26/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 maj 1995

PS: “Të pandehur Cela e Qeleshi”

Akuzat mbërrijnë në Prokurori: “Hetime të paligjshme” Për herë të parë PS pohon se nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë se 400 mijë dollarët kanë dalë nga buxheti i shtetit Çështja “ZP” / Bllokohen dhjetra pajisje bujqësore të firmës së socialistëve “Progresi” TIRANË - Kundërpërgjigje e bujshme e PS ndaj hedhimit për 400 mijë dollarët. Veçse këtë herë “pafajësia” - gjithmonë e kërkuar nga PS për personat deri tashmë të marrë në përgjegjësi penale - është shoqëruar edhe me akuza të rënda ndaj Kryetarit të Komisionit të Shtetit, Blerim Cela si dhe Prokurorit të Tiranës, Arben Qeleshi. Janë akuza që dje kanë përfunduar pikërisht në zyrat e Prokurorisë së Republikës e atë të Tiranës në formën e “kallëzimit për ndjekje penale”. Bashkë me funksionarët e lartë Cela e Qeleshi, për “kallëzim të rremë” dhe “fillim të paligjshëm të çështjes penale” është akuzuar edhe eksperti Shqyri Kau. Në faqen 3 Kalendari Ja dije pas dije historia e 400 mijë dollarëve Në faqen 3 Parlamenti miraton ligjin për të punësuarit jashtë Tani emigrantë në vend të klan destineve Dokumenti denoncues i PS dorëzuar dje në Prokurori. Lart: Servet Pellumbi që ka firmosur akuzat

Shehu: “Denoncim jo i ligjshëm”

INTERVISTE CARLO BOLLINO TIRANË - “Denoncimi i paraqitur nga Partia Socialiste është i paligjshëm, sepse hetimi i prokurorëve është akoma në vazhdim dhe i pandehuri nuk mund të denoncojë gjykatësin e vet në këtë fazë. E vërteta, sipas meje, është se socialistët e bëjnë këtë për të shmangur vendimin nga skandalet e veta dhe për të bërë presion mbi organet e Drejtësisë.” - Flet Tritan Shehu, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike që komentoi - për Gazetën Shqiptare - ngjarjen e fundit politike në vend. Socialistët dje kanë denoncuar në Prokurorinë e Përgjithshme Blerim Celën, Arben Qeleshin dhe këshilltarin kontabël për çështjen “Zëri i Popullit”: “sipas jush është një denoncim i pabazuar?” “Po, ju thashë, duan të krijojnë vetë tension. Megjithatë ne jemi bindur se organet kompetente dhe organet e drejtësisë të vendosin mbi këtë çështje”. Dje Komiteti i Helsinkit nga Viena ka kritikuar kërkesën e Partisë Demokratike për të larguar nga puna dy gjyqtarët e Kasacionit... “Nërkohë dua të saktësoj se nuk jemi në të Partisë Demokratike që kërkeçingritur të paraqesë këtë problem, por gjykatësit të gjithë Gjykatës së Kasacionit...” ... e di as nëse është e vërtetë. Unë them se do të fitojë PD sepse po nuk fitoi PD nuk do të fitojë Shqipëria...” Ky është slogani juaj i parë elektoral? “Unë personalisht besoj se po të fitojë Partia Socialiste, reforma ekonomike do të ngadalësohet dhe në vend do të rikthehej anar(kia).” Për fushatën e zgjedhjeve keni paralajmëruar pastrim brenda partisë suaj... “Sigurisht, Statuti ynë parashikon që anëtarët e PD, përveç respektimit të programit të partisë, nuk duhet të kenë marrë pjesë në Sigurim, nuk duhet të kenë punuar detyra të larta në nomenklaturën e vjetër komuniste dhe duhet të kenë qenë në reputacion të mirë shoqëror: pra nuk duhet të jenë të përfshirë në skandale apo gjëra të tjera. Në tani duhet të rinovojmë organet periferike të PD për t’i krijuar një strukturë lokale shumë më të fortë, më solide, më të besueshme: kështu edhe në këtë kuptim kërkojmë njerëz të rinj, të tjerë që konsensusin në mes të popullit dhe që të militantë për partinë. Ne besojmë që kjo propagandë do e ngrejë popullaritetin e së ardhmes në të gjithë vendin është themelore”. Keni përjashtuar në këto vite ndonjë nga Partia për padënjesi? “Është e vërtetë, ne kemi preferuar të mos bëjmë përjashtime, por ata që në emër të minoritetit janë larguar, i kemi izoluar dhe kur kanë kuptuar që nuk kishin më kredibilitet kanë ikur vullnetarisht”. dosin mbi këto çështje” nga Mikëbiti i Helsinkit nga Vjena puna dy gjykatësit e Kasacionit... “Edhe nuk që kërkimin e minuar të partë këto problem, por gji kësja të jetë të Gjyqit të Kasacionit. Dhe gjithmonë nga ata ka ardhur sinjali se brenda Kasacionit shekullin norma kushtetuese. Unë kam shumë respekt për Komitetin e Helsinkit, por nuk jam i sigurtë nëse janë të mirëinformuar, nuk e di - dhe kjo është shumë e rëndësishme - nga informohen, nuk di nëse ata njohin mirë gjendjen aktuale të vendit tonë. Helsinki ka midis parimeve të tij themelore respektimin e Kushtetutave të vet vendeve: nëse po diskutojmë për këtë problem pikërisht për të respektuar Kushtetutën. E megjithatë është një çështje mbi të cilën nuk ka akoma një vendim përfundimtar. Unë konfirmoj një parim: nëse shtet demokratik duhet të pretendojë respektimin e rregullave dhe të ligjeve”. “Flasim për politikë: Ju keni parashikuar një fitore të PD-së në zgjedhjet e 1996, por sondazhet e PD dhe ai i Eurobarometrit parashikojnë rezultate të ndryshme. Si e shpjegoni këtë kontradiktë?” “Unë nuk i besoj sondazheve të partisë. Edhe ne kemi bërë sondazhe duke marrë rezultate që për PD janë shumë optimiste, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i bëjmë publike. Sondazhi i Eurobarometrit nuk është zyra dhe nuk...”

Dokumenti denoncues i PS dorëzuar dje në Prokurori. Lart: Servet Pellumbi që ka firmosur akuzat

Luanin me çiftë por vret kushëririn

Vdes 11-vjeçari VLORË - Luante me çiftë me kushëririn e tij më të vogël dhe papritur e ka vrarë atë. Kështu ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Tragjas ku një fëmijë 11-vjeçar, Mikel Trogë, ka humbur jetën nga saçmet e armës që mbante djali i xhaxhait të tij. Por nëse tragjedia e vrasjes aksidentale të Mikelit të vogël ka tronditur gjithë familjen, tashmë një tjetër qëndron varr mbi ta: policia është vënë në kërkim të 14-vjeçarit cili është fshehur në mal. Përpjekjet e familjes për të mos treguar autorin e ngjarjes nuk donin që të ndëshkoheshin fëmija tjetër - kanë dështuar përballë insistimit të policisë. Vrasja e 11-vjeçarit ka ndodhur fare rastësisht. Mikeli i vogël dhe kushëriri i tij janë afruar pranë një çifteje që e kanë gjetur të lënë në shtëpi. Kurioziteti i zakonshëm prej fëmije dhe dëshira e tyre e njohur për të imituar të mëdhenjtë në përleshjet me armë i ka tërhequr së tepërmi. Dhe ka qenë pikërisht nga këto momente kur arma është gjendur në duart e kushëririt të më madh i cili ia ka drejtuar -veçanërisht duke bërë shaka. Për loja ka përfunduar shumë keq: nga tyta e çiftes ka dalë saçmet të cilat kanë lënë të vdekur në vend Mik(e)lin. Fillimisht familja nuk ka dashur të tregojë në polici se kishte qenë 14-vjeçari që ka qëlluar. Por sekreti i tyre ka dalë shpejt. Një polic i veshur civil ka shkuar në shtëpinë e Mikelit dhe është futur në dhomën ku gratë vajtonin të vdekurin. Dhe ka qenë këtu, që mes të qarave ai ka mësuar të vërtetën rreth ngjarjes. Por kaq nuk ka mjaftuar që të kapë menjëherë 14-vjeçarin. Djali, sapo ka marrë vesh se është zbuluar nga policia ka marrë arratinë duke u fshehur në mal. Tani u bë në disa ditë që forcat e Rendit janë ndjekje të tij, ndërkohë që në komisariat ka përfunduar ndaj i vogëlushit: ndoshta sepse ka qenë pronari i çiftes vrasëse. Stavri Marko

Ndalohen 2 trafikantë femrash

TIRANË - Dërgoni vajza shqiptare në Itali të cilat më pas i nënshtroheshin prostitucionit. - Dërgonin vajza shqiptare në Itali të cilat më pas i nënshtroheshin prostitucionit. Ky ka qenë ...

Janë emigruar në valë të klandestinëve

TIRANË - Më në fund ndoshta do të lindë emigracioni i rregullt shqiptarëve drejt Perëndimit. Pas dyndjeve të para, të cilat vazhdojnë t’a dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe pas valës së klandestinëve që i detyroi dy vende, Shqipërinë e Italinë, të zhvendosin forcat ushtarake në bregdet, tani më në fund shtohen shpresat se shqiptarët do të mund të arrijnë të punësohen jashtë vendit në mënyrë të rregullt. Një ligj, i miratuar dje nga Parlamenti, ka fiksuar në mënyrë të prerë të drejten e shqiptarëve për të emigruar, si do të bëhet punësimi i rregullt jashtë, cilat janë të drejtat e emigrantëve dhe si do të funksionojë skema e dërgimit të të rregullt jashtë shtetit. Të gjitha probleme të shtruar prej kohësh, por të mbetura ende të pazgjidhura pikërisht sepse mungonte një bazë e tillë ligjore. Në faqen 3

2 trafikantë femrash

TIRANË-Dërgoni vajza shqiptare në Itali të cilat më pas i nënshtroheshin prostitucionit. TIRANË-Dërgoni prostitucionit. Ky ka qenë biznesi i personave, njëri nga Kavaja dhe tjetri nga Tirana, që tashmë ndodhen në duart e policisë pikërisht për kryerjen e këtij trafiku të paligjshëm. Që të “tregratë femravë”, Zamir Kollari 30 vjeç nga Kavaja dhe Artan Shaqiri, nga Tirana, janë ndaluar nga Komisariati numër 2 i kryeqytetit. Akuza që rëndon mbi dy trafikantët është ajo e “kalimit të femrave në Itali për qëllime fitimi”. Në faqen 3

Konkurs Poetët e Veriut në Lezhë

Konkurs Poetët e Veriut në Lezhë LEZHË - Poezia mbledh krijuesit e trevave të Veriut të Shqipërisë në Lezhë. Dyzet poetë nga Shkodra, Malësia e Madhe, Mirdita, Rubiku e qytetet të tjera janë mbledhur dje në qytetin e lashtë, në Ditën e Poezisë, për të vënë përballë njëri-tjetrit krijimtarinë e tyre. Të gjitha poezitë që u recituan ishin të reja dhe të pabotuara asnjëherë. Në fund të konkursit u shpall edhe fituesja. Çmimi i parë i është dhënë një 26-vjeçareje nga Fierzë e Rrëshqit Elinda Marku me poezinë kushtuar “Nënës”. Ir.Ra.

Kundërurdhër, shtetëzohet

TIRANË - Në universin e vuajtur të shtypit shqiptar, paralajmërohet një uragan i ri. Bashkia e Tiranës u heq liçencat gazetashitësve Kundërurdhër, shtetëzohet Nga 1 Qershorinë kryeqytet gazetat rikthehen në librari TIRANË - Në universin e vuajtur të shtypit shqiptar, paralajmërohet një uragan i ri: Bashkia e Tiranës ka vendosur papritur që në kryeqytet nga 1 qershori gazetat nuk mund të shiten më në rrugë. Si parim ideja është e mirë, por cila është zgjedhja e propozuar nga kryetari i Bashkisë? Të anulohen të gjitha licencat e shitësve privatë, të prishen rrjeti aktual i shitjeve dhe të dërgohen (siç ndodh në të shkuarën) gazetat nëpër librari, në disa kioska dhe - duke lejuar licenca të reja - me artikuj që do të shërrojnë në qytet në intere të cak- ...tuara duke bërë shitjen ambulante të shtypit. Në klimën e privatizimit të përgjithshëm, ja një vendim që shkon në sens të kundërt: shtetëzohen sektor që është bërë privat. “Në kohë para do të ketë ndonjë problem” pranojnë në Bashkinë e Tiranës: por kush do të paguajë dëmet e gazetave? Mbi disa taksave të pahapura dhe shtimit të kostos së letrës, ky është dëm tjetër i fundit përgjegjësimi i shtypit. Ne urojmë që urdhri i parë i 1 qershorit të shtyhet: një “revolucion” i këtij tipi nuk mund të bëhet në një ditë. Është i nevojshëm shkallëzimi pa të cilin gazetat - të paktën për shitjet në Tiranë - rrezikojnë të marrin një goditje vdekjeprurëse. Të shtohen pikat e shitjes është një gjë shumë e mirë, të pakësohen është një vendim shkatërrues. Përse të mos lejohen të bashkëjetojnë njëkohësisht - të paktën për një periudhë kalimtare - privatë dhe shtetërore? Dhe më pas një ditë shikimi: përse mendohet të privatizohet (me të drejtë) deri te shërbimet themelore si energjia elektrike, e ndërkohë kërkohet të imponohen një shërbim publik për shitjen e gazetave? c.bo.

Bonot e privatizimit

Ja si shiten letrat me vlerë në tregun e zi Në faqen 5

Për sot është vendosur një ultimatum i ri

NATO bombardon serbët Në faqen 2 Në 3 qershor Ilir Hoxha në gjykatë Në faqen 3 Vlorë, avokatët bojkotojnë provimin Në faqen 3 Jezuitët kërkojnë prona Në faqen 5