Fillon shpërndarja e bonove të privatizimit
Të parët që i afrohen sporteleve janë pensionistët. Vala e parë 20 mijë lekë
Mbi një milion shqiptarë “në radhë” për të përfituar. Sot nis shpërndarja edhe në Kavajë. Nesër në Elbasan e Korçë
Mosha
REPUBLIKA
LETER
BONO PRIVATIZIMI
Vlerat e bonove që do të shpërndahen në valën e parë
18-35 vjeç — 10 mijë
36-55 vjeç — 15 mijë
55 vjeç e lart — 20 mijë
Moshat konsiderohen të tilla pas 1 Janarit 1995
TIRANË - Lekët e privatizimit fillojnë të dalin nga sirtarët e shtetit për të shkuar drejt xhepave të rreth një milion shqiptarëve. Janë pensionistët të parët, që kanë patur fatin ta provojnë këtë. Dje në mesditë, në dy prej sporteleve të Bankës së Kursimeve-pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare - kanë filluar të shpërndahen bonot e para të privatizimit. Do të jetë kjo vala e parë e kësaj shpërndarjeje, në të cilën të 300 mijë pensionistët shqiptarë - të gjithë ata që pas një janarit të këtij viti kanë mbushur 55 vjeç - do të marrin secili bono privatizimi me vlerë 20 mijë lekëshe. Secili nga pensionistët e kryeqytetit do të shkojë në sportelet ku merr pensionin, dhe aty në bazë të numrit të librezave të pensionit, do të mësojnë ditën kur të shkojnë të marrin 20 mijë lekët që u takojnë në formë bonoje. Kjo është parashikuar të bëhet brenda dy muajve, pas të cilave do të fillojë t'u shpërndahen bonot e para edhe dy kategorive të tjera të moshave: 18 deri 35 vjeçarëve bono me vlerë 10 mijë lekëshe dhe 36 deri 55 vjeç bono 15 mijë lekëshe. Më pas do të fillojë vala e dytë në të cilën vlerat që do të shpërndahen nuk janë përcaktuar akoma, por është parashikuar që pas shpërndarjeve të valës së tretë, pensionistët të kenë marrë bono me vlerë rreth 10 mijë lekë.
Ndarja e procesit të shpërndarjes së bonove të privatizimit në tre etapa kohore, bëhet me qëllimin e vetëm që, pas përfundimit të etapës së parë, të hetohet tregu mbi efektivitetin e këtij procesi dhe të përcaktohet nëse çfarë mase do të shërbëlleshin bonot që do të dalin në treg. Vetë qeveria ka parashikuar që bonot që do të shpërndahen të paraqiten në vlerën e tyre në fund të qershorit vitit të ardhshëm. Deri atëherë tregu do të ketë përcaktuar vlerën reale të tyre në bazë të ofertës dhe kërkesës për to. Për të patur parasysh më pas edhe vlerat e bonove që do të shpërndahen në dy etapat e tjera.
Ndërkaq pas kryeqytetit, rrethet e tjera të vendit do të kenë radhën të provojnë frutet e etapës së privatizimit masiv bazë të ofertës dhe kërkesës për to. Në Kavajë, në katër sportelet të degës së Bankës së Kursimeve, do të fillojë shpërndarja edhe për pensionistët kavajas. Nesër do të vazhdojë në Elbasan dhe Korçë, dhe kështu me radhë. Sipas drejtuesve të Bankës së Kursimeve, në të gjitha sportelet e kësaj banke që shërbejnë për pensionistët, do të punohet rregullisht në të gjitha ditët e javës përfshirë edhe të dielën. Një impenjim që vlen për të filluar në mënyrë të rregullt. Më pas për gjithçka do të vendosë tregu.
Gjergj Pilika
Sindikatat nuk thonë “Po”: “Do vendosin anëtarët”
Një nga pensionistët e parë që ka marrë dhe bonon (foto: H Pustina)
Lezhë, të ardhurit shkaktojnë grindje: shumë të ndaluar
Sulmohet Kryetari i Rrethit
LEZHË-Ka shkuar drejt kërcënimeve konflikti në Lezhë mes të ardhurve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal të cilët disa prej tyre u kishin dhënë ultimatum: “Lini tokat e fshatarëve lezhjanë”. Dhe acarimi ka arritur kulmin, kur dhjetra familje të zbritura nga Veriu dhe të instaluara në fshatin Rrile, kanë sulmuar makinën e Gjinit, Kryetarit të Rrethit.
Sapo Gjini ka zbritur për t’i biseduar, ai është rrethuar nga qindra vetë të cilët më pas kanë tentuar të përmbysin makinën e tij. Për të qetësuar gjendjen ka ndërhyrë më pas edhe policia: në komisariat kanë përfunduar të ndaluar disa nga personat që kanë nxitur incidentin.
Protestat e familjeve të zbritura në Lezhë nuk ka ndryshuar asgjë nga vendimi i pushtetit lokal. Sot do të hyjnë në veprim fshatarët të cilat do të përpiqen të gjitha banesat e ndërtuara pa leje. Afati i ultimatumit ka përfunduar dhe asnjë nuk ka liruar tokat e zëna në mënyrë të paligjshme. Ndërsa tashmë janë dhënë sipërfaqet e reja për 267 familje - nga dy dynym për secilën - asnjë nuk ka lëvizur. Madje sipas të dhënave të Kryesisë së Rrethit në zonën e Lezhë-Bregu i Matës familjet janë regjistruar në mënyrë fiktive: nga 391 që janë në të vërtetë në 600. Ndërsa ato të Ishull Shengjin-Balllënruk pranojnë të largohen. Megjithatë të këtheherë duket se protesta e tyre nuk do të sjellë asnjë zgjidhje.
Ir.Ra.
Për një gabim qajnë djalin e një tjetri
Ngjarja Liqenit
SHKODËR - Vazhdojnë të endet tmerri mbi Liqenin e Shkodrës. Për ta shtuar atë ka kontribuar një episod i dhimshëm: ndërsa nga uji nxirrshin trupat e viktimave të pafajshme, një ngatërrëse krejt e rastit në identifikimin e kufomës së Dritan Halilmatit të Bledar Sykajt, ka shkaktuar lermërinë e dy familjeve që pritnin me padurim të shihnin për herë të fundit fëmijët e tyre. Kanë qenë vetë djemtë e Bledar Sykajt, të cilët duke parë të saponxjerrë Dritanin 9-vjeçar por i zhvilluar fizikisht si një 14-vjeçar - kanë besuar se trupi i tij ishte i Bledarit, nipit të tyre. Ditën e mërkurë, kur u gjetën të shtatë kufomat, u bë në të njohur edhe emrat e tyre, ndër të cilët edhe ai i Bledar Sykajt. Për disa orë rresht familja e Sykajve ka qarë e trishtuar - duke e quajtur të vdekur - ndërkohë që prindërit e Dritanit e shikonin trupin e shtrirë, pa e ditur se ishte vogëlushi i tyre. “Nuk mund të kishte moment më të dhimbshëm”, pohon një afërm i tij. Ishte mesnatë kur të brengosur nga dhimbja, prindërit e kanë transportuar Dritanin për në shtëpinë e vet, ndërkohë që Bledari është gjetur i funditur në ujërat e liqenit, ditën e enjte. p.re
Frika kolerës udhëzime spitaleve
Apel i Ministrisë
TIRANË - Ankthi i shpërthimit të një epidemie të mundshme të kolerës vazhdon të endet në Shqipëri. Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë një tjetër thirrje të gjithë institucioneve vetëqeverisëse për rreth e qëndrojnë të vëmendshëm e të kujdesshëm edhe në një rast të vetëm të prekur nga vibrioni. Në një letër të dërguar të gjitha spitaleve është urdhëruar që të gjitha thirrmet dhe diarretë trajtohen me veçantë: “të bëhen analizat sikur të ishte kolerë”. Ndërsa nëpër qendrat shëndetësore ku këto analiza laboratorike nuk mund të kryehen, kryhen, ato duhet të nisen për në Institutin e Higjienës në Tiranë. Apeli i Ministrisë nuk është i pari. Pas një urdhërese të dërguar në dhjetor - kur ishte dhe rasti fundit me kolerën në Shqipëri - dhe disa urdhëresave të tjera të popullatës, kjo e fundit është në prag të afrimit të nxehtësisë së verës. Thatësira e muajve të ardhshëm, e pasuar si zakonisht nga mungesa e ujit të rrjedhshëm, është një nga faktorët që mund të nxisë shpërthimin e një epidemie të re të kolerës. Ndërkohë, përveç masave të saj, mjekët kërkojnë edhe bashkëpunimin e vetë njerëzve. “Kolera - ka shpjeguar për Gazetën Shqiptare Azmi Dibra, specialist në Institutin e Higjienës - shfaqet kryesisht nga kujdesi higjienik që tregojnë sesi”. am.
Rrahin drejtorin por gjetën zero
Berat, histori adoleshentësh
BERAT - Pesë adoleshentë nga shkolla tetëvjeçare e fshatit Dushnik - 1 kilometër në veri-perëndim të Beratit - sulmojnë drejtorin e shkollës.
Ngjarja që ka habitur gjithçka në, ka shkaktuar menjëherë dhe reagimin e një grupi të nxënësve të shkollës. Pakorëpasi kanë sulmuar drejtorin e tyre, nxënësit - ngel[d?]asë dhe në të 8-tën - i janë drejtuar sërish shkollës, vetëm kësaj herë për të gjetur pa flokë. Sikur se po përpiqeshin të lokalë, adoleshentët - midis të cilëve edhe një shok i tyre që e kish braktisur shkollën - kanë pritur momentin ndërsa drejtori i tyre po nisej drejt shtëpisë. Një grupak me thërmala? i shkollës, drejtori është gjendur nën goditje e nxënësve të tij, të cilët nuk janë larguar edhe kur ai ka ndihmuar drejtorin aty është gjendur menjëherë edhe roja i shkollës. Episodi - përsëri tur me parë edhe në shkolla të tjera, si në Llapardhë - në Dushnik, shpjegohet në reagim adoleshentësh ndaj disiplinës në shkollë, të cilën ndoshta nuk e kanë përballuar. Megjithatë tashmë gjithçka është rregulluar e “këndërshart” i janë rikthyer shkollës: drejtori me disa plagë të lehta në ndeshë, të gjetur zero.
(Ha.Ta.)
Qeveria kërkon të shmangë grevën
Sindikatat nuk thonë “Po”: “Do vendosin anëtarët”
Qeveria kërkon të shmangë grevën
Pagat: arsimit 26 për qind, shëndetësisë 30-50
TIRANË - Qeveria duket se me çdo kusht kërkon të shmangë grevën e përgjithshme të paralajmëruar nga Sindikatat e Pavarura. Tashmë ajo ka propoz uar një ofertë të re për rritjen e pagave: për arsimtarët deri 26 përqind, ndërsa në Shëndetësinë 30 deri 50 përqind sipas sektorëve të veçantë. Por jo gjithçka është zgjidhur përfundimisht. Sindikatat ende nuk kanë thënë “Po” ndaj ofertave të Qeverisë. Ato do të marrin fillimisht mendimin e anëtarëve të tyre në të gjitha rrethet dhe vetëm në përfundim të këtyre bisedimeve me anëtarët do të vendoset qëndrimi i ardhshëm. “Nëse nga rezultatet e bisedimeve dhe nga deklaratat individuale të sindikalistëve për propozimin - deklarojnë në një njoftim të shpërndarë nga BSPSH - nuk bihet dakort me Qeverinë, më datë 15 maj do të fillojë greva pa afat”.
Data 12 maj duket se do të jetë kufiri që do të vendosë për çështjen e rritjes së pagës: kërkesa kryesore e paraqitur nga BSPSH që në fillim të muajit prill. Deri në këtë datë të gjitha degët sindikale duhet të sqarojnë të paktën ofertën prej 26 përqind të paraqitur nga qeveria: ky është propozimi i dyte pasi t’i bëre javën e shkuar për 20 përqind.
E njëjta situatë dhe për Shëndetësinë. Për këtë është bërë takimi i fundit me ministrin Cikuli dhe përfaqësues të marrëveshjes, sipas kryetarit Gina, duke mbamba. “Ne kemi në rënë dakort në shumë aspekte të kërkesave tona - ka shpjeguar dje për Gazetën Shqiptare, Gina - kështu për mjekët e fshatrave, ku shërbimi shëndetësor ka shumë mangësi, rritja e pagës mund të shkojë deri në 50 përqind. Po kështu, e konsiderueshme është edhe për sektorët e specializuar. Ende nuk është vendosur për një mesatare. Mund të bëhet edhe në dy faza”, deklaron Gina. Megjithatë edhe për Shëndetësinë do të jetë aktivi kombëtar që do vendosë.
Kanë mbetur kështu vetëm pak ditë nga zgjidhja përfundimtare e përplasjes Qeveri-Sindikatat për ngritjen e pagave. Nesër nga rrethet sinjalet do të jenë negative ndaj ofertave të bëra deri tani, atëherë 15 maji do të shënojë shpalljen e grevës së parë në vend. Nëse situata që rezikon të përandërrë. Një situatë që rrezikon të bllokojë thuajse gjysmën e Shqipërisë.
Armand Mero
Në konflikt të ashpër për konjakun
Tirana e Durrësi
DURRËS - Konjaku “Skënderbeu” vazhdon të jetë objekt i një konflikti jo të zakonshëm.
Janë dy institucione që udhëtojnë për të marrë të drejtën e patentës së kësaj pijeje: Kombinati Ushqimor i Tiranës dhe Kantina e Verërave në qytetin e Durrësit. Ndërkohë drejtoria e kantinës kërkon të drejtën e prodhimit duke u shprehur se pija është bërë e preferuar shumë, vetëm në sajë të punës shembullore të bërë nga punonjësit këtu fabrikë. Prandaj vazhdimi i prodhimit të “Skënderbeut” - gjithnjë sipas drejtuesve-likër të Durrësit. Gjithashtu ata thanë nga Qeveria, që për të gjitha veprimet shënuese që kanë bërë punonjësit përfaqësuesit e kësaj konjaku - dhe kjo për shumë vite me radhë - duhet caktuar shërbim licensues me të drejtë. Kush janë të gjithë të drejtë shqiptarët e kësaj hapësire? [tekst i palexueshëm]
Në kufi 4 kile hashash
Trafikantët kishin arritur në Greqi
Në kufi 4 kile hashash
Arrestohen pesë shqiptarë
TIRANË - Sërish sekuestrim droge në kufirin shqiptaro-grek. Këtë herë janë autoritetet greke ato që kanë mundur të zbulojnë pesë shtetas shqiptarë, të cilët po transportonin ilegalisht 4.2 kilogram hashash. Por ndërkohë që shtetasit shqiptarë janë arrestuar menjëherë, ndaj një i tjetër - në Tiranë - ka nisur procesi po për të njëjtën akuzë, ngritur nga hetuesit shqiptarë pikërisht pas ndalimit të tij ditë të shkuara në rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Po dy gjithashtu organi i Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar hetimet për tre shtetas nga Durrësi, të cilët akuzohen të jenë kapur afro një vit më parë me një sasi droge. Lajmi për arrestimin e pesë shtetasve shqiptarë - shpërndarjen menjëherë nga autoritetet greke të kufirit - është shoqëruar gjithashtu me hollësitë e kapjes së grupit prej tetë vetash të trafikantëve shqiptarë, tre prej të cilëve kishin mundur u shpëtuan nga patrullave greke të kufirit për t’u rikthyer në vendin e tyre. Ndërsa gjyqi që sapo ka nisur në kryeqytetin shqiptar - ndaj 35-vjeçarit, N. Sërgjani - i referohet ngjarjeve të hashishit, afro 6 kilogram dhe që sipas akuzës po transportoheshin nga një grup durrsak drejt kufirit me Greqinë. Dhe nëse për Sërxhani do të pritet seanca e datës 24 maj, një tjetër dosje drogë përfundon në Gjykatën e Tiranës. Bëhet fjalë për tre qytetarë durrsakë, mbi të cilët është hetuar afro 11 muaj.
(p.re.)
Lokali në flakë vdes roja i shkrumbosur
Laç, bie zjarr
LAÇ - Flakë dhe vdekur në bregun e Patokut. Episodi ndezje prurës ka ndodhur dy ditë më parë, në orët e vona të natës, kur qieli i rënduar me re ishte ndriçuar nga flakët zjarrit të papritur.
Dru për zjarr ka shërbyer një nga lokalet më të bukur të zonës. Zjarri pasuksesshëm? zespërbëset? ka qenë vënien në gjumë? Ai ka shkaktuar përfundimisht restaurantin dhe për fat të keq ka marrë jetën e rojës Pashk Ndue Keçi, vjeç 42. Trupi i tij është gjetur pa jetë dhe i shkrumbosur në gërmadha e ish-lokalit. Pronari i lokalit është L.Ahm[e]ti, një kosovar i ardhur dhe i vendosur prej kohësh në zonë. Shkaqet e vërteta si zjarrit mund të jenë dhe i motivuar nga xhelozia dhe inate të vjetra.
ir.ra.
Berat, histori adoleshentësh
NE BREN DËSI
Rinas, bllokohen kurdë
Në faqen 3
Gjirokastër, orë e re
Në faqen 3
Futboll, Java XXVII
Në faqen 3