Niskomisioni
TIRANË - Një tjetër ere për problemin e shumëdiskutuar të refugjatëve shqiptarë. Ndërsa ministri i Jashtëm grek i Romës vazhdojnë takimet diplomatike, prom-etimet, por edhe kritikat e ndërsjella e menjëherë, nga Athina vjen lajmi shpresëdhënës: ndoshta më në fund do të zgjidhet për mirë fati i dhjetra mijra shqiptarëve që aktualisht jetojnë e punojnë në Greqi. Falë kthesës që shënoi vizita e Ministrit të Jashtëm grek Papulias në Tiranë, dhe bisedimet që u hodhën në bisedimet me Ministrin e Jashtëm Serreqi, tashmë do të fillojnë nga puna nënkomisionet që do të shqyrtojnë realisht të ardhmen e shqiptarëve emigrantë në Greqi. Në 23 dhe 24 maj në Tiranë do të mblidhet nënkomisioni i përbashkët juridik e konsullor. Në të njëjtën ditë ekspertë shqiptarë e grekë të nënkomisionit të punës e punësimit do të temblidhen në kryeqytetin helen. Tashmë është mësuar se çdo të bisedohet në grupet e punës që zyrtarisht mbajnë emrën nënkomisione. Vetë grekët kanë paraqitur një projekt marrëveshje që parasheh punësimin legal të shqiptarëve në disa fusha të ekonomisë greke për periudha tre deri gjashtëmujore. Por problemet që do të rrihen do të jenë edhe më të gjera. Çdo të ndodhë me shqiptarët, të cilët prej kohësh janë të pasiguruar, por me status ende të paligjshëm? Përfaqësuesi shqiptar në grupin e përbashkët që do të diskutojë në Athinë është ... shprehur për agjencinë zyrtare shqiptare të lajmeve se “do të diskutohet edhe për ta”. Se çfarë vendimi do të merret kjo ende nuk është e qartë, por është e kuptueshme se një zgjidhje e arsyeshme për të dy palët do të jetë edhe nga qëndrimi i forcave të ndryshme greke lidhur me këtë problem, që konsiderohet si nga më delikatët. Është një çështje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë që e emigrantëve. Më së fundi janë publikuar nga e njëjta agjenci edhe të dhënat e para zyrtare mbi numrin e përfaret të tyre. Një korrespondencë e saj që citon burime të Ministrisë së Punës dhe të Emigracionit, përmend shifrën 330 mijë shqiptarë që punojnë jashtë vendit të tyre. (më hollësisht shih faqen 2).
Brozi: “Pas dy qytetarëve radha ime”
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit kundërshton kërkesën në Parlament. Dhe akuzon...
Hetimi për “ZP”: pyetet Dautllari, proteston Shoqata Gazetarëve
TIRANE - “Pavarësia e sistemit gjyqësor në Shqipëri është në rrezik”. Kështu ka deklaruar dje Zef Brozi, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit duke komentuar vendimin e Parlamentit për shkarkimin nga detyra të dy gjyqtarëve të tij. Numri 1 i drejtësisë shqiptare ka shprehur shqetësimin mbi të ardhmen e gjykatave duke akuzuar për sulme të vazhdueshme mbi sistemin gjyqësor, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Ministrinë dhe vetë Qeverinë. Brozi tashmë ka hartuar dhe një letër drejtuar gjithë deputetëve ku bën thirrje që të rrëzojnë propozimin për largimin e dy gjykatësve.
Kundërpërgjigje e ashpër e stafit të “ZP”, por edhe Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë menjëherë pas marrjes në përgjegjësi penale të kryeredaktorit të gazetës së socialistëve, Thoma Gëllçi. Por ndërkohë që dita e djeshme - lidhur me çështjen “ZP” - më tepër është ndjerë me mjediset gazetareske, hetimet kanë vazhduar normalisht. E vetmja hollësi e së premtes i përket faktit që për herë të parë është marrë në pyetje në burg ish-deputeti i arrestuar i PS, Lutf(i) Daullari.
Në faqen 3
Puto: “Ka presione mbi drejtësinë dhe dhunë nga organe të Policisë”
Flet një lider i Helsinkit shqiptar
Ja problemet e demokracisë sot
INTERVISTE
Flet një lider i Helsinkit shqiptar
TIRANE - Dhuna e përdorur nga Policia, gjuh[a] e urrejtjes që reflektohet në shtyp, raste të shpeshta të presioneve mbi sistemin gjyqësor, ja kush janë sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit problemet e demokracisë së brishtë shqiptare. Shkaqe të vullnetshme, apo probleme të shkaktuara nga e kaluara e afërt e shqiptarëve? Për të gjitha këto pyetje është përgjigjur profesor Arben Puto, njëri nga themeluesit dhe liderët aktualë të
Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Cili është sipas jush problemi më shqetësues në fushën e të drejtave të njeriut?
“Në këmi patur shumë raste ankesash nga qytetarë të ndryshëm të cilët denoncojnë përdorimin e dhunës nga ana e forcave të Policisë. Në shumicën e komisariateve të Policisë qytetarët të ndryshëm, janë ankuar se është përdorur dhuna ndaj tyre, qofshin këta me faj apo pa faj. Në këtë rast kemi denoncuar pranë instancave përkatëse dhe në organet e shtypit, fatkeqësisht, megjithatë protestat tona ende nuk i është vënë fre këtij fenomeni. Sipas meje në Polici janë marrë në punë shumë njerëz që ndoshta nuk e kanë formimin e nevojshëm për të punuar në këtë vend tepër delikat. Në kemi bërë vërejtjet tona edhe për funksionimin e sistemit gjyqësor: ka tentativa për të influencuar në punën e tyre, gjë që e cenon pavarësinë e Drejtësisë, që është njëra nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës”.
Çfarë dukuriet tjetër është shqetësuese?
“Një nga fenomenet që të bie më shumë në sy është gjuha e urrejtjes që përdoret në faqet e disa gazetave, sidomos të atyre partiake. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka bërë thirrje që të kufizohet në minimum një fenomen i tillë, që ndikon pa dyshim negativisht në ecurinë e zhvillimit të demokracisë. Ky fenomen është bërë objekt interesi edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Helsinkit. Nga ana tjetër, ekzistenca e taksave të larta mbi shtypin çënojnë deri diku pavarësinë e tij si një mjet që ndikon në zhvillimin e demokracisë”.
Nga se shkaktohen këto fenomene sipas jush?
“Nga tranzicioni veçanërisht i vështirë. Në Shqipëri gjendja vështirësohet më tej për shkak të rrethanave të diktaturës që sundoi mbi vendin.
[tekst në kuti i pjesshëm] KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT / ALBANIAN HELSINKI COM… / Qendra Ndërkombëtare e Kulturës / Tirana - ALBANIA / Tel/fax: 355 42 33 36 71 / … drejtësi gjyqësore … / … të drejtat e njeriut …
NGA E DREJTA: … / Izolimi i thellë dhe lufta e ashpër e klasave gjen tani shprehje në konfrontimin politik. Problemi vështirësohet edhe më tej nëse kemi parasysh shkallën e përgjithshme të kulturës që sundon mbi krejt vendin dhe nga që intelektualët janë ende në pozicion të tërhequr. Njerëzit janë me aktiv të tërhequr, të kulturuara të popullsisë, pa dyshim, po atë bëjnë më ecurisë së demokracisë në Shqipëri”.
F.b.
Luftë midis bandave në kryeqytet
Viktimë nga plumbat të rinjtë Gentian Hodo e Bardhyl Agolli. Një i plagosur
Dy vrasje brenda dy ditëve në rrugët kryeqytetit shqiptar. Në mbrëmjen e datës 17 maj vrasësit kanë qëlluar me automatik mbi një makinë, brenda së cilës ka mbetur i vdekur Gentian Hodo, ndërsa një shok i tij i plagosur shumë rëndë. Pak orë më vonë - mbrëmjen e një tjetër 21-vjeçar, Bardhyl Agolli është qëlluar në afërsi të Yzberishtit, ketë herë nga një pistoletë, edhe ky duke mbetur viktimë. Menjëherë ka nisur gjetja e organeve të Rendit mbi autorët e krimeve.
Në faqen 3
Infarkt nga malli një emigranti
SHKODËR - Mërgimi vret. Vret më shumë se kurre. Është vetëm një shpresë përtej detit, që për shqiptarin do të thotë mirëqenie për familjet e vet, për gruan, për prindërit.
Një shpresë e çalë lëshon dritë, por që nga afër të vërbon pa i kuptuar efektin. Një jetë vdes në Shkodër. Jemi mësuar që bashkë me jetën të shohim edhe vdekjen e të tjerëve, qoftë të njohur apo të panjohur. Por vdekja e tij ishte e jashtëzakonshme. I sapo mbërritur në Shqipëri, në shtëpinë e tij, i tronditur nga malli për vëllezërit, për të loz me dy vogëlushët aq të dashur dhe zemra i pushon së rrahuri nga emocioni. Për një ditë në atë familje, gëzim për ardhjen e shtyllës së shtëpisë dhe trishtim mërmër për dy njerëz saj. Ishte vetëm 38 vjeç. Quhej Gac Paloka. Ashtu si në shumë qytete të mbledhura, edhe në Shkodër dalldia fluturojnë shpejt e sërish. Dhe e keqja, historikisht shëmarrëvesh më shpejt se e mira. “Ka lajmëruar nusen e vet për kthimin në Shqipëri. E kishte porositur të fëmijët mos t’i çonte në shkollë dhe dalmatë me ta”. Kështu shprehet i afërmi, duke mallkuar plagën e mërgimit - dikur të harruar - por të ripërhapur mbushëm që prej katër vitesh.
Kështu rasti i shkodranit të shkretë radhitet në listën e atyre që humbën jetën në përpjekjen për të rregulluar atë sadopak. Viktima mes ujërave që kamonaku dhe numri, prindër që rënin me të, orë të tëra pranë telefonave për të folur me bijtë e tyre, lot të grave që rrjedhin faqeve kur nga ana tjetër e telit nuk vjen asnjë zë, letra të dashurash të mbushura me lutje për t’u kthyer. Dhe nga ana tjetër një Shqipëri e vuajtur që nuk është në gjendje t’i mbajë ende ata. Zarfet kanë më të ardhurat se kurse fotografinë e rrugët e guximshme bëhen të rralla, fotografitë e gëzimeve ndryshohen me mjegull nga familjet s’ka për t’i taksuar shikimin. Në janë të mërzitur, në janë të gëzuar, në janë të lezuar? Me ka marrë mall shumë, prandaj do të vij.
Arlinda Qausholl
Kish vrarë për qepë: 18 vjet burg
- Ka vrarë për 5 kv qepë bashkëfshatarin e tij dhe është dënuar me 18 vjet heqje lirie. Është ky vendimi që ka marrë Gjykata e Tiranës për Naim Calin, 26 vjeç nga Cëla - Berzeshta e rrethit të Tiranës. Nëntë muaj më parë me përsh-htypjen se 18 vjeçari Shpëtim Cali i kish vjedhur 5 kv qepë, ai ka vendosur që t’i paguante qepët me jetën e viktimës. Me anë të një thike ai ka goditur vëllanë e bashkëfshatarit të tij në shpinë dhe në gjoks duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij. Arma vdekjeprurëse më pas ka përfunduar në rrugë, kurse përdoruesi i saj poshtë krevatit të dhomës së tij të gjumit. Megjithatë edhe kjo skenë tepër origjinale s’i ka shpëtuar dot syrit të organeve të drejtësisë së rrethit të Tiranës. Dy ditë pas krimit vrasësi është kapur duke mbajtur mbi shpinë një kuzhinë dyfshë për vrasje dhe arëmbajtje pa leje.
Kontrabanda naftës: OKB paralajmëron Tiranën
“Do e zgjidhim problemin me ose pa Shqipërinë”
Kritika të ashpra të Kardenos, Kryetarit të Sanksioneve
TIRANË - “Ne e kemi paralajmëruar Shqipërinë për kontrabandën e karburantit që zhvillohet me Malin e Zi, por nëse jeni të vendosur për zgjidhjen e këtij problemi me ose pa Shqipërinë”. Deklarata e ashpër për këtë herë vjen nga shkallet më të larta të OKB-së dhe është e larta e Kardenos, Kryetari i Komisionit të saj për sanksionet ndaj Malit të Zi dhe Serbisë që shihet si një shqetësim institucional që ai drejton për përmasat e kontrabandës që zhvillohet në kufirin shqiptar me fqinjën e Jugosllavisë. Pa mohuar vërtetësinë e autoriteteve shqiptare në bllokimin e trafikut të karburantit, Kardenos është shprehur për një dorë të fortë deri në ndërprerjen e kontrabandës.
Kështu pra Shqipëria kthehet edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes së OKB-së dhe tashmë e kritikuar ashpër, madje paralajmëruar si nga Kryetari i Këshillit të Sigurimit ashtu dhe nga vetë Kardenos në takimet që janë zhvilluar me përfaqësuesit shqiptarë. “Hapi i parë në këtë kemi bërë - ka deklaruar Kardenos gjatë një interviste dhënë dje pasdite për radion “Zëri i Amerikës” - është që t’i shprehim Shqipërisë shqetësimin tonë të thellë për sasinë e naftës që i shitet Malit të Zi përmes Ligjit të Shkodrës që përbën shkeljet e sanksioneve të OKB-së. Ne kemi prova që kjo sasi është shumë e madhe”. Ndërkohë Kardenos ka treguar se tashmë ka nisur puna për të vlerësuar realisht se cilat janë nevojat e brendshme të Shqipërisë për karburant dhe cila është sasia që përfundon në Mal të Zi.
Përfaqësuesi i lartë i OKB-së nuk ka kundërshtuar për hetime të përpjekjet që qeveria shqiptare po bën për ndalimin e këtij fenomeni, por “masat e marra nuk janë të mjaftueshme”, ka shpjeguar ai duke shtuar se “kontrabanda bëhet thuajse botërisht”. Tashmë për frenimin e trafikut të karburantit OKB-ja duket se ka vendosur të tregojë tepër e rreptë duke synuar deri bllokimin e plotë të këtij fenomeni. “Problemi ekziston, na shqetëson të gjithëve ka pohuar Kardenos - ne po zhvillojmë bisedime dhe shpresojmë se do ta bëjmë të qartë vendosmërinë tonë për zgjidhjen e këtij problemi, me ose pa Shqipërinë”
p.re.
Perloshi kthehet në Shqipëri, i papaguar
Flet heroi i Kastriotit
Perloshi ka lënë Sofien dhe është kthyer në Lezhë. Klubi Sllavia, me të cilin ai ka nënshkruar një kontratë katër mujore për një pagë së prej 16 mijë markash, nuk i ka paguar këstin e dytë, që që duhej të bëhej që 30 prillin e kaluar. Bullgarët i janë përgjigjur kërkesës së Lezhjanit se tani për tani nuk kanë patur para. Ndërkaq Perloshi ka marrë një paradhenie prej 150 dollarësh dhe është kthyer me avion direkt në Shqipëri.
Në faqen 5
Nis Apeli
Çështja Lika: Prokurori rikërkon 10 vjet
Në faqen 3
Selami ambasadorit Italian: “Irioni vizaf”
Në faqen 3
Vaqari streha e fundit
Viktimë nga plumbat të rinjtë Gentian Hodo e Bardhyl Agolli. Një i plagosur
Vendos Këshilli Bashkiak
Varreza për gjermanë e vrarë në Shqipëri: Vaqari streha e fundit
Në faqen 5
♓
Arsim, sindikalistët protestojnë
Tani pas Elbasanit dhe mësuesit nga Lezha: “Jo marrëveshjes së BSPSH”
Në faqen 3
Sot superfjalëkryqi
Në faqen 7
Shqiptarët 10 për qind emigrantë
Statistika
TIRANË - Janë rreth 330 mijë shqiptarë, nga 3 milionë e 555 mijë gjithsej, që kanë emigruar jashtë kufijve të vendit. Sipas një studimi të Drejtorisë e Emigracionit pranë Ministrisë së Punës, studimi i bërë për përcaktimin e personave emigrantë është bazuar në rezultatet e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë së vitit 1989 dhe të listave elektorale të Referendumit popullor për miratimin e projekt-kushtetutës me 6 nëntor të 1994.
Në faqen 2