02/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 prill 1995

Të ndihmosh shtypin e lirë kushton pak

TIRANE - Linja e shtypit në Shqipëri - pas katër vjet demokracie - rrezikon të kthehet përsëri: këtë radhë jo nga ligji, por nga tregu. Që dje kostova e prodhimit të gazetave kryesore është rritur 35% për shkak të shtrimit të paralajmëruar në nivel botëror të çmimit të letrës, lëndës së parë që Shqipëria është e detyruar të importojë. Faj nuk është, kjo është e qartë, të shtypshkronjave që kanë ruajtur të pandryshuar kufirin e fitimit, por në një situatë ndërkombëtare që askush - individualisht - është në gjendje të rregullojë. Efekti i parë i këtij shtrenjtimi do të jetë shtimi i çmimit të gazetave, i pashmangshëm, por jo i mjaftueshëm: sepse rritja e çmimit do të jenë në mënyrë të pashmangshme në pakësimin e shitjeve, dhe të ardhurat e paktësim... Maçonit, një rezultat i rekulueshëm pas 45 vjet diktature. Sot duhet të marrim meritën të mbrojë atë arritje të mundimshme të demokracisë, një arritje që rrezikon ekonomikisht, pikërisht ta bëjë të dështojë. Ne ç’mënyrë? Në të vetmen mënyrë që gjendja aktuale të prezantojë: të pakësohen taksat mbi gazetat. Një sakrificë që nga pikëpamja ekonomike - për buxhetin e Shtetit - është pak domethënëse, por për gazetat do të thotë shpëtim. Provoni të bëjmë pak llogari. Sot gazetat të detyruara të paguajnë një taksë qarkullimi prej 15 përqind, nga e cila (me të drejtë) janë përjashtuar librat dhe revistat, por sa fut në arkë Shteti nga gazetat? Vitin e kaluar më pak se 12 milionë lekë. Nëse konsiderohet që për 1995 volumi total i të gjithave Shteti mendon të vlejë do të jetë rreth 36 miliard lekë, do të thotë që taksa e qarkullimit mbi gazetat përbën nga 0,03 përqind. Një kuotë jo domethënëse, pa të cilën bilanci publik nuk do të ndryshonte, ndërsa ai i gazetave po. Të eliminohet taksa e qarkullimit do të thotë hap i parë për shpëtimin e shtypit të lirë në Shqipëri. Pastaj është taksa mbi reklamat: një tjetër 15 përqindësh po aq i rëndësishëm për bilancet shtetërore, sa nuk ... gazetave (pallavërishting[?] t’razë) është dhe yuar[?]terë- ballojë rroga, ele[?] ra, telefon, energji elektrike, taksa. Shtim[?]u elektricizikon kështu[?] provokojë një efekt të dytë: mbylljen e gazetave më të vogla. Dhe pikërisht në këtë moment kërkohet liria e shtypit. Demokracia e informacionit është rezultat i kushteve: prezencës në treg të sa më shumë “zërave” (shumë gazeta) që të jetë e mundur dhe pavarësisë së tyre financiare. Pak gazeta, dhe për më tepër në deficit, janë kërcënimi më konkret për lirinë e shtypit që një shtetësie dëré mund të përjetojë. Për një gazetë në deficit që nuk ka mundësinë të zvogëlojë kostot e veta ka vetëm dy mundësi shpëtimi: të pranojë financime ose të mbyllet. Do të thotë alternativa është gjithmonë mbylljes së pavarësisë dhe humbjes së gazetës. Në këtë kuadër ekonomik të vështirë situatë kjo është gjëja më e mirë, janë ato të partive që kanë financime të forta; ose tituj të lidhur me fuqiekonomikë e pakalë shumë të fshehta. Rrezikon kështu të rrezikohet një kusht pre-demokratik, që ekziston vetëm te shtypi i pushtetit dhe shuhet (dhe shkaqet këtepi[?] nuk ka shumë vlerë) shtypi i pavarur. Ç’të bëme? Liria e informacionit është një e drejtë detyrë garantuar edhe në Shqipëri në ligji. Eshte para[?] Qeveria dhe Parlamentit - shprehen më e lartë e këtij ligji - përkrahë të drejtën e detyrën e përballojë këtë problem. Liria e shtypit nuk është një çështje private e investuesve apo e gazetave, është një gjë e gjithë shoqërisë. Qeveria demokratike ka vetëm një gjë garant[?] të gazetave linjë e infor[?]

Një dosje akuzon Gjykatën

“Janë zhdukur para, armë dhe pasaporta” ARMANd MERO TIRANE - Një dosje akuzon Gjykatën e Tiranës. Ndërsa vetëm dy ditë më parë, dorëheqja e kryegjyqtarëve të këtij institucioni ka sulmuar ministrin Frashëri, tashmë një akt-kontroll i ushtruar nga Ministria e Drejtësisë gati një muaj më parë, bën ndërrimin e roleve: Gjykata e Tiranës është vetën të akuzuar. Janë disa faqe relacion të cilat japin një pamje tepër të zymtë të të gjithë aktivitetit të saj. Është historia e prova materiale - para të falsifikuara, pasaporta e deri armë - të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar. Janë me dhjetëra vendime gjyqësore të parregjistruara, ekspertiza që shfaqen e humbin, procese të pezulluara e të mbyllura nga pluhuri për një vit. Një dokument eksploziv që ka përfunduar në instancat më të larta të Drejtësisë Shqiptare e që tashmë ka çuar të ditë më parë në largimin - me vendim të Këshillit të Lartë - të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës. Një dokument, ekzistenca e të cilit konfirmohet nga njëri prej specialistëve që e ka hartuar: “Në këtë Gjykatë ka një amulli të vërtetë organizative - tregon për Gazetën Shqiptare Fitim Hoxhati, specialist në Ministrinë e Drejtësisë, anëtar i grupit që ka ushtruar kontroll - dhe ka mungesa të theksuara në administrim”. Por përtej vërejtjeve të karakterit burokratik - të vëna renga kontrolli - akuza më e rëndë që përmban dokumenti është ajo që lidhet me administrimin e provave materiale që i ishin Gjykatës nga Prokuroria. Praktika tenjonuara të transferimit të tyre nga sekretari i gjyqtarëve e vendimet, nga gjyqtarët sërish në sekretari, nuk janë respektuar. Prova të shumta, pas procesove kanë humbur. “T’i ilustroj rastin e 800 dollarëve fals - konfirmon Hoxhati - me vendimin gjyqësor këto dollarë duhej të aoheshin. Pornë vërtetë nuk ekziston asnjë dokument që të vërtetojë këtë. Përfundimisht dollarët janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Po kështu dhe rastin e pasaportave gjermane të sekuestruara gjatë hetimeve e vaopderi dhe i armëve: të gjithë objektet që duhet të ruheshin nga gjykata që tani nuk gjenden më”. “Të pajustifikueshme” janë konsideruar dhe lënia pa shqyrtuar, për vite me radhë, disa vendimeve të pezulluara. Fletët për rastet e cilave janë në harresë apo jashtë ruajtjes. “Një vendim është pushuar për ekspertizë psikiatrike - sjell shembull Hoxhati - përgjigjja vjen pas njëmuaj, ndërsa vendimi nuk është shqyrtuar edhe dhe pas trevjetësh”. E njëjta situatë dhe në praktikën burokratike të regjistrimit të vendimeve. Vetëm 3 për qind - pohon specialisti Ministrisë - është regjistruar brenda afateve, pak ditë më pas, ndërsa pjesa tjetër pas periudhës dhe të ndryshme, madje edhe deri pas tetë muajsh. “Kjo gjendje tregon një mungesë të theksuar administrative”, konkludon Hoxhati. Por a ve në pikëpyetje drejtësinë në këtë Gjykatë? “Këtë nuk mund ta them - përgjigjet ai - pasojat janë të rënda dhe humbet efektiviteti i vendimeve”. Ortek largimesh mbi gjyqtarët Në faqen 3 Gjykata e Tiranës

Kampionati, “tërmet” në renditje

Futboll, lëviz kreu TIRANE - Tërmet në renditje. “Albetrol” dhe Shehu i “Shqiponjes” mposhtin të mërkurën pikërisht pas 23 javësh Kampionatin. Dhe në fund renditjen “pronare” të Zonës UEFA e të titullit “goldeador” në Shqipëri. Të vetmit që mund të presin në qetësi edhe bare orë, janë vetëm futbollistët e “Tiranës”, të cilët edhe pse sot do të ndeshen me “Elbasanin”, përfundimisht e kanë siguruar largësinë prej tetë pikësh nga vendi i dytë. Është padyshim Kampionati më i veçantë. Sidomos Java XXIII i ka dhënë atij ngjyra sensacionale, duke nxjerrë “Freiburgun” shqiptar në vendin e dytë, edhe pse ende formacioni nga Potosi ka mbetur pa golaverazhin e saj negativ. Disfata e “Partizanit”, por edhe e kampionëve, që dje i kanë dhënë mundësi “Shqiponjës” t’i largohet zonës së akullt të Kategorisë II, ndërsa Shehu të kapërcejë talentin e “Tiranës” e kombëtares shqiptare, Fortuzi. Një kënaqësi që mund të shuhet sot, por që do të mbetet e shkruar të paktën për 24 orë. Një ëndërr e realizuar ka qenë dita e djeshme edhe për debutuesit nga Peqini. Fitorja e djeshme ndaj “Lacit” e ka barazuar me pikë “Shkumbinin” pikërisht me të kuqtë e Lices, ndoshta në krizën më të rëndë të këtij sezoni. Përfundojnë kështu shtatë sfida të Javës XXIII, me shumë sensacione, por edhe me pak gola. Vetëm tetë, ndërkohë që “Tirana” e “Elbasani” mund të ndryshojnë nga biografia e kësaj jave vetëm në shifrin e ulët të golave.

“Juljeta, bija jonë zhdukur prej tre vjetësh”

Apeli prindërve TIRANE - Kremtim tragjik për familjen Hoxha në Tiranë. Tre vjet pas zhdukjes së vogëlushes Juljetë, prindërit e saj të varfër vazhdojnë rrëfimin e apelit të tyre të dhimbshëm: “Nandihmoni vetëm të mësojmë se ku është vajza jonë”. Kështu edhe përmes masmedias shqiptare e ajo e huaj kishin tridnuar opinionin për një kohë të gjatë, episod i 12 marsit ’92 për çdo ditë që kalon vazhdon të zhytet drejt errësirës më të mistershme. Megjithatë për hir të atij “përvjetori” tragjik, por edhe asaj shprese që kurrë nuk mund të shuhet për familjen Hoxha, Sidomos për atë që e dëgjë dhe apo kanë mundësi të bëjnë për të ndriçuar grabitjen dhe mbarë të bujshme të fëmijës në Shqipëri. “Jam gati t’u dhuroj gjithçka atyre që do më falin qoftë edhe një lajm të vetëm për Juljetën - pohon për Gazetën Shqiptare i ati, Ganiu Hoxha - edhe pse s’kam pasuri, unë dhe vëllezërit e mi mund t’i lëmë shtëpitë tona në këmbim të asaj që presim prej tre vitesh”. Misteri i rrëmbimit të Juljetës - nga motive e persona ende të panjohur - bëhet edhe më i errët kur kujtohet se familja Hoxha jeton thuajse në një varfëri absolute. I ati i saj, Ganiu - që herë pas here punon privatisht me karrocerën e tij - si dhe e jëma e Juljetës në asistencë, s’mund të krijojnë imazhin e një grabitjeje për para. Por as edhe për ndonjë hakmarrje, sepse të dy bashkëshortët mbanë mend t’i kenë bërë njeri. Sidoqoftë kur kanë kaluar mijëra orë ankthi, shoqëruar me hetime të organeve të specializuara - por edhe të mjaft gazetave - episod i rrëmbimit të Juljetës më te... tepër se gjithçka afron me birësimet. Është pikërisht 12 marsi - dita kur ish-Presidenti Alia dekretonte ndalimin e birësimeve të fëmijëve shqiptarë nga të huajt - ajo që zhduku edhe Juljetën e vogël. Ishin ditët e fundit para zgjedhjeve të 22 marsit ’92, ditë kur Tirana jetonte së bashku me krismat e grabitjeve çdo lloj, ditë kur një dorë e zezë nuk kishte kursyer edhe Juljetën e një çifti tepër të varfër. Në këtë “përvetësim” tragjik, tre vjet pas zhdukjes së një vogëlusheje shqiptare gjithçka mund të bëhet, përveçse harrimi i saj. Marsi i këtij viti është një shans më tepër për solidaritet qytetar me familjen e lodhur nga shpresa, por edhe një shans për organet e specializuara, të cilave rikthimi sërish në hetime mund t’u jepte kënaqësinë e zbulimit të një krimi të vjetër. Ndërsa familjes Hoxha, mrekullinë. (e.l)

Arsidi "shtyn" procesin

TRIANE - Arsidi shtyn procesin “Arsidi” Andi Çeliku, Kryetari i trupit gjykues në procesin e bujshëm që kaq rinisur dje në Tiranë, ka preferuar të shtyjë gjykimin me shpresë se dëshmitarët e francezë do të pranojnë të dëshmojnë në Tiranë. Në seancën e djeshme ka munguar Sanxhaku, avokati i Saliut, që në ditët e fundit është marrë me çështjen e një tjetër klienti të tij të njohur Fatos Nanos. Seanca e radhës është më 22 Prill, tre javë më pas. 22 Prilli është data e fiksuar për paraqitjen e dëshmitarëve francezë. Dje ka folur për Gazetën Shqiptare, ambasadori shqiptar në Paris Besnik Mustafaj, njeriu që i ka përcjellë autoriteteve franceze kërkesën e shqiptarëve për dëshminë e Arsidi dhe avokatit Simon. “Kam nisur një kërkesë për letrat - tha ambasadori Mustafaj - në zyrën e Ministrisë e Jashtme Franceze dhe dy letra Drejtuar personalisht Simon dhe Arsidi në adresat e tyre personale. Deri tani nuk kam asnjë konfirmim zyrtar mbi ardhjen e tyre në Shqipëri. Sidoqoftë më duket herët, dita e paraqitjes është 22 prilli...” Procesi Arsidi

Atentati ndaj Kryetarit

Sarandë, ndalohet banda dinamitit: 3 vetë në pranga SARANDE - Ka zgjatur vetëm një ditë ndjekja për minuesit e natës së Sarandës. Tre persona janë ndaluar dje nga Komisariati i qytetit buzë Jonit, të dyshuar për atentatin ndaj Kryetarit të Këshillit të Rrethit Vasil Çako. Janë tre persona mes të cilëve një tregëtar dhe një ish-dënuar që kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të rrufeshëm të policisë sarandjote. Fenomeni i atentatit me dinamit kishte filluar të merrte përmasa shqetësuese në Sarandë. Në dy vjetët e fundit e kishin përsëritur apartamentet e banesat e disa funksionarëve dhe njerëzve të njohur në rreth. Vetë Çako e kishte lidhur shpërthimin e atentatit me një, menjëherë pas tronditjes së parë të krijuar nga shpërthimi që kishte shkaktuar panik në gjithë pallatin e tij, me ndonjë hakmarrje që lidhje me çështjen e ndërtimeve të paligjshme në rreth. P.re.

PSD, Këshilli

Gjinushi: “Për zgjedhjet para kohe” TIRANE - “Është në zgjerim e përtej Partia Socialdemokrate Shqiptare”. Ky fakt është konstatuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PSDSh-së që është mbledhur për të përcaktuar qëndrimin e partisë deri Kongresin e Dytë të saj që do të zhvillohet në fund të tetorit. Gjithashtu kryetari, Skënder Gjinushi, ka theksuar se PSDSh-ja është dakord për zgjedhjet e parakohëshme “si një zgjidhje politike ligjore për bllokimin e situatës”.

Pogradec Atentat shtëpisë Kryetari PD

POGRADEC - Atentat ndaj shtëpisë së Kryetarit të PD në Pogradec. Është pothuajse i njëjti veprim - sikurse para një muaji që ka ngjarë në shtëpinë e Kryetarit të PD, Pogradec. Një derë e 2.00 është thyer, pikërisht në orën 2.00 të natës - pikërisht në orën 2.00 kur gjithë pjesëtarët e familjes kishin ka fjetur me babanë e Kryetarit ... Kryetari ... PD e më pas ... (ed.?)

“Hajde të shërojmë plagët”: nis pelegrinazhi te Shna Ndou

Të martën, trena të posaçëm për besimtarët TIRANE - Rinis pelegrinazhi për në vendin e shenjtë të katolikëve shqiptarë. Një tufë me mijëra njerëz do të fillojë të martën udhëtimin për në Kishën e Shna Ndout, vendi i mrekullive me famën e madhe. Të mërkurën e të gjithë besimtarët që nga fshatrat e qytetet, së bashku me pasueshëm, apo thjeshtë besimtarë që duan të bëjnë nderime shenjtit që la pas famën e të gjithë ndihmës i përjetshëm i njerëzve që kanë nevojë në kohë të këqija, një mesazh që vjen sot në këtë kohë moderne jo si mesazh thjesht fetar, por në radhë të parë në një komunikim humaniteti e shprese. Në kompleksin tashmë të ri- ndërtuar të Shna Ndout, është kthyer porta bujare që pret udhëtarët në çdo kohë. Porse, vetëm disa vjet më parë njerëzit merrnin magjen[?] e ndihmësme, që në portën e vendin e shenjtë vetëm për të prekur një nga gjërat e rënda që kishin mbetur nga shenjtëria e për t’u përgjakur. Kjo gjë ruhet në fjalët, në ligjet e lutjet për ndihmë. Procesioni tradicional, që do të zhvillohet përditë në ditët e martës, fillon nga ngjarja e parë e në prill deri në qershor, do të udhëtojnë këto rrugë, magjautet[?] të tjerë për t’u lutur. Agjencia zyrtare e lajmeve ka njoftuar disa trenë të posaçëm do të vihen në dispozicion të udhëtarëve që udhëtojnë drejt Laçit-në linjën Tiranë-Shkodër- për të mbërritur në këtë vendin ku ngrihet kisha e famshme. Shna Ndou (Shën Antoni) është një nga ngjarjet më të shënuara fetare të popullsisë katolike shqiptare. Vendi ka filluar të venerojë qysh prej kohësh që nuk mbahet mend vendin i cili - sipas traditës vendasve kristiane - shëronte sakatët dhe i bënte të lumtur njerëzit që vinin prej kohësh nga shpresët e forta shëndetësore apo shpirtërore. Esh[?] një “Lourdes shqiptar” i përp[?]ërshtatshëm. p.re.

Elbasan, zbulohet "grupi i TIR": shtatë arrestime

Në faqen 3

Elbasan Para gjyqit dy shoferët e tragjedisë

ELBASAN - Tragjedia e Gjinart zbriti në Gjykatë. Janë urdhër në bankën e të akuzuarve dy shoferat që janë ndaluar nga organet e rendit si përgjegjës për aksidentin e Gjinart. Ngjarja fatale ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar kur një shkodë[?] në kabinën e së cilës ndodheshin shoferat M. Hilla dhe T. Lici - me 30 pasagjerë në karrocinerinë e saj, është përmbysur tragjikisht në grëm[?] duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 20 personave. Sidoqoftë Trupi Gjykues ka pezulluar procesin e dy shoferave që i shpëtuan aksidentit për të bërë hetime të mëtejshme. me.ki

STUHIA NË DREJTËSI

Një akt-kontrolli i Ministrisë denoncon...

Ja rezultatet

Alpetrol-Besa 1-0 Apolonia-Flamurtari 1-0 Dinamo-Besëlidhja 0-0 Iliria-Tomori 3-0 Shqiponja-Teuta (sot) Tirana-Elbasani 1-0 Vllaznia-Partizani 0-0 (sot) Tirana-Elbasani 3-0 Vllaznia-Partizani 1-0

Arsidi “shyn” procesin Atentati ndaj Kryetarit PSD, Këshilli Gazeta TV

Mbi gjyqtarët

Në faqen 3

Gazeta TV

Oktapodi 7, akti i fundit