06/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 prill 1995

Dosja “Dokle” arrin në Prokurori

Hetuesit nisin menjëherë shqyrtimin Akuza: “Leader i PS i implikuar”. Prokuroria: “Ta verifikojmë” Dje denoncimi i Komisionit të Kontrollit iu dorëzua Drejtësisë Gjirokataj: “Këtë çështje s’do ta paragjykojmë” EDMOND LAÇI TIRANË - Përfundon në Prokurori Dosja “Dokle”. Dje materiali voluminoz-servirur nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit - ka ndaluar pikërisht në duart e hetuesve të Tiranës. Dhe për herë të parë - që kur kjo histori pushtoi tregun shqiptar të mass-medias-askush në organin e Prokurorisë së Tiranës nuk ka më ndrojtje t’u rikthehet faqeve të gazetave, për të mësuar të vërtetën me pështimet të 400 mijë dollarëve të cilat “ZP” duhej të blinte një shtypshkronjë në Kanada. Kështu dhjetëra e qindra faqe të përgatitura në makinat e shkrimit të Komisionit të Kontrollit të Shtetit - që e denoncojnë Doklen duke e akuzuar për “vjedhjen e 400 mijë dollarëve” - qëndrojnë meskinë në nisur të shfletohen me imtesi nga hetuesit, vetëvetëmi mund të vërtetojnë plotësisht se sa “peshon” realisht kjo histori. “Nuk do ta quaja Dosja “Dokle” denoncimin që sapo ka mbërritur në adresën tonë”- pohoi dje për Gazetën Shqiptare Zëvendësprokurori i Tiranës, Genc Gjokutaj - është vetëm një dosje e zakonshme që bën fjalë për një skandal të pretenduar nga një organ denoncues shtetëror”. Duke mos dashur të komentojë hollësitë nga akuza e Komisionit të Kontrollit të Shtetit ndaj Dokles, prokurori i lartë i kryeqytetit, Gjokutaj, tha se “ky material do t’i nënshtrohet menjëherë shqyrtimit ligjor”, duke lënë të kuptoje gjithashtu se ende është hapur organi i Prokurorisë të japë versionin e tij për këtë histori ende të mistershme. “Ne do ta shikojmë të gjithë materialin pas një paragjykim - vazhdon pohimin e tij Gjokutaj - veçse nga ana tjetër theksojmë se do të vëmë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë fajtor nga hetimet për këtë çështje”. Kështu për të dytën herë Komisioni i Kontrollit të Shtetit kërkon të provojnë fajësinë e Dokles në lidhje me 400 mijë dollarët në shtypshkronjën e gazetës “ZP” duhej ta blinte në Kanada. Me parë në këtë letër-denoncim për këtë histori ish nisur rrugëve Drejtësisë Shqiptare. Por siç pohojnë në organin e Prokurorisë së kryeqytetit, pikërisht në 15 nëntor 1993 ky material i ish kthyer sërish Komisionit të Kontrollit të Shtetit “për plotësim material” këtë çështje. Dokle-Çela betejë direkt në TV TIRANE - Fondi Solidaritetit, 400 mijë dollarët e shtypshkronjës së “ZP”, Dokle dhe Çela për një orë mbrëmë vonë kanë pushtuar ekranin e Televizionit Shqiptar. Lufta e argumentave - për herë të parë direkt në TV - sidogofjt nuk ka mundur t’i bashkojë në një “llogore” Kryetarin e Komisionit të Shtetit, Blerin Çela qe akuzondhe, Nënkryetarin e PS, Namik Dokle që, kundërshton gjithçka. Mesgjithatë pas numrave të shkresave, protokolleve, debateve të ashpra, madje dhe akuzave politike, ka dalë edhe fakti që 400 mijë dollarët - rezervuar për blerjen e një shtypshkronje në Kanada - mund të dalin sërish në dritë. “Asgjë s'ka humbur”, pohon mbrëmë Dokle, i cili rezervon të kërkesën e një leje gjyqësore nga Shteti që përfundimisht shtypshkronja t’i jepet “ZP”. Por Çela që pohon se 400 mijë dollarët kanë dalë nga buxheti i shtetit duhen t’i rikthehen vetë atij. Një debat parlamenduar nga të dy në mbrëmje të përzier vetëm nga titrat që shoqërojnë emisionin e fundit e emisionit. Vese nje fund si film... (e.l) Namik Dokle Blerim Çela

Mbledhje mbi embargon

Reportazh nga Liqeni i Shkodrës: dëshmitarë të trafikut të karburantit Funksionarë të Brukselit vijnë në Tiranë 5 Prill 1995, Ora 11:10 Kontrabanda vazhdon Reportazh i C.BOLLINO në faqen 3 TIRANE - Mbledhje e lartë në Tiranë midis njerëzve të SAM-it (Shërbimi i Asistencës për Sanksionet që vijojnë respektimin e embargos drejt ish-Jugosllavisë) dhe autoriteteve shqiptare. Kryetari i misionit shqiptar, Fran-Letrari, ishte shoqëruar nga Richard Stone, një funksionar i lartë i ardhur nga Brukseli. Të dy për më shumë se dy orë - në një sallë të rezervuar të Hotel Tiranës - kanë bërë një bisedë me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Arben Petrela, dhe me një funksionar të Policisë Financiare. Letra dhe Stone kishin takuar edhe komandantin e Policisë Financiare të Shkodrës. Në qendër të takimeve kanë qenë “vlerësime teknike” mbi respektimin e sanksioneve drejt ish-Jugosllavisë dhe lufta ndaj kontrabandës së karburantit Takimi - që duket si ishte parashikuar prej shumë kohësh - është bërë të nesërmen e denoncimit të bujshëm të “New York Times” të eksportit ilegal të lendëve djegëse drejt Malit të Zi.

“Punë dhe për...

Inisiativë e re nga BE “Punë dhe për

Marinela arrin

Turne

Mashtrimi i rrejeve private

Elbasan, “falsifikuar numri trupave”

Mbi të sëmurët

Transmetohet nga gjaku ...

“Punë dhe për të burgosurit”

Inisiativë e re nga BE; Do ketë edhe paga Inisiativë e re nga BE “Punë dhe për të burgosurit” Do ketë edhe paga LEZHË - Punë edhe për të burgosurit. Është kjo iniciativa më interesante e Bashkimit Europian për sistemin e institucioneve të riedukueshme shqiptare dhe që mund të konkretizohet shumë shpejt. Dje emisari të BE e përfaqësuesve të Administratës së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar kampin e Lezhës - të populluar me rreth 250 të dënuar - pranë të cilit është menduar të ndërtohet një linjë e materialeve inerte. Janë rreth 120 mijë dollarë fondet që mund të përdoren për këtë qëllim, natyrisht duke u shtrirë edhe në burgjet tjera të Shqipërisë, brenda të cilave ekzistojnë mundësitë e ndërtimit funksionimit të këtij ndërmarrjeve të përtejta. Edhe pse ende iniciativa është në fazën e projektit, realizimi - përshëndetur edhe nga vetë të dënuarit - mund t’u japë atyre edhe satisfaksionin e një shansie ekonomik, pasi është parashikuar edhe një pagë, natyrisht modeste. (e.l)

Marinela arrin në Korçë, gati koncerti

Turne KORÇË - Është rikthyer në Shqipëri këngëtarja e famshme greke Marinela. Dje në mesditë ajo së bashku me grupin e saj, ka mbërritur në Korçë, ku do të japë dhe koncertin e parë të saj. Po dje ka filluar menjëherë edhe montimi i skenës në Teatrin qytetit. Do të jetë një koncert ku Marinela do të këndojë 40 këngët më të mira të repertorit të saj, përfshirë edhe tre këngë të reja. Rikthehet kështu fama e Marineles, që në mesin e viteve 70, pati arritur majat sukses në skenat shqiptare. El.Ko.

Mashtrimi rojeve private

Elbasan, “falsifikuan numri trupave”; Arrestohen 2 drejtues firmash Elbasan, “falsifikuan numri trupave” Mashtrimi rojeve private Arrestohen 2 drejtues firmash ELBASAN-Kanë përfunduar në pranga drejtuesit e dy firmave të rojeve private në Elbasan. Nën akuzën e shpërdorimit të dy presidentët Sami Dervishi dhe Nefat Biba, janë arrestuar të martën me urdhër të Prokurorisë së rrethit. Çështja që i ka çuar në qeli Dervishin dhe Bibën ka të bëjë me ruajtjen e kombinateve të Metalurgjikut. Ende nuk dihen hollësitë e ngjarjes. Hetuesit që mbulojnë tashmë këtë rast, mjaftohen të shpjegojnë se bëhet fjalë për një mashtrim në raportet burokratike që firmat kishin me dy kombinatet. Të dy presidentët paskan falsifikuar numrin e rojeve të cilat ata kishin caktuar për mbrojtjen e objekteve. Shifrat e regjistruara janë më të mëdha se forcat e impenjuara në të vërtetë dhe kjo mendohet se ka sjellë një fitim jo të vogël në buxhetin e firmave të Dervishit dhe Bibës. Hetimet mbi këtë çështje nuk janë mbyllur, përkundrazi ato parashikohen të zgjerohen edhe më tej. Hijet e dyshimeve kanë rënë dhe mbi vetë ndërmarrjet e Metalurgjikut të cilat kishin kontraktuar me firmat e rojeve private. Hetuesit do të shikojnë me hollësi gjithçka, për të zbuluar nëse në këtë histori mashtrimi ekziston ndonjë bashkëpunim mes dy palëve. Megjithatë, deri tani ketojanë vetëm hipoteza të cilat mund të ndriçohen në përfundimin e plotë të hetimeve. Me.Ki.

Mbi të sëmurët tani rreziku i hepatitit C

TIRANE - Mbi të sëmurët edhe rreziku i hepatit C. Është lloji i sëmundjes (verdhëza siç quhet ndryshe) që transmetohet nga gjaku. Rezultatet e analizave të para të kryera në Qendrën e Dhurimeve të Gjakut në Tiranë kanë treguar se në disa persona - nga 99 analiza, 5 raste - janë gjetur shenja të kësaj sëmundjeje. “Nuk mund të themi ende me saktësi se çfarë përhapje ka në Shqipëri ky lloj - shpjegon për Gazetën Shqiptare Agim Kociraj, drejtor i Qendrës së Dhurimit - megjithatë mendojmë se duhet të ketë tregues të lartë”. Hepatiti C, ndryshon nga të gjithë tipet e tjerë sepse ai merret nga transfuzioni i gjakut. Analizat për të po kryhen tashmë në një masë të gjerë dhe vetëm në përfundim do të përcaktohet strategjia që do të ndiqet nga institucionet shëndetësore për ta luftuar. a.m.

SHKURT NGA RRETHET

Elbasan, makina bie në gremine Një kalimtar nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka fluturuar në gremine. Ky ka qenë fati i parashikuar i një makine që dy ditë më parë po udhëtonte drejt Gramshit. Shoferi Sami Zogu, si dhe një pasagjer që ndodhej në makinë e tij, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Kacivel. “6 nga 45”: ja goglat fituese Kanë qenë 1.559.776 lekë në dispozicion të fituesve, në lotarinë “6 nga 45” të hedhur dje në mbrëmje direkt në TV. Shorti nxori këto numra fitues: 11, 34, 25, 32, 20, 6 Fituesit do të shpallen së shpejti në edicionet e lajmeve. Gjirokastër, bamirës edhe për Julianin Afaristët gjirokastritë janë të gatshëm të ndihmojnë edhe Julianin, jetimin që ka jetuar për 15 vjet në spitalin e qytetit. Adriatik Islami, që aktualisht paguan një grua 15 mijë lekë në muaj për të mbajtur dy fëmijë jetimë, është gati të bëjë diçka edhe për Julianin. Njëkohësisht Islami apelon edhe për kolegët e tjerë gjirokastritë, me dëshirën të krijuar në të ardhmen një institut bamirësie.

“Omonias” ka lidhje me MAVI-n të pestët i fali Drejtësia

Qirjazati rrëzon akuzat e Pangalos SARANDË - Omonia hedh poshtë çdo akuzë që e implikon atë për bashkëpunim me MAVI-n. Vetëm një ditë pas deklaratave të bujshme të ish-ministrit grek të Transporteve Pangalos për “lidhje të mundshme” dhe për minoritarëve të falur nga Drejtësia Shqiptare me komandën ultranacionaliste, është Sotir Qirjazati, kryetari i shoqatës së pakicës greke në Shqipëri, që përgjigjet për Gazetën Shqiptare duke kundërshtuar sulmet e nisura nga Athina. I sapokthyer nga Greqia, pas një së rë të kamesh me personalitete të larta politike, ndërmjet të cilëve, presidenti tanishëm Stefanopulos, Ministri i jashtëm Papulias dhe Ministri i Brendshëm Valerakis, lideri i Omonias thotë: “Të them të drejtën Pangalos ka deklaruar e deklaruar shumë gjëra. Por për të pestë, ka qenë vendim i Gjykatës Shqiptare të falur. Drejtësia shqiptare ka falur dhe e ka të… Endër… ligjshme dhe të vërtetë”. Endër… Shpjegon se të gjitha të arrestuarit që ishin në lidhje për akuzën “MAVI” nuk ishin dënuar. Qirjazati thekson dhe në herë: “Ne kemi deklaruar ‘Ne pestët’ gjatë gjykimit është krijuar nga jashtë. Në janarin e 91-shit, kur është themeluar organizata jonë, nuk ka pasur inspirime të jashtme dhe situata e atëhershme në Shqipëri, kërkonte mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Por jo për luftë të popullit shqiptar”, përfundon Qirjazati. Kryetari i Omonia rrëzon në të njëjtën kohë edhe dyshimet e tjera që janë hedhur mbi krijimin e shoqatës që ai drejton, nga Partia e Micotaqis “Demokracia e Re”. “Omonia është krijuar nga forcat e brendshme, nga veprimtarët të vendit dhe nuk Qirjazati. Ra. Ko. “Ne pestët” gjatë gjykimit

I pafajshëm “mbreti” i romëve

TIRANE - Ka përfunduar pozitivisht aventura e Gurali Meidanit - President i Shoqatës “Bashkimi Demokratik i Romëve” - me Drejtësinë Shqiptare. Por ndërkohë që organi i Prokurorisë sapo ka pushuar çështjen penale ndaj tij, Meidani kundërsulmon duke denoncuar për Prokurorinë shqiptare, që kështu e hetoi. Kështu hetuesit duhet t’i rikthehen sërish problemit rom, veçse këtë herë për të verifikuar akuzën e Meidanit ndaj Skënder Veliut - njeriun që kërkon postin e Presidentit - për “fyërje publike, akuza të rreme si dhe vjedhje të vulës së Shoqatës”, për të cilën është vënë në lëvizje. Vetë ai që e kish denoncuar Meidanin, e ka kish detyruar hetuesit ta merrnin atë në përgjegjësi penale përreth dy muaj me radhë. Meidani - tashmë i liruar nga akuza e sfidantit të tij - duke kërcënuar marrjen në përgjegjësi penale të Veliut, kujton se ai është i vetmi President i ligjshëm i Shoqatës “Bashkimi Demokratik i Romëve të Shqipërisë”. (e.b)

Gjueti paleje për të huajt: gjoba deri në 40 milion

Aprovohet ligji i peshkimit TIRANE - Gjoba të rëndësishme për të huajt që peshkojnë pa leje. 25 milion deri në 40 milion lekë, për të gjitha anijet e huaja që do të peshkojnë në Shqipëri pa leje. Ndërkaq dënime të tilla që shkojnë deri në 500 milion lekë do të ketë për të gjithë ata që nuk pranojnë t’u tregojnë organeve të kontrollit licencat e peshkimit. Janë parashikuar për të gjitha këto në ligjin për peshkimin, që është aprovuar dje nga parlamenti. Qëllimi i këtij ligji do të jetë sigurimi i një shfrytëzimi racional, të qëndrueshëm dhe zhvillim perspektiv, të gjuesisë së peshkut, si një pasuri e madhe kombëtare. Ky ligj përcakton të gjitha procedurat që duhet të plotësohen për të zhvilluar një aktivitet të rregullt peshkimi

Sot me “Gazetën” libri fundit policesk

Sot me "Gazetën" libri fundit policesk 100 faqe EDGAR WALLACE L’ORMA GIGANTE LA GAZZETTA DEL MEZZOGIORNO