17/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 maj 1995

PS: “60 për qind e vendit me ne”

Gjithë të tjerët kundërshtojnë. Zogaj: “Do ishte alarmante” Një sondazh i socialistëve mbi tendencën e elektoratit rindiz polemikën mes partive Dokle: Këto të dhëna do të na shërbejnë për të përcaktuar aleatët - Gjinushi: Sondazhi tregon rënien e socialistëve - Godo: Është një gjë humoristike TIRANË - Një tjetër sondazh ndaj elektoratit shqiptar i është shtuar të mëparshmëve dhe edhe këtë herë janë ndezur pakënaqësitë. 60.2 përqind, ky është rezultati që socialistët parashikojnë për vete. Partitë e tjera parlamentare kundërshtojnë, “nuk është real, ka pasaktësi, është absurd”, madje ndonjë si Preç Zogaj, lideri i “Aleancës” është shprehur shqetësuar: “Në se PS fiton kaq shumë kjo është alarmante”. Partitë dhe simpatizantët e tyre e shohin vendin sërish të përfshirë në “betejën e shifrave” dhe ndërsa zgjedhjet e reja duan edhe kohë që të vijnë, nga reagimet e partive ndaj numrave mbi të cilët përforcohet një bindje: qeverisja e vendit mbi bazën e koalicioneve do të jetë e vështirë të arrihet. Fatos Baxhaku në faqen 3 Partia — Sipas PS — Sipas EUROBAROMETRIT PSSH — 60.2% — 33% PD — 15.8% — 25% PAD — 4.5% — 4% PSD — 3.7% — 4% PDD — 0.5% — 4% LDSH (Pr+Bk+Leg) — 2.9% — 6% Të tjera (LDNJ+PDK) — 0.6% PDNJ — 1% Abstenime — 9% — 23%

“Dashuri e pamundur” dhe vdesin në lumë

HISTORIA LIBRAZHD - Për t’i shpëtuar g ë m c i m e v e të një djali humb jetën në fund të ujërave të Shkumbinit. Por bashkë me 18-vjeçaren L. Çepin rrjedhën e ftohtë ka përfunduar dhe agresori i saj, Z. Sina, 32 vjeç, është hedhur në ujë, jo për të çuar deri në fund atë që kish nisur, por për të tentuar që të shpëtojë në momentin e fundit, kur njeriu e fundin të shpëtonte atë jetë që e dërgoi drejt vdekjes. Episodi i rëndë ka ngjarë të hënën paradite në afërsi të fshatit Xhyrë të Librazhdit. Të dy personazhet e kësaj historie tragjike - bashkëfshatarë nga Xhyta - janë takuar rastësisht, ndërsa vajza po merrte rrugën për në shkollë. Sina i është ofruar duke i ofruar që ta çonte me makinën e tij deri në gjimnaz dhe Çepi, pa patur dyshimin më të vogël, pranoni. Por nuk kalojnë vetëm se pak minuta udhëtim me makinë dhe “kurthi” i Sinës nis të zbulohet: në vend të rrugës së zakonshme ai kthen automjetin në një shteg qorr. Reagimi i vajzës ka qenë i menjëhershëm dhe me insistim ka kërkuar nga shoferi që të kthehet prapa. Por tashmë ishte shumë vonë: Sina ndalon makinën dhe hidhet mbi vajzën e cila nuk rresht të refuzojë synimet e 32-vjeçarit. Për minuta të tëra vajza e dehur e Sinës nuk heq dorë, megjithatë nuk mundet ta zotërojë vajzën. Çepi arrin të hapë derën dhe t’ia japi vrapit, e ndjekur nga agresori i saj. Por i riu e fituar nuk gjen tjetër shteg: rruga është e bllokuar dhe vajza nuk ka nga t’ia mbajë. I vetmi shpëtim, të hidhet në lum. Sina tashmë është vetëm pak metra larg dhe vajza vendos të bëjë asnjë mëdyshje duke u hedhur në ujë kredhur në ujërat e ftohta të Shkumbinit. Akti i papritur i vajzës duket të ketë kthjelluar mendjen e turbulluar të Sinës i cili e ka ndjekur pas edhe në lumë: por kthehet për ta shpëtuar. Trokita e vdekjes ka kthyer te ai ndjenjat fisnike të njeriut. Por pendimi ka mbërritur tepër vonë. Vajza është rrëmbyer nga vorbullat e lumit dhe pak çaste më pas në të ka humbur edhe trupi i Sinës. Ngjarja është ndjekur nga afër vetëm nga disa fshatarë të ndodhur aty rastësisht. Kanë qenë ata që më pas kanë nxjerrë nga uji dy të mbyturit. Ngrehuna e lumit, të dy trupat janë vënë sërish pranë njëri tjetrit, por fatkeqësisht këtë herë pa jetë. Mentor Kikia

Armë në vitrina: hapet dyqani parë

Tiranë, edhe pushkët në shitje EDMOND LAÇI TIRANË - Armë? Vraponi në dyqan. Tashmë edhe në Shqipëri gjërat që vrasin nuk “vrasin” më si më parë. Nëpër dyqane të një zevë informacioni, për të gjithë ata që të mësuar të shohin çdo dyqan - befason kur në vend të gjërave që hahen e vishen, gjejnë pushkë të gjata. Dhe të ke

“Atentatorët ishin profesionistë”

Nga Shkodra flasin krerët e shoqatës serbo-malazeze INTERVISTE Në faqen 3

Bëhen shumë biseda nga telefonat e Ministrive? Ndalohe[n] lidhjet me jashtë

Qeverinë e alarmojnë shpenzimet TIRANË - Qeveria do të ulë shpenzimet, por para së gjithash ha buxheti në disa sektorë të saj. TIRANË - Qeveria do të ulë shpenzimet, por para së gjithash buxheti në disa sektorë të saj. Kanë qenë shumat e mëdha në faturat e bisedave telefonike që kanë alarmuar funksionarët e lartë dhe kanë shtrënguar marrin masa për t’i vënë fre impulsive të panumërta të regjistruara nga Telekomi. “Linjën ndërkombëtare të telefonit do ta kenë vetëm ministrat dhe zëvendësministrat. Nëpër të gjitha Ministritë do të vendosen centralet e veçanta, të cilat të jenë nën kontroll të vazhdueshëm”. Ky është projekti që u bisedua në tavolinën e rrumbullakët të Qeverisë dhe që do të zbatohet sa më parë të jetë e mundur. Natyrisht që për nëpunësit e Ministrive lajm i nuk është edhe aq i mirë. Bisedat me miqtë, të afërmit, të dashurit apo të dashurat, dhe kryesorja telefonatat me të njohur ndaj jashtë kufinjve të vendit - dikush është argëtuar edhe mbas edoro taksione numrat e posaçëm të telefonave - do të reduktohen në minimum. Sercilit dikaster do t’i caktohet një numër ditor impulsesh telefonike, kufinjve e të cilit nuk do të kalohen asnjëherë. Ministri do të përcaktojnë vetë personat që kanë marrëdhënie shtetërore jashtë, pasi atyre nuk do t’i pritet linja ndërkombëtare për vetë punën për të cilën janë ngarkuar. Kështu që edhe për pak kohë, në zyrat shtetërore do të pushojnë së dëgjuari “biseda me shokë” si dikur” zilet kumbues të telefonave që përfurnarit aparatë telefoni. Arlinda Causholli Borxhi mbi 106 milion lekë Entet shtetërore nuk paguajnë energjinë Në faqen 5

Ligji i tokës: “Ne do të

Ish pronarët lënë të Djahtën dhe paralajmërojnë stuhi

Ligji i tokës: “Ne do ta denoncojmë në Strasburg”

Ish pronarët lënë të Djathën dhe paralajmërojnë stuhi TIRANË - Diskutimi i ashpër mbi Ligjin për Shitblerjen e Tokës tenton të marrë përmasa ndërkombëtare. Së afërmi do të jetë Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, një nga grupet më aktive të Frontit të Djathtë, ajo që do të dërgojë denoncimin ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut në Strasburg. E ka bërë të njohur vetë Shoqata me anën e një deklarate të miratuar të hënën në të cilën lajmërohet edhe dalja e saj nga Fronti i Djathtë. Mbledhje firmash kundër ligjit të tokës

Kurt Kola: Helsinku është komunist

Polemikë TIRANË - Asnjë pendim për partinë. Shqiptarja e bujshme e tij mbi PS edhe pse ka pasur një raport tepër të ashpër, madje drejtuar Komitetit Shtetëror të Helsinkit, për Kolen erdhi çështja… Në faqen 3 Kurt Kola

RTSH: sot caktohet stafi i ri

Parlamenti TIRANË - Ndoshta do të jetë sot dita vendimtare për ndryshimet që fliten prej kohësh në kreun e RTSH. do t’i duhet sot të vendosë përbërjen e Këshillit të Drejtues, të paktën kështu ka qenë vendosur që më parë në rendin e ditës. Do të jetë pikërisht Këshilli i ri ai që do të zgjedhë brenda gjirit stafin e ri drejtues të këtij televizioni, ndoshta informativ në Shqipëri. Fjalë, thashetheme, hamendje, të gjitha këto do të lënë vendin shpejt një fakti real: zgjedhjes së një emri të ri në krye të RTSH. Një histori që kishte filluar prej muajsh, që me kritikat e ashpra të Butkës ndaj drejtorit të tanishëm Bujapaj, por edhe ndaj ecurisë së institucionit në përgjithësi. Cilët do të jenë emrat e rinj të Këshillit? Këtë partie kanë vendosur të shpallin vetëm sot. Në faqen 3

Në grevë kundër babait

Protestë e pabesueshme e një 19-vjeçari nga Tirana; “S’më jep atë që më takon” Protestë e pabesueshme e një 19-vjeçari nga Tirana Në grevë kundër babait “S’më jep atë që më takon” ARMAND MERO TIRANË - Një djalë do hyjë në grevë urie për të protestuar ndaj babait të tij. Indinjatë prej kohësh nga familje, me një jetë të qetëshme e kalon rrugëve, 19-vjeçari kryeqytetas Artur Xh., lëshon thirrjen e fundit për ndihmë. Një thirrje drejtuar gjithë opinionit dhe organëve kompetente për dhe një lloj lufte e vetme për babanë: “Mos më mundo më shumë”. Janë afro 30 rreshta të një letre të shkruar me dorë në të cilat përshkruhet dhimbja e djalit 19-vjeçar. “Shkruaj në shenjë proteste ndaj prindërve të mi, të cilët më kanë nxjerrë jetën në mënyrë të atillë sa që më detyroi të largohem nga shtëpia tani nuk më lejojnë as atë që më takon”. Letra vazhdon me tëj, por Artur nuk ka hollësira të shumta. Tre herë se ka punuar shumë dhe gjithsesi ka fituar e ka derdhur në shtëpi. “Gjithë sa kam bërë ka ngelur fatkeqësisht në shtëpinë e tij që është ndërtuar nga të tëra me punën time” protestorja 19-vjeçari i cili mblyll letrën: “I detyruar nga gjendja ekonomike, por sidomos nga ajo shpirtërore, ditën e dielë hyj në grevë urie”. Në fund, adresa e tij e re: “Një makinë e vjetër e parkuar shumë pranë qendrës së Tiranës”. Një ngjarje e rëndësishme, e ngarkuar thuajse çdo ditë me greva-minatorësh, mësuesish, punëtorësh, të burgosurish - zëri i 19-vjeçarit ka një tingull rënqethës: është protesta e një fëmije kundër prindit. Një protestë e dhimbshme që mbart mbi vete thuajse gjithë ngarkesën e jetës që po kalojmë mbushur me lodhje, stres e shumë kërkesa që shpesh, mjaft shpesh mbeten të parealizueshme. Por në të njëjtën kohë, vendimi i Arturit është dhe ana tjetër e asaj që na rrethon: një jetë që ka ndryshuar thuajse rrënjësisht jo vetëm në raportet ekonomike por edhe sociale. Një transformim që nuk mund të kaloje pa kriza e veta. Dhe kjo është shenja e parë e një thyerja të brendshme që po përjetohet edhe në familjet shqiptare.

Bono: incidente gjatë shpërndarjes

Në Gjirokastër të vdekurit në lista Në faqen 5

Zgjerohen hetimet

Çështja “ZP”: i pandehur menaxheri i “Progresit” Në faqen 3

Emigracion

Ushtria italiane ndalon klandestinët të nisur nga Shqipëria Në faqen 2

hapet dyqani parë

EDMOND LAÇI TIRANË - vrasin nuk “vrasin” më si më parë. Në qendër të kryeqytetit, shumë pranë “Kafe Europa”, një shitës si gjithë të tjerët reklamon mallin e tij, sidoqoftë tepër të rrallë. “Kemi pushkë gjahu”, më në fund i ka shtuar gjërave që shiten edhe në Shqipëri, atë që për shumë kohë kish kaluar kufirin natën, shitej nën dorë dhe nën frikën e “Ligjit për armët”, që as për çiftet “bën përjashtim”, kur parashikon një dënim nga 5 deri në 15 vjet burg. Dyqani i armëve në Shqipëri - instaluar thuajse në zemër të kryeqytetit - ka vetëm pak ditë që funksionon. Sikurse pohojnë pronarët e tij, për tre ditë janë shitur pesë armë gjahu. Ndërkohë që më tepër se shitës, pronarët janë të detyruar të kthehen në punonjës të një zyre informacionesh, për të gjithë ata që të mësojnë të shohin çdo dyqan - besafonë kur në vend të gjërave që hahen e vishen, gjenë pushkë të gjata. Dhe të kesh një të tillë në shtëpi - sidomos atëherë kur ky mall ndalohet - natyrisht që shqiptarëve do t’u jepte kënaqësinë, të paktën edhe gjysmën të këshillave që duhen ndjekur për të mbërritur deri aty: një autorizim për blerje armë gjahu nga Komisariati i Policisë i vendbanimit dhe letërnjoftimi personal. Vetëm kaq do të mjaftonte - po të mbërrhej 200 deri në 390 dollarë - që pushkët e gjahut të tipit “Baikal” të dilnin nga dyqani. Pikërisht nga ai dyqan që sot duket tepër i rrallë, por ndoshta vetëm pak muaj më vonë, do të jetë veçse një magazinë e thjeshtë sporti, tepër e preferuar nga gjuetarët. Veçse gjuetarëve që s’gjuajnë njerëz…

Futboll

Sot finalja e madhe: Juventus - Parma për Kupën UEFA Në faqen 2