përveç dy - tre numrave, gjendet e izoluar nga rrjeti telefonik i kryeqytetit. Shkaku i kësaj ndërprerjeje - që ka vështirësuar punën e përditshme të funksionarëve të lartë të Qeverisë-është një defekt i kabllos së brendshme të godinës së Kryeministrisë. Sidogofte teknikët janë duke bërë përpjekje që defekti i rëndë të riparohet sa më shpejt.
Ar. Ça.
Nisin kurset e italishtes
TIRANË - Do të rifillojnë kurset e gjuhës dhe kulturës italiane për kryeqytetin dhe rreth e tjera të vendit.
Njoftimi jepet nga Zyra e Kulturës së Ambasadës Italiane dhe regjistrimet do të bëhen nga data 9 deri më 25 shkurt. Kandidatët moshë të cilëve është nga 16 deri në 50 vjeç - që do të marrin pjesë, do kenë mundësi të seleksionohen sipas dëshirës në nivelin fillestar, mesatar dhe atë të lartë. Kursi fillon 1 mars dhe zgjat rreth 200 orë. Ku do të paguhen një shumë prej 2.500 lekësh, ndërsa libri kushton 500 lekë. Ndërkaq, në Tiranë regjistrimet mund të kryhen çdo ditë pranë Qendrës së Kulturës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja duke përjashtuar të shtunën dhe të dielën. Orari i tyre është nga ora 10.00 deri në 12.00 dhe nga ora 15.00 deri në 16.00. Në Shkodër, vendi i regjistrimeve është në shkollën e mesme pedagogjike “Shenjza e Jukës”, në Elbasan, Universiteti “A. Xhuvani”, kursi në Korçë është shkolla e mesme e gjuhëve të huaja. Në të tre këto rrethe orari i regjistrimeve është nga 10.00 deri në 13.00, çdo ditë përveç të shtunës dhe të dielës.
Gjakmarrja Veriut: tani fenomeni mbërrin në Kuvend
Seminar në kryeqytet
TIRANË - Tragjedia e hakmarrjes tani ka mbërritur dhe në Parlament.
Fenomeni i përgjakshëm që vitet e fundit është rikthyer me shpërthime të mëdha e Veriut ka shqetësuar dhe instancat e larta të shtetit shqiptar. Të hënën, me iniciativën e Komisionit të Mbretërisë, rendit dhe SHIK-ut, do të organizohet një seminar ku problemi i gjakmarrjes dhe masat që duhen marrë për evitimin e tij do të përbëjnë thelbin e tij.
Rreth tryezës do të mblidhen përfaqësues nga shumë zona të Veriut - Prefektë, Kryetarë bashkishë - sociologë, deputetë e funksionarë të lartë të Policisë e Prokurorisë shqiptare. Në seminar - do të marrin pjesë dhe kryetari i vendit Popullor, Ilir Alia. Përmbi-do të paraqiten 13 diskutime që do të rrahin aspekte të ndryshme të këtij fenomeni dhe dëshmish që ka mbërthyer mijëra familje të cilat edhe sot vazhdojnë të jetojnë në ngujim nëpër shtëpitë e tyre.
a.m.
Ja sa i kushton familjes ngrohja dhe gatimi
Në faqen 3
Këndi i punës dhe oferta nga bota e biznesit
Në faqen 3
DJE NË SHQIPËRI
Berat: S’shlyejnë kreditë, bankat denoncojnë
Janë 21 klientë të të tre bankave të Beratit që nuk kanë shlyer kreditë e marra. Për këtë veprim, bankat kanë denoncuar në Gjykatë dhe 21 persona dhe të sekuestruar objektet dhe shtëpi. Tashmë, Zyra e Përmbarimit, për të grumbulluar shumën prej 20 milion lekësh - borxhi i kredive është ndaj shtetit - është e detyruar të organizojë ankande.
Kavaja me gazetën e saj
Lind një gazetë e re në Kavajë. E titulluar “Opinione ’95”, dy kryesuesit e saj, kanë marrë përsipër të shkruajnë në faqet e saj vetëm të reja për qytetin e tyre. Kjo është një gazetë periodike e pavarur dhe me këtë faqe, ku dallohen rubrikat “Panteon”, “Fokus”, “Interart”.
Lezhë: banka shet apartamente
Banka e Lezhës ka vënë në shitje apartamente banimi të ish-klientëve të saj. Duke mos qenë të mundur për të shlyer kreditë e marra, këtyre personave u është sekuestruar apartamenti. Për llogari të vet banka ka vendosur që këto banesa t’i shesë dhe paratë e mbledhura t’i arkëtojë. Kështu, ajo ka arritur që vetëm nga kreditë e pahyera të arkëtojë 40 milionë lekë dhe nga kreditë me afat të kaluar 10 milionë lekë.