16/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 mars 1995

Dje në Qeveri

Ministrat protestojnë: “Pak para për dikasteret” TIRANE - Mbledhja e ditës së djeshme nuk ka mjaftuar Qeverisë për të miratuar Projektligjin e buxhetit për vitin 1995. Thuajse të gjithë ministrat, kanë shfaqur objeksione të ndryshme lidhur me shifrat e paraqitura në tabela por që gjithsesi, patën një pikë të përbashkët, kërkesën për financim më të madh të dikastereve të tyre. Argumentet e sjella nga specialistët financës, dukej nuk kanë mjaftuar për të ngopur “orekset” dikasteriale për më shumë para. Projekti është rikthyer në duart e hartuesve të tij, për të bërë modifikimet e nevojshme. Dhe duket se ministrat do të mblidhen edhe një herë në tryezën e tyre të përbashkët, për të mundësuar miratimin e projektbuxhetit që më pas, do t’i paraqitet për miratim deputetëve. Zëri më i diskutuar është ai i shpenzimeve operative të ministrive. Dhe ndonëse në tërësi - krahasuar me planin e vitit të kaluar - financimi i këtyre shpenzimeve nga buxheti nevojiten aparaturat, është 10 për qind më i lartë, dikasteret kanë vazhduar të kërkojnë shuma të tilla financimi, që nga specialistët financës vlerësohen tejmbi mundësitë reale. Kështu në total, kërkesa për shpenzime operative - sipas një relacioni shoqërues të projektbuxhetit - kapin shifrën 23 miliardë lekë duke tejkaluar shumëherë planin e vitit 1994. Janë të shumta ato ministri që kanë paraqitur kërkesa mbi mundësitë reale të buxhetit, duke filluar nga dikasteri i mbrojtjes, rendit, pushtetit lokal e deri tek ai i kulturës. Në fakt në projektin e paraqitur, shpenzimet e dikastereve paraqiten me rritje të fiançimit. Kështu arsimi është parashikuar të financohet - krahasuar me vitin ’94 - 10.3 përqind më shumë, shëndetësia 7.8 përqind, mbrojtja 5.5 për qind, rendi 4.9 për qind, transporti e komunikacioni 4.6 për qind dhe bujqësia e industria rreth 20 për qind. Mendimi financiarëve është se në kushtet e një buxheti ende të shtrënguar, realizimi i kërkesave për financim mbi këto kuota, të bëhet për një periudhë kohe më afatgjatë. Madje ata kanë propozuar që një pjesë e këtyre kërkesave - faktikisht në një përqindje të madhe të përllogaritura por jashtë mundësive të financimit të brendshëm - të plotësohen duke i përfshirë programet e kredive dhe të ndihmave nga jashtë. Por gjithçka mbetet ende e hapur, dhe do jetë një tjetër mbledhje e Këshillit të Ministrave që do të fiksojë përfundimisht, shifrat e buxhetit të vitit 1995 duke e kaluar fjalën Parlamentit.

Votim i fshehtë për imunitetin e Rulit e Ukës

Skandali arrës arrin në Parlament TIRANE - Ndodhshta sot pasdite do të vendoset fati i dy prej deputetëve më të njohur të PD. Menjëherë pas diskutimit mbi Kodin e Procedurës Penale, Parlamenti do të votojë mbi imunitetin e Genc Rulit dhe Rexhep Ukës në lidhje me akuzat e Prokurorisë për përgjegjësinë e tyre në atë që ka nisur të quhet “skandali i drurit të arrës”. Më parë janë mbledhur grupet më të rëndësishme parlamentare. Të martën, demokratët duket se nuk kanë marrë asnjë vendim të prerë në qëndrimin që do të mbajnë. Të ardhërën e grupe - pro dhe kundër imunitetit të Rulit e Ukës - vendimi i grupit të PD ka qenë që secili prej deputetëve të votojë sipas bindjeve të tij personale. Ruli dhe Uka ndërkohë duket se kanë arritur një gjë të rëndësishme: janë siguruar nga Arb-nori - e ka konfirmuar vetë Ruli për Gazetën Shqiptare - se votimi për imunitetin e tyre do të bëhet i fshehtë. Dje kanë diskutuar për qëndrimin e do të mbajnë gjyqtarët më të rëndësishëm edhe deputetë socialistë. Edhe këtu nu është marrë vendim i prerë për fatin e Rulit e Ukës, por duket se në rastin e grupit socialist qëndrimet janë luhatur mes fajësisë, apo pafajësisë së dyve dhe faktit që ata janë ende dy nga figurat më të njohura të kundërshtarëve të tyre politikë.

INTERVISTE

Genc Ruli: “Është e vërtetë, për Artan Hoxhën ka dalë urdhëri i arrestimit” Në faqen 3 fa.bax.

Shqipëria në morsën e gripit: Tiranë, mbi 400 raste në ditë

Në Institutin e Higjenës ngrihet një grup i posaçëm Virusi godet të gjitha moshat Në Institutin e Higjenës ngrihet një grup i posaçëm Shqipëria në morsën e gripit: Tiranë, mbi 400 raste në ditë Virusi godet të gjitha moshat TIRANE - Shqipëria e mbërthyer nga gripi. Vala epidemike e sëmundjes ka përfshirë thuajse të gjitha rrethet dhe vazhdon të godasë më fort. Virusi i “egër” - ende nuk është identifikuar lloji i tij - ka shtrënguar njerëz të të gjitha moshave të ndryshojnë përditë të tëra në shtrat me temperaturë të lartë. Vetëm në Tiranë, numri i personave të diagnostikuar me shenja gripale, ka arritur në mbi 400 vetë në ditë: në shkurt shifra e përgjithshme me fliste për afro 6.000 të prekur. Gjendja është e rënduar dhe në zona të tjera. Në Fier, shtrirja e epidemisë kryesisht te fëmijët ka bërë që në spitalin pediatrik të merren masa të rrepta kontrolli. Po kështu, në alarm është dhe Kruja. Këtu Drejtoria Shëndetësore ka kërkuar një raport të detajuar mbi shtrirjen e sëmundjes ka përfshirë thuajse të gjitha rrethet. Vala e gripit është shfaqur me temperatura të larta e cila muhatet nga 38.50 deri në 40 gradë. Kjo gjendje vazhdon për një periudhë 3 deri 4 ditore. Sipas mjekëve, në rastet e lehta, ajo mund të kalojë edhe më shpejt. Por ndërkohë nuk duhet neglizhuar për t’u nënshtruar kurës që në shenjat e para: sëmundja mund të rëndohet dhe të çojë në komplikacione të tjera. Përhapja e gjerë e furisë së gripit ka shqetësuar autoritetet e larta shëndetësore shqiptare. Pranë Institutit të Higjienës në kryeqytet është ngritur një grup i posaçëm pune që duhet të mbajë nën kontroll të gjithë situatën. Megjithatë, deri tani, të dhënat që mbërrijnë nga rrethet janë të mbyllura me Ministrisë së Shëndetësisë të cilat do të bëhet informacion mbi rastet e diagnostikuara - janë shumë të pakta dhe nuk lejojnë pasqyrimin e saktë të situatës në vend. Ndërkohë ka filluar puna për identifikimin e tipit të virusit që qarkullon në Shqipëri. Një praktikë e tillë është vepruar për shkak të një odiseje burokratike të kampioneve - të dërguar nga OBSH - të nevojshëm për realizimin e analizave të duhura kërkimore. Epidemia e gripit nuk është një fenomen i kufizuar vetëm në Shqipëri. Të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë flasin për përhapjen e saj në shumë vende të Europës. Armand Mero

TIRANE - Rihapen plagët e regjimit të vjetër.

Diplomaci Marrëveshje ekstradimi me Turqinë

Diplomaci Marrëveshje ekstradimi me Turqinë TIRANE - Do të ekstradohen këtë të tujë nga Turqia për në Shqipëri, dhe anasjelltas, të gjithë personat e dënuar për krime të ndryshme. Tani çdo qytetar shqiptar do të jetë i barabartë me çdo qytetar turk përballë të drejtave dhe pretendimeve ndaj ligjeve të të dy vendeve. Është parashikuar të zbatohet kjo në Konventën e Ndihmës së Ndërsjellë Gjyqësore në fushat civi- civile, tregtare dhe penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, e firmosur dje në mesditë në Tiranë, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Shtetasit e të dyja vendeve - thuhet në këtë Konventë - kanë të drejtë t’u drejtohen lirisht gjykatave dhe institucioneve të tjera kompetente juridike të të dyja vendeve, në të njëjtat kushte dhe formalitete si shtetasit e palës tjetër. Njëkohësisht ata do të kenë mundësinë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje ligjore të vetes, pasurisë dhe të interesave të tyre. Konventa - e bazuar në parimet e sovranitetit, të pavarësisë kombëtare, të barazisë në të drejta dhe të mosndërhyrjes në punët e brendshme - u nënshkrua nga vetë Ministri shqiptar i Drejtësisë Hektor Frashëri dhe ambasadori turk në Tiranë Omekol. p.re. me ndryshime. Konventën e Ndihmës së Ndërsjellë Gjyqësore në fushat - thuhet në këtë Konventë - të vetes, pasurisë dhe të interesave të tyre. Konventa - brendshme - dhe ambasadori turk në Tiranë Omekol. p.re.

Stacionet private: hidhen hapat e parë

Fillon komisioni i posaçëm TIRANE - Janë hedhur hapat e parë për televizionin e pavarur në Shqipëri. Një komision i krijuar pikërisht për këtë punë është duke studjuar për hartimin e projektligjit përkatës që do të krijojë mundësinë e mass medias tërësisht private. Në përbërje të grupit të punës - që punon nën drejtimin e Komisionit Parlamentar të Kulturës e Mass Medias - ka deputetë specialistë të radios dhe televizionit dhe specialistë teknikë. Mungesa e RTV private kishte shkaktuar debate e reaksione në opinionin publik. Shumë kush e kishte konsideruar të nevojshme për kushtet në të cilat ndodhet sot vendi, hedhjen e hapit të parë në këtë drejtim, pra krijimin e hapësirave ligjore që do të lejonin më pas të ravijëzohen mass media elektronike alternative. Kishte qenë më pas vetë Presidenti Sali Berisha, i cili gjatë një debati me specialistë të fushës kishte hedhur idenë e krijimit të këtyre strukturave, ide që ishte marrë më pas nga Komisioni Parlamentar. Puna e komisionit është ende në hapat e parë, por parashikohet të ngrihet një komitet i posaçëm, i cili do të ketë të drejtë të japë licencat, të cilat do të paisen më pas me frekuenca të caktuara nga instancat shtetërore që mbulojnë këtë fushë. p.re. Selia e RTV shqiptar

“Mashtrori”: një vit burg për Koçin II

Vendimi gjykatës “Mashtroi”: një vit burg për Koçin II TIRANE - Një tjetër nga vëllezërit Koçi është shfaqur para drejtësisë. Dje në Gjykatën e Tiranës ka zbritur në bangën e të akuzuarve Shkëlqim Koçi, i cili është dëshnuar me 1 vit heqje lirie. Një dënim të cilin ai do ta vuajë vetëm për dhjetë ditë të tjera: po bëhet gati një vit që kurai është arrestuar në një nga lokalet e kryeqytetit pas një blici të forcave të Rendit. Akuza që rëndonte mbi Shkëlqim Koçin ishte ajo e “mashtrimit”. Bëhej fjalë për afro 5 milion lekë që ai u detyrohej personave të tjerë të cilëve ua kishte marrë me përqindje. Vetëm pak kohë më parë policia në Tiranë kishte arrestuar Fatmir Koçi, vëllai i Shkëlqimit. Por për të gjyqtarët kishin qenë më të rrëptë duke e dënuar me më shumë se 3 vjet. Megjithatë odisea e familjes Koçi nëpër zyrat e drejtësisë shqiptare nuk ka përfunduar. Edhe vëllai i tretë, Skënderi - tashmë është shtetasi - është person i kërkuar nga Policia. a.m.

Shkodër, vdekje nën tulla: shembja murit vret 2 të rinj

Mblidhnin materiale për shtëpitë e tyre SHKODER - Orë të merri në Shkodër. Dy 16-vjeçarë janë gozhduar të vdekur nën peshën e mureve të një ndërtese të rrënuar ndërsa po grumbullonin tulla për shtëpitë e tyre. Një punë që bëhej në çdo ditë, por që këtë herë u ka marrë jetën. Pllak[a] të rënda betoni kanë rrëshqitur duke shtypur trupat e njomë të dy shokëve pa u lënë asnjë mundësi shpëtimi. Përorë të tjera Ermal Beqiri dhe Gëzim Debreja kanë mbetur ashtu të murosur derisa janë gjetur me vonë plotësisht të shformuar. Vdekja e llahtarshme ka ndodhur rreth orës 14.45 të ditës së hënë. Gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Në lagjen Kiras, zona ku viktimat kanë banuar, ndodhet një ndërtesë e vjetër dhe në kushtet plotësisht të papranueshme: dikur ka qenë Qendra e Përpunimit të Ushqimit. Duke dashur të mermin nga muret e rrënuara disa tulla për t’i kërkuar ndërtime në shtëpitë e tyre, pllakate betonit që kanë qenë gati në të shkarë, i kanë zënë të dy adoleshentët të shumë të përmby-sur mbi “punën” e tyre. Në këtë gjendje të tmerrshme kanë kaluar disa orë, derisa prindërit e vu ka rënë në sy vonesa e fëmijëve dhe disa raste më vonë, të shokuar, kanë marrë lajmin e shembjes së ndërtesës. Pas gërmimeve mbas pakave të rënda të betonit, pamja e Ermalit dhe e Gëzimit - trupat e të cilëve ishin shtypur në një mënyrë të tillë saqë nuk u dalloheshin asnjë formë - ishte me të vërtetë makabre. Një varg i gjatë njerëzish ka shoqëruar parapje trupat e fatkeqëve për në varrezat e qytetit. Arlinda Çausholli

Vret burrin në 8 mars: arrestohet nga policia

TIRANE - E kish vrarë bashkëshortin pikërisht në ditën e festës së saj dhe që prej të 8 mars. Megjithatë kjo s’ka mundur ta shpëtojë nga qelia e burrit. Një ditë pasi ngjarja u bë e njohur, ajo është arrestuar nga punonjësit e Komisariatit të Policisë së Shkodrës e ato speciale të Ministrisë së Brendshme. Përveç Çardakut - që kish vrarë bashkëshortin Skënder Velija - në burg kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë të të cilët kërkuar prej kohësh për vrasje: Nanë Ndoc Mark Voci, 28 vjeç dhe vëllai i tij, Gjoni, 38 vjeç, personat që tashmë akuzohen të kenë vrarë në dhjetorin e kaluar një 35-vjeçar. Vëllezërit Voci - banues në fshatin Toplan të Dukagjinit - akuzohen të kenë plagosur edhe djalin 3-vjeçar të viktimës së tyre. (p.re.)

Rikthehet edhe festivali famshëm i ekranit të madh

Pas 4 vjetësh mungesë konkurrojnë filmat artistikë TIRANE - Rikthehet festivali i filmit artistik shqiptar. Pas një ndërprerje katër vjeçare, edheni i madh ka gjatur më në fund mundësinë e tregojë arritjet e tij të fundit. Është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që në bashkëpunim me Albafilm, kanë vendosur që në datat 8 deri 11 maj, të zhvillojnë një kryegyet festivalin e 10 të filmit. Do të jenë në konkurim 8 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, të prodhuar këto vitet e fundit. Disa konkurime gjithashtu edhe në numër - edhe pa caktuar filmash multiplikativë. Festivali do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Për një sallë të veçantë, është parashikuar të zhvillohet edhe një retrospektivë filmi shqiptar, ku do të shfaqen të filmat artistikë të suksesshëm të prodhuar vite më parë. Festivali i fundit i filmit artistik shqiptar është zhvilluar në shtator të vitit 1991. Vendin e parë dhe kupën e festivalit e ka fituar filmi “Balada e Kurbin...”, regjisori Kujtim Çashku Gjodina qendrore Albafilm Godina qendrore e Albafilm

Pas vitesh “E gjëllova pse më kish torturuar në internim”

Pas vitesh “E gjëllova pse më kish torturuar në internim” TIRANE - Rihapen plagët e regjimit të vjetër. I përket ndoshta episodit të parë - që pas vitit ’90 - ajo që ka ngjarë ditët e fundit të kryeqytetin shqiptar, protagoniste të së cilës qenë një viktimë e regjimit komunist dhe një ish-punonjës sigurimi. Dhe organi i Prokurorisë së Tiranës ka arrestuar Hysen Shytin nga Kukësi, duke e akuzuar për “tentativë vrasjeje”, ndërkohë që viktima e krimeve të tij, është dërguar i plagosur rëndë drejt Spitalit Qendror të Ushtrisë. Incidenti tashmë thuajse i rëndë, i përket një historie të nisur shumë kohë më parë, pikërisht atëherë kur Hysen Shyti vuante internimin e dhunshëm, urdhëruar nga ligjderët e regjimit. Dhe hakmarrja që kish fjetur për vite e vite me radhë është zgjuar pikërisht në vitin ’95, kur Shyti arriti rastësisht në kryeqytet, ka parë duke shtyrë në tregun me shumicë personin që - sipas tij - e kish keqtrajtuar gjatë kohës që ai vuante. Vetëm kaq ka mjaftuar që Shyti të niset sërish drejt Kukësit, veçse këta herë për të marrë ngantin e tij pa leje. Në mëngjesin e 13 marsit, Shyti ka qëlluar me armë mbi ish-punonjësin e sigurimit - tashmë në pension - duke e plagosur rëndë atë. Edhe pse hetimet sapo kanë nisur, akuza fillestare ndaj Hysen Shytit mbetet ajo e “tentativës për vrasje, për motive të dobëta”, ndërkohë që hollësi të mëtejshme rreth këtij incidenti - plotësuar nga vetë i akuzuari, por edhe i dëmtuari - do të mund ta ndriçojnë edhe më tej këtë ngjarje jo të zakonshme. Edmond Laçi ndriçojë e ...? Edmond Laçi

Fillon komisioni i posaçëm Vendimi gjykatës “Mashtroi” Mblidhnin materiale për shtëpitë e tyre Shkodër: vdekja në tull…

Treguesit më kryesor të buxhetit

Në faqen 3

Skandal në futbollin anglez

Në faqen 2

Durrës: “Ruhuni nga policët e rremë elektrikë”

Në faqen 3

Elbasan, turizmi kërcënohet nga ndërtimet pa leje

Në faqen 3