29/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 prill 1995

“Në KE, por pa dënimin me vdekje”

Ç’duhet të bëjë Shqipëria sipas Komitetit Politik TIRANË - “Udhërimi në Këshillin e Europës, por duhet të hiqni dënimin me vdekje dhe të përmirësoni gjendjen e minoriteteve”. Nga Strasburgu vijnë sërish lajme mbi Shqipërinë. Vetëm një ditë më vonë nga vendimi pozitiv i Komisionit Politik të KE, agjencia angleze lajmeve Reuter, njëra nga më të besueshmet në krejt botën, ka shpërndarë njoftimin. Europa, pra, nuk i ka pushuar kërkesat - rekomandimet, sugjerimet, termat i jepen kuptime të ndryshme - për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Nga të dy kërkesat ajo që duket si më e papritura është pikërisht ajo që lidhet me heqjen e dënimit me vdekje. Ndërsa për përmirësimin e trajtimit të minoritetit, kërkesa pak a shumë pritej - Selami në Strasburg kishte folur edhe për kërkesat e grekëve dhe në fjalën e tij të mbylljes kishte premtuar se ato do të shqyrtoheshin - ato - kërkesa për heqjen e dënimit me vdekje duket si e papritur. Deri tani burimet zyrtare kanë heshtur mbi thelbin e vërtetë të kësaj kërkese, por për të sqaruar ato mund të shërbejë përmbajtja e projekt-vendimit të rezervuar e hartuar nga reporteri politik për Shqipërinë, belgu Kelchtermans. Kishte qenë pikërisht raporti i belgut që kishte dhënë mendim të favorshëm për pranimin e Shqipërisë në Asamblenë e KE, duke i caktuar asaj katër vende, por duke kërkuar njëkohësisht disa kushte - “sous réserve que l’Albanie ait l’intention de...”, kishte shkruar Kelchtermans në frëngjisht - të cilat Shqipëria, sipas mendimit të tij duhet që t’i përmbushte. Ende nuk dihet nëse këto janë votuar tekstitshisht edhe në versionin e fundit të vendimit të komitetit, por ka shumë të ngjarë që të jetë ndodhur kështu. Ja përmbajtja e kushteve të Kelchtermans: “Mekusht që Shqipëria të ketë ndërmend të 1. nënshkruajë Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, 2. Të bëjë çështë e mundur, që të nënshkruajë brenda një afati të arsyeshëm, Protokollin 6 të Konventës që bën fjalë për heqjen e dënimit me vdekje, 3. të nënshkruajë e ta ratifikojë Konventën për Ndalimin e Torturës, 4. të nënshkruajë Konventën për Trajtimin e Minoriteteve dhe të t’i lehtësojë të gjitha bazë të parimeve të Rekomandimit 1201 (1993) të Asamblesë, rekomandton të ftohet Shqipëria në Këshillin e Europës dhe të 1. jepen asaj 4 vende në Asamblenë Parlamentare të KE”. Demokracia shqiptare ka ende shumë rrugë për të bërë sipas reporterit, i cili në disa nga pikat e shumta me të cilat shprehet me këtë: me vështirësitë që has demokracia e brishtë shqiptare. “Sistemi juridik, ai penal dhe ai administrativ, do të vazhdojnë të jenë objekt kritikash - shkruhet në pikën 9 të projektvendimit - elementët e kulturës juridike që i duhen shtetit të së drejtës, kërkojnë më shumë kohë që të zënë vend, se sa elementët e ekonomisë së tregut, por duhet vlerësuar progresi në kushtet e vështira materiale”. Fotos Baxhaku

Ushtarët ndaj refugjatëve

Dje në Romë u vendos: “Trupat në Pulje” Ushtarët ndaj refugjatëve Në brigjet përballë Shqipërisë TIRANË - Italia do të vërë ushtrinë për të përballuar valën e refugjatëve klandestinë që vijnë nga brigjet shqiptare. Pikërisht rajonin e Puljas do të dërgohen shumë spets forcash ushtarake të Mbrojtjes dhe të Policisë. Është vendosur dje mbasdite në Romë, me anë të një dekreti ligji e shtrin veprimin e forcave të armatosura, “në rast rrezikimi të qetësisë dhe të rendit shtetëror”, edhe në Pulje, krejt përballë brigjeve shqiptare. Operacioni i trupave ushtarake italiane do të financohet me një fond shtesë prej pesë miliard liretash (3 për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 2 për Ministrinë e Brendshme). Italia, kështu, tashmë ka vendosur: ushtria kundër shpresës së emigrantëve. Klandestinët që - të shtyrë nga motive ekonomike - marrin përsipër të kryejnë çdo sakrificë - do të gjejnë tani përballë tyre ushtarët e armatosur. Një masë që nuk mund të kalojë pa pasoja përkundej Adriatikut. Përdorimi i forcave ushtarake në situata të tilla delikate është përdorur për herë të parë në këto vite e fundit në korrikun e 1992, muaj në të cilin u vra barbarisht nga Mafia, gjykatësi Borsellino së bashku me skortën e shoqëruesve. Menjëherë pas atentatit qeveria italiane kishte dërguar në Siçili forca të shumta ushtarake të cilat e kaluan “në sitë” të gjithë territorin që mbulonte operacioni, që atëherë mbante emrin e koduar “Grenxa”. Kërkesat për ndërhyrjen e ushtrisë për bllokimin e refugjatëve shqiptarë apo aziatikë që vinin nga brigjet e Vlorës e Durrësit, ishin bërë shpeshherë publike nga politikanë të së djathtës italiane dhe debatet në shtyp dhe në arenën politike kishin marrë shpeshherë dhe forma të ashpra. Deri tani në bllokimin e vargut të klandestinëve kishin ndërhyrë vetëm strukturat lokale italiane të organeve të rendit, por me sa duket forca dhe mjetet e tyre janë treguar të pamjaftueshme për të përballuar situatën. p.re.

Tragjedi në greminë: një agoní për 15 orë

TIRANË - Pesëmbëdhjetë orë duke asistuar në vdekjen e familjarëve të saj. Historia tragjike, e thuajse e pabesueshme, ka ndodhur menjëherë familje prej katër vetësh. Të vetmit dëshmitarë të kësaj të kësaj dhimbjeje mbinjerëzore janë një grua dhe vajza e saj e mitur, që tani ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Kandohur thuajse një javë më parë, në rrugën e Himarës. Familja udhëtonte në makinën që kryefamiljari i saj Kristaq Koci, 40 vjeçar, drejtonte atë ditë për të shkuar në fshatin e tij të lindjes, në Myzeqe. Pikërisht në dalje të Himarës, Kristaqi ka humbur kontrollin e makinës. Pas shumë rrokullisjesh, makina - tashmë e shndërruar në një lëmsh hekurishtesh të përgjakura - ka mbetur në një të ngritur të rrëpirës. Të katër familjarët janë plagosur rëndë, por kanë mundur të komunikojnë me njëri-tjetrin pa mundur që të bëjnë as lëvizjen më të vogël. Për pesëmbëdhjetë orë rresht të katërt kanë asistuar me llahari në agoninë e të dashurve të tyre. “Ishim të katërt të bllokuar nga makina e shkatërruar - tregon gruaja me dhimbje - im shoq që me lutje të dilja e të shpëtoja fëmijët. Ai ishte dëmtuar rëndë dhe herën tjetër kishte bllokuar në gjoks, djali gjithashtu. Kurse mua mëshin bllokuar këmbët. Ishte ora 3 pasdite. Pas disa orësh burri vdiq. Djali më lutë t’i shpëtoja. Unë ulëria, por askush nuk më dëgjonte, shpëtimtarët bojna- ra ishin tepër larg. Në mesnatë më vdiq djali. Goja ishte mbu- shur me gjak. Vetëm të nesër- nesërmen në mëngjes zgjepam të parën çenie të gjallë: ishte një dele, e cila u afrua. Pas saj erdhi një çoban, ai më ndihmoi të dilja... Gruaja arriti të shpëtohej kështu vetëm falë një deleje të humbur. Tani, i shtyn ditët në një repart të spitalit Ushtarak, e lidhur kokë e këmbë me allçi, pranë saj vajza tre-vjeçare, edhe ajo e plagosur. Nga mëndja nuk i shqitet kujtimi i atyre orëve të llahtarishme gjatë të cilave, veç asaj që sheh jetën në trupin e të dashurve të saj. Një helikopter është nisur në ditë pas aksidentit nga Tirana për në Bulqizë, fshat i lindjes së Kristaqit. Mbi bordin e tij, e shtrirë në një barelë të thjeshtë, gruaja e aksidentuar. Me gjendjen e rëndë ajo nuk ka pranuar të mungonte në ceremoninë e varrimit të burrit e të djalit të saj. Mentor Kikia

Van der Broek: “Së shpejti marrëveshja asociimit me BE”

Optimizëm në Tiranë pas vizitës funksionarit të lartë TIRANË - Optimizëm në Tiranë pas bisedimeve me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Van der Broek, zëvendëspresidenti i Komisionit të BE për marrëdhëniet me Europën Qendrore dhe Lindore ka bërë vlerësime pozitive rreth zhvillimeve të Shqipërisë duke lëshuar ndërkohë dhe një tjetër premtim inkurajues. “Së shpejti mund të arrihet një marrëveshje mes vendit tuaj dhe BE”, ka deklaruar ai në takimet me autoritetet e larta shqiptare duke konfirmuar këtë edhe gjatë një konference shtypi që dha dhe bashkë me Sërreqin. “Është koha për një bashkëpunim në nivele më të larta - ka thënë dje Van der Broek - një marrëveshje me BE do të jetë tepër e rëndësishme si për Shqipërinë ashtu dhe për vetë rajonin”. Për arritjen e asociimit në javët që pasojnë eikipe të përbashkët të analizojnë bashkëpunimin e deritanishëm dhe veçanërisht në fushën tregtare që të paraqesin një raport sa më të detajuar. Sipas Van der Broek “rezultati do të jetë i mirë. Por këto - ka shtuar funksionari i BE - janë vendime që duhen marrë me qeveritë e vendeve anëtare”. Van der Broek

Librazhd, qirinjtë pushtojnë qytetin

Defekti rëndë pret energjinë Elektriku: “Do vazhdojë dhe 10 ditë” LIBRAZHD- Errësira e plotë pushton qytetin e Librazhdit. Që prej tri ditësh, pas një defekti të rëndë - është djegur transformatori endor - për mbarëbanorët e Librazhdit ndërprerja vetëm qirinj. Ndërkohë që kriza e papritur energjetike është shfrytëzuar menjëherë në qytetin fqinj të Elbasanit, ku çmimi i bukës ungrit deri në 60 lekë. Në këto kushte autoritetet lokale, kanë vendosur që energjinë e siguruar nga hidrocentrali i vogël në fshatin Lunik, t’ia heqin fshatarëve, për t’ia kaluar furrave të bukës, spitaleve apo dhe ndriçimit rrugëve. “Black out” i rëndë - megjithë angazhimin e mjeteve të Drejtorisë së Energjetikës së Tiranës - është i destinuar të vazhdojë edhe për 10-12 ditë të tjera. Siç ursej energjënë Ndërmarrjen Elektrike të Librazhdit, duhet patjetër që transformatori i rëndë të montohet, për t’u riparuar pastaj në Kombinatin Metalurgjik. Ndryshe edhe përse përgjekjet për një transformator të ri, kanë dështuar. (m.k)

Konfederata: Manifestimi bëhet piknik

Për 1 Majin TIRANË - Manifestimi i Protestës kthehet në piknik. Është kjo zgjidhja e mbetur për Konfederatën Sindikale të Shqipërisë, pikërisht pas përpjekjeve - dhënë nga dy Komisionet të kryetarit - për manifestimet e paralajmëruara me rastin e 1 Majit. Sikurse është vendosur, tashmë protesta e sindikatave të Konfederatës, do të mblidhet brenda një salle të ish-Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi”, për t’u vazhduar më pas si piknik në Parkun e Madh pranë liqenit artificial të Tiranës. Kësisoj e Konfederatës për të manifestuar me bulevardin kryesor të kryeqytetit, organet e policisë kanë përgatitur me një tjetër zgjidhje, e cila ka qenë për të rritur... (pjesa tjetër e tekstit është e paqartë)

Laç, projekt anti-ndotje

LAÇ - Tashmë edhe Laçi në projektet e Shqipërisë për ruajtjen e Mjedisit. Inxhinierët nga qyteti me të ndotura shqiptare - ndodhen pranë e madhe e gazit sulfurik - dhitë e fundit Laç i kanë kthyer në kërkimin e veprimtarive sensibilizuese, por edhe mënyrave për t’u mbrojtur nga ky rrezik. Kështu pas një alarmi të madh, projektet e Shqipërisë në një projekt Kuçova, Ballshi, Fier e Rubik. Stacioni Rajonal i Mjedisit... (pjesa tjetër e tekstit e palexueshme)

Të vdesësh me dashje: i panjohuri nën shina

Ndodhi në trenin e Shkodrës Mister për viktimën ende pa emër TIRANË - Të vdesësh me dashje, Që prej dy ditësh vetëvrasja e një personi rreth 35-vjeçar që mbetur e vetmja pistë e hapur e hetimeve. Sepse as emri, as mosha, por as edhe motivet që e kishin shtyrë atë njeri të hidhej poshtë vagonave të trenit, ende kanë mbetur të mistershme. Që prej dy ditësh identifikimi - ndodhta 35-vjeçar - ndodhet në morgun e Tiranës, ndërkohë që hetuesit po përpiqen të zbulojnë diçka rreth tij. Sikurse pohojnë në personelin e trenit - linja Tiranë-Shkodër - rradhës prej 17.30, viktima kish dalë përpara lokomotivës, duke e detyruar makinistin të ndalojë. Por as kjo s’diçka nuk e ka bindur njeriun që kërkonte të vdiste, të kthente mendjen. I larguar nga shinat e trenit - roja | penduar - ai ka pritur pikërisht vagonin e fundit, duke u ndeshur e këshiu fatal të pavendosun prej tij. (d.b) Në Shkumbin Eshataria gjendet e mbytur PEQIN - Ishte larguar që prej një jave shtëpia e saj dhe gjendet e mbytur dy ditë më parë në ujërat e turbullta të Shkumbinit. Ka përfunduar kështu aventura e mistershme e 28-vjeçares Florina Ktibashi - nga fshati Paper i Elbasanit - e cila në ujërat e rrafshët ish nga disa fshatarë në hyrje të qytetit të Peqinit. Me vetë identifikimin në hamulli e kështi sa 300 dollarë, ndërkohë që policia nuk ka zbuluar shenja dhunë në trupin e saj. Versioni i vetëvrasjes vetëm tani - nuk ka mundur të shpjegohet as nga familja e viktimës. ... (M.k)

Mbledhja e Strasburgut kërkon edhe zgjerimin e të drejtave të pakicave kombëtare

Optimizëm në Tiranë pas vizitës funksionarit të lartë

Defekti rëndë pret energjinë

NE BRENDESI

NE BRENDESI

Pashkë në banjo Në faqen 3 Vdiq pensionet, ndalohet Në faqen 3 Nis Rally shqiptar Në faqen 3 Lajmet e fundit nga bota Në faqen 2

Sot superifla kryqi

Në faqen 5