Proces
Kryetari Trupit Gjykues vendos ardhjen në sallë të negociatorit francez
“E duam Arsidin në Tiranë”
Dhe Hoti shpall “luftën” e dokumentave
Refuzohet kërkesa e avokatëve mbrojtës për të marrë si dëshmitarë edhe Meksin, Çelën dhe Bendon
TIRANË - Arsidi thirret në Tiranë. Bashkë me të dhe dy personat - Simon dhe avokati Piazzuoli - që i kanë qenë gjithnjë krah gjatë veprimtarisë së tij në Shqipëri. Ky vendim është marrë dje paradite gjatë zhvillimit të procesit mbi skandalin e zhdukjes së 1.6 milion dollarëve, pas kërkesës së parashtruar nga të pesë avokatët mbrojtës. “Ne e vlerësojmë të drejtë këtë kërkesë - është shprehur Andi Çeliku, kryetari i trupit gjykues - duke e konsideruar marrjen e tyre në pyetje si me shumë vlerë”. Por ndërsa ka vendosur të thërrasë si dëshmitarë Arsidin, Simon e Piazzuolin, Çeliku ka refuzuar që të thërrasë listën e emrave të tjerë të mëdhenj të kërkuar nga mbrojtja: kryeministrin Meksi, Çelën, Bendon, e Carderon, avokatin e palës shqiptare në gjykimin e kësaj çështje në Paris.
Pranimi i kërkesës për thirrjen e Arsidit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Tiranë për të dëshmuar në sallën e gjyqit, nuk presupozon megjithatë ardhjen e tyre të sigurtë. “Unë aq sa do të lidhem me Ministrinë e Jashtme që të bëhet kërkesa pranë autoriteteve franceze”, ka deklaruar në sallën e gjyqit kryetari Çeliku. Prej këtij njoftimi do të mbërrijë në Ministrinë e Drejtësisë së Francës dhe pastaj direkt personave të thirrur. Së fundi u mbetet vetëm këtyre që të vendosin nëse pranojnë të dëshmojnë në Shqipëri. Ndërkohë, kërkesën mund ta hedhi poshtë edhe Ministria e Drejtësisë franceze, meqenëse Arsidi, edhe në Paris, është në pozitën e një të pandehuri për krishtë për këtë çështje. Por a mund të detyrohen të vijnë në Tiranë? “Jo - përgjigjet për Gazetën Shqiptare menaxheri pas mbylljes së seancave të djeshme, Çeliku - mes dy vendeve tona nuk ekziston ndonjë marrëveshje që t’i detyrojë ata që të vijën në Tiranë për të dëshmuar”.
Në pritje të Arsidit, personazhit më të rëndësishëm të skandalit të 1,6 milion dollarëve, në Tiranë duket se përgatitet një tjetër skenar që mund të sjellë të papritura në proces. Dje, duke paraqitur kërkesat e tij tre dëshmitarëve, Hoti, nga banka e të akuzuarve ka lëshuar sinjalet e para që flasin për një “luftë” dokumentash e shkresash. “Disa nga dokumentat e administruar nga hetuesit shqiptarë dhe ata francezë janë të manipuluar”, ka deklaruar ish-guvernatori i Bankës Shqiptare duke këmbëngulur në shkresën cilën sipas tij është hequr firma e Arsidit dhe kundërfirma e Xhyerit. “Unë disponoj origjinalin e këtij dokumenti të cilin do e paraqes kur të bëj mbrojtjen”, është shprehur Hoti i cili më pas ka hedhur dyshime dhe mbi hetimet e bëra në Francë në lidhje me lëvizjet e parave në bankat franceze.
Deklarata e Hotit është mbështetur më pas dhe nga avokati i tij Haxhia i cili ka shpallur para trupit gjykues se është në zotërim të disa dokumentave origjinale që sipas tij janë për ta rrëzuar të gjitha në gjyq. Procesi i djeshëm kishte filluar me kërkesën e Sanxhaku[t], avokatit të Saliut, për ndërrimin e trupit gjykues. Sipas Sanxhaku[t], pas rrëzimit nga gjykata e Apelit të kërkesës për rikthimin e çështjes për plotësim hetimesh dhe marrjen si të pandehur dhe të personave të tjerë, trupi i kryesuar nga Çeliku nuk mund të gjykonte më këtë proces. Por kërkesa e tij është hedhur poshtë duke e komentuar se disa nga detyrat e lëna nga Apeli, ky trup do i aplikonte vetë gjatë procesit.
Tëpandehurit e procesit Arsidi duke u larguar dje nga Gjykata (foto: H.Pustina)
“Unë kam shkresat origjinale”
Avokati Hotit
TIRANE - Një “luftë” dokumentash duket se do të nisë gjatë procesit Arsidi.
Kështu ka paralajmëruar gjatë seancave të djeshme Maksim Haxhia, avokati i Ilir Hotit, ish-guvernatorit të Bankës Shqiptare të akuzuar për implikim në skandalin në të bujshëm financiar. “Unë disponoj disa dokumenta origjinale që dalin për herë, të pare e që kanë një vlerë të madhe ballafaquese”, është shprehur Haxhia para trupit gjykues pa dhënë shpjegime të tjera për karakterin dhe rëndësinë e tyre, por duke lënë të kuptoje se ato do të jenë të favorizuara sepër pozitën e klientit të tij.
Por çfarë përmbajnë këto dokumenta?
“Nuk mund të them asgjë. Unë ato do t’i bëj të njohur gjatë procesit”, ka thënë për Gazetën Shqiptare Haxhia.
Dispononi shumë të tilla?
“Ato janë të gjitha dokumenta në origjinal e që nuk njihen deri tani. Më tepër nuk mund të tregoj”.
a.m.
Kombëtarja zbret në fushë
TIRANE - Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë. Pikërisht dje pasdite stadiumi “Selman Stërmasi” shtroi për afër dy orë prej të zgjedhurve të Bajkos, midis të cilëve edhe katër futbollistë shqiptarë që aktivizohen jashtë. Por ndërsa ka nisur seanca e parë stërvitore, për stafin drejtues të Kombëtares Shqiptare si gjithmonë kanë nisur edhe orët e ankthit. Përveç Abazit, Vatës, Kushës e Kaca[j]t, plot tetë futbollistë të formacionit - ati që të mërkurën janë menduar t’i kundërvihen Moldavisë - priten të vijnë nga ora në orë. Sidomos qoftëderi tani - përveç Demës e Panos që këtë herë do të mungojnë për kondicion jo të mirë fizik - gjithë të tjerët kanë konfirmuar me tepër siguri ardhjen e tyre. Derri në marren shumë dhoma tëHotel “Dajti” do të vazhdojnë të jenë bosh...
Dje, stërvitja e parë e Kombëtares (foto: H.Pustina)
Vlorë, gati “kushtetuta” e qytetit
Nis zbatimi
VLORE - Qyteti bregdetar i Vlorës aprovon “kushtetutën” e tij.
Që nga kjo javë Vlora - prej kohësh përballur me një sërë problemesh të mprehta - do të funksionojë në bazë të një rregulloreje, aprovuar së fundi nga Këshilli Bashkiak. Ka qenë pikërisht mbledhja e fundit e këtij organizmi ajo që ka dhënë materialët e miratuar - rregulloreja e jetës ekonomike-qytetore në Vlorë - arti... atribuetën vendimi, tashmë të detyrueshëm për të gjitha subjektet fizike e juridike. “Kushtetuta” e ereqytetit të Vlorës, është e ndarë në tre kapituj të veçantë, duke parashikuar brenda tyre gjithçka në raport me masat konkrete të zbatimit. Kështu është parashikuar ruajtja nga ndotjet e mjediseve urbane dhe peizazhit natyror - brenda apo në periferi të qytetit - si dhe menaxhimi i mbeturinave, parqet deri dhe plazhet. Jashtë “meneve” nuk kanë mbetur gjithashtu ruajtja nga ndotjet që shkaktojnë ndërmarrjet e ndryshme e ndërtimet pa leje të subjekteve industriale, ndërtimore, sociale, apo edhe atyre ushtarake e nga mjetet e transportit. Një pjesë e veçantë i është kushtuar edhe rregullit e qetësisë publike në qytet.
SHKURT NGA RRETHET
Gjirokastër, vret veten se s’ka para
Ka vrarë veten sëngunjetë para për të mbajtur fëmijët. Ky duket të jetë shkaku u vetëvrasjes së kuadrit 47-vjeçar H. Puci në Gjirokastër që të pijë një overdose aleati e cila ka sjellë më pas vdekjen. I martuar me dy fëmijë ai i ka të ardhurat e ditë më parë të shoqes që ndodhet në Greqi dhe i ka kërkuar para. Një kërkesë që bashkëshortja nuk ia ka plotësuar se ishte e papunë. Në një gjendje të tillë Puci ka vendosur të vetëvritet.
Durrës, betoni shkëputet e godet plakun
Po ecte qetësisht në trotuar - përballë hotel “Durrësi” kur papritur i është shkëputur një copë betoni nga katet e sipërme dhe ka rënë në kokë. J.P., rreth të 60-ave, ka përfunduar në spital në një gjendje shumë të rëndë. Dhe ai është dërguar në Tiranë.
Elbasan, vdes e shtypur nga makina e panjohur
Është shtypur nga një makinë e panjohur dhe pas traditës në spitalin e Elbasanit, dje ka humbur jetën. E. Hanasllari po ecte në motor bashkë me të shoqin - në tregun e zonës ka Metalurgjiku në qytet - kur nga pas ka ardhur një makinë e cila i ka goditur. Të plagosur rëndë - makina është zhdukur - trupat e dyve janë dërguar nga kalimtarët në spital. Por për gruan s’ka patur shpresa.
Athinë: shërbimet sekrete në masakrën e Peshkëpisë?
"Organet tona të policisë lidhur me grupin MAVI"
TIRANË - Shërbimet sekrete greke të përfshira në masakrën e Peshkëpisë?
Misteri e ende i pandriçuar - zë fill pikërisht në Athinë, zyra të lartë të së cilës kanë bërë orët e fundit denoncime të bujshme. “Nuk përjashtohet një implikim i shërbimeve sekrete greke në lëvizjet e grupit ekstremist të Frontit për Çlirimin e Epirit të Veriut”, ka pohuar ministri grek i Rendit Publik, Stelios Papathemelis. Por jo vetëm kaq, sepse po ky funksionar i lartë i administratës greke - në një intervistë dhënë të përditshmes “Kathimerini” - nuk ka përjashtuar as një financim të mundshëm të shërbimeve sekrete greke në favor të ultranacionalistëve që kishin marrë përsipër masakrën e Peshkëpisë në prill të vitit të kaluar. “Në atë kohë - ka vazhduar pohimin e tij Papathemelis - si policia ashtu edhe shërbimet sekrete greke më kishin afruar mua nën një informacion për MAVI-n”. Ndërkohë hetimet intensive - nisur menjëherë pas denoncimit të një tjetër sulmi të ultranacionalistëve në janar, dëshmitë e një tjetër sulmi të ultranacionalistëve në një tjetër kohë të shkurtër, kanë vënë prapa hekurave edhe shtetasit grekë, Kokavesis, në oborrin e të cilëve ishin zbuluar shtatë “Kallashnikovë”, të cilat mendohet se janë grabitur pikërisht në kazermën e Peshkëpisë. Bashkë me ta të arrestuar janë edhe katër minoritarë si dhe tre shtetas të tjerë grekë. (p.r.e.)
Vazhdon grabitja e repetitorëve
Korçë pa RTSH
KORÇË - Lëkunden edhe një herë tjetër valët e TVSH-së
; duhet të përfundonin në rethe Korçës. Këtë herë grabitësit kanë sulmuar repetitorin që ndodhet në fshatin Moglicë, afro 20 kilometra në afërsi të qytetit të Korçës. Disa minuta më vonë - pas ngjarjes së ndodhur pardje rreth orës 14.00 - punonjësi i shërbimit që kish munguar aty për pak çaste ka vënë re vjedhjen vendin ku më parë ish instaluar repetitori. “Gjuetia” e fundi ndaj repetitorëve e ka dërguar në tetë - vetëm për tre-katër muajt e fundit - numrin e atyre të grabitur. Dhe është pikërisht kjo “gjueti”, e cila ka bërë që valët e TVSH të kalojnë nëpër rrethin e Korçës të lëkundura seriozisht. Mjafton të kujtohen shifrat e qytete të tjera që prej kohësh nuk mund të shohin dot asnjë stacion të shtetit të tyre. Shembulli më fatkeq vazhdon të jetë Maliqi. (El.Ko.)
Lideri PR kundër shitjes së tokës
Godo: “Ky ligj s’duhet miratuar”
TIRANË - “Pa zgjidhjen e problemit të tokës shteti nuk mund të zërë vend”.
Është shprehur së pari Partia Republikane e përfaqësuesit saj, Sabri Godo, që reagojnë ashpër ndaj problemeve të tokës. Këtë herë deklarata e Godos bëhet përrezençës të masës mediatike - i është kushtuar “Ligjit mbi shitblerjen e tokës”, i cili mund t’i dorëzohet Parlamentit Shqiptar, pas përgatitjes në Qeveri. “Ne do të luftojmë me të gjitha forcat që deputetët të mos e aprovojnë atë - pohoi dje Godo - për këtë do të luftojmë deri në fund”. Sipas Kryetarit të PR, miratimi i këtij ligji do të sillte ndërhyrje të mëtejshme sociale, madje mjaft të rënda. Por sidoqoftë, individët e fundit të Godos, nuk ka të bëjë vetëm me “Ligjin për shitblerjen e tokës”, por edhe atë të miratuar prej katër viteve, që kish lejuar shpërndarjen e tokës për frymë. “Ky ligj përket filozofisë komuniste të shpronësimit të individit”, u shpreh Godo, duke kujtuar gjithashtu se ende që nga janari 95 - kur PR kish kërkuar zëvendësimin e një me një tjetër projekti - asgjë nuk është marrë në shqyrtim. Duke pranuar se deklaratën e fundit e bënte në emër të partisë që ai drejton, Godo është bërë prezent shpesh enë lidhja e Djathtë Shqiptare - ku aderan edhe PR - do ta përkrahte atë. (p.r.e.)
“Rishfaqet” Namik Dokle
Deputeti PS në tur politik në Jug
GJIROKASTËR - “Rishfaqet” Namik Dokle.
I konsideruar nga disa burime të shtypit si i larguar në Kanada për t’i shpëtuar hetimeve që mund të lindin për çështjen e dhjetëra dollarëve të një shfrytëzimi të “Zërit të Popullit” në kohën kur ai ishte kryeredaktor, Dokle në të vërtetë ishte postuar vetëm nga Tirana. Shkaku? Kryen e një “tour” politik në Jug të Shqipërisë. Pardje ai është shfaqur në Gjirokastër rreth orës 13.00 ku ka ndaluar në selinë e PS të këtij qyteti. Prej këtej deputeti socialist është nisur menjëherë për në Ksamil. Pas një takimi rreth orës 16.00, Dokle ka përfunduar në Sarandë. Dhe në mëngjes, në orën 9.00 ai ka qenë i pranishëm në një tjetër takim të zgjeruar - të parashikuar që më parë - me simpatizantët dhe anëtarët e partisë së tij. Pelegrinazhi politik i Dokles ka vazhduar më tej për në qytetet e bregut të Jonit. Në orën 14.00 ai është larguar nga qyteti i Sarandës për të mbërritur në Himarë. Këtu ishte fiksuar një tjetër mbledhje për në orën 16.00. Ra.Ko.
nazhit më të rëndësishëm të skandallit të 1,6 milion dollarëve, në Tiranë duket se
Sot gazeta TV
GAZETA TV
Enrica zemër artë
SHKURT NGA RRETHI
Gjirokastër, vret veten
Denoncim i ministrit grek të Rendit
Rroga pa RISHT
Godo: “Ky ligj s’duhet miratuar”
Athina: shqetësimet shqiptare
Ja kush do të përfitojë më shumë nga bonot e privatizimit
Në faqen 7
Vetëm 15% të ardhura në arkën e shtetit nga tatimi mbi tokën
Në faqen 7