24/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 mars 1995

Do hapen dosjet e Sigurimit

Në Parlament PD e PS kanë paraqitur projektligjet e tyre Do hapen dosjet e Sigurimit Në sitë e kaluara e zyrtarëve të lartë Shumica dhe opozita socialiste dakort për verifikimin e pastërtisë së funksionarëve. Një organizëm i posaçëm do shqyrtojë dokumentet e Sigurimit mbi agjenturën e fshehtë TIRANE - “Po, mendimi ynë është të hapen dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Por ama kjo duhet disiplinuar me masa të posaçme ligjore. Për këtë grupi ynë ka paraqitur një Projektligj të veçantë, i cili tani është duke u ripunuar nga Qeveria”. Tritan Shehu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëri nga anëtarët e udhëheqjes së re kolektive të partisë, ka shpjeguar dje për Gazetën Shqiptare pozicionin e partisë së tij mbi një nga pikat më delikate të shoqërisë së sotme shqiptare. Të njëjtën gjë kanë kërkuar me anë të një projektligji të dorëzuar në Parlament edhe rivalët politikë të PD, socialistët. Shehu ka folur dje vetëm mbi përmbajtjen tërësore të projektligjit që po hartohet. “Hollësitë teknike nuk janë vendosur ende, për këtë janë duke punuar ekspertët juridistë - por mendimi ynë i shprehur prej kohësh dhe i pasqyruar në këtë projektligj është që përmbajtja e dosjeve të deklarohet vetëm për persona publikë me pushtet, nuk mund të hapen dosjet për të gjithë bashkëpunëtorët pa përjashtim. Në këtë rast duhet me shumë ngjarë e hidhur e ndonjë vendi që e ka kaluar para nesh këtë eksperiencë. Gjermania për shembull i hapi të gjitha dosjet, por u detyra t’i mbyllë shpejt, për shkak të problemeve të mprehta sociale që u krijuan. Krijimi i një situate të tillë në vend do të ishte i dëmshëm për të gjithë shqiptarët pa përjashtim”. Po atëherë për cilët persona konkretisht do të hapen dosjet sekrete? “Unë nuk mund të përgjigjem që tani se si do të përcaktohen që tani kriteret teknike mbi këtë çështje, por linja jonë ka qenë që ato të hapen për politikanët, duke përfshirë këtu që nga politikanët zyrtarët më të lartë në pushtetin qendror: ministra deputetë, zyrtarë të tjerë të lartë, ata të pushtetit lokal, diplomatët në përfaqësitë e huaja e kështu me radhë, ose ata që janë kandidatë në këto funksione”, përgjigjet Shehu. Socialistët e kanë përfunduar punën në hartimin e projektligjit të tyre për dosjet dhe dy vjet e gjysëm më parë. Një projekt që grupi i tyre parlamentar i ka dorëzuar Kryesisë së Kuvendit, parlamentarët e të cilëve komisioni i posaçëm që të merret me verifikimin e pastërtisë së figurave publike. “Komisioni i përkohshëm parlamentar i verifikimit” - kështu e kanë cilësuar socialistët organizmin që do të marrë përsipër detyrën delikate - duhet të hetojë, duke u mbështetur në dokumentat e arkivit të fshehtë të Ministrisë së Brendshme, nëse figura e Presidentit të Republikës, deputetëve, anëtarëve të Qeverisë, drejtuesve të institucioneve qendrore, kryetarët e bashkive, rretheve e komunave, ka qenë e përlyer me shërbimin e Sigurimit të Shtetit duke i shërbyer diktaturës “në dëm të interesave, lirive dhe të drejtave të njeriut”. Sipas projektit të PS, komisioni i verifikimit do të prezantojë rezultatet e hetimit të tij në një seancë të posaçme të Parlamentit: ish-agjentët duhet të lënë vendet e tyre. Po trokëtnedërra, zgjidhja për një nga çështjet më të diskutuar në vitet e fundit. Shumica dhe opozita janë dakord që problemi të rregullohet me sa më shpejt me ligj dhe hapim duke u mbështetur në dokumentet e ndryshme të hulumtuara në projektleve të palëve. Ndodhta ndonjë prej politikanëve e drejtuesve lokalë do të detyrohet të lëshojë vendin, këtë herë për arsye vetër serioze. Të tjerët, ata “më të vegjlit”, spiunët, që nuk kanë mundur, ose nuk kanë preferuar të ngjisin shkallët e pushtetit, mund të flenë të qetë, dosjet e tyre do mbahen mbyllur. Projekt i PD-së është duke u përpunuar nga qeveria. Socialistët e kanë dorëzuar prej kohësh të tyrin. mbanë mbyllur. Fotos Baxhaku Fronti për Çlirimin e Epirit të Veriut e cilësuar shkurt MAVl dhe që ka shpallur si platformë të saj bashkimin e Jugut e sitë PO MA VJ KE ka planifuar aurelenë vendosjes së një bombe në makinën e ambasadorit shqiptar në Athinë në vitin 1991 [Fotografi: një burrë dhe ndërtesë]

Hapet çështje penale për shifrantin ambasadës Greke

“Kishte broshurat e MAVI” Nga Athina Ministria e Jashtme konfirmon akuzat TIRANE- Do të fillojë procesi penal kundër funksionarit të Ambasadës Greke në Tiranë, i thirrur të merkuren në Athinë për të dhënë informacion mbi disa dokumente që iu gjetën në Shqipëri. Sipas deklaratave të djeshme në Athinë, të dhëna nga zv. Ministri i Jashtëm Grek, Kostas Bikas, shifranti Panajotis Mulieris, ishte në zotërim të “broshurave me përmbajtje nacionaliste”. Bikas shtoi se Mulieris u thirr nga Shërbimi i Administratës Qendrore të Ministrisë dhe ka filluar procedura penale ndaj tij. Sipas burimeve të shtypit grek, të arritura edhe në Shqipëri, për të përgënjeshtruar nga autoritetet diplomatike në Tiranë, Mulieris dy ditë para vizitës në Tiranë të Ministrit Grek Papulias, iu gjetën broshura të Lëvizjes Terroriste MAVI, i njëjti grup, shtatë pjesëtarë të të cilit u arrestuan pranë kufirit me Shqipërinë. Dje në Athinë njëri nga të arrestuarit, ish-oficeri 34-vjeçar i ushtrisë, Jorgos Anastasoulis, ka deklaruar para hetuesve se armët i kishte gjetur dhe mendonte t’ia kthente policisë në momentin kur u ndalua gjatë një kontrolli të zakonshëm. Anastasoulis pohon se edhe të arrestuarit e tjerë kishin dijeni për një tentativë automatike “Kallashnikov”, dy pistoleta ruse, afro 1000 fishekë, një kamera, mjete maskimi, thika, si dhe pajisje të tjera ushtarake. Po dje, gjashtë të tjerë, ndër të cilët edhe katër shtetas shqiptarë me kombësi greke, kanë deklaruar para hetuesit të Janinës se nuk kishin dijeni për armët e paligjshme që ndodheshin në makinat që ata po ngisnin. MAVI Jugut të Shqipërisë me Greqinë, ka marrë mbi vete përgjegjësinë e disa akteve terroriste. Në prill e vitit të kaluar ishte kjo organizatë që mori përgjegjësinë e një sulmi të përgjakshëm kundër një kazerme të ushtrisë shqiptare gjatë të cilit u vranë dy rekrutë shqiptarë. Ekziston dyshimi se armët e gjetura nga policia në automjetet e shtatë të arrestuarve ishin grabitur pikërisht në kazermën e Peshkëpisë ku në prillin e kaluar u krye masakra. Është po MAVI që ka pranuar autorësinë e Athinë në vitin 1991. Një pikë kalimi në kufirin shqiptaro - grek

Grabitet linja

Pa drita aerodromi ushtarak TIRANË - Aerodromi ushtarak i Kuçovës është bërë pre e një grabitjeje të rëndomtë që e ka nxjerrë përkohësisht jashtë përdorimit. Ka mafjuar vjedhja e 350 metrave kabll elektrik nga Arben Hajdari, Ilir Hajdari dhe Faredin Plaku, që prozhektorët e pistës së të mos mund të funksionojnë më duke krijuar mjaft probleme për fluturimet. Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një kabëll të një lloji të veçantë, që është vështirë të gjendet në tregjet brenda vendit. Ka qenë veprimi i shpejtë i inspektorit të zonës Ndrim Kryeziu dhe më pas dhe i forcave të policisë, që ka çuar në zbulimin e vjedhësve. Arbeni 26 vjeçar dhe Iliri 23 vjeç - gjatë një kontrolli në shtëpinë e njërit prej tyre është gjetur kablli i grabitur - janë ndaluar nga policia ndërkohë që Faredini, është larguar për në Greqi. Ha.Ta.

Brozi, vendim dhe akuzë

“Do denoncoj gjithë fajtorët” TIRANË - Vendim dhe akuzë. Ka qenë kjo gjendja e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i cili dje në mëngjes - nën arbitrutë e Kryetarit të Trupit Gjykues - ka shpallur të pafajshëm dhe ka urdhëruar lirimin nga burgu të qytetarit kosovar Ismet Kryeziu. Bashkë me Kryeziun - dënuar për “armëmbajtje pa leje” - ka përfituar edhe ish-punonjësi i policisë, Lin Meshi. Por rrezikimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit, Brozi kërcëherë e ka shoqëruar edhe me një akuzë: “Si anëtar i Trupit Gjykues do të bëj denoncim për personat fajtorë, punonjës policie dhe të organëve të tjera, për shpërdorim detyre, për shkelje flagrante të të drejtave të qytetarit dhe qytetareve”. Kështu procesi që përfundoi me lirimin e menjëhershëm të Kryeziut e Meshit, ka shumë mundësi të ndiqet nga një tjetër proces, veçse këtë herë me protagonistë të ndryshëm, pikërisht nga ata që Brozi mendon se padrejtësisht kanë burgosur dy qytetarët. “Ata janë të pafajshëm”, ka përfunduar Vendimi i djeshëm, ndërkohë që në Gjykatën ’94 e 21 dhjetor po të këtij viti, Gjykata e Tiranës e ajo e Apelit e kishin dënuar Kryeziun e Meshin respektivisht me 8 dhe 2,5 vjet burg. Ismet Kryeziu - nga Prizreni i Kosovës - arrestuar prapë 22 muaj më parë, ndërkohë që e pasakupaverku për kontrabandë armësh, procesi i parë i tij kish përfunduar dhe vetëm për “armëmbajtje pa leje”. Aventurua e Kryeziut me Drejtësinë përfundon kështu me një akuzë të vetë Drejtësisë, veçse këtë herë në favor të tij.

Nga Tirana në Laç

Aventura tre fëmijëve të humbur TIRANË - Ishin zhdukur pa lënë gjurmë që prej një jave por dje janë gjetur nga Policia e Laçit. Menjëherë pas publikimit në televizion në edicionin e pasdites të lajmit të familjes Gashi për zhdukjen që prej një jave të tre fëmijëve të tyre, në Komisariatin numër 2 në Tiranë, një telefonatë nga kolegët e Laçit ka njoftuar se vogëlushët gjenden pranë tyre. Nuk dihet ende rruga që kanë përshkuar tre fëmijët - Rabia 9-vjeçare, Sosja 8 vjeç dhe Rovenа 4-vjeçare - nga Tirana drejt Laçit. “As nuk dimë ta shpjegojmë - tregon për Gazetën Shqiptare Gëzim Gashi, babi fëmijëve kur sapo ka marrë vesh lajmin - përgjithësisht ata nuk largohen nga shtëpia po luajnë këtu rreth e qark. Madje në Laç nuk kemi as njerëz”, përfundon ai duke u përgatitur të niset të tërheqë tre vogëlushët që e presin në Komisariatin e këtij qyteti. a.m.

Elbasan: kishte vrarë në ndjekje një 45-vjeçar?

Një polic i akuzuar për vrasje ELBASAN - Tre policë të akuzuar për vrasjen e një personi. Kjo është çështja mbi të cilën tani do t’i duhet të vendosë Gjykatës Ushtarake të Elbasanit në procesin që ka nisur dje. Tre të akuzuarit janë ish-policë të Komisariatit të Peqinit. Njëri prej tyre I. Sina - i arrestuar prej kohësh - do mbrohet ndaj akuzës që e konsideron si vrasës të 45-vjeçarit I. Malja nga Pajova në shtator të vitit të kaluar. Mbі dy kolegët e tij, G. Dudia dhe A. Hernia, që të dy gjykohen në gjendje të lirë, rëndon akuza e bashkëpunimit. Në shtatorin e kaluar patrulla e policisë e përbërë nga 3 të tre ishte vënë në ndjekje të një veture metë cilën udhëtonte një grup vjedhësish, të paktën kështu ishte deklaruar nga burime të Policisë. Makina, në drejtimin e së cilës ndodhej viktima, nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë për të ndalur. Ndjekja ka vazhduar nga Peqini drejt fshatin Bradhashе-sh, ku patrulla ka qëlluar që nga makina e saj kundër personave në ndjekje. Pasagjerët janë larguar me shpejtësi, ndërsa Malja - që sipas Policisë ishte ndaluar dhe më herët të tjera për vjedhje - ka mbetur i vrarë. Hetimet e shpejta kishin vënë menjëherë në pranga I. Sinën, ndërsa dy kolegët e tij të akuzuar për bashkëpunim me të ishin hetuar në gjendje të lirë. Vetëm procesi i porsafilluar do të tregojë nëse të tre janë fajtorë, apo të pafajshëm. me.ki.

Aventurë nga Athina në Gjirokastër pas 51 vjetësh për të rimarrë shtëpinë

Realitet kursiv GJIROKASTËR - Pas 51 vjetësh nga Athina në Gjirokastër për të rimarrë shtëpinë prindërore. Kjo është aventura e veçantë e një gruaje minoritare, tashmë të moshuar, që ka bërë udhëtimin në Gjirokastër. Minoritarja ka qenë në konflikt gjyqësor me pronarin aktual të shtëpisë, një banor i fshatrave të afërt të Gjirokastrës, i cili gjithashtu nuk pranon kollaj të lëshojë shtëpinë në të cilën ai dhe familja e tij kanë banuar prej kohësh. Të dy palët këmbëngulin fort në kërkesat e tyre të cilat sigurisht që në dy i konsiderojnë të drejta. “Shtëpinë ma kanë lënë prindërit e mi”, këmbëngul gruaja. “Ç’faj kam unë - kundërpërgjigjet fshatari - mua shtëpinë ma ka dhënë kooperativa, unë nuk mund të jetoj tani me katër fëmijët”. Të dy palët në këtë konflikt kërkojnë të gjithë, në konfliktin e çështjes, ston rrëthu shtëpisë fshatare. Kjo histori në thelb është më tërheqje që kanë mbushur dosjet e gjykatave dhe e kanë reduktuar, në rekthimin ligjërisht të së drejtës së pronësisë. E vërteta e saj qëndron pikërisht në faktin e këmbënguljes së atdheut për të rikthyer në shtëpinë e saj prindërore pas plot 51 vjetësh të kaluar larg saj. ra.ko. [Fotografi e një rruge me shtëpi në Gjirokastër]

SHKURT NGA RRETHI

Vlorë, “Aquario” vetëm gjobë Ka shpëtuar nga vënia në burg, por jo nga gjoba, anija italiane e peshkimit “Aquario”. E kapur në 10 janar të këtij viti - ndërsa peshkonte në ujërat territoriale të Shqipërisë - “Aquario” ish konfiskuar nga Policia Financiare - Vlorë 700 mijë dollarë - madje së bashku me 8 kuintal peshk të gjetur mbi bord. Përveç kësaj Policia Financiare kishë përdorur edhe gjobën prej 9 milionë liretash, e vetmja masë që i rezistoi edhe gjykimit të mëtejshëm në Gjykatën e Vlorës. Gjirokastër, fluks emigrantësh të kthyer Janë dhjetëra emigrantë të kthyer vetëm në orët e fundit nga pika kufitare e Kakavijës. Veçse këta të fundit ka kaluar shifrën që tashmë quhet normale - rreth 200 në ditë - madje të mërkurën i kaloi 500 emigrantë shqiptarë të kthyer. Sikurse ka pohuar edhe agjencia zyrtare e shtypit, emigrantët kanë qenë të pajisur me viza, por ndërmjet tyre nuk kanë munguar edhe ato që kanë ardhur janë grysur dokumentet e rregullta. Shumica e të kthyerve të fundit kanë refyer edhe për ditët e qëndrimit në Greqi, para dëbimit masiv për në Shqipëri. Burgu, “ekosod” i rëndë Një “ekosod” i rëndë ka rënë mbi emigrantët e disar banorëve të Krujës, të cilët paskan dëgjuar dhe në mënyrës se është hapur ambasada e shteteve të Bashkuara në Tiranë. Madje lajmi absurd ka shërbyer për rreth 150 vetë dhe si shkak për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar bashkë me trastat me bukë. Veçsa gjithkha ka gëzuar vetëm pak momente dhe kanë qenë vetë të zgënjyer kur kanë treguar bashkëkëset e tyre ngjarjen absurde.

Komfort modern në 161 dhomat

Sot do inaugurohet Hotel Tirana i ri TIRANË - Pas pesëmbëdhjetë muaj pune, hapet këtë mëngjes Hotel Tirana. Struktura e gjithmonë simboli arkitektonik i kryeqytetit - është përmirësuar dhe që sot mund të konsiderohet patjetër hotel më i madh dhe më modern i Shqipërisë. Në ceremoninë e inaugurimit do të jenë të pranishëm, përveç të tjerëve, kryeministri Aleksandër Meksi, si dhe ministri i Turizmit bashkë me përfaqësuesit e shoqërisë DI Vincenzo (që ka realizuar punimet) dhe nga “Turin Hotels” që do të administrojë hotelin së bashku me ministrinë e turizmit shqiptar. Hotel Tirana është bërë sot në qendër luksi me 161 dhoma të gjitha moderne, me të gjitha komoditetet: banjo private, ajër kondicionuar, telefon, televizor satelitar, radio dhe bar të vogël. Restoranti ka 200 vende dhe një taracë. Janë ndërtuar pesë salla për mbledhje dhe një sallë konferencash me 260 vende. Në brendësi të hotelit do të funksionojnë një parukeri dhe disa dyqane, përveç një business-center të kompletuar. Do të jenë të gatshëm shërbime për të organizuar mbledhje dhe për të përkëmbyer valuta, si dhe një diskotekë moderne. “Turin Hotels” është në zinxhir hotelesh të rëndësishëm italiane me seli në Torino, që administron nëntë hotele të rëndësishme (Demontet në Rapallo, (Genova) që do të kthehet shpejt në Tiranë; Hotel Beach Hotel i Hurgadës, në Detin e Kuq). Hotel “Tirana International”

The line is robbed

Grabitet linja Kryeziu shpallet i pafajshëm dhe lirohet Nga Tirana në Laç Elbasan: kishte vrarë në ndjekje një 45-vjeçar?

Grabites ndalohen 4 policë

TIRANË - Katër arrestime pas sulmit ndaj automjetit të Bankës Tregtare. Është ky epilogu fillesë i storjës angjesë ndodhur në Skuraj të Rrëshenit, kur grabitës të maskuar kishin mundur të nxirrnin nga furgoni që transportonte milionat lekë jashtëmbledhje tyre. Hetimet që kanë nisur me urgjencë, aktualisht nuk kanë komentuar asgjë më shumë, përveç faktit që në kryeqytet janë transferuar katër persona - fillimisht të akuzuar si përgjegjës në këtë histori - madje më të cilët është marrë edhe masa e arrestit. Ndjekja e kësaj çështjeje penale nga organi i Prokurorisë Utshtarake, të bën të mendosh se bëhet fjalë pikërisht për punonjës policie, midis të cilëve ndoshta edhe ata që në momentin e sulmit ndodheshin brenda automjetit të grabitur. (e.l)

Ristrukturimi

Siemens rrezikon të humbasë Rinasin Mungojnë ende garancitë financiare Në faqen 3