11/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 maj 1995

PS: “Legalizoni refugjatët në Itali”

Çështja klandestinëve PS: “Legalizoni refugjatët në Itali” Lideri socialist Pëllumbi paraqet zgjidhjen e tij Ambasadori Germano: “Po emigracionit sezonal” Intervistë pas propozimit të Shehut Ambasadori Foresti: “Politika e vizave varet nga Europa” TIRANA - Problemi i klandestinëve nuk zgjidhet me ushtri po me politikë: dhe hapi i parë politik i rëndësishëm është liberalizimi i vizave të hyrjes për shqiptarët. Kështu ka deklaruar dy ditë më parë për Gazetën Shqiptare Tritan Shehu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Dhe i njëjti opinion ishte shprehur pak orë përpara nga Sabri Godo, Kryetar i Partisë Republikane. Por çfarë mendon për këtë Italia? “Është një çështje shumë delikate dhe duhet të jemi shumë realistë” përgjigjet Paolo Foresti, ambasadori italian në Tiranë - dhe nuk duhet të harrojmë që vendimi për të dhënë ose për të mos dhënë viza nuk mund të merret vetëm nga qeveria italiane, sepse në një të lidhur me rregullat e vëna nga Europa e Bashkuar përsa i përket emigracionit”. Si i përgjigjeni propozimeve të paraqitura nga politikanët shqiptarë? “Propozimet demagogjike mund të jenë të nevojshme për të kuptuar më mirë problemin, por duhet të kujtojmë që pika kryesore nuk mund të jetë heqja e vizave. Italia nuk mund të tolerojë që ndodhin shumë shpejt, si trafikun e femrave, organizimin sistematik të prostitucionit të cilin janë të përfshirë shqiptarët e mitura, ose rekrutimin e klandestinëve nga ana e kriminalitetit të organizuar. Emigrantë me Italinë. Konsullata punon në maksimumin e mundësive të saja. Në 1994 kemi dhënë mbi 13 mijë viza, këtë vit do të jenë akoma edhe më shumë. Fatkeqësisht Konsullata ka edhe aktivitete të tjera por ne po impenjohemi për të përmirësuar në maksimum shërbimin”. Ju pohoni që liberalizimi i vizave nuk është një kompetencë ekskluzive e Italisë sepse duhet të keni parasysh edhe dispozitat europiane. Por nuk ekziston një mënyrë zgjidhje për të bërë më të favorshme dhënien e vizave në mënyrë që të shpresojmë për të luftuar klandestinitetin? “Ka muaj që një qeveria italiane jem impenjuar dhe po diskutojmë me qeverinë shqiptare për të kërkuar të bashku një zgjidhje të këtij problemi: përçësht ndërmjetë të kooperimit mund të studiojmë mënyrat e një elasticiteti më të madh për tregullimin e emigracionit, në mënyrë të veçantë për ata që lidhin me tregun e punës dhe më atë punës sezonale. Edhe pasaportat e reja shqiptare që do të pengojnë falsifikimin mund të lejojnë procedura të një kontrolli më të shpejtë kështu që koha e dhënies së vizave është më e shkurtër. Por ka edhe një problem tjetër: një vend si Shqipëria menjë transformimi të thellë i të sipërmarrësit italianë që…” TIRANË - Kapaku tashmë është ngritur. Në skenën e problemeve emergjente të politikës shqiptare është rikthyer çështja e emigracionit dhe klandestinitetit që nis ndrejt brigjeve të Pulias. Por ndërsa Italia ka gjetur vetëm një rrugë, barrierën ushtarake - forcat e armatosura janë rreshtuar tashmë në bregdetin e saj - Shqipëria paraqet zgjidhje të reja. Pas propozimit të Tritan Shehut, sekretarit të Përgjithshëm të PD - ishte paraprirë pak orë më parë nga Sabri Godo - për liberalizimin nga ana e Italisë të vizave për shqiptarët, mbërrin dhe ideja e socialistëve. Servet Pëllumbi, nënkryetar i PS, është i qartë: “Emigrantët duhet të legalizohen”, ka deklaruar ai për Gazetën Shqiptare. Pra ju jeni dakort me propozimin e Shehut? “Ne mbështesim çdo iniciativë që shkon në favor të refugjatëve shqiptarë dhe zgjidhjes së problemit të tyre. Veçanërisht duke patur parasysh nevojat e punësimit jashtë shtetit në një kohë kur akoma të ne parësia është në nivele të larta dhe e zgjatur. Megjithatë do të shtoja se Qeveria është kujtuar shumë vonë, pasi për këtë problem është diskutuar disa herë në parlament” Legalizimi është për ju zgjidhja më pozitive? “Naty­risht që zgjidhja më e mirë do të ishte ligjërimi i të gjithë atyre që tashmë ndodhen jashtë. Ndërkohë të tjerët nëse do të bëhet me organizimin e emigracionit sezonal. Kjo, që çdo gjë të bëhet me rregull dhe njerëzit të mos rrezikojnë jetën për të vajtur për punë jashtë shtetit”. Në favor të zgjidhjes së problemit të klandestinëve shqiptarë drejt Italisë është shprehur edhe Elio Germano, ambasadori i Bashkimit Europian, në Tiranë: “Unë jam dakort për të favorizuar këtë emigracion, por gjithmonë duke respektuar disa rregulla - ka deklaruar ai për Gazetën Shqiptare - një mënyrë do të ishte ajo e emigracionit sezonal, ashtu siç veprojnë italianët për të shkuar përpunë në Zvicër”. Ndërkohë Germano ka kritikuar vendimin e Italisë për të vendosur e ushtri kundër klandestinëve: “Ushtria nuk duhet të jetë për të kapur klandestinë - është shprehur Germano - por për të kapur trafikantët, ata që organizojnë. Sepse ata janë kriminelët e vërtetë. Pastaj mua më duket e çuditshme që kërkohet klandestinitë, Italia, edhe kur i kap, i jep një periudhë 15 ditë leje, ndërsa shqiptarët i kthejnë menjëherë”. Ndërsa politikanët tashmë janë përfshirë në propozime, ushtritë shqiptare dhe italiane vazhdojnë operacionet në të dy anët e Adriatikut. Dje në Vlorë janë ndaluar ndërsa tentonin të niseshin për Itali 25 kurdë - mes tyre 6 gra e fëmijë - si dhe dy libanezë. Policia ka bllokuar motoskafin dhe - sias të dhënave - të para - edhe dy drejtuesit e mjeteve. Të gjithë klandestinët janë grumbulluar në oborrin e Komisariatit dhe ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me ta. Armand Mero por atyre të kalojnë në këtë kryesore nuk mund të jetë hequr e të tjera. Italia nuk mund të tolerojë atë qëndëshme shpërsh, si trafikun e fëmijëve, organizimin sistematik të prostitucionit në cilinim ana e kriminalitetit të organizuar. Emigracioni është një problem shumë i rëndësishëm për të përballuar me masa të karakterit demagogjik. Emigracioni do të thotë afasia e pritjes së emigrantëve, garantimi të drejtën të punës, sigurimit të një mbrojtjeje humane dhe shoqërore. Përseris: dispozicionime nga ana e disa politikanëve shqiptarë që kanë shkaktuar dhe diskutime, janë të dobishme për të stimuluar zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Ekziston akoma problemi për të cilin ankohen të gjithë shqiptarët: të marrësh një vizë për në Itali sot është shumë e vështirë. “Unë e pranoj që sot është shumë e gjatë dhe komplekse procedura për të marrë një vizë, por dua të shpjegoj: kërkesat janë rritur jashtëzakonisht në këto dy vitet e fundit. Sot nuk dëshiron të shkojë në Itali vetëm shqiptarë që kërkon punë por edhe i moshuari që dëshiron të rishikojë vendin e njohur 50-vjet përpara, një familjar që do të takojë kushëririn e tij emigrant e pastaj të gjithë tregtarët dhe afaristët që kanë raporte ekonomike me ta.” fëmijëve, organizimin sistematik të prostitucionit në cilinim që kanë raporte ekonomike me ta.”

Bajram nën diell

Namazgjazës në kryeqytet - për vendet shenjta të gjithë qyteteve të tjera shqiptare - ishin pushtuar nga mijëra besimtarë myslimanë, të cilët kryen faljen e namazit dhe dëgjuan faljet që edhe këtë herë kujtuan paqen, mirëkuptimin dhe një jetë më të mirë. Festa që ka vazhduar deri mbrëmë vonë nëpër sofra, nuk ka penguar edhe komunitetet e tjera të përshëndesin e të festojnë së bashku myslimanët. Madje në qendër të kryeqytetit - pikërisht në sheshin “Rinia” - mbi 50 protestantë të Bashkësisë “Rilindja” i janë drejtuar Zotit, veçse nën këngët e rituale të tyre. Por Kurban Bajrami ka qenë dhe një ditë e pushimit absolut dhe për tregtarët e pronarët e lokaleve. “Black aut” që përfshiu pothuajse pjesën më të madhe të shërbimeve, sidoqoftë nuk pengoi tregtarë të veçantë që një ditë më parë kishin njoftuar se do të shërbenin falas për ditën e festës. Një lumë me birrë dhe një mal me mish qingji ishte dhënë dhe në lokalin Bime Vero Kaqcaj në Elbasan, të cilët në mengjes herët kishin pritur më të varfërit e qytetit për të festuar bashkë me ta, sikurse edhe bajrakun binjën. Festimi i rrallë - parashikuar për vetëm tre orë - ka zgjatur edhe disa orë të tjera, duke dhënë kështu shembullin më të bukur të solidaritetit dhe të kremtimit të një feste. Por ndërsa shqiptarët festonin në atdheun e tyre festën e Kurban Bajramit, 80 bashkëatdhetarë të tyre - nisur javën e kaluar me “charter” nga aeroporti i Rinasit - dje kanë vazhduar pelegrinazhin drejt Mekës, vendit më të shenjtë të Islamit. Edhe pse peshimet që vijnë nga Arabia Saudite bëjnë fjalë për të vedukur - për shkak të një zjarri që kish përfshirë të hënën disa çadra kampingu - në Komitetit Mysliman Shqiptar pohojnë se askush nga pelegrinët shqiptarë nuk i përket këtij lajmi dhe të gjithë janë mirë. TIRANE - Bajram dhe plazh në ditën e pushimit kombëtar. Pas një dimri të gjatë, shumë shqiptarë - duke përfituar nga festa - i janë rikthyer që rërës së virgjër të plazheve, edhe pse “mjegësia” me gjithë ka rezistuar me diellin se sa me detin. Ndoshta këtë herë dita e sakrificës dhe e rrëfimit para Zotit, për herë të parë i ka dhënë kremtimit me mijëra ngjyra, duke nisur që nga ritualet fetare, vizitat te të afërmit, bamirësitë, por edhe ekskursionet drejt detit. Vetëm era e bregdetit i ka kujtuar dimrin amatorëve të parë të plazhit, që dje shkëlën mbi rërë ende të ftohtë. Sidogoftë tragetet ambulantë të plazheve dhe kanë qenë tepër të papërgatitur për t’u shërbyer atyre që - duke përfituar nga festa e Bajramit - kanë lënë Durrësin, por edhe Tiranën e qytete të tjera përreth, për të shijuar diellin pranveror të 10 majit të djeshëm. Vetëm disa orë më parë sheshi i Namazgjasë kryeqytet - por vendet shenjta të gjithë qyteteve të tjera shqiptare - ishin pushtuar nga mijëra besimtarë myslimanë, të cilët kryen faljen e namazit dhe dëgjuan fjalët që edhe këtë herë kujtuan paqen, mirëkuptimin dhe një jetë më të mirë. Festa që ka vazhduar deri mbrëmë vonë nëpër sofra, nuk ka penguar edhe komunitetet e tjera për të përshtatur e festojnë sikurse myslimanët.

Ja kush mbetet pa bono privatizimi

Në fshat të gjithë fermerët që kanë marrë tokë Në qytet nuk përfitojnë vetëm ata që s’kanë mbushur 18 vjeç TIRANE - Cilat kategori njerëzish do të përfitojnë nga bonot e privatizimit? Një pyetje që ka filluar të bëhet shpesh këto katër ditë e fundit famijle, në klube, në zyra, por edhe pranë sporteleve të (pra që nuk kanë paguar) ndonjë lloj pasurie prone shtetërore nga ana e organeve të ndryshme të privatizimit. Kjo do të konsiderohet e tillë deri në datën kur kanë filluar të emetohen bonot. Është privatizimi total i pronës bujqësore, që e bën të pazbatueshëm dekretin e presidentit Berisha në fshat. Të gjithë ata persona që kanë marrë tokë sipas ligjit për …

Në fshat të gjithë fermerët që kanë marrë tokë

TIRANË - Cilat kategori njerëzish do të përfitojnë marrjen e bonove të privatizimit? TIRANË - Cilat kategori njerëzish do të përfitojnë marrjen e bonove të katër ditët e fundit familje, në klube, në zyra, por edhe pranë sporteleve të Bankës së Kursimit. Të shumtën janë ata që janë interesuar për të mësuar, në u takon apo jo pjesë nga pasuria nga pasuritë kombëtare. Për ata që jetojnë në qytet sipas dekretit të presidentit Berisha, të përmirësuar edhe nga qeveria dhe parlamenti - nuk do të përfitojnë bono privatizimi vetëm një pjesë fare e vogël: atyre që u është falur të emetohen bonot. Ndërkaq do të përfitojnë nga marrja e bonove të gjithë ata që kanë fituar ankande, apo kanë blerë dyqane, magazina, ndërtesa trullall shtetëror. Sipas një shifre të përgjithshme, vlerësohet se në qytete do të përfitonte nga marrja e bonove të privatizimit afro 90 përqind e banorëve. Në fshat, përkundrazi, përjashtimi nga bonot është pothuajse i plotë. pazbatuëshëm që kanë marrë tokë sipas ligjit për tokën, nuk do të marrin bono privatizimi. Dhe bashkë me ta edhe anëtarët e familjeve të tyre. Po këtë fat do të kenë edhe të gjithë ata të cilët deri në datën e emetimit të bonove, kanë përfituar nga procesi i privatizimit të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore. Janë të gjithë ata ish-agronomë, veterinerë dhe zooteknikë, që kanë marrë tashmë tokë në përdorim, apo edhe kafshë, objekte dhe mjete pune të nevojshme në proceset bujqësore. Janë gati një milion shqiptarë që do të përfitojnë bono privatizimi, me të cilat ata do të synojnë të përfitojnë nga pasuria kombëtare e krijuar për vite me radhë. Përveç rreth 300 mijë pensionistëve (që kanë mbushur 55 vjeç pas 1 janarit 1995), bonot e privatizimit do t’u shpërndahen edhe të gjithë atyre që kanë mbushur 18 vjeç. Por për pensionistët, vlerat e bonove do të jenë më të vogla. Gjergj Pilika

“Ligji shitjes së tokës hap pozitiv”

Angjeli i PS TIRANË - “Ka qenë një hap pozitiv Qeverisë”, ky ka qenë komenti i deputetit të PS Anastas Angjeli, mbi projektligjin e posaçëm për shitjen e tokës. i cili shkaktoi debate të shumta mes partive politike. “Zhvillimi i reformës drejt ekonomisë së tregut kërkon disa elementë të domosdoshëm mes të cilëve edhe tregu i tokës - tha dhe Angjeli për Gazetën Shqiptare - në këtë kuadër, parimisht ligji i shitblerjes së tokës bujqësore i vlen zhvillimit të ekonomisë së tregut, për më tepër që në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare është ndarë rreth 90 përqind e sipërfaqes. Zbatimi i këtij do të bëjë që të shfrytëzohen sa më mirë toka bujqësore në dobi të rritjes të prodhimit bujqësor. Gjithashtu në funksion të këtij qëllimi do të ishte edhe kompletimi i funksionimit të ekonomisë bujqësore me një sërë ligjesh të tjera të ekonomisë së tregut dhe veçanërisht përkatësimi i një strategjie afatgjatë për zhvillimin e këtij sektori që të ndërmerrej.”

Polici gjendet i vdekur: shkaqe natyrale

GJIROKASTËR - Polici privat quhej Zaçë Ngjellina vjeç, 38, banues në Vlorë të Gjirokastrës. - Polici privat quhej Zaçë Ngjellina vjeç, 38, banues në Vlorë të Gjirokastrës. Trupi i tij pajetë, është gjetur nga një kalimtar i rastit në rrugën e asfaltë, pranë objektit që ai ruante - një bar restorant tek stadiumi. Autopsia ka provuar he moragjinë cerebrale, të shkaktuar nga një defekt në rrugët e qarkullimit të gjakut. Familja e tij ka tërhequr dje trupin. Skena ka qenë e dhimbshme për gruan dhe dy fëmijët e tij. Vdekja për shkaqe natyrale është edhe versioni i vetëm i pranueshëm. ra.ko.

Në Shqipëri njeriu Kon Tiki

TIRANË - Ka mbërritur në Shqipëri, njeriu i ëndrrave të dhjetra mijëra fëmijëve shqiptarë, Tor Hejerdall. Norvegjezi kish kaluar Paqësorin mbi një trap Në Shqipëri njeriu Kon Tiki Hejerdall 82-vjeçar në xhiro turistike TIRANË - Ka mbërritur në Shqipëri, njeriu i ëndrrave të dhjetra mijëra fëmijëve shqiptarë, Tor Hejerdall - norvegjezi legjendar, që më 1947 përshkoi mbi një trap të ndërtuar sipas mënyrës së lashtë 4300 miljet që ndajnë Perunë nga Polinezia - tashmë, më në moshë 82 vjeçare është duke përshkuar pikat turistike të Shqipërisë. Një udhëtim shumë herë më modest dhe më i parrezikshëm se ai i 1947, i cili ishte udhëtim i parë befasisht Hejerdallin në krejt botën, por që shqiptarët merr vlerë të posaçme. Aventurat e njeriut të “Kon Tiki”, janë lexuar nga shqiptarët në libra të trashëshme kanë filluar të përvedhen nga koha, por “magjia” e shërrmarjeve të mëdha duke sakrifikuar në emër të një ëndrre madhështore shkëputësh ynë në zemrat e shumë prej tyre. A nuk ishte një heroizëm që ai të shkonte për shtat vetë Hejerdallin, dhe pse shokëve të tjerë të aventurës së tij, kalimi i Adriatikut me trapet e improvizuara të shqiptarëve në këto kohët e fundit? Sigurisht, arsyet që i kanë shtyrë norvegjezin dhe shqiptarët në sipërmarrje të mëdha kanë qenë të ndryshme, por gjithsesi gëzimi dhe shpirt i aventurierëve është njëjtë për të gjithë. fa. bax

Rinasi: së shpejti punimet

TIRANË - Dukët se është zgjidhur përfundimisht çështja e rikonstruksionit të aeroportit të Rinasit. Shoqëria gjermane “Siemens” e cila kishte fituar para një viti e gjysmë tenderin për punimet ka lajmëruar këto ditë se ka arritur të marrë garancinë për kredinë prej 52 milion marka gjermane. Një shumë e tillë do të shlyhet për 12 vjet nga të ardhurat e vetë aeroportit. Tashmë për fillimin e punimeve nevojitet vetëm firma e kontratës financiare dhe marrëveshja shqiptare. Rikon-struksioni përfshin pistën e aeroportit, ndriçimin e saj, ndërtimin e kullës së komandimit dhe përmirësimin e sistemit të telekomunikacionit. sistemit të telekomunikacionit. “Dhe të gjithë këtë gjë, që do të jetë më e rëndësishme, do të bëjmë në Qeverinë, dhe ndoshta nga pikëpamja e kritereve, teknike dhe afatave do të bëjmë disa sugjerime.”

Vlorë, policia ka ndaluar dje 25 kurdë dhe dy libanezë që po niseshin për Itali

NE BRENDE$I

Pallati i Kongreseve kthehet në kinema Në faqen 3 Si jeton kryeqyteti nga hëna te dielli Në faqen 3 Gati numërorët e rinj telefonikë Në faqen 3

Sot një tjetër pamje dhuruate