07/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 qershor 1995

Azem Hajdari: "Ligji i dosjeve nevojë urgjente"

INTERVISTE Azem Hajdari: "Ligji i dosjeve nevojë urgjente" “Duhet miratuar urgjentisht ligji mbi hapjen e dosjeve të Sigurimit, përndryshe keqinterpretimet në media për diskreditimin e politikanëve do të vazhdojnë” Në faqen 3 Azem Hajdari

Një ligj i ri që kontrollon tregun

Qeveria aprovon rregullat e projektit të ligjit "Anti-trust" Një ligj i ri që kontrollon tregun Luftohen abuzimet, mbrohen konsumatorët Ndalohen pozitat dominuese në kontrollin e tregut shqiptar. Ndërmarrjet tepër të mëdha do të ndahen. Përjashtohen TV dhe Banka Kombëtare TIRANË - Antitrust-i shqiptar është tashmë hartuar nga qeveria; pritet të diskutohet në parlament. Së shpejti kuadri ligjor shqiptar do të mbushë një hapësirë deri tani të boshatisur mbi rregullat e konkurrencës dhe lojën e ndershme në treg. Ka qenë Ministria e Transporteve dhe GTZ-ja gjermane ato që kanë hartuar ndoshta projektin e ligjit më të rëndësishëm të muajve të fundit, që do të rregullojë sipas standarteve botërore tregun shqiptar. Në ligj jepet përcaktimi i qartë i tregut, si dhe llojeve të zotërimit të tij. Qëllimi është i qartë: të ndalohen krijimi në treg i pozitateve dominuese, e aftë të dëmtojnë tregtarët më të dobët, dhe në të njëjtën kohë, të mbrohen konsumatorët nga abuzimet dhe shkeljet e ligjeve nga vetë tregtarët. Në faqen 2 Selia e Qeverisë

Shqiptarët e Malit të Zi: "Sllavët e Vrakës janë të ardhur"

Shpërthejnë polemikat SHKODËR - Debati për të drejtat e pakicave kombëtare spostohet në Veri të Shqipërisë dhe këtë herë me kahje të kun[prerë]

Shkarkohet Kryetari i Fierit

Berisha: "Shkeli rëndë ligjin" Këshilltarët protestojnë: "S'është vendim i drejtë" FIER - Presidenti ka shkarkuar dy funksionarë të lartë të pushtetit lokal. Kryetari i Këshillit të Rrethit të Fierit, Romeo Bitri, dhe homologu i tij[prerë]

Një polic pajton dy fise

Krujë - Një shtrëngim paqësor duarsh dhe gjakmar-[prerë]

"Kuqezinjtë" sot riprovojnë me Moldavinë

Goli historik i Shqipërisë TIRANË- Nuk do ti mungojë sfidave të sotme Euro-futbollistike edhe përfaqësuesja shqiptare. E imponuar për të luajtur eliminatoret Euro-96, formacioni kuqezinjtë ka shansin për të marrë të parin rezultat pozitiv të “periudhës Bajko” në transfertë. Ndërkohë që trajneri shqiptar, mbasi ka zhvilluar disa seanca stërvitore, në Tiranë, ku i kanë munguar disa titullarë, ka laudiumin e fundit taktike e ka menduar për të bërë në Moldavi. Edhe pse janë pak rastisur një, ose dy seanca stërvitje - ambientuese, për të zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit Moldav, Kishiniev, tekniku shqiptar e ka kristalizuar formacionin e mundshëm. I grumbulluar për herë të parë është mbrojtësi durrsak Alliu, që ka shkëlqyer në këtë fund kampionati. Wshtës rikthyër edhe Bano ish mbrojtësi partizanas i viteve 90, aktualisht një nga titullarët e skuadrës së LU-[?] shqip, pjesëmarrëse në kategorinë e dytë. Siçdoqof-të thirrja e këtyre dy lojtarëve, në përfaqësuesen shqiptare, është konsideruar nga media sportive, si një surprizë dhe me sens mjaft pozitiv. Për motive të pa qarta ka munguar sulmuesi i shquar tiranas, Fortuzi. Në faqen 3

TIRANË- Nuk do ti mungojë sfidave të sotme Euro-futbollistike edhe përfaqësuesja shqiptare.

"Sllavët e Vrakës janë të ardhur"

SHKODËR - Debati për të drejtat e pakicave kombëtare spostohet në Veri të Shqipërisë dhe këthe[r?]ë me kahje të kundërt. . SHKODËR - të Shqipërisë dhe këthe[r?]ë me kahje të kundërt. Janë shqiptarët e Malit të Zi të cilët protestojnë ndaj pretendimeve të shprehura nga shoqata e popullsisë sllave që jeton në zonën e Vrakës në Shkodër për njohjen e të drejtave të plota si pakicë kombëtare dhe reciprocitetin me të drejtat që ata vetë gëzojnë sot në shtetin fqinj. Një protestë e cila ka zënë kohët e fundit vend të rëndësishëm në shtypin lokal të Malit të Zi, Madje kundër saj, por për interesa krejt të ndryshme, është vënë edhe vetë opozita malazeze. E para që është ngritur kundër “Moraçës” ka qenë Lidhja Demokratike në Mal të Zi e cila ka kundërshtuar pretendimet e saj për të drejta të malazezëve në Shqipëri. Duke iu referuar historisë shqiptaret përtej kufirit kanë argumentuar se “malazezët që sot popullojnë zonën e Vrakës, nuk janë në tokat e tyre. Ata kanë zbritur si argatë dhe kanë përfituar në sipërfaqet e fisnikëve shqiptarë”. Kundër “Moraçës” është hedhur edhe opozita malazeze, ndonëse kundërshtimet e saj nisen nga interesa që në fund të fundit shpien në mohimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Siç shkruan gazeta “Liberali”, “ngritja e zërit për mbrojtjen e të drejtave të malazezëve në Shqipëri bën të ngjallen edhe më shumë kërkesat politike të Kosovës për të kërkuar edhe ajo të drejtat nacionale”. Në të vërtetë, kërkesa për reciprocitetin e të drejtave të malazezëve në Shqipëri me ato të shqiptarëve që banojnë në anën tjetër të Liqenit të Shkodrës, ishte bërë pak kohë më parë edhe zyrtarisht nga Presidenti malazez në letër drejtuar Berishës. Ylli Pata

Berisha: "Shkeli rëndë ligjin"

FIER - Presidenti ka shkarkuar dy funksionarë të lartë të pushtetit lokal. . FIER - Kryetari i Këshillit të Rrethit të Fierit, Romeo Biti, dhe homologu i tij i Skraparit nuk mund të vazhdojnë të jenë në postet e tyre. Janë shkarkuar që të dy me të njëjtin motivacion: “për shkelje të rënda të ligjes”. Janë dy shkarkimet e para nga lista e gjatë e kërkesave paraku[t?] me parë Kontrolli i Shtetit. Tani, presin të kenë të njëjtin fat, nëse Presidenti do të veprojë njësoj siç është shprehur, edhe 16 të tjerë që janë paralajmëruar me kohë. Në faqen 2 Selia e presidencisë

pajton dy fise

. KRUJË - Një shtrëngim paqësor duarsh dhe gjakmarrja 100-vjeçare mes familjeve është mbyllur në pak minuta. Ka qenë një polic ai që mori përsipër dhe që ia arriti qëllimit të pajtonte dy fiset e medha të Malësisë së Krujës, të fshatit Nol, Murati dhe Karaj. Zanafilla e kësaj historie ka nisur njëqind vjet përpara, kur ishin vra[r?] 3-4 veta për familje. Kanë qenë ligjet e rrepta të kanunit që detyronin pjesëtarët e tyre të merrnin gjakun - fakti më i afërt që sundonte në shumë familje shqiptare - dhe që sillte vdekje pas vdekjes. Në faqen 2

Futboll, Laço propozon “Kampionati me 18 ekipe” Shpëton dhe Kavaja?

TIRANË - Kavaja dhe dy skuadrat e tjera që aktualisht kanë një kategori të parë e kampionatit të futbollit do të rikthehen ndoshta të luajnë sërish në Serinë A. Është një propozim i Teodor Laços, ministrit të Kulturës dhe Sporteve që ndoshta do të bëhet i mundur këtë vit. Në një letër dërguar Federatës së Futbollit lidhur me kampionatin e ardhshëm të futbollit ai shpreh propozimin e tij të ardhshëm. Në vendimin që kampionati i ardhshëm të jetë me 18 skuadra. Në vendimin që tashmë ka skualifikuar tre ekipe: Besën e Kavajës, Ilirinë e Fush-Krujës dhe Laçin. Kjo masë e atëhershme e federatës ishte marrë pas ndërhyrjes së specialistëve të UEFA-s të cilët kishin kërkuar që futbolli shqiptar të zhvillohej në kushtet më të thelbësore: nëpër stadiume të rregullta. Ndryshimi do të propozohet duke u mbështetur te bëjnë një “revolucion” në strukturën e organizimit të kampionatit. Tani do të duhet të përcaktohen rregullat për përzgjedhjen e skuadrave. Den tani vetëm një ekip e ka të sigurtë kategorinë e parë: Kastrioti i cili fitoi ndeshjen e fundit e kategorisë së dytë me Skënderbeun. Si do të veprohet më tej? Tre skuadrat që zbritën nga seria A - Besa, Iliria dhe Laçi - do të qëndrojnë. Nëse po, kushdo të jetë 18-ta? Janë të gjitha pikëpyetjet e cilat do të zgjidhen Federata nëse propozimi i Laços - por dhe Qeverisë - do të pranohet. I.R. Pas propozimit të Laços, fjala e fundit i mbetet Federatës për të vlerësuar mundësinë e realizimit të këtij ndryshimi dhe mënyrën për ta arritur atë. Ky propozim ka mbetur në një moment kur ishte vendosur që - që në fillim të sezonit të mbyllur tashmë - që kampionati i ardhshëm të zhvillohej me 14 në kushtet më thelbësore: nëpër stadiume të rregullta. Ndryshimi që propozohet duket se do të duhet të bëjë të duhet të përcaktohen rregullat për përzgjedhjen e skuadrave.

“Bis” në vjedhje vulash

Ka ndodhur të hënën në zyrat shtetërore; Grabitet ajo e gjendjes civile Ka ndodhur të hënën në zyrat shtetërore. “Bis” në vjedhje vulash. Grabitet ajo e gjendjes civile. TIRANË - Një vjedhje tjetër institucionale ndodhi të hënën në zyrat qeveritare. Ndërsa dhe sot Bashkia është bllokuar në punën e saj nga mungesa e vulës, një tjetër grabitje e bujshme ka ndodhur në zyrat shtetërore në rrugën e Elbasanit. Në shënjestrën e grabitësve këtë radhë ka përfunduar vula e gjendjes civile të njësive administrative numër 1,2 dhe 3 të qytetit të Tiranës. Drejtorët e këtyre njësive, si dhe asistenca sociale e tatim-taksat i kanë zyrat në një seli të përbashkët në Rrugën e Elbasanit. Kjo ndërtesë ka qenë në orët e vona të natës të hënën, objekt i sulmit grabitës të një bande. Si rezultat mëse tridhjetë zyrat e kësaj ndërtese kanë përfunduar të bastisura nga duar misterioze vjedhjeje. Sipas burimeve zyrtare vjedhjet kanë shfrytëzuar një shkallë që gjendet në bodrumet e ndërtesës, për tu futur brenda. Më pas dyert së bashku me bravat tyre janë shkatërruar e hapur. Grabitësit kanë hyrë në një kat tjetër të ri ndërtuar. Ndër sendet me vlerë përmenden çanta, para të cilat janë marrë dhe nga kasafortat e zyrës së tatim-taksave të asistencës sociale. Vlera e mallit të vjedhur dhe parave megjithatë nuk është konsistente, përballë asaj të vulës së gjendjes civile. Vula e vjedhur - e dyta në harkun e 24-orëve ka një vlerë të të madhe pasi ajo vulos dokumente të rëndësishme që kanë lidhje me pasaportizimin, çështjet pronësore, martesat, shtrimin e të tjera. Për momentin asgjë ere nuk është bërë e njohur në lidhje me autorët të cilët mbeten të paidentifikuar. Ndërkaq në Bashkinë e Tiranës kaosi dhe rrëmuj[a?] kanë karakterizuar ditën e djeshme. Puna është bllokuar ashtu si dhe shumë shkresa dhe vendime, për shkak të vulës së grabitur kanë mbetur pa stampën zyrtare të qytetit, me kullën e sahatit, gjë që endet prej dy ditësh në duar misterioze. Dhe duhet të kishte hyrë në funksionim vula e re, e ndryshme disi nga ajo e vjedhura, por mesa duket ajo ende nuk ka qenë gati. so.bal.

“Dënuar me izolim në psikiatri kërcënohen nga rivalët e lirë”

Elbasan, spitali bën apel për zgjidhjen e problemit . “Dënuar me izolim në psikiatri kërcënohen nga rivalët e lirë”. ELBASAN - Spitali Psikiatrik i Elbasanit rrezikon të kthehet në një arenë kërcënimesh mes grupeve kriminale. “Pacientët e inkriminuar nga Drejtësia e tashmë ndodhen të izoluar në pavionet e tij mund të bien viktimë e rivalëve të tyre që janë ende të lirë”. Alarmi është lëshuar nga vetë drejtuesit e këtij institucioni, të cilët janë njoftuar të dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Rendit dhe shërbime të tjera. “Aty mund të bëhen pre e sulmeve të grupeve me të cilët janë konfliktuar më parë. Prandaj duhet të ngremë mbrojtjen në një vend tjetër me të sigurtë”, është propozuar i drejtuesve të Spitalit Elbasanit - ashmë mbi disa nga këta të sëmurë kanë mbërritur kërcënimet e para - që i është drejtuar instancave më të larta të shtetit. “Qëndrimi i tyre në këto spital nuk ka asnjë efekt”, thotë Gazeta Shqiptare Roland Berisha, drejtori i këtij institucioni. “i cili nga dhe një tjetër propozim: “Përveç kurimit biologjik për rastin e pacientëve dhe kurimin psikologjik - shpjegon Berisha - përveç politikë pacientëve tek izolimi i plotë, mungesa e kontaktave me njerëz, e afërt dhe mjedisin nuk ka asnjë efekt shërues, kështu që janë të destinuar të degradojnë plotësisht. Madje jo vetëm ata fizikisht por edhe psikologjikisht. Dërgojnë, një për dëgjështi. Madje, përberëndë të këtij shteti nuk mund të ndihmojnë t[?]e njeriut.” Historia e këtij problemi kishte nisur dy vjet më parë: atëherë gjykata, fillimisht i lidhte të lirë këta persona. Kishte qenë komisariati i Policisë që kështë protestuar deri se kishtë reluar izolimin e tyre. Aktulisht janë 27 të vetë që qëndrojnë pas portave të hekurta dy të fundit - përgjegjës për dosje makabre - kanë mbërritur në burgjet më parë. Me.Kj

Tatarella flet mbi klandestinët

INTERVISTE . Tatarella flet mbi klandestinët. TIRANË - “Vendosja e kontakteve me politikanët shqiptarë dhe përgatitja e vizitës së Finit në Shqipëri, ja qëllimi i vizitës time”. Po usht[r?]at në Pulje? “Vetëm një masë anësore”. Personi që flet për Gazetën Shqiptare është Giuseppe Tatarella, Kryetari Grupit Parlamentar të partisë “Aleanca Nacionale Italiane”. Rez[?]ar Xhaxhiu në faqen 3

Laço: "Të shihen dhe dokumentat e organizatave bazë të PPSH" Selami: "Do mbështes Gjinushin"

Laço: "Të shihen dhe dokumentat e organizatave bazë të PPSH" Selami: "Do mbështes Gjinushin" Në faqen 3

Ministri: “Qeveria dakord”

Futboll. Laco propozon[prerë]

Bosnje — Papulias takon Karaxhiç për zgjidhja ende e largët; Gjirokastër — Glina në proces për etiketat

Bosnje. Papulias takon Karaxhiç për zgjidhja ende e largët. Në faqen 2. Gjirokastër. Glina në proces për etiketat. Në faqen 2

Futboll — Sot në Itali finalja e parë e Kupës

Futboll. Sot në Itali finalja e parë e Kupës. Në faqen 2