Delegacioni shqiptar premton në KE
STRASBURG/ Sot në orën 8.00 nis mbledhja për anëtarësimin
TIRANË - Do të ketë një tjetër proces për Nanon, liderin socialist të burgosur në burgun e Bënçës. Lajmi vjen pikërisht nga burime diplomatike të huaja në Strasburg, ku po diskutohet fati i anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës. Problemet, që më parë pengonin, duket të jenë tashmë të kaluara. Dhe shpresës së mbarë vendit se Shqipëria do të jetë shumë shpejt anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Europës i shtohet kështu shpresa e socialistëve për kryetarin e tyre. Fati tij do të lidhet me hyrjen në fuqi të Kodit të Ri Penal.
Sipas të gjitha burimeve struktura e KE - të cilat nuk deshën të identifikoheshin - problemi i liderit socialist të burgosur është diskutuar në takime të veçanta të këtyre ditëve të anëtarëve të delegacionit shqiptar, ku bëjnë pjesë si kryetar Eduart Selami, e si anëtarë Ali Spahia nga Partia Demokratike dhe Namik Dokle nga Partia Socialiste, të cilët ende nuk janë prononcuar mbi këtë pikë. Pikërisht gjatë këtyre takimeve është përmendur rasti i Nanos në burg “Çështja Nano do të shtrikohet në bazë të procedurave që parashtrohen Kodit i Ri i Procedurës Penale, njëlloj si shumë të burgosur të tjerë”, me këtë përgjigje, delegacioni shqiptar dhe në radhë të parë përfaqësuesit e partisë në pushtet, kanë shuar çdo hije dyshimi që mund të qonte në ndonjë pengesë eventuale të procedurave për pranimin në KE lidhur me këtë pikë delikate.
Në selinë e PS deri dje ende nuk dinin gjë të saktë për këtë histori. “Nuk kemi mundur të lidhemi me Doklen këto ditë - tha për Gazetën Shqiptare Bashkim Zeneli - por e quaj shumë të mundshme që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Letë presim çfarë të rejash do të sjellë delegacioni shqiptar nga Strasburgu”.
1 Qershori i këtij viti do të sjellë me sa duket lajme të reja. Nano do të rigjykohet në bazë të procedurave të reja që parashikohen Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri i Procedurës Penale. Ky ka qenë premtimi më i fundit që i është dhënë Europës nga pala shqiptare. Vetëm disa orë më parë i njëjti qëndrim ishte deklaruar nga Ali Spahia në mbledhjen e Unionit Ndërkombëtar. “Nano ka të drejtë që të rigjykohet në bazë të normave të reja, njëlloj si shumë të burgosur të tjerë”, kishte thënë menjëherë mbas kthimit nga kryeqyteti spanjoll Ali Spahia, përfaqësues i demokratëve në delegacionin shqiptar në organizatën e deputetëve. E njëjta linjë, tashmë e kthyer në konstante, duket se ka fituar edhe në bisedimet e Strasburgut. fa.bax.
Nga selia e Këshillit flet Eduard Selami
“Falenderoj edhe Doklen”
FATOS BAXHAKU
TIRANË - “Jemi vetëm një hap nga pranimi në Këshillin e Europës. Mbledhja e komitetit politik besoj se nuk do të ketë probleme. Edhe takimet paraprake me grekët kanë qenë shumë pozitive, atana kanë qenë premtuar që jo vetëm nuk do të na pengojnë - por do të votojnë në favorin tonë”. Janë shprehur të Eduart Selamit, Kryetar i Delegacionit Shqiptar në KE. Bishe dhe bënë të botë në Strasburg, njësoj si në Tiranë, ku vendimi i mbledhjes së sotme pritet me ankth e shpresë. Nga hoteli luks “Continental” Selami qetëson: “Nuk ka mes nesh frikë, çdo gjë do të vendoset sot në mbledhjen e orës 8.00”.
Çfarë do të vendosë në mbledhjen e komisionit politik?
“Do të gjykohet mbi bazën e projektvendimi të hartuar nga reporterët për Shqipërinë KE. Nga materiali që i është shpërndarë dje anëtarëve të këtij komisioni, ne jemi shumë optimistë, sidomos nga konkluzionet e tij”
A është fjalë për lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen Islamike?
“Në raportin e shpërndarë dje nuk është përmendur fare kjo pikë. Megjithatë ky fakt nuk ka qenë ndonjëherë pengesë në marrëdhëniet tona me KE”.
Cili ka qenë qëndrimi i delegacionit, a kanë ndikuar përkatësitë partiake në bisedime?
“Mua më duket se ne kemi lënë mënjanë përkatësinë partiake dhe për një çështje të tillë, sikurse është pranimi i vendit tonë në KE, kemi patur një qëndrim unanim. Edhe përfaqësuesi i opozitës, Zoti Dokle, ka shprehur njëjtin pikëpamje. Unë e falenderoj atë për këtë qëndrim”.
Po qëndrimi i palës greke?
“Unë kam patur një takim të veçantë me përfaqësuesin grek në komisionin politik dhe për shtypja ime është që problemet mes nesh tashmë janë të tejkaluara. Na kanë thënë se jo vetëm nuk do të votojnë kundër pranimit të Shqipërisë, por përkundrazi, do të na ndihmojnë”.
Pra, në përfundim të mbledhjes Shqipëria pranohet në KE?
“Praktikisht po, sepse pas votimit në komisionin politik, ka një sërë hallkash të tjera, por që janë më shumë formale. Të paktën nuk ka ndodhur ndonjëherë që pas provës në këtë komision hallkat e tjera të kenë kthyer mbrapsht vendimin”.
Sot falas tjetër panoramë e vjetër
TIRANË - Sot si dhuratë për lexuesit një tjetër panoramë e vjetër nga qyteti më të madh të Shqipërisë. Kësaj radhe është një pamje e rrallë nga Fieri i viteve ’30. Rruga qendrore e qytetit me makinat karakteristike të atyre viteve, një pamje, që besojmë se nuk do t’i interesojë vetëm fierakëve.
Panorama do t’i jepet falas kujtdo që vendos të blejë numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare, ndërkohë që çmimi i gazetës nuk ndryshon, pra mbetet sërish 15 lekë. Le të vazhdojmë edhe për disa javë udhëtimin në historinë e qyteteve tona nën slogan “Si kemi qenë?”.
Pamje e rrugës qendrore të Fierit, qyteti në vitet ’30.
Moti i keq, bien temperaturat
TIRANE - Pranvera e shumëpritur nuk i kënaq të nxehxit e ditëve të fundit, janë shndërruar papritur në një të ftohtë dimri.
TIRANE - Pranvera e shumëpritur nga moti i keq. Të nxehxit e ditëve të fundit, janë shndërruar papritur në një të ftohtë dimri. Brenda dy ditëve, temperaturat kanë rënë me 13 gradë. Në kryeqytet dje është regjistruar temperatura 14 gradë, kur vetëm dy ditë më parë temperaturat kanë qenë më të mëdha kanë qenë në qytetin e Shkodrës, ku janë regjistruar 44 milimetra shi. Edhe në qytetin e Kukësit ka patur një sasi prej 34 milimetrash. Një sasi pak më e vogël është kapur nga meteorologët në Shkodër edhe të martën, kur papritur në qytet u zëvendësuan me shirat e [?] ajo ka qenë 27. I gjithë ky ndryshim temperaturash është shkaktuar - sipas punonjësve të shërbimit sinoptik - nga shirat e ftohtë që kanë rënë këto dy ditë e fundit dhe që kanë përfshirë pothuaj gjithë territorin e Republikës. Rreshjet dje të martën, kur papritur është hetëzuar një shi i rëndë e i ftohtë dhe të shumtë. Edhe në Tiranë ka patur rreshje të shumta, që kanë arritur dje në më shumë se 30 milimetra. Më të pakta janë regjistruar në disa rrethe jugore si Kuçova, me tre milimetra. Nuk ka patur ndërkaq njoftime për dëme materiale.
Vdes plaku i rrahur nga të rinjtë
KORÇË - Ka vdekur nga grushtat dhe shqelmat e të rinjve, kur biçikleta e tij është përplasur me motorin e tyre.
- Ka vdekur nga grushtat dhe shqelmat e të rinjve, kur biçikleta e tij është përplasur me motorin e tyre. Yllson Mullaj, 50 vjeç, nga fshati Dërsnik i Korçës, ka përfunduar par djevekur në spitalin qytetit. Mjekët e ekspertizës kanë pohuar se vdekja ka ardhur nga keqtrajtimi që është bërë nga persona të tjerë. Mullaj ka qenë duke ecur me biçikletën në rrugën e Dvoranit (pranë Korçës), por papritmas është përplasur me motoçikletën e dy të rinjve të cilët vinin me shpejtësi përballë tij. Ndërkaq të dy palët kanë filluar të shahen me njëri-tjetrin, dhe sipas një versioni të paraqitur, të dy të rinjtë e kanë goditur Mullajn me grushta dhe e kanë rrëzuar në tokë. Nga kjo rezulton të ketë marrë edhe një goditje të rëndë në kokë. Menjëherë është shpallur nga ana e forcave të policisë kërkimi i dy të rinjve. Në qytetin e Korçës janë bllokuar dhe kontrol-luar 25 motorë, ndërsa dje, në fashat e zonës afër vendit ku ka ndodhur incidenti, janë kryer aksione të fuqishme të policisë. Megjithatë, personat nuk janë identifikuar akoma. EL.Ko.
Çështja “ZP”
Ekspertët kontabël nisin hetimet
TIRANE - Fillon ekspertimi kontabël për çështjen e Shtypshkronjës së gazetës Zëri i Popullit.
Vendimi është marrë nga ana e Prokurorisë, duke ia komunikuar të pandehurve të marrë për këtë çështje; Përparim Xhixha, ish-kryeredaktori i gazetës dhe Drita Sheshi, kryellogaritarе. Ekspertët tani do të kenë përpara dokumentat nëpërmjet të cilave realizuar të gjitha shlyerjet në llogarinë e Zërit të Popullit Sipas akuzës, drejtuesit e gazetës kanë shpërdoruar fondet prej 400 mijë dollarësh, që Komiteti Qendror i atëhershëm i PPSH, i kishte akorduar Zërit të Popullit. Ndërkaq pagesa për shtypshkronjën është bërë me dy këste, por - gjithmonë sipas akuzës - nga firma kanadeze, së cilës i është bërë pagesa, nuk është lëvruar asnjë bojë mali. Tani do të jenë ekspertët ata që do të thonë fjalën e tyre.
Mbi 1.800 anonimë i përgjigjen pyetjeve
PS mat pulsin e elektoratit
Anketim në 10 rrethe të vendit
TIRANE - Socialistët bëjnë testimet e para në elektorat.
Të dhënat e një anketimi të posaçëm të zhvilluar prej tyre në dhjetë rrethe të Shqipërisë, tani po përpunohen në Tiranë, në pritje të rezultatit, i cili pas konkluzioneve të para, do të bëhet publik. Për testimin e PS i foli Gazetës Shqiptare, Gramoz Ruçi, njëri nga liderët e PS-së. “Synimi i këtij studimi është që të njohim më mirë dhe sa më me objektivitet, cilat janë tendenca e vërtetë e elektoratit të sotëm shqiptar, në mënyrë që të ndërtojmë drejt politikën tonë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Tirana, Shkodra, Kukësi, Mirdita, Laci, Korça, Përmeti, Vlora, Gjirokastra e Lushnja, këto janë qytetet në të cilat seksionet lokale elektorale të PS-së të drejtuara nga Komisioni Qendror Elektoral - e shtriu studimin e tij. A nuk janë subjektive të dhënat që janë mbledhur megjithëse, janë pikërisht strukturat e PS ato që kanë kryer këtë studim? “Jemi mundur të shmangim në maksimum subjektivitetin e anketimit - përgjigjet Ruçi - duke përdorur kriteret statistikorë e demografikë që përdoren normalisht në të tilla raste. Pikërisht për këtë, të 1.278 personat që i’u nënshtruan anketimit u pyetën brenda një dhjetëditëshi, duke respektuar anonimatın dhe rastësinë e përgjigjes së subjektit që pyetej”. Tani, grumbulli i të dhënave ka mbrritur në Tiranë. “Rezultatet do të përpunohen nga një ekspertë të specializuar”, përfundon Ruçi. fa.bax.
TIRANE - APS nuk ka qenë asnjëherë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, sigurisht deklarojnë kundërshtarët tanë politikë”. Bashkim Zëneli, Nënkryetari socialist i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, i përgjigjet nga një takim i rëndësishëm në Lisbonë, konfirmoi edhe një herë për Gazetën Shqiptare - sikur se ishte thënë më parë në intervistë të tij - qëndrimin e PS lidhur me njërën prej çështjeve më të rëndësishme të politikës së sotme të jashtme të Shqipërisë.
Vrasja në kufi
Tirana, apel Beogradit: Gjeni vrasësit
“Shpjegoni incidentin”. Ky ka qenë thelbi i mesazhit telegrafik dhe të menjëhershëm që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ia ka dërguar qendrës së diplomacisë së Beogradit, lidhur me incidentin e fundit në kufirin malazez.
Ministria e jashtme shqiptare ka protestuar pranë autoriteteve të Beogradit në lidhje me incidentin e datës 23 prill, kur nga rojet kufitare jugosllave u vra shtetasi shqiptar, 27 vjeçari Kole Ivanaj. Dje, Ingrankuari me punë i Shqipërisë në Beograd, Vili Minarolli, dorezoi notën e protestës me MPJ te republikes federative te Jugosllavise (Serbi dhe Mali Zi). Njezet mijë saj I kerkohet pales jugosllave shpjegime per vrasjen e shtetasit shqiptar, venien para pergjegjësise te personave pergjegjës dhe marrjen prej saj te masave, sigurancipromersper rritjen e veprimeve te tilla qe shkaktojne humbjen e jetes se njerezve. s.b.
S’u dha paratë
Mashtr oi artistët: 3 muaj burg
TIRANE - Kishte mashtruar artistët dhe tashmë ka përfunduar në burg.
Për R. Kulliën, vëllanë e regjisor të njohur fierak, Pëllumb Kulla, gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 1 vit, nga të cilat 3 muaj e gjysmë me burgim dhe pjesën tjetër me kusht për 2 vjet. Historia e Kullës nis vite më parë. Ai kishte marrë nga shumë njerëz, mes të cilëve artistë të njohur: Vladimir Prifti, Robert Ndrenika, Esat Mysliu, para me premtimin filmamistik të kryer pagesat me kontraktësi, por më pas nuk i kishte mbajtur premtimet duke i gënjyer. Dhe kjo e ka çuar, për dëshmitë e paraqitura, para gjykatës.
“Burimi është në tokën time s’dua të bëhet ujësjellësi”
Realitet kursiv
MIRDITE - “Burimi ishte në tokën time, prandaj s’ka pse të rikonstruohet ujësjellësi. Fshati ka ku të marrë ujë”.
Ngjan me një version modern të legjendës së kushedi asaj që pllakosi atë, por është vetëm protestë e një mjeshtëri nga Fierzë. Pranë Gjonaj, nuk është e thënë dakord që familjet e fshatit të lidhen me një ujë që rrjedh nga toka të cilën e ka pronë të vetën. Me anën e një letre dërguar autoriteteve të komunës “indrit shëtia” nguli këmbë se “Jam unë ai që e kundërshtoj rikonstru ksionin e ujësjellësit në fshatin tim, pasi burimi i ujit është në tokën time”. Sipas mësuesit, motivi për ta kundërshtuar këtë rikonstru ksion është i thjeshtë. Para kohësh në kooperativë në vitin ’67 dhe mbas prishjes së saj në vitin ’91 “burimi ka qenë pronë e imja. Me ujin e tij vaditeshin 2-3 dynymë tokë”. Por për Gjonajn nuk është kjo arsyeja e vetme që ai proteston për një ujësjellës të tillë. “Për panevojshmërinë e ndërtimit të ujësjellësit. Në fshat ka 3-4 kroje natyrore. “Që kur është ndërtuar ky ujësjellës i ka shërbyer vetëm disa familjeve dhe tani fshati ka ndoshta edhe ujë të bollshëm në këtë verë, por toka?” Insiston Gjonaj. Për pronarin e burimit fshati të vijë uan për 40-50 familje siç jemi këtu do të ishte mirë që…
Për anëtarësimin
“Zemeli: ‘Kemi qenë gjithnjë për NATO-n’”
Të dhëna të reja mbi agjentët malazezë
Si do spiunohë Berisha
Në faqen 3
NE BRENDESI
Kombëtarja ul kokën
Në faqen 3
Lezhë: “Të ardhurit e ikin”
Në faqen 3
Shqiptar gjeneral në Rusi
Në faqen 3
Berut, policia mbron shkollat
Në faqen 3