Ministri Jashtëm grek mbërrin në Tiranë
Serreqi - Papulias: “Si të pajtohemi?”
Nisin takimet mes delegacioneve shqiptare e greke
■ Bisedë me dyer të mbyllura mes të dyve
■ Sot Berisha do presë delegacionin grek
TIRANË - “Nuk flas për një etapë të re, por për një periudhë rishikimesh të marrëdhënieve shqiptaro-greke”, ministri Serreqi nuk ka dashur të tregohet entuziast tej mase në bisedën e tij të parë pas disa muajsh ftohjeje me kolegun e tij grek. Të dy janë takuar dje në orët e para të pasdites në ambiente të Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Në fillim një takim tete-a-tete dhe më pas një hyrje në bisedimet që kanë vazhduar për disa orë. Vetëm këtu janë lejuar të marrin pjesë gazetarët në takimin me tërëndësishëm mes dy vendeve në këtë kohë e fundit.
Serreqi e ka konsideruar vizitën e Papuliasit si “dëshmi të vullnetit politik për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe për të treguar entuziazmin e masën për të treguar entuziazmin e masën me kolegun e tij grek. Takime me deputetët shqiptarë të Komisionit të Jashtëm, pritje te Presidenti Sali Berisha - i porsakthyer nga samiti i Kopenhagenit - dhe më pas te Kryeministri Mecksi, në Ambasadën Greke dhe me Kryepeshkopin Janullatos.
Ministri grek është shoqëruar nga një ekip i madh gazetarësh të vendit të tij. I shtuar në vëlin 31 të bllokut, Papulias nuk ka dashur të flasë me gazetarët para se të fiksohen pikat e kontaktit mes tij dhe kolegëve shqiptarë.
Nje plan i ngjeshur takimesh pret sot Ministrin e Jashtëm shqiptar.
ketu janë lejuar të marrin pjesë gazetarë në takimin më të rëndësishëm mes dy vendeve në këtë kohë të fundit.
Serreqi e ka konsideruar vizitën e Papuliassis përgjegjësisë që rrjedhin nga këto marrëdhënie që janë me interes të ndërsjellë”. Një vlerësim edhe në planin personal ka dalë nga Serreqi dje. Sipas burimeve zyrtare Ministri i Jashtëm shqiptar “ka vlerësuar predispozicionin personal të Ministrit Papulias për t’i dhënë fund periudhës së zymtë dhe të ftohtë në marrëdhëniet shqiptaro-greke”.
Edhe Papulias është shprehur fjalë shprese. Të njëjtat burime zyrtare kanë transmetuar brendinë e fjalës së tij të shkurtër në praninë e gazetarëve. “Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë shumë të rëndësishme - është shprehur dhe Papulias duke falenderuar njëkohësisht për mikpritjen shqiptarëve - jemi dy shtete e dy popuj fqinjë, duhet të gjejmë rrugë bashkëpunimi e bashkëekzistence paqësore në interes të dy vendeve”.
Një plan i ngjeshur takimesh pritet Ministrin e Jashtëm të zhvilluar me bisedime me dyer të mbyllura”. p.re.
Buzëqeshja mes Serreqit dhe Papulias (foto: P. Omeri)
Gjoba për të larguar plehrat nga Tirana
Masat Higjienës
TIRANË - Gjoba për të larguar plehrat nga Tirana. Janë 11 drejtues të 2 ndërmarrjeve të Pastrimit Publik në kryeqytet ndaj të cilëve janë aplikuar masat e rrepta pas aksionit të kryer këto ditë prej Drejtorisë së Higjienës.
Arsyeja: nuk janë respektuar rregullat e tërheqjes së mbeturinave.
“Ishin një sërë mangësish - thotë për Gazetën Shqiptare Kujtim Zazo, drejtori i Higjienës në Tiranë - mbeturinat nuk tërhiqen çdo ditë, pastrimi i rrugëve nuk bëhet normalisht, hedhja e plehrave bëhet në vende të papërcaktuara dhe transportimi i tyre bëhet me mjete të hapura”.
Operacioni i inspektorëve të higjienës do të vazhdojë për sëri. Në kontroll vihen edhe shoqëria italiane e cila ka marrë përsipër pastrimin e kryeqytetit e cila sipas Higjienës është “po punon mirë”. Por edhe pengesat për të nuk mungojnë. Shumë nga kazanët e plehrave që ajo ka shpërndarë në të gjithë qytetin, janë grabitur. Që në ditët e para shumë prej tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.
ar.me.
“Milani” papritur në vendin e tretë
Juve-Parma, kopja e fitoreve pa pushim
“Milani” papritur në vendin e tretë
Roberto Baggio rikthehet me një gol magjik
Në zonën UEFA: Nis “gjuetia”
Në faqen 3
“Revolucion” në pankina: i fundit Majaci
Në faqen 3
“Paris-Dakar”, tani në Shqipëri
Në faqen 3
Berat: qeveria të ndihmojë para grevës
BERAT - Ka vazhduar vetëm disa orë greva e urisë e filluar rreth orës 10 e 30 minuta të ditës së djeshme nga 170 punëtorë - 100 gra dhe 70 burra - të Kombinatit të Tekstileve në Berat të inkuadruar në radhët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH).
Vajta me urgjencë në qytetin e 1 mijë dritareve të përfaqësuesve Qeverisë kryesuar nga zëvendës kryeministër dhe ministri i financave Dylber Vrioni ka dhënë fryte pozitive. Pas disa orë bisedimesh me përfaqësuesit e grevistëve, delegacioni qeveritar ka rënë dakort për zgjidhjen e kërkesave të tyre, gjë që ka shënuar dhe përfundimin e grevës së urisë. Rreth 2 mijë punëtorë të Kombinatit të Tekstileve të Beratit - më i madhi i këtij lloji në Shqipëri - kishin shpallur grevën në ditën e fundit të muajit shkurt duke protestuar kundër projekteve të Agjencisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve që ka propozuar mbylljen e Kombinatit duke e vlerësuar si jo fitimprurës. Njëherazi grevistët kishin kërkuar të mos mbylleshin repartet e xhakartës, filit e ngjyrosjes, të mos nxirreshin punëtorët në asistencë, dhe dhënien e pagave si dhe dëmshpërblimin e pagave të papaguara 240 punëtorëve të Kombinatit. Ndër kërkesat e grevistëve figuron edhe ato për nënshkrimin e kontratës kolektive të punës si dhe ndëshkimin e korrupsionit në radhët e drejtuesve. Sipas pohimeve të një nga drejtuesit të sindikatës së tekstilit, administrimi i keq i punëve në Kombinat, ka shkaktuar shpërdorime që kanë vënë 1.38 miliardë lekë për ... Bisedimet me drejtuesit e Kombinatit si dhe me përfaqësues të Qeverisë nuk patën dhënë rezultate të kënaqshme për tekstilistët që kërkonin të marrin nga ana e tyre të vendosim për shkallëzimin e protestës në grevë urie. Dhe prologu i saj i djeshëm ishte mjaft i ashpër. Turma të grave greviste ju kundërvunë forcave të policisë që tentuan të ndalojnë Përparim Çuedarin, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të tekstilit të Ylli Kapllanit Sekretar i Përgjithshëm i BSPSH. Me sindikatën e tekstilistëve, u solidarizuan dhe gjithë ndërmarrjet, madje dhe shkollat e qytetit të Beratit. Por kanë qenë dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë që duket ka zgjidhur gjithçka. Sipas aktmarrëveshjes së nënshkruar nga të dy palët, 210 tekstilistë - që për shkak të reformës qenë të detyruar të lënë Kombinatin - do rikthehen në vendet e tyre të punës në datën 1 maj. Gjatë kësaj kohe, ata dhe punëtorët e tjerë që mbështetën grevën, do paguhen në bazë të vendimit 420 të Këshillit të Ministrave. Do vazhdojë eksperimentimi me repartin e xhakatërës si dhe do rikonstruktohen 38 makina. Ndërmjet pikave të tjera të aktmarrëveshjes së sapo nënshkruar midis qeveritarëve dhe sindikalistëve beratas, është dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës si dhe zbatimi i detyrave të lena nga Kontrolli i Shtetit për drejtuesit e Kombinatit. An.Ste.
Dy vëllezër para gjyqit: vranë babanë
Gramsh, shtyhet procesi
GRAMSH - Akuzohen se kanë vrarë babanë e tyre dhe tani gjenden përpara gjykatës.
Por procesi i hapur në Gramsh ndaj dy vëllezërve ka zgjatur vetëm pak ditë pasi kryetari i trupit gjykues e ka ndërprerë atë duke kërkuar një akt ekspertize mjekësore për njërin prej të pandehurve.
Ngjarja tronditëse kishte ndodhur disa muaj më parë. Kishte qenë një grindje e thjeshtë që më pas kishte marrë në tragjedi. B.N. 50-vjeçari babai i dy të akuzuarve - ishte grindur keq me të bijën. Në mbrojtje të së motrës kanë ndërhyrë dy djemtë të cilët nga goditjet e shumta kanë vrarë B.N. Fillimisht kanë tentuar të fshehin krimin e rëndë duke e motivuar atë me një incident të zakonshëm: “Ka rënë nga shkallët”. Por hetimet e policisë kanë treguar të kundërtën: shkaktarët e vdekjes së 50-vjeçarit kanë qenë dy djemtë e tij. Me.Ki.
S’kemi drita? Këpusim telat elektrikë
ELBASAN - “Na sillni drita përndryshe do të shkatarrojmë të gjithë linjën”.
- “Na sillni drita përndryshe do të shkatarrojmë të gjithë linjën”. Janë shprehur të lodhur dhe Shalës në paraqëmërojmë drejtuesit e Ndërmarrjes së Elektrikut në Elbasan. Në fakt që prej dy muajsh fshatarët nuk kanë paguar detyrimet ndaj kësaj ndërmarrjeje duke akumuluar një borxh prej 4 milion lekësh. Dhe për këtë ndërmarrja është e detyruar ndërprerë energjinë elektrike. Por edhe kërcënimi i fshatarëve ka filluar të japë shenjat veta: në Shalës fshatarët kanë filluar të dëmtojnë linjat e elektrikut. M.K
Sot bisedimet për refugjatët
Në Ministrinë e Punës
TIRANË - Problemi i qindra mijë refugjatëve shqiptarë që punojnë në Greqi, ka qenë dje prezent në bisedimet mes dy delegacioneve.
Ndonëse është folur vetëm në parim - për t’ia lënë ndoshta specialistëve hollësitë teknike, projekti ligjor mbi legalizimin e migrantëve shqiptarë tashmë është gati dhe pritet vetëm përfundimi i bisedimeve të Tiranës - problemi tepër delikat mes dy vendeve ka gjendur vend të dukshëm në bisedimet mes dy krerëve të diplomacisë.
Përtej hapësirave të takimeve zyrtare të lartë grek për problemet e Punës dhe të Ndihmës Humanitare me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës së Tiranës. Takimi - nuk dihet ende përse- nuk është zhvilluar dje dhe burime zyrtare në Tiranë kanë konfirmuar zhvillimin e tij sot. Nga rezultatet i këtij bisedimeve do të vendoset fati i qindra mijëra shqiptarëve të punësuar në këtë katër vitet e fundit në fqinjën jugore të Shqipërisë.
VLORË — Blic policor kundër trafikantëve
Tetë vajza ndalohen në hotele: të destinuara për prostitucion?
VLORË - Vajza shqiptarë të destinuara për tregun e prostitucionit në Itali? Ky është mendimi paraprak i ekspertëve të Policisë së Komisariatit të Vlorës pas disa aksioneve blic të kryera këto ditë në hotelet e këtij qyteti.
Tetë vajza të reja - nga rrethe të ndryshme - janë gjetur të strehuara pa dokumente identifikimi dhe në disa raste edhe me shenja keqtrajtimi. Sipas burimeve të Policisë operacionet janë zhvilluar me urdhër nga organet më të larta të Rendit dhe parashikohet të jenë vetëm epilogu i një lufte të ashpër për ndalimin e trafikut të refugjatëve.
Operacioni i forcave të Rendit - i kryesuar nga shefi i Komisariatit Mysafër Zaho - ka shënja - ka nisur të dielën. Në shënjeshtër kanë qenë hotelet e ndryshme të qytetit të Vlorës, shretëku që qëndrojnë në pritje të nisjes për në Itali me anë të skafeve shumë shqiptarë. Në mbrëmjen e së dielës në hotel “Sazani”, “Adriatiku” dhe ai i “Ujit të Ftohtë” janë ndaluar 5 vajza nga Durrësi, Shkodra, Berati, dhe Lushnja të cilat do të niseshin më pas për në brigjet e Pulias. Vajzat nuk kishin me vete asnjë dokument dhe dukeshin të ishin keqtrajtuar - kishin shenja dhe njolla të mavijosura në fytyrë dhe trup - ndonëse ato nuk kanë pranuar asgjë dhe janë munduar të fshehin gjithçka. Dje ato janë liruar për t’u kthyer nëpër shtëpitë.
Operacioni ka vazhduar dhe dje ku janë ndaluar ndërkohë tre vajza të tjera. Njëra prej tyre është gjetur në hotel “Sazani” ndërsa dy të tjerat janë kapur nderse at’ sevë në vijim përgjatë bregut. Sot pritet që ato të tërhiqen nga Komisariati e rrethe-ve prej nga ato kanë ardhur - Elbasan, Tiranë, Fier - dhe nga familjet e tyre. En. My./ St.Ma
Ishin skaduar
Mal flake për të djegur vafërat
TIRANË - Një mal flake për të djegur ushqimet e skaduara.
Janë 2,6 tonë vafër të importuara nga Siria të cilat janë asgjesuar pranë Bregut të Lumit nga Drejtoria e Higjienës në Tiranë pasi u është kaluar afati i konsumimit. Odisesa e vafërave kishte nisur që në mars të vitit të kaluar kur ato ishin paraqitur në kufijtë shqiptarë. Në fillim gjithçka kishte kaluar mirë për momentin e kohështë afati dhe afati i skadencës: dhjetor ’94. Në këto periudha kishin mbetur pa shituri mbi 200 koli me një vlerë prej 364.800 lekë që të gjitha ishin bllokuar nga Policia Financiarë dhe Inspektorati Financiar. a.m.
SHKURT NGA RRETHET
Mallakastër, 15 vjeçarja vdes e helmuar
Një vdekje tragjike ka ndodhur në Mallakastër. Një vajzë 15 vjeçare ka përfunduar pa jetë pasi ka pirë fotoksinë ose ilaçe për të sqaruar minjte. Vajza nuk i ka treguar askujt shkakun e veprimit të saj.
Gjirokastër, trafik i rënduar
Ka arritur kulmin numri i aksidenteve në Gjirokastër. Në kushtet e një trafiku të tillë, është rritur dhe numri i aksidenteve rrugore. Të 4 mijë automjetet që qarkullojnë në këtë qytet, së bashku me ato që vijnë nga rrethet e tjera, kanë bërë që gjatë vitit të kaluar të regjistrohen 12 aksidente - ka patur 7 të vdekur - dhe 3.554 gjoba.
Berat, Onufri mbrohet me rreze
Ikonat dhe pikturat e Onufrit do të jetë tashmë të mbrojtura me pajisje elektronike. Është muzeu i Onufrit i qytetit të Beratit që është akorduar nga Ministria e Kulturës, Ministria e Sporteve me shumë prej 7,7 mijë dollarësh për të modernizuar sistemin e mbrojtjes dhe të sinjalizimit në raste vjedhjeje.
Fier, business me pasaporta
FIER-Spekulojnë me shitjen e pasaportave për të fituar.
Në tregun e zi në Fier, një pasaportë për jashtë shtetit kushton deri në 9 mijë lekë, në një kohë që çmimi shtetëror i saj vazhdon të jetë 200 lekë. Kaq qenë mungesa e lendës së parë për përgatitjen e tyre, që ka bërë që një mall i tillë vazhdon të shitet tepër i kërkuar nga qytetarët fierakë. Çmime të larta janë vënë në ndërkaq edhe për letërnjoftimet e zakonshme, të cilat nuk po prodhohen më që prej shumë vitesh.
Përvjetor
Si lindi dhe si jeton filmi shqiptar
Në faqen kulturore