Fati i refugjatëve në bisedimet mes Tiranës e Athinës
TIRANË - Një traktat miqësie që do të sanksionojë paqen e përhershme e kufijtë mes Shqipërisë e Greqisë, shpërblese për rregullimin e statusit të refugjatëve shqiptarë - shumica e të cilëve vazhdojnë të enden pa dokumentat përkatëse - një bankë të përbashkët mes Tiranës dhe Athinës dhe ndoshta edhe fillimin e punimeve për një autostradë që do të lidhë Janinën me qytetet shqiptare, këto janë pikat kryesore mbi të cilat diplomatët shqiptarë e grekë do të luisin të bisedojnë sot në Athinë.
Vetëm disa muaj më parë dukej si një gjë e pamundur, por dialogu ka bërë të vetën: më në fund një Komitet i përbashkët shqiptaro-grek do të fillojë të zgjidhë çështjet kryesore që ende qëndrojnë mes dy vendeve. Një delegacion shqiptar i rangut të lartë do të fluturojë sot për në kryeqytetin Helenik. Në krye të tij është Zëvendësministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Arjan Starova.
Mbledhja e Komitetit të Përbashkët është një nga pikat më kryesore që u arrit gjatë vizitës së Papulias në Tiranë, pas muaj të tërë ngrirjeje të marrëdhënieve. Kreu i diplomacisë greke në bisedimet me homologun e tij shqiptar ishte në rolin e çështjeve politike të zgjidheshin me bisedime ekspertëve pas përgatitjeve paraprake nga të dy delegacionet, ndonëse që të dy ishin shprehur parimisht dakord se egzistonin të gjitha mundësitë që të arrihej në një marrëveshje më konkrete.
Vizita e ekspertëve shqiptarë pason menjëherë atë të një grupi parlamentarësh të Parlamentit shqiptar, të kryesuar nga Eduard Selami, kryetari i Komisionit. Edhe deputetët shqiptarë ishin angazhuar në bisedime, ndonëse jo aq konkrete, të cilat i kishin shtuar edhe më tepër shpresat se tashmë përmirësimi konkret i marrëdhënieve mes dy fqinjëve ballkanikë dukej i pakthyeshëm.
Me shumë interes pritet rezultati i bisedimeve për të gjitha pikat e marrëveshjeve shqiptaro-greke, por interes më të madh ka ngjallur pikërisht fiksimi i statusit të refugjatëve shqiptarë në Greqi, numri i të cilëve ka ardur gjithnjë në rritje, me gjithë operacionet e spastrimit të policisë greke. Nga Greqia tashmë është bërë e ditur se një projektligji i posaçëm është hartuar nga grekët. Në prag të vizitës së Papulias shtypi grek kishte shkruar se kalimi i tij në parlament priste pikërisht përfundimin e vizitës së Ministrit në Tiranë. Tani që rezultati që qenë pozitiv për të gjithë duket se projekti i ka ardhur koha të miratohet, pas konsultimit të autoritetet shqiptare dhe nëse, sigurisht e kalon provën e opozitës greke, e cila megjithatë - sikursendodhin gjëra të tilla çështje - parashikohet që të reagojë shumë ashpër. P.re.
Serreqi dhe Papulias
Të mitura në videoporno
Zbulohet trafik nga Shqipëria në Itali
Një operacion i gjerë në Itali e Veriut. Organizatori i tregtisë së paligjshme ishte inxhinier. Çdo kasetë shitej në tregun ndërkombëtar treqindmijë lireta. Mes xhirimeve dhe pamje nga mjediset shqiptare
Në kaseta skena dhune ndaj vajzave shqiptare
TIRANË - Vajza të vogla shqiptare të hunuara para një kamere për të ushqyer tregtinë e kasetave pornografike. Këtë biznes të fundit të italianëve në Shqipëri kanë zbuluar hetuesit e Prokurorisë së Salosë, afer Brescia, në Itali e Veriut. Një person është arrestuar dhe 14 të tjerë janë denoncuar me akuzën e “përdhunimit të të miturve” dhe filmim pornografik. Të gjithë të akuzuarit janë italianë, hetuesit kanë zbuluar që një pjesë e këtij prodhimi të turpshëm vinte nga Shqipëria, pjesa tjetër nga Tajlanda.
Ende njihen pak hollësi mbi ngjarjen. Madje edhe emri i të akuzuarve mbahet ende i fshehtë, sepse egziston frika e prishjes së hetimeve. Gjëja e vetme e sigurtë është që në vendin grek të hetimeve është një inxhinier nga Udine, i cili merret pjesërisht dhe si “aktor” në realizimin e videokasetave porno. Në njërën prej tyre - me shumë prej tyre që janë konfiskuar nga policia italiane - shihet një burrë që përdhunon një fëmijë brutalë e vajzë tjetër. Në të njëjtën kasetë, duket tek tuk edhe skena nga qytete dhe pikërisht prej tyre është zbuluar që filmimet vinin edhe nga Shqipëria.
Mes protagonistëve të kësaj tregtie pornografike rezultojnë të njëjtë dhe qytetarë, dyfiner-? mirë dhe më pas nëpërnës, tregtarë dhe një student, të gjithë banues në Itali e Veriut. Videokasetat shkëmbenin dukë me vajzare tusthën 300 mijë lireta rinj, në foto me të njëjtat pamje shitej 50 mijë lireta.
Është hera e parë që Shqipëria përmendet në tregun e materialeve pornografike, edhe pse megjithatë shumë shpesh vajza të reja shqiptare kanë rezultuar të lidhura me tregtinë e prostitucionit me Shqipërisë e Italisë. Ky fundit është një fenomen në rritje të vazhdueshme, dhe kundër të cilit policia arrin të bëjë fare pak. Denoncimet e shpeshta mbi vajza të zhdukura, tregojnë që fenomeni ka marrë tashmë përmasa shqetësuese. Lajmi i fundit të bë në dysho-? se shumë prej tyre janë lidhur edhe me trafikun e videokasetave porno. Hetimet e filluara në Itali nuk kanë përcaktuar ende në cilat qytete shqiptare janë realizuar filmimet pornografike. Hetuesit e Salosë nuk kanë përjashtuar një ndërlidhim të tyre të mundshëm në Shqipëri gjatë ditëve të ar-? dëshmitar.
Pas kësaj shfaqet titulli tjetër: «Ende asnjë rezultat nga kërkimet e ethshme».
Rugova i rikthehet dialogut me socialistët
TIRANË - Sinjale paqeje ndërmjet Ibrahim Rugovës dhe socialistëve. Të dy palët i janë kthyer me në fund dialogut dhe bisedimeve të ndërmjetme tyre.
Dhe në mesditë, presidenti i Kosovës, është takuar me drejtuesit e Partisë Socialiste në selinë e tyre. Në qendër të diskutimeve - është pritur nga Pëllumbi, Dokle e Meta - kanë qenë problemet e mprehta në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe se si të gjenden mundësitë për zgjidhjen e tyre. Angazhimi i të gjitha forcave politike shqiptare është kërkuar nga domosdoshmëria për të përballuar situatat jo të qeta.
Është ky një rikthim i dialogut dhe i bisedimeve, që për muajt kohë kanë munguar, madje kanë qenë të ftohura. Në një intervistë të Bashkim Zenelit, dhënë për BBC disa muaj më parë, ka kritikuar qëndrimin e Rugovës në drejtim të një deklarate që ky i fundit ka dhënë ndaj socialistëve.
Tre të zhdukur në liqen
Ende asnjë rezultat nga kërkimet e ethshme
Tre të zhdukur në liqen
Tragjedi pranë Hidrocentralit
SHKODËR - Janë nisur për një ekspursion të zakonshëm peshkimi, por nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre. Një tragjedi e rëndë është verifikuar në Liqenin artificial të Fierzës, ku
Pashkë të përgjakura në rrugën e Kakavijës
GJIROKASTËR-Sërish incident i përgjakshëm me refugjatët shqiptarë në Greqi.
Një i ri shqiptar - 25-vjeçari Kadri Jukaj - ka humbur jetën në mënyrë tragjike dhe 18 të tjerë janë grabitur e rrahur nga persona ende të panjohur ndërsa udhëtonin ilegalisht në territorin grek. Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së premtes në Follorinë. Grupi i shqiptarëve është sulmuar krejt befasisht ndërsa udhëtonte në errësirën e natës për të depërtuar për në brendësi të territorit grek.
Shqiptar masakrohet në Greqi
Vetëm disa orë më parë kishin kaluar kufirin mes dy vendeve.
Shqiptarët kanë treguar se janë sulmuar nga një distancë afërt nga tre persona të armatosur me armë gjahu. Grabitësit janë larguar duke marrë me vete 50 mijë lekë shqiptare dhe 100 mijë dhrahmi. Ndërkohë, rrugët e Jugut janë përgjakur nga një numër incidentesh që kanë shkaktuar ndër të plagosur dhe një të vdekur. Viktima është një 78-vjeçar nga një fshat i bregdetit. Në Kakavijë dhe në Konsullatën greke në Gjirokastër është shtuar numri i shqiptarëve që duan të udhëtojnë për në Greqi. Afrimi i Pashkëve ortodokse e ka shtuar “lumin” e njerëzve që duan të festojnë në Greqi.
Tragjedi pranë Hidrocentralit
SHKODËR- Janë nisur për në ekspursion të zakonshëm peshkimi, por nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre.
SHKODËR- Janë nisur për në Liqenin artificial të Fierzës, ku tani forca të shumta dhe pjesëtarë të alarmuar të familjeve u nreshtin së kërkuari për kufomat e të afërmve të tyre. Tre viktimat - tashmë prej një viti të sigurtë - janë që të tre banorë të fshatarëve të Pukës rreth Liqenit dy prej tyre janë nga fshati Dardhë, fatkeqi i tretë nga Legeni i Kuq. Të tre janë nga mosha 25 deri në 30 vjeç.
Tashmë është rindërtuar edhe dinamika e incidentit të rëndë nga i cili kanë humbur jetën tre peshkatarët shqiptarë. Kishin hedhur rrjetat si në çdo ditë të zakonshme, por gjatë tërheqjes së peshkut që kishin zënë, barka është lëkundur fort dhe të tre kanë përfunduar në ujën e akullt të liqenit. Temperatura e ftohtë dhe struktura e fundit të liqenit - prej balte - ka shkaktuar fundosjen e trupave të tyre gjithnjë e më në thellësi. Vonesa e të treve ka alarmuar familjarët të cilët kanë shpëtuar të thërrasin për ndihmë, por ka qenë tepër vonë. Kërkimet e lodhshme deri tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Edhe mbërritja e palombarëve të specializuar nga Vlora nuk ka arritur të mposhtë thellësinë prej 250 metra të liqenit.
Ar. Ça.
“Nuk kemi mjete”
Berat, apel i policisë: “Qytetarë, prishini ndërtimet pa leje”
BERAT - Policia Ndërtimore “dorëzohet” përpara ndërtimeve pa leje që tani kanë pushtuar qytetin e Beratit.
Sipas Vladimir Mydnit, Kryetar i kësaj policie, kjo e fundit nuk disponon as mjete dhe as fonde për të prishur ndërtimet e paligjshme. Deri tani Policia Ndërtimore u ka bërë apel pronarëve të këtyre ndërtimeve për të i prishur vetë ato.
Aktualisht në Berat numri i ndërtimeve të paligjshme ka arritur në rreth 300, ndonëse deri tani nga Këshilli i Rregullimit të Territorit janë dhënë vetëm 32 urdhëra për prishje ndërimesh të paligjshme. Afati i fundit për prishjen e tyre - dhënë nga Prefekti i Beratit - ka qenë 15 prilli, por megjithatë në një gjë të tillë duket se do të jetë diçka tepër e vështirë për t’u realizuar.
Ha.Ta.
I çekuilibruar
Përdhunon të motrën, e vret kunati
KRUJË-Këpër dhunuar të motrën, por më pas ka gjetur vdekjen nga dora e kunatit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën në fshatin Mulgjin të rrethit të Krujës. Gjon Prenga, 35 vjeç, ka çfaqur prej kohësh shenja të disequilibrit psikik-është kthyer në shtëpi dhe ka kapur dhunuar të motrën minorene. Në ato momente në shtëpi është futur kunati i tij Nik L., 25 vjeç, i cili e goditur Gjonin me thikë në sy dhe në stomak. Organet e Prokurorisë kanë hapur menjëherë çështjen penale ndaj autorit të krimit. m.e.
Vjen pasnesër
Janullatos del nga spitali
TIRANË - Kryepeshkopi ortodoks i shqiptarëve Janullatos, ka dalë nga spitali, por përsëri duhet të kujdeset për shëndetin.
Të enjten ai duhet të rikthehet në Tiranë, për të festuar pashkët ortodokse, që do të zhvillohen 23 prillin e ardhshëm. Janullatos 70 vjeç, u dërgua me urgjencë në një spital grek 30 marsin e kaluar, pasi pati çrregullsi me të organeve të frymëmarrjes, për shkak të një bronkiti. Por edhe më pas, ai do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në sy dhe në hundë.
Shkodër
Mjeku i njohur humbet jetën në aksident
SHKODËR - Pashkë të hidhura në Shkodër.
- Pashkë të hidhura në Shkodër. Në një aksident automobilistik ka mbetur i vdekur Behar Tula, mjeku pediatër i famshëm në Shkodër. Ngjarja dhembshur ka ndodhur dje pasdite, ndërsa makina ku udhëtonte Behar Tula si pasagjer me dy persona të tjerë përplaset me një shkëmb në hyrje të fshatit Bushat. Shpejtësia bindomoralen dhe largësia e rrugës si pasojë e shiut, e kanë favorizuar aksidentin tragjik.
Mjeku katëkishtërretit të 40-vje dhe baba i një fëmije. Ndërkohë që familja qan të dashurin e vet, në spitalet e Shkodrës ka rënë zija për humbjen e kolegut.
Ar. Ça.
Tirana kritikon Shkupin pas vrasjes së të riut
TIRANË-Autoritetet shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj Maqedonisë për vrasjen e të riut shqiptar vetëm disa ditë më parë në brendësi të territorit maqedon, ndërsa po udhëtonte me një ngarkesë me ushqime.
Lajmi është transmetuar disa herë nga edicioni zyrtar i lajmeve televizive, gjatë të cilave pala shqiptare ka dënuar edhe identitetin e viktimës dhe errësinë e ngjarjes tragjike.
Viktima quhet Bashkim Tafciu, 19 vjeç dhe ishte nga fshati Kllobçisht, afër 80 kilometra në Lindje të Tiranës. Vrasja e tij ka ndodhur të premten. Një grup ekspertësh të Ministrisë së Brendshme Shqiptare ka verifikuar ngjarjen në vend dhe ka këqyrë vrasjen si të qëllimshme, duke theksuar se ngjarja të tilla mund të ngrejnë tensionin në kufirin mes dy vendeve.
“Tirana” me Kupën e vënë nën sqetull
Pesë javë para përfundimit
“Tirana” me Kupën e vënë nën sqetull
Sërish lëkundje në zonën UEFA
Pashkë të përgjakura në rrugën e Kakavijës
SHKURT NGA RRETHET
Elbasan, gjendet e vdekur në trotuar
Është gjendur e vdekur në trotuarin poshtë shtëpisë së saj, 60 vjeçarja Sh. D. E para ishte lajmëruar vetë vëllai, sipas versionit të hedhjes nga ballkoni, por ndërkaq organet e policisë kanë filluar edhe hetimet rreth kësaj çështjeje. Viktima jetonte me djalin e saj të vetëm.
Gjirokastër, mungojnë mjediset Universale
Mungojnë mjediset e nevojshme për zhvillimin e leksioneve në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Ndërkaq janë përgjakur dhe mbyllur ndërtesat e godinës së re shtesë. Për shkak të ndërtimeve paleja në oborrin e Universitetit. Për të gjitha këto probleme Rektori i është drejtuar Prefekturës.
Fier Deti kafshon tokën
Deti gllabëron tokën. Është pjesa e bregdetit ndërmjet derdhjeve të Vjosës dhe Semanit në një gjatësi prej 10 kilometrash - që është pushtuar në një thellësi prej 10 metrash nga ujërat e detit, duke shkaktuar edhe plazhin e kësaj zone dhe rrezikuar pyllin me pisha. Një fenomen ky i pranishëm që prej 10 vjetësh, është pasoja e një ngërçe metastatore? 4 metra uji e bën të dytën? ki i kësaj - një tërheqje e detit prej 200 metrash - ka ndodhur në vitet ‘50-’80. Dhe që sipas specialistëve, do të përsëritet përsëri pas 30 vjetësh.
Gjithçka nga futbolli në Shqipëri
Në faqen 3
Me golat në stadiumet e Europës
Në faqen 4
TIRANA zemra JONË